Tag: dumanit

  • Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

    Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

    SHBA, BE dhe Britania e Madhe, kanë pasur mesazhe të ndryshme një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati. SHBA vlerësoi punën e Dumanit dhe theksoi se standardi i vendosur prej tij duhet të vijojë edhe me pasardhësin. BE-së kërkoi që drejtuesi i ri të jetë me integritet, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se do të bashkëpunojë me cilindo që zgjidhet.
    Lidhur me këtë temë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv. Analisti Plator Nesturi, i ftuar në studio tha se kreu i ri i SPAK duhet që të ruajë nivelin e Altin Dumanit.
    ‘Interesimi i ndërkombëtarëve ka qenë që në fillim çdo gjë është bërë me mbështetjen e tyre, nuk është se tani është shtuar. Edhe pse doni ti krahasoni mesazhet të dyja si SHBA dhe BE janë në një linjë edhe pse ambasadori i BE duhet të shpreh opinion e shumë vendeve të caktuara kurse SHBA është një shtet që shpreh qëndrimin e tij. Pra deklarata e ambasadorit të BE duhet të përfshijë të gjithë pjesëtarët e të BE kështu që është me e ekuilibruar. SPAK është maturuar tashmë nuk është më ai i pari kushdo që të vij duhet që të përmbush standardet. Bashkimi Europian ka qenë më i interesuar për luftën kundër krimit të organizuar. Nga ana e SHBA theksi i është vënë luftës kundër korrupsionit. Nuk ka rëndësi se kush do të jetë SPAK tani SPAK është maturuar’, tha ai.
    Avokati Leonard Karaj, tha se BE do të preferonte Adnan Xholin, ndërsa SHBA ka shfaqur mbështetje Klodian Brahon. Sipas tij, cilido që të zgjidhet në krye të SPAK do ta ketë më të lehtë detyrën.
    ‘Ka diferencë në dy mesazhet. Amerikanët më shumë janë drejt kriminalitet sesa korrupsionit. Po që për integritet ose ka Adnan Xholi ose nuk ka askush aty. Nëse do marrësh Dumanin dhe Xholin, ky i fundit kodin e procedurës penale e implementon si është kurse Dumani nuk e ka ndjekur gërmë për gërmë kodin e procedurës penale. Europianët do preferonin Xholin sepse i jep një lloj balance pushtetit të prokurorisë. Nga amerikanët në fotot që kanë postuar kanë qenë me Dumanin dhe Klodian Brahon. Cilido që do të zgjidhet det do ta ketë më të lehtë punën. E shoh si një garë të fortë mes Xholit dhe Brahos’, tha ai.
    Avokatja Alesia Balliu tha se SHBA dhe BE kërkojnë një figurë në krye të SPAK që është e pavarur nga politika. Ajo vlerësoi punën e Dumanit, ndërsa theksoi se pasuesi i tij mund të jetë Klodian Braho.
    ‘Për mua SPAK është i ngritur mbi sistem dhe jo mbi individë. Sot ka arritur goxha rezultate të mira sepse politikanët s’janë më të sigurt përballë SPAK. Ai që do të zgjidhet do të vijoi misionin, Dumani mund të ketë qenë një ndër më të mirët dhe kjo s’do të pengojë misionin e SPAK që të vijoi. Për mua pak rëndësi ka emri por të vijoi misioni dhe të jepen rezultate më të mira. Ata janë prokurorë të pavarur nga politika, për mua çdo emër që do të zgjidhet duhet që të bëjë misionin. Unë them se do të zgjidhet Klodian Braho’, tha ai.
    Analisti Indrit Vokshi, tha se Altin Dumani është përballur me sulme të forta politike dhe mediatike nga persona që janë nën hetim gjatë 3 viteve në krye të SPAK.
    ‘Unë nuk shoh se ka dallim në mesazhet e SHBA dhe të BE sepse mund të thonë duam dikë të ngjashëm me Dumanin, por se dimë se kush është më i ngjashëm me të. Diplomacia britanike thonë që kushdo që të zgjidhet ne do të bashkëpunojmë me çdokënd. SPAK është strukturë që është krijuar me investim të huaj. Dumani është gjendur përballë një lufte politike dhe mediatike të madhe. Është sulmuar duke e quajtur organizatë kriminale. SPAK-un dhe Dumanin organizatë kriminale e kanë quajtur personat që janë nën hetim. Por sa më shumë që struktura të konsolidohet brenda pak vitesh Shqipëria do ti kthehet një normaliteti dhe s’do të jetë më vendi i sherifëve në krye të partive që dalin dhe akuzojnë prokurorinë’, tha ai.

  • Pak orë nga zgjedhja e kreut të SPAK, zyrtari amerikan “zbarkon” në zyrën e Dumanit: Vendosi standard të fortë!

    Pak orë nga zgjedhja e kreut të SPAK, zyrtari amerikan “zbarkon” në zyrën e Dumanit: Vendosi standard të fortë!

    pamje nga takimi

    TIRANË- Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi këtë të mërkurë Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) dhe kreun aktual të këtij institucioni, Altin Dumani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka ndarë pamje nga vizita, teksa shton se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas zyrtarit amerikan, Dumani ka vendosur standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.
    Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, së bashku me Dumanin në këtë takim ishte edhe kreu i sapozgjedhur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Gjithashtu, i pranishëm është prokurori Klodian Braho.
    “Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së.

    Vizita e zyrtarit amerikan vjen vetëm pas orë pasi paraditen e 11 dhjetorit, KLP do të mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK. Nesë, në orën 09:00, do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve sipas rendit alfabetik për 45 minuta. 4 kandidatët e SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.
    Ndërkohë, më herët ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ambasada britanike në Tiranë kanë kërkuan nga KLP-ja që të sigurojë një procec transparent dhe zgjedhë në krye të SPAK një person me integritet.

    Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

    Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

    Zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar SPAK-un dhe kreun e saj Altin Dumanin.
    Në postimin e ndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thuhet se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit në krye të SPAK.
    Sipas tij, Dumani ka vendosur standard në punën e përbashkët mes SHBA dhe Shqipërisë në goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.
    Së bashku me Dumanin, në takim ishte dhe kreu i ri i BKH-së Joni Keta. Kujtojmë se nesër KLP në mbledhjen e radhës do zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

  • “Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

    “Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

    Avokati Edmond Petraj në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, foli për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe rolin e Altin Dumanit në këto tre vite në krye të SPAK, duke u ndalur edhe tek pezullimi zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili e ka konsideruar një ndërhyrje brutale në ekzekutiv.
    Avokati Petraj tha se ka një tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri.
    “Në vazhdimësi ka pasur një përplasje mes demokracisë dhe drejtësisë që po jep problematikat e veta. Të shohësh vazhdimësinë e disa kryetarëve të bashkisë, janë ato defekte që patjetër duhet ndërhyrë. Dhe duhen parë në vazhdimësi. Për mendimin tim kemi tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri dhe ka hyrë në territorin e një institucioni. Tejkalimi i kompetencës është që një funksionar kushtetues, ministri apo zëvendëskryeministër, kemi emërim dekretim dhe votim në parlament. Por Rama e ka respektuar vendimin e gjykatës në heshtje…por nuk e ka ekzekutuar sepse thotë do të pyes Gjykatën Kushtetuese dhe kjo është e drejtë që e parashikon kushtetuta. Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”, tha ai.
    Gjatë intervistës, Petraj vlerësoi figurën dhe punën e Dumanit duke theksuar se nën drejtim e SPAK ka treguar një integritet dhe korrektësi në lidhje me institucionit.
    Gjithashtu shtoi se pasuesi i Dumanit duhet të jetë gjithashtu një figurë shumë serioze dhe se kriteri më i rëndësishëm sipas avokatit është integriteti personal.
    “Ky institucion duhet të jetë në një të njëjtën integritet dhe më pas siç ishte zoti Dumani. Edhe katër figurat mendoj që kanë vlerat të duhura. Por mbetet për t’u parë se kush do t’i përfaqësojë denjësisht për 3 vite institucionin. Kush do jetë personazhi që do menaxhojë pjesë e problematikave të brendshme të institucionit. Por kriteri më i rëndësishëm i përzgjedhjes do të jetë integriteti personal dhe korrekt për institucionin. Unë mendoj që pjesa e zotit Dumani klasifikohet si nga njerëzit më korrekt, integritet dhe është një nga njerëzit i palakuar në pjesë e aferave. Kandidatura e re duhet të jetë shumë serioze, korrektet, sidomos në ditët në vijim ku do të ketë edhe shumë dosje…Pra mendoj që figura që do jetë këtë radhe do ketë një volum pune të jashtëzakonshme sepse do të mbajë peshën e dosjeve dhe hetimeve që janë bërë”, tha ai.
    Më tej avokati, Edmond Petraj nënvizoi se zgjedhja është në dorë të KLP-së dhe se është ajo që do vendosë se kush do të drejtojë SPAK për tre vjet.
    Gjithashtu shtoi se pasuesi i Dumanit duhet të jetë gjithashtu një figurë shumë serioze dhe se kriteri më i rëndësishëm sipas avokatit është integriteti personal.
    “Dumani ka treguar një përmbajtje të jashtëzakonshme edhe pse është anatemuar jashtëzakonisht shumë. Deri tani janë lakuar dy emra, Adnan Xholi, dhe është parë një përfaqësim i zotit Braho, por kushdo që të jetë do të vazhdojë në rrugën e Dumanit, mjafton të ketë integritetin që ka zoti Dumani. Si nga zoti Kraja që vuri themelet, pjesa e ekzekutimit fillimit të hetimeve do t’i kalonte zotit Dumani dhe ai përballoi me sukses të gjitha anatemimet që ka pasur dhe tani do ta shohim se si do të ecë”, u shpreh ai.

  • Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

    Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

    Nga Endri Kajsiu/
    Më 19 dhjetor 2025 përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK-ut, një mandat i shkurtër në kohë, por i gjatë në peshë historike. Kur ai mori drejtimin e këtij institucioni, Reforma në Drejtësi ishte ende një projekt i pasigurt, i sulmuar politikisht dhe i parë me dyshim nga publiku. Pak besonin se SPAK-u do t’i mbijetonte furtunave të tranzicionit shqiptar. Por ajo që ndodhi më pas e përmbysi këtë perceptim: brenda tre vitesh, SPAK-u u shndërrua në institucionin më të besuar të shtetit shqiptar, një strukturë që jo vetëm funksionoi, por tronditi themelet e pandëshkueshmërisë politike.
    Nën drejtimin e Dumanit, SPAK bëri atë që për 30 vite dukej e pamundur: i vuri përpara ligjit ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra, zëvendëskryeministra e ministra në detyrë, deputetë, kryebashkiakë e drejtues institucionesh. Për herë të parë që prej vitit 1991, fjala “i paprekshëm” humbi kuptimin e saj. Ajo u tret pikërisht në momentin kur, mbi rrënojat e një kulture të vjetër pandëshkueshmërie, u ndërtua një realitet i ri: barazia para ligjit.Ky ishte çasti kur drejtësia shqiptare kaloi nga aspiratë në veprim, nga frazë politike në institucion real.
    SPAK-u në arenën ndërkombëtare: vendi i vogël me peshë të madhe
    Ndoshta më pak e dukshme për publikun, por vendimtare për shtetin, ishte ngritja ndërkombëtare e SPAK-ut. Dumani e futi Shqipërinë në rrjetin global të institucioneve serioze të hetimit të krimit të organizuar. Marrëveshjet me DEA-n amerikane, Eurojust-in, Prokurorinë Evropiane dhe prokuroritë e vendeve të BE-së dhe Ballkanit e shndërruan vendin tonë nga spektator periferik në partner të besueshëm.
    Nga kartelet latinoamerikane te rrjetet kriminale që shtrihen në portat e Evropës, SPAK nuk ndiqte më zhvillimet, ai i provokonte dhe i drejtonte ato. Hetimet e përbashkëta dhe shkëmbimet e informacionit në kohë reale e pozicionuan Shqipërinë në një rol që, deri dje, dukej thuajse i paarritshëm.
    Krijimi i standardit: SPAK-u që gjeti identitetin e tij
    Gjatë këtyre tre viteve, SPAK u bë institucioni ku publiku projektoi pritshmëritë e veta dhe politika projektoi frikërat e saj. Megjithatë, nën drejtimin e Dumanit, ai mbeti i palëkundur. Puna me prokurorët dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndërtoi një kulturë të re profesionale, të bazuar në integritet, përgjegjësi dhe respekt të thellë për ligjin.
    Dumani nuk ngriti vetëm një institucion: ai ngriti standardin. Dhe në këtë vend, standardet shpesh mbijetojnë më gjatë se emrat që i krijojnë. Por ai ka meritën se hodhi themelet e këtyre standardeve.
    Dritëhijet: kritikat, akuzat dhe realiteti midis tyre
    Asnjë mandat që prek pushtetet e mëdha nuk është i qetë. As edhe i Dumanit. Kritikat ishin të shumta: hetime selektive, ritme të ngadalta, presion politik i njëanshëm, shkelje e parimit të prezumimit të pafajësisë, përdorim i tepruar i metodave speciale të hetimit, shkelje e privatësisë me sekuestrimin e telefonave celularë, shkelje e sekretit hetimor, komunikime me mediat jashtë protokolleve, paraburgime të tepruara, diskreditim publik para gjykimit etj.
    Por këto kritika nuk lindën në boshllëk. Ato vinin nga dy adresa të qarta: nga politika dhe nga individët që për herë të parë pas 30 vitesh u përballën me derën e SPAK-ut që trokiste me forcën e ligjit. Dhe në një vend ku drejtësia ka qenë e kapur për dekada, goditja reale ka gjithmonë kundërgoditje.
    A ishin këto kritika shenjë dështimi apo suksesi? Apo ishin prova se më në fund dikush preku aty ku s’duhej? Fakti që asnjë kritikë e fortë nuk erdhi nga publiku apo partnerët ndërkombëtarë flet vetë. Në këtë këndvështrim, kritikat më shumë dëshmojnë suksesin sesa dështimin e tij.
    Portreti i një drejtuesi: integriteti si armë e vetme
    Nëse do duhej një fjalë për ta përshkruar Altin Dumanin, ajo do të ishte: integritet.
    Katër vlera e përkufizojnë qartë figurën e tij:
    Ndërshmëria personale – Asnjë skandal. Asnjë hije dyshimi.
    Integriteti profesional – Refuzim për t’u përkulur para presioneve.
    Aftësia e provuar – Menaxhimi i hetimeve më komplekse të tre dekadave të fundit.
    Dashuria për Shqipërinë – Që nuk shprehet me fjalë, por me vendime të vështira.
    Në një vend ku politika dhe krimi i organizuar kanë ushtruar shpesh ndikim mbi drejtësinë, fakti që Dumani doli i paprekur nga çdo presion është vetë një arritje.
    Dorëzimi i stafetës: fund i një kapitulli, lindje e një epoke
    Më 19 dhjetor 2025, Altin Dumani do t’i dorëzojë stafetën njërit prej kolegëve të tij në SPAK. Ai nuk largohet nga drejtësia; largohet vetëm nga drejtimi. Si prokuror, ai do të vazhdojë të jetë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Trashëgimia e tij nuk qëndron te emrat që u hetuan, por te standardi që vendosi. Te modeli i njeriut të qetë, profesional, të palëkundur. Tek drejtimi i një institucioni që i thotë të fuqishmit se nuk është i pakapshëm. Te rikthimi i parimit se ligji është i barabartë për të gjithë, jo kamzhik për të dobëtin dhe mburojë për të fortin.
    SPAK-u do të vazhdojë edhe pa të. Por për shumë vite, në historinë e këtij institucioni do të jetë një datë që ndan dy epoka: para dhe pas Altin Dumanit.Jo sepse ai ishte i pari. Nuk ishte. Jo sepse ishte perfekt. As nuk e pretendoi. Por sepse solli atë që ky vend e kishte humbur prej dekadash: kurajon e drejtësisë.
    Altin Dumani – një shqiptar i mirë që la gjurmë
    Në fund të ditës, Altin Dumani do të mbahet mend si një shqiptar i mirë. Një profesionist që i dha vendit më shumë sesa mori prej tij. Një drejtues që mbolli standarde dhe jo favore. Një figurë që i tregoi Shqipërisë se drejtësia mund të jetë e barabartë, nëse ka njerëz që guxojnë ta bëjnë të tillë.
    Pasardhësi i tij do të mbajë mbi supe barrën më të rëndë: të mos lejojë asnjë hap pas. Sepse historia e drejtësisë së re shqiptare ka nisur dhe nuk duhet të kthehet mbrapa.
    lexo.al

  • Ambasadori Bergner/ Nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka arritur suksese në luftën kundër krimit dhe…

    Ambasadori Bergner/ Nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka arritur suksese në luftën kundër krimit dhe…

    Ambasadori gjerman Bergner gjatë takimit me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nënvizuar rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.
    Po ashtu Bergner theksoi se nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Ambasadori gjerman theksoi se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs.
    Ai shprehu bindjen se zgjedhjet e ardhshme për kreun e SPAK do të zhvillohen në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm.
    “Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Eshtë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, thekson ambasadori gjerman Karl Bergner.

  • Preç Zogaj: Dumani ishte garancia e SPAK-ut dhe simboli i drejtësisë së barabartë

    Preç Zogaj: Dumani ishte garancia e SPAK-ut dhe simboli i drejtësisë së barabartë

    Preç Zogaj shkruan se mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Gjatë drejtimit të tij, SPAK nisi të shkruajë një kapitull të ri në historinë e drejtësisë shqiptare, duke hedhur themelet e parimit “Askush mbi ligjin”, një standard i panjohur më parë në vendin tonë.
    Nën drejtimin e Dumanit, hetimet penale u normalizuan edhe në nivelet më të larta të pushtetit, prej ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve Sali Berisha e Ilir Meta, te zëvendëskryeministrat Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, ministra, kryebashkiakë dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë. Kulmi u shënua me dërgimin për gjykim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një zhvillim dikur i paimagjinueshëm.

    Kështu, SPAK me Dumanin në krye arriti të zhbllokojë krizën e gjatë të sistemit të drejtësisë, e cila ishte, mbi të gjitha, krizë e hetimit të pandëshkueshmërisë politike. Pa hetim, drejtësia është si mulliri pa ujë  nuk ka çfarë të bluajë.

    Tre vjetët e fundit ishin më produktivë falë përgatitjes, investimeve, asistencës ndërkombëtare dhe rritjes së pritshmërive publike. Megjithatë, sukseset, të cilat në kontekstin e 30 viteve pandëshkueshmëri janë të natyrës epopeike, lidhen ngushtë me figurën e Dumanit: prokuror i guximshëm, profesionist, atdhetar dhe udhëheqës që udhëheq me shembull dhe jo me pozicion.

    Dumani qëndroi në vijën e parë të hetimeve, përkrah kolegëve, duke u bërë njëkohësisht mburojë nga sulmet politike dhe presionet kriminale. Ai promovoi punën në ekip, shmangu protagonizmin, mori mbi vete goditjet publike dhe i mbrojti kolegët, duke ruajtur integritetin e institucionit.
    SPAK nën drejtimin e tij ka ditur të menaxhojë sfida të brendshme dhe presionet e mëdha pa i kthyer në spektakël publik një meritë që flet për profesionalizëm të pjekur.
    “Kuota Dumani” është sot një standard i lartë dhe sfidues për kryetarin pasues. Barrën e drejtimit tashmë e merr dikush tjetër, me detyrën për ta ruajtur këtë nivel e për ta çuar më lart, me vetëdijen se sfidat dhe sulmet do të shtohen, sa më shumë rritet numri i të hetuarve e të dënuarve.
    SPAK duhet të përgatitet edhe për rënien natyrale të entuziazmit publik dhe rritjen e nihilizmit, si pjesë e logjikës së progresit: sa më shumë pakësohet e keqja, aq më i dukshëm bëhet ajo që mbetet. Por ky nuk është problem për një institucion që ka busull ligjin, jo popullaritetin.
    Ndërkohë, presioni politik dhe kërcënimet e botës së krimit nuk do të mungojnë. SPAK duhet të vazhdojë rrugën pa devijuar, sepse çdo dobësim i tij rrezikon kthimin prapa.
    Në disa raste mund të ketë teprime hetimore, por ato korrigjohen nga gjykata. Ndërsa një SPAK i “kastruar” do të thotë drejtësi e paralizuar. Pa akuzë, gjykata nuk ka punë.
    Pikërisht për këtë, pritet që edhe në mandatin e ri, me përvojën dhe solidaritetin e fituar, prokurorët e SPAK të vijojnë të shkruajnë historinë e madhe të “Askush mbi ligjin”.

  • A do ta bëjë Dumani “goditjen e fundit”? Kikia flet në QUO VADIS

    A do ta bëjë Dumani “goditjen e fundit”? Kikia flet në QUO VADIS

    Altin Dumani është në ditët e fundit në drejtimin e SPAK. Por a do të ketë një goditje të fortë në drejtim të politikës, si “shenjë e fundit” e tij në krye të institucionit?
    Kjo ishte një nga pyetjet që u bë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    I ftuar në studio, analisti Mentor Kikia tha se roli i Dumanit është hiperbolizuar dhe se nuk duhet të presim që drejtësia të funksionojë me fushata.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Muaji i fundit i Dumanit në krye të SPAK, do të ketë goditje të forta?
    Kikia: Drejtësia nuk funksionon me fushata. Dumani do të largohet si drejtues, por do të vijojë të qëndrojë si prokuror.
    Çështja e zotit Dumani vetë është hiperbolizuar shumë përtej asaj që është dhe asaj që mund të bëjë. Drejtuesi i SPAK është drejtues institucioni; çdo prokuror është “qeveri më vete”. Në momentin kur gjithçka qoftë arritja, qoftë dështimi i faturohet drejtuesit, i cili ka vetëm rolin menaxherial, kjo ka rrezikun të prodhojë nesër një lloj tërheqjeje. Dumani, më shumë sesa për meritat e tij, u bë figurë e njohur sepse u sulmua vazhdimisht nga Berisha e Meta. Shqiptarët, që mezi prisnin të kishin një shpresë, hiperbolizuan rolin e Dumanit.

  • “Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por…

    “Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por…

    Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, është i thirrur në seancën për “Plumbin e Artë” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

    Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se Kila po dëshmon në cilësinë e viktimës së veprës penale.
    Elton Kila: Në vitin 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Unë kam biznes prej 25 vitesh, për shitblerje automjetesh, import-eksport mjetesh, sallon për mjetet. Në 2017 nuk është zbuluar rasti që kanë tentuar të më shkatërrojnë biznesin, po ashtu edhe në 2018. Biznesi im ndodhet në Elbasan. E kam nisur që në vitin 2003, më pas i kam shtuar në 4 biznese.
    Para se të nisesh biznesin, me çfarë keni qenë marrë?
    Kila: Kam qenë në emigrim dhe pranë familjes, kam pasur gjithmonë dokumente dhe importoja makina, në ato vite ku nuk ka pasur shumë. Kam punuar në Francë, Gjermani, Zvicër, edhe jashtë jam marrë me automjete. Në Elbasan, në vitin 2006, kam hapur edhe një palestër, një agjenci turistike që në 1997, ndërsa në 2010 kam pasur një lokal në qendër të Elbasanit.
    Në ngjarjen e 2017, kushte rënë zjarri jashtë servisit, por dëmi nuk ishte i madh; 3 automjete u dogjën, në sallë ndodheshin 30 automjete. Në atë kohë ishte vetëm roja. Edhe sot kjo ngjarje ka qenë pa autor. Edhe në 2018 ka qenë po zjarrvënie; në atë kohë unë isha i arrestuar. Në ditën e 3-të që unë isha i ndaluar, kanë vënë sërish zjarrin biznesit tim dhe u dëmtua biznesi im. Edhe kjo ngjarje mbeti e pazbardhur. Unë jam ndaluar për shkak të një dokumenti që kishte ardhur nga Italia. Zjarrin tek biznesi im e mësova përmes televizorit. 45 ditë kam qëndruar në paraburgim; pasi kam dalë kam kërkuar informacion, por s’kam mësuar asgjë. Unë as sot e kësaj dite nuk e di se kush i ka shkaktuar këto ngjarje. Tek magazina që u dogj në 2018 ka qenë vetëm roja, Djali i rojës Arbën Ramallari. Më pas dëgjova emrin e Elio Bitrit dhe dy të tjerë. Unë e njihja Elio Bitrin, e kisha takuar edhe më parë; frekuentonim të njëjtin lokal. Nuk e takova dhe as nuk u mora me të; pasi e mësova këtë fakt, u distancova prej tij dhe nisa ta vëzhgoja vetë, por nuk gjeta asgjë. Isha i pasigurt dhe nuk shkova ta takoja Elio Bitrin. Nuk kam kërkuar më tepër; unë thashë: “Ju kam lënë zotin.”
    Ditën kur ka ndodhur plagosja dhe arrestimi i Nuredin Dumanit, kam qenë jashtë vendit me familjen dhe kam parë nga lajmet plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit. Unë kam qenë në Gjermani, kisha ikur në 7 të mëngjesit të asaj dite. Më pas unë jam kthyer në Shqipëri pas një jave. Më pas kam mësuar se ai ishte nisur për të më bërë atentat mua, dmth pas dy muajsh doli në lajme që Nuredin Dumanit do vinte për të më vrarë mua në Elbasan. Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë këtë gjë, por s’kam besuar, sepse s’kishte gjë me mua. Unë e kam dëgjuar nga shumë njerëz, por edhe një polic ma tha. Emrin e Nuredin Dumanit e dëgjova atë ditë, nuk e dija më parë. Nëse të tjerët i kisha dëgjuar, ishte sepse kanë qenë në Elbasan, por këtë nuk e njihja. Unë s’kam asnjë lloj lidhje me asnjë nga këta. Më kërkuan familja që të iki jashtë, por nuk pranova, se nuk doja t’i lija njollë shtëpisë. Unë nuk jam fshehur, nuk jam ruajtur.
    -Ke pasur njohje në strukturat e policisë, që të interesoheshe për këtë rast?
    Unë di vetëm që kam shkuar për të dhënë deklarime, por nuk e mbaj mend nëse ata më kanë thirrur apo kam shkuar unë atje. Me Florenc Capjan kam pasur marrëdhënie pune, ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama, sepse jemi në Elbasan. Marrëdhënie shumë korrekte, disa herë kam udhëtuar me të atin e Suelit për shkak të bizneseve, por marrëdhënia ka qenë korrekte. E njoh edhe të vëllain e Suelit, Marion.
    Kur dolën lajmet dhe u përfolën, kam shkuar dhe kam takuar babin e Suelit dhe të vëllain; i kam pyetur në lidhje me këtë situatë, shkova tek tregu agroushqimor. I pyeta, i dëgjova se çfarë përfolte Petriti, ai më ra tek shpatullat dhe më tha: “Ti vertet je bërë merak për këto.” Me Suelin nuk jam takuar dhe as nuk kam folur për këtë situatë.
    Luan Tabakun e njoh prej 30 vitesh që kalama; Luan Tabaku ka qenë gjithmonë funksionar në shtet, ka qenë në doganë. Suel Çelën nuk e kam takuar pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
    Masakra e Bradasheshit, kam qenë në burg; atë ditë e kam parë në lajme, pasi unë sapo kisha dalë nga burgu, kam shkuar në shtëpi. Nga lajmet mësova se ishin 3 të vrarë. Erjon Alibejn nuk e njoh, s’kam pasur marrëdhënie me të; e njoh si emër, kaq. Kam qenë në të njëjtin burg me Erjon Alibejn, në Bradashesh.
    Kur është vrarë Lulzim Bitri, kam qenë në një lokal aty pranë; është vëllai i Elio Bitrit. Lulzimin s’kam njohur asnjëherë.

    Top Channel