Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: dumanit
-

Berisha i tërheq vëmendjen Dumanit në Kuvend: Lexo pyetjen të plotë, pastaj përgjigju!
Kreu i demokratëve, Sali Berisha i ka tërhequr vëmëndjen shefit të SPAK, Altin Dumanit gjatë kohës që ky po raportonte në parlament.
Dumani nuk e lexoi të plotë pyetjen që i bëri Jorida Tabaku, por u mjaftua me një përgjithësim, por kjo nuk i ka pëlqyer Sali Berishës që është ngritur nga vendi dhe ka ngritur zërin me kritika.
‘Zotëria të lexojë pyetjet një për një. Dhe jo në këtë mënyrë sepse këta të tjerët këtej nuk kanë asnjë interes.
Pyetja është kjo dhe kjo është përgjigja, në këtë mënyrë. Jo bëjmë një grumbull pyetjesh dhe hajt’, reagoi kryedemokrati Berisha dhe pas kësaj Altin Dumani ka ndryshuar mënyrën se si i është referuar pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke i lexuar fjalë për fjalë.
Kjo është hera e parë që Berisha dhe Dumani përballen në publik. Kreu i opozitës deri më sot i është referuar me emrin ‘Altin Troplini’ pasi e akuzon se ndihmoi në arratisjen e Elvis Doçit, një trafikant droge pjesë e klanit Troplini.
-

A po e heton SPAK kryeministrin Rama? Dumani rrëfehet në Kuvend, Berisha ndërhyn nga vendi
Raportimi i Dumanit në Parlament, Berisha ngrihet nga vendi: Të lexojë pyetjet një për një!
Ditën e sotme, kreu i SPAK ka raportuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan A2 CNN.
Kryedemokrati Berisha u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre.
Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht.
Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk është marrë nën hetim nga SPAK.
“Pse Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?”, ishte një prej pyetjeve të Boçit drejtuar Dumanit.
Nga ana tjetër, Dumani iu përgjigj se aktualisht Prokuroria e Posaçme nuk e ka proceduar penalisht Edi Ramën, ku renditi edhe disa argumenta.
“Nuk kemi nisur procedim penal ndaj Ramës”, tha mes të tjerash Dumani. -

A do t’i shmanget Berisha Dumanit në Kuvend? Ja si përgjigjet kryedemokrati
Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.
Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e ka thënë në publik.
“S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai. -

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale. Hallin e kam te…
Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.
Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e ka thënë në publik.
“S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai.
-

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale
Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.
Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e ka thënë në publik.
“S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai.Top Channel
-

Nga menuja me karkaleca e Dumanit, tek mungesa e kryeprokurorit në Kuvend, përgjigjet SPAK
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Lajmi për helmimin e Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë, i cili përfundoi në spital në muajin shtator, bëri bujë në media. Fillimisht u raportua Dumani mund të ishte helmuar për shkak të karkalecave, ndërsa pas ekzaminimeve në QSUT, rezultoi se komplilacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.
SPAK, pyetur zyrtarisht nga mediat dhe në regjistrin e transparencës për muajin shtator, nuk ka dhënë detaje duke sqaruar se kjo çështje nuk është në kompetencë të saj. Për këtë, SPAK thotë se është Drejtoria e Burgjeve ajo mund të përgjigjet.Pyetjet: Ju drejtohemi për të kërkuar informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të paraburgosurit N.D, I cili sipas burimeve ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në qeli. Në mënyrë të veçantë do të donim të sqaroheshin këto çështje: 1. Cila është gjendja aktuale shëndetësore e tij? Çfarë masash mjekësore janë marrë nga ana e stafit të institucionit? Si ështa e mundur që media raportojnë se Dumani ka konsumuar karkaleca deti në qeli. A kanë qenë pjesë e menusë apo i paraburgosuri ka mundësi për të porositur nga jashtë?
SPAK: Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj.Gjithashtu, mungesa e kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani në seancën konstituive të Kuvendit, nuk mund të mungonte në listën e pyetjeve. Mungesa e Dumanit në Kuvend, nxiti reagime dhe lajme të ndryshme aludonin mbi arsyet. Lidhur me këtë, SPAK ka sqaruar se kreu i Prokurorisë Altin Dumani, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të një agjende të paracaktuar.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”-thuhet në përgjigjen e SPAK. -

Andi Tela: Deklarata e Dumanit ‘çfarë themi ne bën gjykata’, po bëhet realitet!
Gazetari Andi Tela , ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, duke konsideruar reagimin e gjykatës të çuditshëm.
I ftuar në MCN TV, Tela foli edhe për një trend të dukshëm, ku gjyktat kanë filluar të kthehen në noter për kërkesat e prokurorëve, duke realizuar shprehjen e famshme të Dumanit se “gjykata bën si themi ne”.
Tela: Aty është seancë që ka zgjatur disa orë. Ne kemi dëgjuar një minutë. Edhe gjyqtarja duket e karikuar, ndoshta e ka kundërshtuar disa herë. Fraza që thotë avokati “do të merrem personalisht” vijonte do ju kallëzoj penalisht.
Janë arrestuar 14 persona. Njëri prej personave që mbrohej nga avokati, akuzohej për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë. Avokati thoshte nuk keni provën që klienti kundërshton me dhunë punonjësin e policisë dhe konsiderohet manipulim prove dhe prandaj do të merrem me ju. Pjesa tjetër, mënyra si reagon gjyqtarja. Prokurori është palë me oficerin e policisë gjyqësore, ky i fundit reagoi. Pra “u bë avokati të na vënë në dyshim kqtë që bëjmë ne”. Prandaj kanë reaguar dhe janë marrë me ndalimin e avokatit.
Në të gjithë këtë histori, bën përshtypje gjyqtarja që rrit tensionin thotë pusho se do të të heq ty dhe do të marr avokat kryesisht. Kjo ka bërë që të gjithë ndoshta të bëhen palë me avokatin.
Ka edhe një lloj trashëgimie. Nga 67-ta, që Hoxha i hoqi avokatët dhe tha nuk i donte Shekspiri, jo ti dua unë, politika penale e zhvilluar nga andej por edhe këto 30 vite, e trajton avokatin sikur është më i keq se ai që po mbron, pra ti po mbron fajtorin. Prandaj prokurori në çështje penale, ka suportin e akuzës së shtetit, dhe gjyqtari bëhet palë me prokurorin. Këtu hyjmë te SPAK, ndoshta në ndërgjegjën e Dumanit “që çfarë themi ne bën gjykata”, realisht po ndodh. Po ndodh tani edhe në SPAK dhe GJKO apo edhe në gjykatat e tjera. Pra fryma që i pandehuri dhe avokati janë për tu mëshiruar.
-

Katër emra në garë për SPAK/ “Të ruhet ritmi i Dumanit”, analisti Meçe: Do preferoja një kryeprokurore femër
Analisti i njohur Arben Meçe, i ftuar në një emision televiziv tha se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK deri tani po zhvillohet brenda kuadrit ligjor, pavarësisht debateve për preferencat mbi emrat konkretë.
Ai theksoi se katër kandidatët kanë kaluar pengesën e parë, që është testi profesional. Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se personalisht do dëshironte që në krye të SPAK të zgjidhej një prokurore femër.
“Po zhvillohet ngjarja brenda ligjit. Në dhjetor përfundon mandati i Dumanit dhe bëhet përgatitja për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçëm. Deri tani kapërcimin parë e kanë bërë katër veta. Të katër e kanë kaluar testin profesional. Personalisht unë do doja të ishte një femër. Ky është opinionin im, e përgjithshmja është se nuk ka humbje SPAK, kushdo që të zgjidhet. Ligji garanton garë transparente dhe të ndershme”, tha ai.
Ai theksoi se kreu i ri i SPAK duhet të vazhdojë ritmin që krijoi Altin Dumani, madje të rrisë veprimtarinë e tij cilësore në goditjen e paligjshmërisë.
“Lufta vazhdon, nuk ka sfidë. Të gjithë ata 20 prokurorë kanë çështje në dorë dhe i vijojnë ato. Nga të dhënat e deritanishme nuk kemi asnjë provë, që të ketë ndërhyrje të politikës në SPAK. SPAK është jashtë kontrollit.
Unë do të ishte i kënaqur, që ritmin me të cilën e futi Dumani, me atë ritëm të vazhdonte. Rënia e këtij ritmi do kishte pasoja, por duhet të shohim se me çfarë egoje do vijë kreu i ri i SPAK.
Është një makineri që është në punë 100% dhe tani debati është nëse do shkojë në 120% apo do bjerë në 90%. Mendoj se do kemi rritje të ritmit. Ajo që është shqetësues, është se ka një agresivitet nga SPAK sa lidhet me masën e arrestit me burg”, tha ai.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi shqyrtoi dokumentacionet vendosi që katër kandidatë si Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj të vazhdojnë fazat e tjera të kësaj gare. -

SYRI TV/ KLP miraton 4 kandidatët për kreun e ri të SPAK, mandati i Dumanit i përfundon në dhjetor
Me 10 vota pro, këshilli i Larte i Prokurorise ka miratuar 4 kandidatet per garen e kreut te ri te SPAK. Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho plotesojne kushtet per te garuar per drejtimin e Prokuroroise se Posamce pasi mandati i kreut aktualt te SPAK Altin Dumanit, përfundon ne dhjetor. Anetari Zeqir Hodaj per shkak te konfliktit te interesit, nuk mori pjese ne votim.
SYRI TV
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të hënën listën me 4 kandidatët në garën për kreun e SPAK, përkatësisht Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Të pranishëm në mbledhje ishin 11 anëtarët e këshillit por Zeqir Hodaj një prej tyre nuk mori pjesë në votim.
Hodaj dha sqarime lidhur me disa shkrime në media që është në konflikt interesi pasi djali i tij është kandidat për hetues financiar në SPAK.
Në përfundim KLP votoi me 10 vota pro (pa votën e Hodajt) listën me 4 kandidatë për garën duke vlerësuar se i përmbushim kriteret për të aspiruar vendin e Altin Dumanit të cili i mbaron mandati 3-vjeçar ne kete dhjetor.
Pas kësaj faze, kandidatët presin të dalin për intervistë para anëtarëve të Këshillit, për të paraqitur platformën e tyre në seancë të hapur dhe në fund KLP përmes votës zgjedhe drejtuesin e ri për një mandat 3 vjeçar
