Tag: dumani

  • Dumani kërkon shkarkimin e ish-kryeprokurorit të Lezhës, KPA vendos më 9 prill

    Dumani kërkon shkarkimin e ish-kryeprokurorit të Lezhës, KPA vendos më 9 prill

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.
    Mësohet se vendimi do të merret më 9 prill.

    Në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale. Dumani argumentoi se Shehaj kishte pasur mangësi serioze në ushtrimin e detyrës dhe se veprimet e tij kishin dëmtuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke sjellë pasiguri dhe duke penguar hetimin e disa çështjeve të rëndësishme.
    Dumani përmendi disa raste ku Shehaj kishte dështuar të ndiqte procedurat ligjore të parashikuara, duke e bërë të pamundur zhvillimin e hetimeve të thelluara dhe të plota. Sipas tij, prokurori Erjon Shehaj kishte marrë vendime të paarsyeshme për të pushuar hetimet, pa zbatuar kërkesat ligjore për mbledhjen e provave dhe pa shfrytëzuar mundësitë që ligji ofron për të bërë hetime të thelluara në disa çështje të mëdha.
    Një nga shkeljet më të rënda të identifikuara nga Dumani ishte vendimi i Shehajt për të pushuar hetimin ndaj një individi të akuzuar për korrupsion të lartë, pa marrë parasysh faktet dhe provat që treguan se ky individ mund të kishte kryer vepra penale. Dumani theksoi se, në vend që të zhvillonte hetime të mëtejshme, Shehaj e kishte pushuar dosjen pa një analizë të detajuar të provave dhe rrethanave të çështjes.

  • Dumani kërkon shkarkimin e ish-kreut të prokurorisë Lezhë, Erjon Shehaj, ja në çfarë date merret vendimi

    Dumani kërkon shkarkimin e ish-kreut të prokurorisë Lezhë, Erjon Shehaj, ja në çfarë date merret vendimi

    Mësohet se vendimi do të merret më 9 prill. Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.
    Në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale. Dumani argumentoi se Shehaj kishte pasur mangësi serioze në ushtrimin e detyrës dhe se veprimet e tij kishin dëmtuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke sjellë pasiguri dhe duke penguar hetimin e disa çështjeve të rëndësishme. Dumani përmendi disa raste ku Shehaj kishte dështuar të ndiqte procedurat ligjore të parashikuara, duke e bërë të pamundur zhvillimin e hetimeve të thelluara dhe të plota. Sipas tij, prokurori Erjon Shehaj kishte marrë vendime të paarsyeshme për të pushuar hetimet, pa zbatuar kërkesat ligjore për mbledhjen e provave dhe pa shfrytëzuar mundësitë që ligji ofron për të bërë hetime të thelluara në disa çështje të mëdha.
    Një nga shkeljet më të rënda të identifikuara nga Dumani ishte vendimi i Shehajt për të pushuar hetimin ndaj një individi të akuzuar për korrupsion të lartë, pa marrë parasysh faktet dhe provat që treguan se ky individ mund të kishte kryer vepra penale. Dumani theksoi se, në vend që të zhvillonte hetime të mëtejshme, Shehaj e kishte pushuar dosjen pa një analizë të detajuar të provave dhe rrethanave të çështjes. Gjithashtu, Dumani solli në vëmendje disa denoncime të tjera që ishin bërë ndaj Shehajt, përfshirë rastet kur prokurori kishte lënë të pashfrytëzuara mundësitë për të kërkuar masat e sigurisë për individët që ishin në kërkim, duke i lënë ata të shëtisin lirisht, pavarësisht se ekzistonin prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e tyre. Kjo, sipas Dumanit, kishte krijuar një imazh të dobët të SPAK dhe kishte dëmtuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
    Nga ana e tij, avokati i Shehajt, Julian Mërtiri, kundërshtoi të gjitha këto akuzat dhe theksoi se vendimet e prokurorit ishin marrë në përputhje me ligjin dhe praktikën e zakonshme ligjore. Në përfundim të seancës, Dumani kërkoi që KPA të merrte në konsideratë dëmin e shkaktuar nga vendimet e prokurorit dhe të siguronte që drejtësia të jetë e paanshme dhe e drejtë. Shkeljet e kryeprokurorit të Lezhës janë trajtuar edhe nga emisioni “Vetting” në News24, ku mbërriti një denoncim për shkelje të ligjit. Një qytetar akuzoi Shehajn se e ka përjashtuar nga amnistia penale duke e mbajtur në burg përtej afateve. Armando Uka, një ish-i burgosur që ka vuajtur dënimin në burgun e Reçit në Shkodër tha për “Vetting” se plotësonte kushtet dhe kishte dokumentacionin e duhur për të përfituar nga Amnistia Penale kanë qenë sipas ligjeve në fuqi, gjë që nuk ndodhi por sipas tij prokurori e mbajti peng duke munguar në seancat gjyqësore.
    Në vijim, KPA pritet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me statusin e Erjon Shehajt në sistemin e drejtësisë, vendim që do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin e SPAK dhe në besimin e publikut në institucionet e drejtësisë.

  • “Pengoi hetimet në disa çështje”/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin

    “Pengoi hetimet në disa çështje”/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon seancë ditën e sotme për Kryeprokurorit të Lezhës, Erion Shehaj, pasi në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale.
    Institucioni më i lartë i procesit të Vettingut do të japë verdiktin për karrierën e Erjon Shehajt, nëse Kryeprokurori i Lezhës do të qëndrojë në detyrë apo do përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për shkak të abuzimeve me detyrën. Kujtojmë që Erjon Shehaj kaloi më polemika procesin e vlerësimit të figurës dhe aftësive të tij si prokuror nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022.
    Por procesi i rivlerësimit të tij është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Institucioni i tretë i Vettingun, Komisioneri Publik. Ky institucion ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit të Lezhës, duke listuar një sërë shkelësh të gjetura dhe denoncime të depozituara në adresë të Erjon Shehajt.
    Përballja e Altin Dumanit me Erjon Shehajn
    Altin Dumani seancën e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, ka listuar pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. Dumani gjatë seancës u ndal dhe tek shtylla e aftësive profesionale dhe ka renditur dosjet e Erjon Shehajt qe janë konstatuar me problematika.
    “Bëhet fjalë për një dosje të 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës
    Kallëzuesi ka qenë punonjës policie. Por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, por jo atë të kanosjes edhe pse ka patur të dhëna që kallëzuesi është ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës”- raportoi gazetarja Klodiana Lala nga seanca e KPA

  • “Pengoi hetimet në disa çështje”/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin e tij

    “Pengoi hetimet në disa çështje”/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin e tij

    Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon seancën për drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, pasi në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale. Dumani argumentoi se Shehaj kishte pasur mangësi serioze në ushtrimin e detyrës dhe se veprimet e tij kishin dëmtuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke sjellë pasiguri dhe duke penguar hetimin e disa çështjeve të rëndësishme.
    Dumani përmendi disa raste ku Shehaj kishte dështuar të ndiqte procedurat ligjore të parashikuara, duke e bërë të pamundur zhvillimin e hetimeve të thelluara dhe të plota. Sipas tij, prokurori Erjon Shehaj kishte marrë vendime të paarsyeshme për të pushuar hetimet, pa zbatuar kërkesat ligjore për mbledhjen e provave dhe pa shfrytëzuar mundësitë që ligji ofron për të bërë hetime të thelluara në disa çështje të mëdha.
    Një nga shkeljet më të rënda të identifikuara nga Dumani ishte vendimi i Shehajt për të pushuar hetimin ndaj një individi të akuzuar për korrupsion të lartë, pa marrë parasysh faktet dhe provat që treguan se ky individ mund të kishte kryer vepra penale. Dumani theksoi se, në vend që të zhvillonte hetime të mëtejshme, Shehaj e kishte pushuar dosjen pa një analizë të detajuar të provave dhe rrethanave të çështjes.Gjithashtu, Dumani solli në vëmendje disa denoncime të tjera që ishin bërë ndaj Shehajt, përfshirë rastet kur prokurori kishte lënë të pashfrytëzuara mundësitë për të kërkuar masat e sigurisë për individët që ishin në kërkim, duke i lënë ata të shëtisin lirisht, pavarësisht se ekzistonin prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e tyre. Kjo, sipas Dumanit, kishte krijuar një imazh të dobët të SPAK dhe kishte dëmtuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
    Nga ana e tij, avokati i Shehajt, Julian Mërtiri, kundërshtoi të gjitha këto akuzat dhe theksoi se vendimet e prokurorit ishin marrë në përputhje me ligjin dhe praktikën e zakonshme ligjore.
    Në përfundim të seancës, Dumani kërkoi që KPA të merrte në konsideratë dëmin e shkaktuar nga vendimet e prokurorit dhe të siguronte që drejtësia të jetë e paanshme dhe e drejtë.

    Shkeljt e kryeprokurorit të Lezhës janë trajtuar edhe nga emisioni “Vetting” në News24, ku mbërriti një denoncim për shkelje të ligjit. Një qytetar akuzoi Shehajn se e ka përjashtuar nga amnistia penale duke e mbajtur në burg përtej afateve. Armando Uka, një ish-i burgosur që ka vuajtur dënimin në burgun e Reçit në Shkodër tha për “Vetting” se plotësonte kushtet dhe kishte dokumentacionin e duhur për të përfituar nga Amnistia Penale kanë qenë sipas ligjeve në fuqi, gjë që nuk ndodhi por sipas tij prokurori e mbajti peng duke munguar në seancat gjyqësore.
    Në vijim KPA pritet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me statusin e Erjon Shehajt në sistemin e drejtësisë, vendim që do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin e SPAK dhe në besimin e publikut në institucionet e drejtësisë.

  • “Kush ia tha atij denoncimin tim për Këlliçin?”,Beqiri akuzon: Berisha ka njerëz brenda SPAK dhe BKH, informacione po..

    “Kush ia tha atij denoncimin tim për Këlliçin?”,Beqiri akuzon: Berisha ka njerëz brenda SPAK dhe BKH, informacione po..

    Sali Berisha ka njerëz brenda SPAK-ut dhe BKH-së që i japin informacione sekrete dhe më pas ai del i lexon në media dhe i bën publike, kur ato janë sekret.
    Edhe rasti i harkimit të fundit të prokurorëve të SPAK lidhet direkt me këtë dyshim, pasi zyrtarë dhe ish-zyrtarë hynë në e-mailet e tre prokurorëve dhe madje tentuan të vidhnin edhe të dhëna nga posta elektronike e kreut të institucionit, Altin Dumani dhe serverëve.
    Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri sot në një studio televizive, duke e lidhur edhe me një rast konkret si tangente me dyshimin e ngritur se pas ngjarjes mund të qëndrojnë edhe njerëzit e ish-kryeministrit. Beqiri tha se edhe një denoncim që ai i kishte dërguar SPAK-ut dhe Dumanit kohë më parë, u rrodh nga brenda institucionit direkt te Berisha dhe ky i fundit e lexoi në publik, duke përmendur edhe detaje që i dinin vetëm përfaqësuesit e akuzës.Edhe avokati Edmond Petraj, i ftuar në panel, e cilësoi ngjarjen si tepër të rëndë, duke e nënvizuar faktin se pikërisht Berisha ishte personi që lexoi informacione sekrete që ishin vjedhur nga SPAK, në ngjarjen që u mbajt e fshehtë. Bëhet fjalë për detajet e dosjes “Toyota Yaris”.
    “E konsideroj guxim dhe çmenduri këtë akt, të arrish të futesh deri aty, te ‘foleja e grerëzave’, te Prokuroria Speciale që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin shtetëror, si mund të arrijë të hakerojë e-mailet e tyre për të marrë informacione nga zyrtarët. E para sa siguri kanë mjetet e prokurorëve dhe SPAK për mbrojtjen kibernetike, pasi flitet për karakter tepër sekret të hetimeve, që lidhen edhe me sigurinë kombëtare, si mund të lejohen pa mbrojtje të fortë kibernetike, teksa u ndërhyjnë dhe futen në zyrat e tyre, kompjuterat, e-mailet dhe rrjetin e tyre. Kjo kërkon reagim të fortë të institucioneve. Duhej dhënë alarm dhe Komisioni i Ligjeve të mblidhej urgjent për këtë ngjarje, është skandal i madh. Kuvendi duhet të alarmohej. SPAK të bëjë transparencë për ngjarjen”, tha Beqiri.
    Më tej ai ngriti edhe dyshimet e bazuara të tij, se brenda SPAK-GJKKO ka njerëz që bashkëpunojnë me persona të politikës, në këtë rast Berishën dhe politikanët rreth tij, si Belind Këlliçi.
    “Te hetuesit e BKH-së ka elementë që bashkëpunojnë me persona jashtë, japin informacione për të tjerët. Kujtoj rastin Berisha që përmendi emri im tek Altin Dumani, duke thënë se jam anëtar i tij, pasi lexoi informacionin se kreu i SPAK kishte një letër të dërguar nga ana ime për Belind Këlliçin, në lidhje me bisedat e tij me drejtoreshën e shkollës. Nga i dinte Berisha këto? Si i gjeti këto informacione, kur e dija vetëm unë që e çova dhe prokurori i çështjes? Pra ka probleme të brendshme atje, ka informacione që rrjedhin nga brenda. Berishës ia dhanë nga brenda SPAK kallëzimin tim. Pra më parë i merr vesh Belo gajdexhiu, para se ta marri vesh Dumani, në rastet kur ky nuk është aty në institucion. Pra Belindi informohet herë pas here më parë se të tjerët, i merr vesh më parë ai kallëzimet sesa prokurorët. Madje unë mendoj se edhe Dumanit po ia punojnë aty në disa raste. Edhe për rastin e prokurores Kaçkini, më parë i merr vesh Këlliçi sesa ajo dhe Dumani. Puna është a do ketë një verifikim për këta prokurorë të SPAK apo agjentë”, denoncoi avokati në Report Tv.
    Por jo vetëm kaq, pasi ai edhe për rastin e prokurorit Olsi Dado shprehu rezerva për mënyrën se si institucionet u treguan pasive dhe këtu shikon ndërhyrje të fuqishme të politikës. Ai shprehet i bindur se brenda SPAK dhe BKH ka ‘spiunë’.
    “Ose fakti që aty është prokuror Olsi Dado, në kundërshtim me ligjin, nga noter në prokuror dhe këta nuk japin përgjigje për këtë rast, ku ish-presidenti mori vendim antiligjor dhe të pavlefshëm, tani veprojnë si struci dhe nuk reagojnë. Ka elementë në SPAK që dekonspirojnë informacionet. Të jeni të bindur se asgjë nuk ndodh aty pa pasur ndërhyrje nga brenda. Po të bëhet hetim, do dalin ose anëtarë të BKH-së dhe prokurorë të caktuar, që janë bërë pis. Por ka edhe raste kur janë blerë informacione nga BKH-ja”, nënvizon Beqiri.
    Kurse avokati Edmond Petraj kujtoi se ngjarja kishte ndodhur pikërisht disa ditë para se Berisha të lexonte informacione sekrete të dosjeve në media apo Parlament, kryesisht të asaj “Toyota Yaris”. Edhe Dumani sipas tij e pranoi problematikën dhe se po punohej, derisa u zbuluan autorët, pasi lihet gjurmë. Sipas avokatit, edhe amerikanët ndaj u kthyen në SPAK, pasi ishin ekspertë të IT-së dhe rritën nivelin e sigurisë dhe ndihmuan në hetime.
    “U tentua të merreshin të dhëna në e-maile, janë të dhëna zyrtare, komunikime. Por duket se edhe amerikanët që erdhën në SPAK duket se kanë qenë IT-të e kibernetikës, për sistemin “Data”, serverin dhe mbrojtjen e sistemit. Pra ata kanë ardhur posaçërisht për shkallën e sigurisë në serverin ku mbahen të dhënat arkivore dhe dokumentore. Prokurorët kanë përdorim në këtë server, me kod të veçantë. Rrjedhja ka kohë që ka ndodhur, se nga e dinte Berisha që lexonte ato materiale në publik, në media. Edhe Dumani e ka thënë këtë që edhe ne jemi në verifikim të punës sonë. Është përgjegjësi e madhe, është çështje e hetimit. Por të arrish të marrësh nga serveri këto të dhëna, ka kohën e saj, se janë me giga materiale. Kanë dalë në media informacioni, si dosja Toyota Yaris, ku u lexuan materiale në media e publik, me atë fjalor banal, si u siguruan ato? Pra ka pasur një rrjedhje informacioni”, tha ai.
    Avokati shpjegoi edhe procedurën se si hyhet në informacionet e serverit të SPAK:
    “Prokurori i jep akses edhe agjentëve të BKH-së nëse hyjnë në dosje apo materialet e serverit, pra jepet leje. Kush tenton të hyjë në e-mail, sigurisht që lë gjurmë dhe ka lënë të tilla, është e gjurmueshme. Çështja është se ku kanë hyrë konkretisht. Mendoj se pas tyre (të arrestuarve) fshihen persona të tjerë, mundësisht një personazh të rëndësishëm për të marrë informacione të posaçme, por edhe për të penalizuar këta prokurorë për raste të caktuara hetimi. Psh., Berisha ka prokuroren Millonai, por kjo do parë, do hetuar dhe do verifikuar. PD e ka ngarkuar jashtë mase SPAK-un këto kohë. Edhe për rastin që denoncoi zoti Beqiri, SPAK duhet të kishte reaguar, të ngrinte grupo, sesi doli ky informacion dhe nga doli”.

  • SPAK nuk kursen as të vetët, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë u hetuan për 8 muaj për rrjedhje të…

    SPAK nuk kursen as të vetët, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë u hetuan për 8 muaj për rrjedhje të…

    Kreut i Prokuroria e Posaçme (SPAK), Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë janë hetuar për rreth 8 muaj për rrjedhje të informacioneve sekrete në media, duke përfshirë edhe sekuestrimin e telefonave të tyre. Në Gjykatën Kushtetuese, ku u zhvillua dje seanca e dytë për gazetarin Elton Qyno, avokati i Qynos, Dorian Matlia i pyeti dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Bledar Maksuti nëse ishin kryer hetime dhe sekuestrime si ndaj gazetarit, edhe ndaj prokurorëve dhe OPGJ-ve të dosjes së Nuredin Dumanit, nga e cila kanë rrjedhur sekrete hetimore që i kishte vetëm SPAK-u.
    Prokurori i SPAK-ut Bledar Maksuti, i njohur si një prokuror serioz dhe me integritet, tha se ishin kryer hetime dhe sekuestrime ndaj anëtarëve të ekipit hetimor të çështjes brenda SPAK-ut, ashtu siç janë kryer veprime ndaj Qynos, të cilit iu sekuestruan telefonat, iu kontrolluar banesa dhe makina, si dhe u mbajt 6 orë në SPAK, për të treguar burimin e informacioneve të publikuara në media nga ana e tij për komunikime në SkyEcc. Prokurorë të dosjes ‘Plumbi i artë’ me të penduar Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajn që e humbi statusin rrugës, janë Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani. Kur gazetari Elton Qyno publikoi disa përgjime që nuk ishin në dosjen e SPAK që ka shkuar në gjykatë, por që SPAK i kishte si materiale bruto, SPAK hapi një procedim të ri penal për nxjerrje sekreti hetimor.
    Ky procedim u bashkua me procedimin penal nr.75 të vitit 2022 me prokurorë të çështjes Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani. Kjo do të thotë se të tre prokurorët janë hetuar për 8 muaj me radhë për dyshime për nxjerrje sekreti hetimor, ashtu siç kanë hetuar Elton Qynon.
    Deklarimet e Dumanit
    Kujtojmë se Dumani, deklaroi pak kohë më parë se brenda Prokurorisë së Posaçme ka nisur hetim për rrjedhjen e sekretit hetimor. Në një intervistë, ai tha se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”. “Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.
    Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani. Një raport i fundit tregon se në 3 vitet e fundit, SPAK ka regjistruar 12 raste të dyshuara të rrjedhjes së sekreteve hetimore. Dosjet përfshijnë analiza të thelluara për përfshirjen e mundshme edhe të prokurorëve dhe hetuesve brenda SPAK, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi integritetin dhe sigurinë e hetimeve të ndjeshme në Shqipëri.
    Ruajtja e sekretit ka të bëjë me përfundimin me sukses të çështjes. Sekreti hetimor është art më vete, po t’u shfry të ikën edhe çështja prej duarsh. Këtu te ne ndodh që prokurorët e përdorin politikisht. Duhet manual për komunikimin e çështjeve hetimore. Procesi hetimor ka të lënduar, bashkëpunëtorë që duhen ruajtur deri në fund.

  • Krimet zgjedhore, Altin Dumani takim me disa ambasadorë në ambasadën britanike

    Krimet zgjedhore, Altin Dumani takim me disa ambasadorë në ambasadën britanike

    Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve. Këtë të martë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme.
    Në prezencën edhe të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane, të delegacionit të BE në Tiranë dhe disa ambasadorëve të vendeve të BE, Altin Dumani ka shpjeguar strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit dhe ka ndarë me ambasadorët problematikat e zbuluara deri më tani.

    Në kushtet e anonimatit, një prej ambasadorëve i tha Top Channel se “takimi dërgon një sinjal të qartë mbështetës për këtë strategji kundër krimeve zgjedhore e vënë në zbatim prej SPAK, institucion i vendosur nën sulme frontale nga aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare”.
    Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK janë njerëzit me të besuar nga publiku shqiptar.
    Në çdo sondazh SPAK del në krye si institucioni më i besuar.

  • Krimet zgjedhore, Dumani iu shpjegon strategjinë disa ambasadorëve, takimi në Ambasadën Britanike!

    Krimet zgjedhore, Dumani iu shpjegon strategjinë disa ambasadorëve, takimi në Ambasadën Britanike!

    Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve.
    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se paraditen e kësaj të marte, kreu i SPAK, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme.
    Në prezencën edhe të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane, të delegacionit të BE në Tiranë dhe disa ambasadorëve të vendeve të BE, Altin Dumani ka shpjeguar strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit dhe ka ndarë me ambasadorët problematikat e zbuluara deri më tani.
    Në kushtet e anonimatit, një prej ambasadorëve i tha Top Channel se “takimi dërgon një sinjal të qartë mbështetës për këtë strategji kundër krimeve zgjedhore e vënë në zbatim prej SPAK, institucion i vendosur nën sulme frontale nga aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare”.

  • Ekskluzive/ Krimet zgjedhore, Altin Dumani në ambasadën britanike! Takim me disa ambasadorë

    Ekskluzive/ Krimet zgjedhore, Altin Dumani në ambasadën britanike! Takim me disa ambasadorë

    Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve.

    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se paraditen e kësaj të marte, kreu i SPAK, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme.
    Në prezencën edhe të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane, të delegacionit të BE në Tiranë dhe disa ambasadorëve të vendeve të BE, Altin Dumani ka shpjeguar strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit dhe ka ndarë me ambasadorët problematikat e zbuluara deri më tani.
    Në kushtet e anonimatit, një prej ambasadorëve i tha Top Channel se “takimi dërgon një sinjal të qartë mbështetës për këtë strategji kundër krimeve zgjedhore e vënë në zbatim prej SPAK, institucion i vendosur nën sulme frontale nga aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare”.

    Top Channel

  • Pyetjet ndaj Dumanit nuk ishin gati, shtyhet seanca për dosjen ‘Plumbi i Artë’

    Pyetjet ndaj Dumanit nuk ishin gati, shtyhet seanca për dosjen ‘Plumbi i Artë’

    Nuredin Dumani

    TIRANË- Është shtyrë për më datë 8 prill seanca në GJKKO për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Seanca u shty pas kërkesës së Henrik Hoxhaj, ku mbrojtja e tij kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për Nuredin Dumanin.
    Hoxhaj ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera. Hoxhaj e ka humbur statusin e tij si “bashkëpunëtor i drejtësisë” që në korrik të 2024, për shkak se ai nuk ishte treguar i sinqertë në 4 ngjarje kriminale.
    Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin “SkyECC”: ‘Totorina”, “Covid 19” dhe “Alcatraz”. Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me “Matrix”, aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.
    Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen ‘Plumbi i Artë’ përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI