Në një postim në profilin e saj në facebook, anëtarja e kryesisë së PD, Adriana Kalaja, që mban njëkohësisht postin e gjykimit të ankesave në parti, ka shprehur pakënaqësinë e saj të fortë lidhur me vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, ku u prit nga zyrtari i lartë amerikan, Brendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit.
Kalaja akuzon se në takimin me dyer të mbyllura nuk është ngritur çështja e pasurisë së Dumanit. Ajo ngre dyshime nëse kreu i SPAK justifikon blerjen e pesë pronave që, sipas saj, i jep me qira.
“Ti sqarojmë ca gjëra…Z. Berendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e SHBA, ka thirrurr në një takim me dyer të mbyllura, Drejtuesin e SPAK, Z. Altin Dumani… “Shqetësimi” im i parë nga mbrëmë, është se a i ka treguar Z. Hanrahan, Z. Dumani se ka 5 prona me qira dhe a i justifikon blerjen e tyre?”, shkruan mes të tjerash Kalaja.
Nuk dihet me saktësi çfarë është folur në takimin e Dumanit në SHBA, mirëpo, nëse këto “shqetësime” të zonjës Kalaja nuk janë marrë në konsideratë, shumë gabim edhe për zotin Hanrahan, i cili duhet të kishte qenë më vigjilent dhe duhet ta kishte pyetur Dumanin për pretendimet e “gjykatëses” së PD./ TemA
Tag: dumanin
-

“Pse nuk e pyete Dumanin për 5 pronat që ka dhënë me qira?”/ Adriana Kalaja i kërkon llogari zyrtarit amerikan
-

“Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem” Jamarbër Malltezi sulmon Dumanin dhe Gjokën me gjuhën e Berishës
Malltezi, i cili po përballet me drejtësinë në çështjen e shumëpërfolur të kompleksit “Partizani”, ka përdorur të njëjtën gjuhë të ashpër si vjehrri i tij, duke e cilësuar Dumanin “ose peng, ose të pafytyrë ekstrem”. Ai i është referuar një vendimi të fundit ku, sipas tij, “kërkohet konfirmimi i faktit penal”, duke e cilësuar këtë një akt të papranueshëm për një organ hetimor serioz.
“Sa palaço duhet të jesh që të thuash se “duhet konfirmuar fakti penal”? Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem:
1. Irena me 3 mbiemra ka 2 dëbime nga Greqia për të cilat ka firmos prokurë për ti kundërshtuar
2. Ka 1 dënim penal të formës së prerë e cila ka ardhur me vulë apostile (forma më e lartë e çertifikimit)
3. Ka mashtrim me paratë e pista të paktë për 60 miljon lekë që ka paraqit në veting kobtratë gjoja të 1996 me nene të kodit civil të 2015!
4. Ka falsifikim formular dekriminalizimi se nuk ka paraqit as dëbimet e as dënimin në Greqi.” – shkruan Malltezi. -

E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Dumanin: Vlerësojmë bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër krimit ndërkombëtar
Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.
VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Dumanin për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
Top Channel
-

Berisha paraqitet në SPAK: Ja mesazhi që lashë aty për Altin Dumanin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj tij.
Pas daljes nga SPAK, Berisha lexoi edhe një mesazh, që sipas tij, ia la në tavolinë kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, shkruan A2 CNN.
Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se Altin Dumani është delikuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri, pas kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës pas daljes nga SPAK:
Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon:
Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri.
Kjo, u la në këtë prokurori.
Lideri demokrat foli edhe për zjarrin tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku tha se ky krim mjedisor nuk ekziston për Altin Dumanin. Ai e quajti më tej Dumanin si një peng të verbër të Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.
“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda. Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit. Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.” – tha Berisha. -

“Dumani u bë keq, i bleva shtëpi në Elbasan”- Alibej: Ç’ndodhi pas vrasjes në Durrës /Dëshmia
ë seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ka vijuar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, një prej figurave kyçe në dosjen “Plumbi i Artë”. Ai përballet me akuza të rënda për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe porositje vrasjesh.
Në dëshminë e tij, Alibej rrëfeu një sërë veprimesh të ndërmarra pas vrasjes së vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, përfshirë kontaktet me Nuredin Dumanin, strehimin e tij në Elbasan dhe tentativat për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.
“Klevis Allën nuk e kam takuar asnjëherë. Në atë periudhë, Nuredini ishte i pasigurt nëse Klevisi kishte folur apo jo për të,”- deklaroi Alibej.
Ai tha se kishte marrë Dumanin në Elbasan për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhej ky i fundit në zonën e Spillesë. Për këtë qëllim, Alibej pretendon se kishte blerë një banesë në Elbasan dhe e kishte strehuar Nuredin Dumanin.
“Vendosa të marr Nuredinin në Elbasan, sepse kisha merak për të, mos i ndodhte gjë në Spille ku nuk kishte kushte. Bleva një shtëpi në Elbasan, pasi nuk po gjeja më me qira, dhe ia mora në emër të Sander Bahos. Kemi marrë informacion që Talon e strehonte Abedin Mama. Po bënim vëzhgime dhe Nuredini më tha që kishte angazhuar ‘çunat e Fushë-Krujës’, vetëm me emrat Besi dhe Veri. Ata kishin shkuar te një pulëtorja për të kërkuar Talon.”
Ai shtoi: “Dumani ishte zhvendosur në Spille dhe ishte në gjendje të keqe, kështu që vendosa ta marr në Elbasan. I bleva një shtëpi dhe e kompletuam. Para se të shperngulej familjarisht, Nuredini fillimisht erdhi vetë. E mori Sander Baho në dalje të autostradës, dhe për disa kohë qëndroi në shtëpinë e tij. Më pas, e tërhoqa në shtëpinë që kisha blerë për të.”
“Nga fundi i prillit, më kontaktoi një djalë me emrin Endri Karaj, i cili më tha se donte të fliste me mua në emër të Xhuljan Hoxhës. I thashë se nuk isha në Shqipëri, megjithëse isha në shtëpi në Elbasan. Më vonë, kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën, i cili më dërgoi foto dhe më tha që Rigers Runaj po i jepte të gjitha informacionet. Më tha se Runaj ishte afër shtëpisë sime. Unë nuk e zgjata shumë bisedën dhe i thashë që kur të kthehem në Shqipëri do ta takoj fizikisht.”- tha Alibej. -

Erion Alibej rrëfen vrasjet: Bashkëpunova me Nuredin Dumanin për t’u hakmarrë për vëllanë
Dëshmon në gjyqin për “Plumbin e Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.
Në një rrëfim të gjatë ai tregoi sesi iu fut rrugës së krimit dhe sesi u njoh me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumanin.
Erion Alibej akuzohet nga SPAK për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj, ndërsa tregoi se ekzekutimet janë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Endritit.“Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Kishte dëgjuar që unë jepja 100 mijë euro për dikë qe mund të vrasë Talo Çelën dhe 200 mijë nëse ma sjellin të gjallë. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, takimi zgjati 2 orë 48 minuta. E kam regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka. I tregoj foton e vëllait të tij, Dashnor Dumanit që kishte kryer atentatin, ndërsa Talo Çela ishte shofer. Më tha që nuk besonte se ishte vëllai i tij, madje më tha që ka probleme me vëllain. Unë i thashë qëndro besnik dhe unë vendos dorën në Kuran që do të ta fal gjakun e vëllait tim”, rrëfeu Alibej.
Me Nuredin Dumanin ai thotë se hartuan vrasjet e disa personave, për të cilët ai ishte i bindur se i kishin ekzekutuar të vëllain, Endritin, në 2018.
“Nuk më interesojnë fare, unë jam vrasës me pagesë më tha Nuredini. Problemin unë i thashë që e kisha me Talo Çelën. Më intereson vetëm ai. Unë i thashë që dua edhe vëllezërit Çopja, se e dija që ishin porositës të vrasjes së vëllait tim dhe të Mikel Kamami. Ai më tha i bëjmë të gjitha. E pyeta çfarë do nga unë. Unë për çdo vrasje marr gjysmat e lekëve përpara më tha”, tha Alibej.
Për vëllain e tij ai tha se është marrë gjithmonë me punë të jashtëligjshme, duke shtuar se e nisi trafikun e drogës vetëm për ta shpëtuar atë nga borxhet.
“Endriti ishte një nga ata që kishte njohjet për shpërndarje të brendshme. Kjo pasi linjat e drogës, pervec futjes në BE, ju duhej pikë e fortë për shpërndarjen. Në periudhën që shkova në Holandë, pashë që Endriti për ngarkesat në Angli kishte probleme. I ishin kapur disa dhe kishte disa borxhe. I propozova të shkoja unë në Angli, por nuk pranoi. Këmbëngula të ikja ta ndihmoja t’i shlyente. Shkova me kamion. Kisha mundësi të furnizohesha dhe të shisja kokainë, por hasa vështirësi për të gjetur shtëpi. Arrita të shlyej një borxh shumë të madh që kishte Endriti në atë kohë. Punën e ngrita në nivel të mirë dhe të madh, aq sa rashë në sy dhe nisi të përmendej emri im. Ishte kohë krize, sepse nuk kishte shumë mall, ndërkohë që kapeshin shumë dërgesa”, tha Alibej.
Nga dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Erjon Alibej, tre vite më parë SPAK zbërtheu të paktën 8 grupe kriminale me 32 të akuzuar, ku pjesa më e madhe janë të arrestuar, disa prej krerëve në arrati, të fshehur në Dubai apo pa gjurmë, si Talo Çela e Ervis Martinaj./vizionplus.tv -

“200 mijë Euro të më sillnin gjallë Talo Çelën”, dëshmia e të penduarit Erjon Alibej
Erion Alibej, një nga personat e akuzuar nga SPAK për shumë vrasje të ndodhura në Elbasan në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, po ndjek këtë seancë dhe sjell detajet e dëshmisë së Alibejt, i cili duhet theksuar se është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Erion Alibej ka folur për njohjen me vrasësin Nuredin Dumani, paratë që ka ofruar për kokën e Talo Çelës dhe të tjera ngjarje. SPAK e akuzon Erion Alibejn për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin?
Erion Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky ECC. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje.
Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.
Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepja 100 mijë Euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë.
Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka. -

“200 mijë euro për ‘kokën’ e Talo Çelës”/ Dëshmon i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, tregon takimin me Dumanin: Kisha prova…
Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.
Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyecc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri.
Arjani më tha se bahej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe për të ma sjellë të gjallë.
Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.Top Channel
-

“200 mijë euro për të ma sjellë Talo Çelën të gjallë”. Rrëfehet Alibej: Ja takimi im me Dumanin
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore për shqyrtimin e dosjes ‘Plumbi i Artë’, ku dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.
Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj, shkruan A2 CNN.
Pjesë nga diskutimi:
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkepunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.
Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i vitit 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe SkyEcc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kiahin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.
Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë. Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka. -

Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK, akuza për Gjykatën e Posaçme dhe Altin Dumanin: Po amniston krimin elektoral
Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit në SPAK, duke zbatuar masën e dhënë ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Pasi qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e godinës së qelqtë, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi kryeprokurorin Altin Dumani se ‘po amniston krimin elektoral’.
“PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi. Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë… paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS. Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados. Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin“, tha Berisha.Top Channel