Tag: dumanin

  • U ekstradua nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja! Dëshmia në gjykatë: Nuk e njoh Dumanin!

    U ekstradua nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja! Dëshmia në gjykatë: Nuk e njoh Dumanin!

    Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua  tre ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës.

    Çapja, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për vrasje, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Rinas pasditen e 2 majit.
    44-vjeçari , i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve mbahet te blloku i sigurisë “Mine Peza”.
    Mësohet se para trupit gjykues, Çapja ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk e njeh Nuredin Dumanin, si dhe nuk ka përdorur aplikacionin ‘Skyecc’.
    Teksa i ka kërkuar prova prokurorit, ai ka mohuar të ketë lidhje me tentativën e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

    Top Channel

  • “Dumanin s’e mbështete, thjesht s’munde ta ndaloje nga halli që të ka rënë”, Basha ironizon Ramën: Nuk mashtron dot..

    “Dumanin s’e mbështete, thjesht s’munde ta ndaloje nga halli që të ka rënë”, Basha ironizon Ramën: Nuk mashtron dot..

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit, i cili sot në Dibër kishte thënë se “ishte PS që ia kishte dhënë shpatën e drejtësisë Altin Dumanit”.
    Basha shprehet se Rama kërkon t’ua hedh me deklaratat e tij, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër. Sipas tij, ishte ambasada e SHBA që e kapi me “presh në duar” dhe u detyrua të pranonte Dumanin.
    Ai më tej thotë se kryeministri nuk është mësuar me prokurorë të pavarur, sepse edhe BKH në fillim e çoi nën varësinë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, por që Gjykata ia hoqi. Në fund Basha i drejtohet Ramës me shprehjen “kërcen prifti nga belaja”, pasi sipas tij 7×7-313.
    “O Rame, e paske hapur thesin në Dibër. Si kishe thon, “ne ia dhamë shpatën e drejtësisë Dumanit në dorë”. E Rame, kujt ia hudh këto, e dinë të gjithë që ishe investuar bashkë me dyshen tjetër të Trekëndëshit të Bemudës tek dikush tjetër, t’i dinë dhe makinacionet e çastit të fundit. Të kapën me presh në duar rruga e Elbasanit Rame, dhe u detyrove ta pranosh Dumanin. Po ku je mësuar ti mo Rame me prokurorë të pavarur nga ty. Edhe BKH-n në fillim ia dhe Sajmir Tahirit, deri sa ta hoqi Gjykata. E mor Ram, kërcen prifiti nga belaja. Vazhdo me rrenat mo Rame, po veten tënde rren, se 7×7-313, Rame” – thotë Basha

  • SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, në korrik 2024 iu vendosën tritol në derë, akuzuan Nuredin Dumanin për…

    SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, në korrik 2024 iu vendosën tritol në derë, akuzuan Nuredin Dumanin për…

    Me urdhër të SPAK, policia ka kryer dje kontrolle në banesën e dy motrave, Xhovana dhe Alda Nikollit. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka dhënë një urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, të cilat kanë qenë kryefjalë e medias lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur pak muaj më parë në Elbasan. Një sasi tritoli që kishte në shënjestër banesën e dy motrave shpërtheu, por la të plagosur rëndë 29-vjeçarin Enea Themollari. Ky i fundit ndërroi jetë pas 3 muajsh në koma në spital për shkak të plagëve të marra.
    Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, po pati dëmtime edhe në banesën ngjitur, ku i riu jetonte me familjen e tij. Si pasojë e shpërthimit dera e banesës së 29-vjeçarit ra, duke e plagosur rëndë. Dy motrat akuzuan publikisht Nuredin Dumanin si autor të ngjarjes. Alda Nikolli deklaroi se kishte qenë në një lidhje me Dumani, ndërsa motra tjetër dyshohet se është e dashura e Amarildo Xhanej, i cili akuzohet se në bashkëpunimin me Leonard Luzin, Muharrem Koroveshin (alias Muharrem Ismaili alias Muharrem Myftaraj) dhe Erio Zejnon po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullait në qytetin e Vlorës dy vite më parë.
    Alda Nikolli rrëfen lidhjen me vrasësin me pagesë
    E reja ka rrëfyer pak kohë më parë se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, po ashtu i dyshuar si vrasës me pagesë, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë. Por gjërat, sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen me tyre. Mirjeta Avdiu është 22-vjeçarja nga Kosova, e cila ishte në banesën me Nuredin Dumanin në momentin që ai u arrestua më 29 Mars në Fier, ku ishte strehuar pasi u plagos gjatë një atentati që i bënë në qytetin e Elbasanit po atë ditë.
    “Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar”, rrëfeu ajo në një intervistë për TCH. Gjithashtu tregoi se vrasësi me pagesë i kishte rrëfyer disa prej krimeve të tij. “Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera”, tha ajo, duke pohuar se Nuredin Dumani në fakt po e përdorte, pasi sipas saj kërkonte t’i hiqte statusin e të pandehurit kunatit të saj, Amarildo Nikoll (Xhanej).