Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: dumanit
-

Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes
Provat ‘amerikane’ të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes
Nga Ilir Meta
Dje u shpërnda lajmi i “madh” për të njëqindën herë në mediat e regjimit nga SPAK-u i Duman zëmekurit një natë më parë në Kuvendin e Shqipërisë se kishte mbërritur prova “amerikane” kundër Ilir Metës me letërporosi nga matanë Atlantikut.
Dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se “prova amerikane” kundër Metës është si tigrat nga Bangladeshi që solli Kimetja, që nuk prodhojnë energji për shqiptarët.
Edhe kjo “provë” nuk prodhon dot as fakt penal dhe as fajësi për Ilir Metën.
Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit.
Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt.
Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuein e autorizuar të LSI në shkurt 2016.
Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane.
Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar.
𝐏𝐨𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚, 𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐦 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐦 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐝𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞.
Nëse prodhimi i lajmeve të tilla e ndihmon Dumanin të rregullojë frymëmarrjen e rënduar në Kuvend ia mirëkuptoj hallin, por nuk mund t’ia zgjidh dot unë.
Ai është mësuar të ngatërrojë ligjin me Maliqin, siç mund të ngatërrojë Amerikën me Bangladeshin dhe McGonigalin me Amerikën.
Verifikojini se mos letërporositë për Charles McGonigal i kanë mbetur në ishujt Azore se Hulusiu është i fortë në gjeografi.
E garantoj Dumanin se kjo histori nuk është një lojë “Kaladibrançe” dhe fundi i saj do jetë i merituar për këta mercenarë pa Atdhe dhe pa nder. -

Pse munguan pyetjet nga mazhoranca në raportimin e Dumanit? Ja si përgjigjet analisti
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e djeshme, më 27 tetor pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Por, mazhoranca nuk kishte asnjë pyetje për kreun e SPAK.
Analisti politik, Adrian Nurellari, i ftuar nënjë enision televiziv, tha se PS e sheh SPAK-un si një aset për t’u mbrojtur.
Sipas Nurellarit, një nga “kuajt e betejës” së PS është pikërisht marrja e meritës për SPAK.
Ai u shpreh se ndikimi i dosjeve të SPAK dhe i drejtuesit të tij, Altin Dumani, ka qenë shumë më i madh sesa debatet parlamentare, duke e cilësuar këtë institucion si të vetmin që ka fituar besueshmëri brenda dhe jashtë vendit.
Pjesë nga biseda:
Nurellari: Diskutimet në Kuvend nuk e kanë ndryshuar Shqipërinë aq sa dosjet e SPAK dhe të Dumanit. SPAK është i vetmi institucion që merr merita ndërkombëtarisht dhe është një lloj shprese. Deri dje kishte njerëz të paprekshëm, sot janë vënë në pikëpyetje. Jemi duke u ballafaquar me një institucion që është i mirë aty ku s’ka pasur fare.
Borakaj: Pse munguan pyetjet nga mazhoranca në raportimin e Dumanit?
Nurellari: Një nga kuajt e betejës së PS është marrja e meritës për SPAK. Partia Socialiste e sheh SPAK-un si një aset për t’u mbrojtur. Është shumë jopopullore të dalësh kundër SPAK-ut. PS do ta mjelë, siç mjel çdo gjë. Del një këngëtar në Amerikën Latine e e poston kryeministri, kur arratiset zëvendëskryeministri, s’di gjë. -

Pse munguan pyetjet nga mazhoranca në raportimin e Dumanit? Përgjigjet analisti në QUO VADIS
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e djeshme, më 27 tetor pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Por, mazhoranca nuk kishte asnjë pyetje për kreun e SPAK.
Analisti politik, Adri Nurellari, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se PS e sheh SPAK-un si një aset për t’u mbrojtur.
Sipas Nurellarit, një nga “kuajt e betejës” së PS është pikërisht marrja e meritës për SPAK.
Ai u shpreh se ndikimi i dosjeve të SPAK dhe i drejtuesit të tij, Altin Dumani, ka qenë shumë më i madh sesa debatet parlamentare, duke e cilësuar këtë institucion si të vetmin që ka fituar besueshmëri brenda dhe jashtë vendit.
Pjesë nga biseda:
Nurellari: Diskutimet në Kuvend nuk e kanë ndryshuar Shqipërinë aq sa dosjet e SPAK dhe të Dumanit. SPAK është i vetmi institucion që merr merita ndërkombëtarisht dhe është një lloj shprese. Deri dje kishte njerëz të paprekshëm, sot janë vënë në pikëpyetje. Jemi duke u ballafaquar me një institucion që është i mirë aty ku s’ka pasur fare.Borakaj: Pse munguan pyetjet nga mazhoranca në raportimin e Dumanit?
Nurellari: Një nga kuajt e betejës së PS është marrja e meritës për SPAK. Partia Socialiste e sheh SPAK-un si një aset për t’u mbrojtur. Është shumë jopopullore të dalësh kundër SPAK-ut. PS do ta mjelë, siç mjel çdo gjë. Del një këngëtar në Amerikën Latine e e poston kryeministri, kur arratiset zëvendëskryeministri, s’di gjë.
/vizionplus.tv -

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.
Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.
Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre. Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.
Jorida Tabaku: Si kryetare e Komisionit Hetimor të inceneratorëve kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri Rama. asnjë prej tyre nuk është sot para drejtësisë.
Lucciano Boçi: Kur lexuat pyetjen “pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën”, kjo pjesa këtu (drejtohet nga PS) u gajas shumë. Dhe në fakt më shumë se unë, duhet të shqetësoheni ju pasi nëse ne u akuzojmë se si institucion jeni bërë instrument i pushtetit, këta e dinë shumë mire dhe e besojnë. Nuk e besojnë kurrë që ai kryeministër do vijë një ditë dhe do pyetet atje. Për çështjen e krimit zgjedhor në Shkodër, mu referuat që kam dhënë indicie. Ka ardhur kryetarja e PD-së në SPAK dhe është intimiduar se do akuzohet për kallëzim të rremë. Ndërsa unë u kam kërkuar takim dhe kam marrë përgjigje nga asistentja juaj se “nuk mund t’ju takoj”.
Elda Hoti: Ju thatë se nuk bëni arrestime, po a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit? Si ka mundësi që SPAK nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë nuk e njeh çështjen “Aruba”. Kjo është kapja e drejtësisë dhe zotit Dumani që nuk guxon të veprojë ndaj ministrave dhe aq më pak kur përmendet kryeministri.
Tedi Blushi: Sot dëgjuam jo një drejtues prokurorie, por një patronazhist në krye të një strukture që ka pasur dhe ka vetëm një qëllim: jo të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin, por të godasë pluralizmin politik. Është bërë më shumë se një vit që Ilir Meta ndodhet në izolim ekstrem, i rrëmbyer në mënyrë kriminale për llogari të Ramës.
Klevis Balliu: Duhet të jemi më të sinqertë me qytetarët, të mos themi po hetojmë, por të themi po bëjmë sikur hetojmë që të na rrojë partia dhe të na rrojë qeveria. -

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt
Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për media ka komentuar seancën e djeshme plenare dhe raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Teksa e konsideroi seancën e djeshme si një tragjikomedi, Berisha deklaroi se Dumani u frikësua nga opozita dhe pyetjet që kjo e fundit kishte përpiluar kundrejt tij.
Berisha theksoi se mospranimi i pyetjeve direkte nga deputetët e opozitës, përbën një akt të pashembullt.
“Regjistrohet në analet e Parlamentit, si dita e kapitullimit pa kushte të pseudo mazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini.
Ju dje në një teatër tragjikomikë patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, kushtetutën, vetëm në diktatin e Dumanit i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
Në gjithë parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe gojë. Dorëzohen me shkrim në mënyrë që, zyrtari që pyetet ti jepet mundësia të përgatisë përgjigjen. Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje në parlamentin e Italisë dhe merrte në telefon, këtu është gjeja më absurde, por i keqpërdori dhe i keq shfrytëzuari në ekstrem nuk i duronte dot pyetjet. U bë një kompromis: ai kompromis u bë pas një përpjeke të madhe të opozitës e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar. Kompromis ishte që zyrtari lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve, autori i pyetjeve të shprehej për përgjigjet që ai dha. Kjo funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare”, deklaroi Berisha.
Ky i fundit theksoi se seanca e djeshme, ishte një shkelmim ndaj Kushtetutës.
“Për të gjitha ata që njohin gjuhën e trupit: ai fliste si i kapur. Kurse ata të cilët shkelmuan Kushtetutën, vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë.
Kishin frikë nga opozita mos i nxirrte dosjet në parlament që i fshihte Troplini.
Përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Kompromisi i krimit midis mercenar Dumanit dhe pengjeve të tij në mazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme”, tha ai. -

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha vijon sulmet: Fliste si i kapur. Nuk pranoi pyetjet me gojë se…

Sa do t’u kushtojë qytetarëve aeroporti i Vlorës ? Berisha akuzon qeverinë – Hajdutë…
Pas mbarimit të raportimit të kreut të SPAK në parlament dhe përgjigjes ndaj pyetjes së opozitës, menjëherë mori fjalën për procedurë Sali Berisha.
Kryedemokrati kritikoi raportimin e Dumanit, teksa e quajti si avoka të vjedhjeve më të mëdha në vend.
Më pas Berisha foli për vjedhjet sipas tij me tunelin e Llogarasë dhe Aeroportit të Vlorës, nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Rama.
Sali Berisha: Ishte një rast unik për jetën e atyre që ndoqën këtë seancë. Se si parnë grupin e mëkatarëve të strukur, të pëulur gjer në dhe. Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi i cili po penalizon më shumë se cilido tjetër qytetarin e thjeshtë. Ju avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni se për qytetarët shqiptarë se vetëm me CEZ kanë humbur 630 mln euro për shkak të pazarit të Ramës me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe Dumanërët.
Ai që e pëson nga ky qëndrim i tyri është qytetari shqiptar i cili pagoi sa qimet e kokës 430 mln euro inceneratorët. Dhe ai thotë se e kam në hetim paraprak, nuk mund të bëhet më i shpifur. Por çfarë hetimi paraprak mor. Janë 400 mln që nuk ekzistojnë. I kanë paguar njerëzit e varfër. Ai thotë po vazhdoj hetim paraprak. Mashtrues ordiner, përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën.E dini ju kush është dënuar për djegësin e Tiranës? Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. U dënua se u gjetën pllakat e banjos. A e dini ju o qytetarë se të marrë së bashku bëjnë 1 mld euro, dyfishim pensionesh, dyfishim rrogash. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani. Por është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Ju flisni për hetime, është 50 mln euro tuneli i Llogarasë, 140 mln euro gjoba për Aeroportin e Vlorës, që do ta marrë tani Lubia me Edi Ramën.
A i bëjnë së bashku 210 mln? Nuk mund të hetohet Edi Rama me 21 mln euro shpenzime udhëtime në 2 vite se e mbron Altin Troplini. Nuk lejoi krijimin e komisionit parlamentar se me avionin e tij transportonte narko euro ose drogë? Të gjitha këto janë shpenzime mbi shpatullat e atyre që numërojnë kafshatën. I marrin paratë Lubitë. Nuk kemi gjë ne personale, do dal te çështja personale me Dumanin. Sa janë vjedhur me energjinë elektrike? Vetëm në një vit 300 mln euro. -

“Gjyqi publik” ndaj Dumanit / Çupi interpreton fjalimin e kreut të SPAK: La të kuptohet se do të shkojë edhe pas..
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar deklaratat e fundit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Çupi u shpreh se atmosfera gjatë fjalës së tij i ngjante një “filmi me të burgosur, kur vjen drejtori i burgut”, duke nënvizuar se Dumanit iu bë një lloj “gjyqi publik”.
Sipas tij, emocionet e Dumanit ishin një shenjë e mirë, që tregonin peshën e madhe të punës së tre viteve të fundit. Analisti theksoi se për herë të parë, Dumani la të kuptohej se SPAK nuk do të kufizohet vetëm në hetimet për korrupsionin, por do të zgjerojë fushën edhe ndaj krimeve të tjera të rënda, përfshirë “grushtin e shtetit” dhe ngjarjet e 21 janarit. Çupi shtoi se mbetet për t’u parë nëse deklaratat e Dumanit do të konkretizohen në veprime konkrete në ditët në vijim.
“Mua mu duk si një fil me të burgosur, kur vjen drejtori i burgut. Po e gjykojnë Dumanin dhe po i bënin gjyqin Dumanit. Për mendimin tim ishte se fakti që Dumani qe i emocionuar ishte një shenjë e mirë, e cila vinte nga një barrë e madhe prej 3 vitesh.
Dumani sot për herë të parë hapin dritaren se SPAK dhe drejtësia do të merret jo vetëm me korrupsionin, por edhe me krimet, si me “grushtin e shtetit”, vrasjet e 21 janarit e shumë të tjera. Ajo se çfarë u djersit Dumani ishte për ta thënë apo jo, ne na mbetet të presim nëse do të thuhet apo jo ajo gjë”, tha analisti Frrok Çupi.