Tag: dukej

  • Marrëdhënia jonë me Inteligjencën Artificiale, një skenar ende i pashkruar

    Marrëdhënia jonë me Inteligjencën Artificiale, një skenar ende i pashkruar

    Vite më parë dukej e pamundur: të flisje me një makinë dhe të merrje përgjigje të natyrshme, inteligjente, të përshtatshme, ishte material romanesh fantastiko-shkencore ose filmash vizionarë. Sot e bëjmë çdo ditë, pa e menduar dy herë. Fantashkenca jo vetëm që na ka arritur, por edhe na ka tejkaluar: asistentët virtualë, chatbot-et, sistemet gjenerative që kuptojnë gjuhën dhe e riprodhojnë atë në mënyrë fluide nuk janë më një ushtrim teknologjik stili, por infrastrukturë e përditshme. Nuk ndërveprojmë më me softuerë në kuptimin e ftohtë të termit, por me ndërfaqe që imitojnë — dhe në disa raste zëvendësojnë — bisedën njerëzore.

    Ju kujtohet “Her”? Ishte filmi i vitit 2013 i drejtuar nga Spike Jonze, ku Theodore, një burrë i vetmuar, krijonte një marrëdhënie të thellë me Samantha-n, një sistem operativ i pajisur me zë të ngrohtë, inteligjencë të mprehtë dhe aftësi të kuptimit të emocioneve. Në atë kohë dukej si një tregim poetik fantashkencor, një hipotezë ekstreme mbi mundësitë e Inteligjencës Artificiale. Sot mund ta konsiderojmë pothuajse një dokumentar: të dialogosh me një IA që të dëgjon, të mban mend, përshtatet me ty dhe ndërton me ty një histori është bërë e besueshme dhe, në disa raste, reale. Çështja nuk është vetëm se teknologjia është bërë më e fuqishme, por edhe se perceptimi ynë ka ndryshuar.

    Dhjetë vite më parë, t’i kërkoje një asistenti zanor të vendoste një këngë ishte tashmë një arsye habie. Sot diktojmë email-e, bëjmë brainstorming, kërkojmë opinione, ndajmë gjendje shpirtërore dhe marrim përgjigje koherente e të kontekstualizuara. Ky kalim shënon një ndryshim paradigme: jo më komandë dhe përgjigje, por dialog i vazhdueshëm, i moduluar, i personalizuar. Dhe nëse përgjigjja është aq “njerëzore” sa të na bëjë të harrojmë se po flasim me një algoritëm, ndikimi psikologjik është i pashmangshëm.

    Empatia e simuluar nuk është autentike, por është aq e besueshme sa të nxisë tek ne të njëjtat reagime emocionale që u rezervojmë njerëzve realë. Kur krijojmë një zakon marrëdhëniesh me një entitet digjital, kufiri mes asaj që është natyrale dhe asaj që është artificiale bëhet i hollë, pothuajse i padukshëm. Në atë pikë, pyetja e vërtetë është: çfarë kuptojmë vërtet me “marrëdhënie”, kur pala tjetër nuk është njeri? Dhe sa të gatshëm jemi t’ia besojmë pjesë të jetës sonë emocionale, sistemeve të projektuara për të dukur bindëse?

    Nuk po flasim vetëm për teknologji: po flasim edhe për arkitekturë sociale. Inteligjencat ku bisedohet janë tashmë hapësira të vërteta ku ne jetojmë – të padukshme, por të projektuara. Pak a shumë si të zgjedhësh kë do të lejosh të hyjë çdo ditë në shtëpinë tënde: prania e IA-së mund të bëhet familjare dhe qetësuese, por është thelbësore të vendosësh paraprakisht cilat dhoma mund të vizitojë dhe cilat do të mbeten private, për të mbrojtur ekuilibrin tonë mes dobisë dhe autonomisë.

    Është e pashmangshme që ekspozimi ynë i përditshëm ndaj këtyre sistemeve të ndikojë edhe në mënyrën se si lidhemi me njerëzit e tjerë. Një IA që përgjigjet gjithmonë me qetësi, durim dhe koherencë rrezikon të ndryshojë pritshmëritë tona ndaj qenieve njerëzore, të cilët nga natyra janë më të paparashikueshme dhe më të papërsosura. Në të njëjtën kohë, zakoni për t’ia deleguar kreativitetin dhe mendimin kritik mund të përfundojë duke zbehur aftësi që dikur i konsideronim të pazëvendësueshme. Por ekziston edhe një anë e ndritshme: këto teknologji ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme në fusha si arsimi i personalizuar, këshillimi profesional, projektimi krijues ose përkthimi kulturor. Profesionistë nga çdo sektor — nga mësuesi te mjeku, nga shkrimtari te dizajneri — mund të mbështeten sot tek mjete të afta të amplifikojnë kapacitetin e tyre të analizës dhe prodhimit, në mënyra që deri pak vite më parë do të dukeshin fantashkencë.

    Nuk jemi më spektatorë të një të ardhmeje që na rrëfehet: po e shkruajmë në kohë reale dhe narrativa e sotme do të jetë normaliteti i së nesërmes, ashtu si fantashkenca e djeshme është bërë rutina jonë e sotme. Sfida e vërtetë, tani, është të heqim dorë së qeni spektatorë pasivë dhe të bëhemi autorë të vetëdijshëm të marrëdhënies sonë me Inteligjencën Artificiale. Sepse, nëse është e vërtetë që tashmë jetojmë brenda filmit që dikur na dukej i paarritshëm, po aq e vërtetë është që skenari është ende i tëri për t’u shkruar. Dhe ata që do e shkruajnë, në të mirë dhe në të keq, jemi ne. / L’Espresso

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR FRIKA U PËRHAP SI NJË VIRUS: MISTERI I “GRANDE PEUR” NË REVOLUCIONIN FRANCEZ

  • Foto: Ja si dukej Pogradeci i Lasgushit në vitet e ’80-të

    Foto: Ja si dukej Pogradeci i Lasgushit në vitet e ’80-të

    Bashkia e Pogradecit kohë më parë solli një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve ’80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit.

    Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor.

    Fotografitë, që janë fiksuar nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri, janë publikuar nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga koleksioni i fotografit.

    Në Pogradec kanë lindur disa nga shkrimtarët tonë më të mëdhenj si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli etj.

    ObserverKult

    ———————-

    Lexo edhe:

    JA SI I PUSHTUAN GREKËT KATUNDET E KORÇËS DHE POGRADECIT NË VITIN 1941 (FOTO)

    ObserverKult

  • “Pa botox dhe photoshop”, ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO)

    “Pa botox dhe photoshop”, ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO)

    Kthehemi në vitet e 90-ta, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare.
    Çdo paraqitje e saj ishte e freskët dhe elegante, me flokë dhe stil të veçantë që reflektonte bukurinë natyrale.
    Për ata që janë kureshtar të dinë sesi dukej ylli i muzikës 32-vjet më parë, vajza e saj, Gresa, ndasi një fotografi mallëngjyese.

    “Bukuri natyrale Shkurte Fejza Behluli, Viti 1993 kur s ka pas botoxa as fillera as photoshop”, shkroi krahas postimit.

  • Egnatia vuan në Ljubljanë me Olimpija, merr një barazim shprese…

    Egnatia vuan në Ljubljanë me Olimpija, merr një barazim shprese…

    Raundi i tretë kualifikues në Conference League, vajtje:Oimpija– Egnatia 0-0 Tam (Olimpija) humbi një penallti në minutën e 68-të.Karton i kuq (dy të verdhë): Fangaj 90′

    Egnatia i bën ballë një kundërshtari që në letër dukej më i lehtë se aq… Së paku në atë që u prodhua në fushë. Një penallti e shpërdoruar nga Tam për vendasit në të 68′ dhe disa pritje shpëtimtare të portierit Dajsinani i lanë shifrat të barabarta 0-0 për të përcaktuar një javë më vonë skuadrën që shkon në play off.

    Pas largimit të trajnerit Jorge Simao, i cili u mund nga Celje të dielën (0-5), skuadra e Lubljanës u drejtua nga kroati 44-vjeçar Ivan Senzen. Në fakt, terapia e shokut nuk dha fryte sot. Olimpija ishte vërtet më kërkuese, por jo shumë konkrete në sulm.

    Sigurisht mbrojtja e Egnatias u vu në provë, veçanërisht në fund të ndeshjes, por i rezistoi të gjitha përpjekjeve të Olimpijas. Në momentet e fundit të kohës shtesë, Haime i afruar së fundi te rrogozhinasit pengoi Durdov, dhe dukej sikur fati rrëmbeu vendasit, por faulli u krye disa centimetra jashtë zonës së penalltisë dhe pas ndërhyrjes së VAR, ajo u anulua.

    Ndërkohë fituesi i përballjes shqiptaro- sllovene do të takohet ose me Linkoln Red Imps (Gjibraltar) ose me ekipin armen Noah. Një short tërheqës me siguri, por së pari Egnatia duhet të kalojë Olimpija-n që sot ishte më superiore në lojë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Amanet fëmijët”, kujtimet e ish-deputetit: Dëgjova gardianët kur e morën me forcë në mesnatë për ta pushkatuar dhe me zërin e dridhur

    “Amanet fëmijët”, kujtimet e ish-deputetit: Dëgjova gardianët kur e morën me forcë në mesnatë për ta pushkatuar dhe me zërin e dridhur

    Nga Leka TotoPjesa e dytëLeka Toto lindi në Tiranë më 14 shkurt 1934. Mbasi mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës, ai mundi të fillonte studimet në Fakultetin Juridike të Universitetit Shtetëror të Tiranës, por në vitin 1956, arrestohet dhe dënohet me 15 vjet heqje lirie, duke u akuzuar për tentativë arratisje. U lirua nga burgu në vitin 1964 (ku të dënuarit punonin për ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit në Laç), por kalvari i vuajtjeve të Leka Totos, që është njëkohësisht dhe djali i Ismet Totos, publicistit dhe politikanit të njohur të periudhës së Monarkisë së Zogut (dhe nipi i Et’hem dhe Selaudin Totos, që u pushkatua me Grupin e Deputetëve në vitin 1947), nuk do të mbarojë këtu: ai punon si punëtor krahu fillimisht në bujqësi dhe më pas si hekurkthyes në ndërmarrjet e ndërtimit, gjithmonë nën presionin e luftës së klasave, si “njeri i deklasuar”.

    Në dhjetorin e vitit 1990, ai angazhohet me lëvizjen dhe proceset demokratike dhe nisur nga kjo, në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për zonën Delvinës e Sarandës. Më pas për disa vjet shërbeu si funksionar (dega e organizimit) në Partinë Demokratike, ku ishte dhe anëtar i kryesisë. Leka Toto u nda nga jeta në vitin 2001, pas një sëmundje të rëndë. Duke pasur një bagazh të gjerë kulturor, që në rininë e tij Leka Tota ishte marrë me shkrime të ndryshme, kryesisht të karakterit letrar dhe filozofisë, por pa tentuar kurrë që të botojë, për efekt të biografisë familjare. Këtë gjë mundi ta realizonte vetëm pas viteve ’90-të, ku ai lëvroi zhanret e prozës, publicistikës, dramës dhe përkthimit, duke arritur të botojë disa vepra, ndër të cilat mund të përmendim: “Sakipi”, “Vetkryqëzimi”, “Shën e Premtja” dhe “Po lexoj veten”.

    FRAGMENT NGA LIBRI AUTOBIOGRAFIK “PO LEXOJ VETEN”

    VijimQelia ishte më e gjerë se nën shkalla, shumë më e lartë dhe për fat të mirë e shtruar me dërrasa. Në tavan ndodhej një dritare e vogël katrore e kryqëzuar prej nga mund ta shikoje qiellin në katërdhet copa, siç thotë Migjeni në vargun e tij. Në mes të saj qëndronte e varur një llambë elektrike e zbehtë që digjej nat’ e ditë.

    U ula pranë murit ngjitur me portën, mbështeta fort kurrizin dhe mblodha këmbët duke i pështjellë me të dyja duart. Nuk mund të mblidhesha më shumë. Më dukej se dhe mendimet në kokë ishin grumbulluar aq ngjeshur sa kishin humbur formën e tyre. Nuk mund të shqiteshin nga njëri-tjetri. Llokoçiteshin në një turbullirë viskoze ndërsa lëvizjet e tyre të çrregullta më shkaktonin dhembje.

    Nuk kaloi shumë, kohë, aq sa truri si gjithmonë në raste të tilla e ndjen të nevojshme për të mbrojtur veten: m’u fanitën befas tufat e pishave. Që i vogël kam besuar se dikush mbi mua, fati o perëndia, në çaste të vështira, i ndërgjegjshëm ose jo për ta, me anë shenjash të lexueshme më kanë zbuluar të ardhmen.

    Nuk më harrojnë. Nuk e di si ka lindur tek unë një besim i tillë, por pa dyshim në ngjizjen e tij kanë ndikuar rrëfimet e gjyshes dhe jeta e trazuar në pamundësi për të vendosur i pavarur, gjithmonë në duart e të tjerëve.

    Pisha fliste shumë qartë. Një zjarr do të ndizej dhe ai që do të digjej vetëkuptohej isha unë. Imagjinata e ngacmuar e nisi fluturimin e saj pa një orientim të caktuar, por ndalesat e saj nuk ishin të paarsyeshme. Njerëz mbi turra me dru të flakë dhe inkuizitorë hijerëndë para tyre të vetëkënaqur që po i shërbenin me devotshmëri perëndisë.

    I përhumbur mërmërisja me vete bri secilit prej tyre: “Dhe ky për një fjalë po digjet”. Mbasi bëra një rrotullim të gjerë nën qiellin që rëndonte si qivur i përmbysur, u ndala pranë një burri të zbehtë me një mjekër të rrallë, që, ulur në një poltron, po lexonte një poemë. Ishte Dostojevski i një portreti të njohur. Kumbonin fjalët e tij “dhe Krishtin do ta kishin djegur”.

    Në trutë e mi u ngul si një gozhdë pyetja: “I djegin apo duan të digjen vetë?”. Kanë kaluar dyzet vjet e nuk kam mundur t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje që besoj do të shuhet së bashku me mua. Sido të jetë, një gjë është e qartë, në këtë botë ka njerëz që digjen dhe njerëz që ngrohen në zjarrin e tyre. Me sa dukej, unë isha një anëtar i dyshimtë në grupin e parë, ndoshta rastësia më kishte hedhur aty.

    Këtë ende s’jam në gjendje të ndaj, por me siguri mund të them se nuk kisha asnjë dëshirë të digjesha. Meqë para shitësit ndodheshin ca tufa pishe, mendja ime arriti në përfundimin se fati donte që unë të digjesha jo i tëri menjëherë, por brenda disa viteve. Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Ne të burgosurit u shkrumbëzuam në një zjarr të mbytur tërë tym, pa shpërthyer në flakë, pa bërë dritë.

    Dera e rëndë u hap me forcë. Sipas rregullit, gardiani më vuri prangat dhe të dy e përshkuam korridorin e gjatë pa thënë asnjë fjalë. Hymë në një dhomë të madhe përballë. Mbas një skrivanie ishte ulur një oficer, mbi të, afër tavanit, ndodhej një dritare e gjerë me hekura të kryqëzuara. Në mes të dhomës një karrige e betonuar, e palëvizshme, mbi të cilën më urdhëruan të ulesha. Menjëherë pas meje hynë disa oficerë, duhet të ishin gjashtë a shtatë, më rrethuan dhe filluan të më pyesin pa respektuar asnjë lloj radhe.

    Ç’kërmiteshin, qeshnin, talleshin, më shtynin, me goditnin, por për fat të mirë jo fort… “Ç’ke bërë kundër pushtetit? Ku doje të shkoje? Revolucioni hungarez…”?! I përsëritën disa herë këto pyetje si një rreth djajsh, kur papritur një kolonel trupmadh me fytyrë përbindëshi uli kokën e m’u afrua: “Po bandillin Fatmir, e njeh? Ai i ka thënë të gjitha. Të gjithë të tjerët heshtën”. ‘E njoh, por ai s’ka ç’të thotë për mua’, thashë me zë të dridhur.

    Koloneli drejtoi trupin dhe bërtiti: “S’ka ç’të thotë për ty, eee?!”, duke më goditur aq fort me pëllëmbën në fytyrë, sa rashë për tokë me gojën plot gjak. Mbasi më shkelmoi dhe një herë në brinjë me majën e çizmes, m’u drejtua “Kaq për sot, nëse nesër do të vish me këto mend, do të të mbys. Largohu”. Më ndihmoi të ngrihem një oficer i ri dhe për krahu më nxori nga dhoma. Aty më priste gardiani që më ktheu në birucë pa më thënë asnjë fjalë.

    U mbështeta pas murit. Isha krejt i trullosur. Faqja më digjej flakë, më rrihte e më rëndonte, syri gati i mbyllur. Gjakun që më mbushte gojën e gëlltisja poshtë, nga frika se po të pështyja gardiani do më rrihte se bëra pis birucën. I dërrmuar, i poshtëruar, i pazoti për gjithçka, shpërtheva në një ngashërim pa zë si fëmijë. Disi u çlirova, ndërsa mendimi se kjo do të përsëritej nesër, pasnesër e kush e di ku do të ishte fundi i saj, brenda meje vuri në lëvizje idenë e vetëvrasjes. Kurrë ndonjëherë më parë në jetën time s’isha ndalur pranë saj.

    Nuk e di pse m’u fanit në trajtën e një sfinksi jo më prej guri të gërryer nga rrebeshet e motit, por si një statujë e derdhur në një përzierje metalesh shumëngjyrëshe. Vetëtinte nën rrezet e diellit të zjarrtë. Më nguliti dy sytë e tij të bardhë. U drodha i tëri. Në bardhësinë e tyre përpiqesha më kot të lexoja diçka. Me siguri në ta vallëzonte enigma që s’mund të mendohet. Gjaku më rrihte në kokë me rrëmbim e ndjeja se po më shtynte në kujtime vetëm të dëgjuara prej meje nga të parët e mi.

    …Vetëvrasja pa dyshim është një konflikt i fortë emotiv, ku të gjitha ndjenjat asgjësojnë njëra-tjetrën me dhimbje e mizorisht. Në ato çaste ndodhesh në mes një shkretëtire prej hiri të një planeti ku nuk ka jetë, por kur ajo sublimohet tragjikisht në një princip moral. të mirëfilltë, tingujt e një flauti hyjnor, që agonizojnë në zemrën e çdo njeriu, të joshin të ecësh tërë endje në rrugën e hirtë të Qenies së vërtetë.

    Siç thotë Hamleti në monologun e tij të famshëm, “mendimi nisi të zverdhë ngjyrën e rezolutës”, brenda meje. Ideja e vetëvrasjes filloi të sprapset e m’u duk se u ndal atje ku nuk arrija ta shquaja. “Duhet të bësh diçka që ta vlejë të japësh jetën për të”. Ka kaluar një kohë e gjatë, me sa duket jeta tek unë po shuhet natyrshëm. Nuk kam mundur, të paktën deri tani, të ravijëzoj se ç’ka është kjo diçka. Në çaste të vështira, i ndodhur në krizë të thellë shpirtërore e kam mohuar ekzistencën e saj, por shumë shpejt e kam riprodhuar jo i bindur plotësisht, pa e njohur.

    …Mbas dite në fund të nëntorit. E ftohta e hidhur tërë lagështi e Tiranës kish depërtuar dhe në muret e qelisë sime. Por dridhesha, dhëmbët kërcisnin e kur mendoja si do kalonte nata pa mbarim, më ngriheshin leshrat përpjetë. Krejt i pafuqishëm nga mungesa e ushqimit herë pas here bëja lëvizje gjimnastikore për t’u ngrohur qoftë edhe për pak çaste. Pastaj shtrija trupin disi i lirshëm mbi dysheme dhe ashtu i rraskapitur prisja gjumin duke soditur nga dritarja e kryqëzuar ku retë fluturonin njëra pas tjetrës pa u ndjerë.

    Nuk po vinte. Nisa të lëviz. Dora më ndeshi në pak çaj të derdhur pak më parë. U krijuan disa njolla mbi të cilat dridheshin rrezet e zbehta te llambës që s’shuhej tërë natën. Dalëngadalë të ndrojtura filluan të afrohen dhe erdhi një çast e u bashkuan, lëngjet e tyre u përzien. Megjithëse ishte po ai lëng i murrmë i çajit reflekset ndryshuan. Para syve të mi mbeti vetëm një njollë, e cila, si zakonisht, ndodhte këto kohët e fundit i harruar nga hetuesit, merrte trajtat e shquara të një kompozimi anonim. M’u paraqit një çift i mbërthyer në akt seksual në një pozicion krejt të pavolitshëm me dy kokat në drejtim të kundërt si në letrat e bixhozit.

    Nuk arrija të kuptoja pse piktori i kishte vendosur në këtë mënyrë, ku ishte qëllimi i tij. Rreth kokës së atij që dukej si mashkull shtrihej një pjesë dyshemeje shumë e pastër dhe e ndriçuar mirë; vështrimi i tij tretej i përhumbur diku përtej saj ku fillonte hija që i vinte rrotull dhomës, ndërsa koka e femrës ndodhej e zhytur në njolla të vjetra e të linte përshtypjen se po kënaqej me kundërmimin e tyre të ndyrë. Fërkova sytë dhe mënjanova pak kokën time me shpresë se kompozimi do të zhdukej, por s’ndodhi ashtu. Në të kundërt, trupat e dashnorëve lëvizën bashkë me mua të ndezur nga një epsh i paparë. Për një çast thashë me vete: “Mos po marrosem”?!

    …Ndërrimin e gardianëve në mesnatë e dëgjova, s’më zinte gjumi. Duhet të ketë qenë aty rreth orës dy kur një ulërimë e llahtarshme shqeu heshtjen e mbarsur të asaj godine të nëmur me dhembje e brenga nga më të ndryshmet. “Nuk ndahena”! bërtiste njëri zë fuqishëm, ndërsa tjetri që me sa dukej po largohej nëpër korridor më i dobët “Amanet fëmijët”! Këto fjalë u përsëritën disa herë të përziera me zhurmën e këmbëve të policëve dhe thirrjet e tyre të shkurtra “shpejt, shpejt”!

    E morën për ta pushkatuar të gjorin. Të gjithë në qelitë e tyre, të tmerruar ndjenin dhembjen e tjetrit si të ishte e tyre. Dridhesha i tëri. Një portë qelie u mbyll e përplasur me forcë. M’u duk sikur më goditi në gjoks e më flaku në mur. Heshtja pa u ndjerë hipi në fronin e saj për pak kohë e pa shqetësuar.

    I mbeturi vetëm brenda katër mureve që i zinin frymën herë pas here lëshonte një ulërimë të frikshme si ajo e qenit që ndjell mortje. Sot gjahun vdekjes po ia dhuronin të tjerët, nuk kishte nevojë të endej pas tij e t’i ngulte kthetrat duke gulçuar. Ata që e duan marrëzisht jetën e tyre, marrëzisht mendojnë se duke vepruar kështu e largojnë nga vetja.

    Gabojnë rëndë, vdekja është fundi i jetës dhe një pjesë integrale e saj, në krahët e së cilës do mbarojmë të gjithë; nuk duan të kuptojnë se ajo nuk është një armik jashtë nesh, por një dëshirë e jona e brendshme për heshtjen dhe paqen e thellë të mos ekzistencës. Njeriu i papjekur për vdekjen nuk është i përshtatshëm për shijen e saj, ai vazhdon të mbetet i gjallë e i vdekur njëkohësisht, duke shërbyer si katalizator për komponime të reja të dyshimta në këtë botë.

    Britmat therëse po rralloheshin, një nga një ranë në një pellg vaji të turbulluar, në një dënesje që dalëngadalë iu nënshtrua heshtjes enigmatike të gjërave; i bindur për atë që ndodhi me sa dukej u përmblodh. Hamendjet shqetësuese dhe shpresat i braktisi tek e panjohura. Një gjumë i errët me siguri e pushtoi si më ndodhi edhe mua.

    Ta gjykosh tjetrin duke u nisur nga vetja, nënkuptohet, është diçka e dyshimtë, po që aty shtrihet një pjesë e madhe e së vërtetës nuk mund ta mohosh. Nuk jemi tepër larg njëri-tjetrit sidomos në raste të tillë…! Meqë jemi kafshë të arsyeshme të shumta janë përgjigjet e zgjidhjet arbitrare. Nyja Gordiane nuk pritet njëherë e përgjithnjë se ajo ka një veçori të mbrapshtë që gjithmonë lidhet vetë përsëri.

    Hijet e trembura të asaj nate të gjatë ishin fshehur në skutat e tyre pa emër, kur qerpikët e mi të ngjitur mezi u shqitën. Në katrorin e dritares së kryqëzuar u shënua një ditë e re. Disa herë i erdha rrotull dhomës me padurimin e njeriut që pavetëdijshëm diçka pret. Parandjenjat në kuintat e tua hedhin një dritë të zbehtë në skenën ku më pas do të luhet drama. Kam përshtypjen se ato gjallërohen kur arsyeja e rraskapitur ndodhet pa e kuptuar në kufijtë e saj më të skajshëm!/Memorie.al/

  • MURTAJA SHPERTHEU!

    MURTAJA SHPERTHEU!

    Jusuf Buxhovi

    Lam Mula erdhi çastin që tellallët, me çirrjet për shpërthimin e murtajës dhe fermanin e mbylljes, kalonin nga Çarshia e Madhe te pjesa që shpjente te Ura e Tabakut për në Shkukëz, ku tashmë, flitej se ishte hapur një gropë e mëdha me gëlqere, një si varr i përbashkët, pët të vdekurit nga murtaja. Dukej tejet i shkallmuar.

    “Filloi dënimi ynë me vdekje”.

    Ia ktheva se nuk do t’i nënshtrohemi këtij dënimi, pa marrë parasysh se tellallët thonë se e kemi nga Perendia. I thashë se këtë e kemi nga robi, dhe çfarëdo që vjen nga robi, ka edhe ilaçe.

    “Sidoqoftë, murtaja është murtajë… Ajo e bën të veten…”

    Ia përkujtova grrithen në Malsi kundër murtajës së fundi.

    “Mikrrobi mundet me mikrob…”

    N’ato fjalë hyri Rremë Kusari. Fisnik si gjithmonë, dukej i qetë.

    “Ta nisim grrithjen. Ata me të veten e ne me tonën… Të bashkuem, nuk dorëzohemi…”

    E mora ngryk, sikur të kërkoja ngushëllim nga shqetësimi i brendshëm, që po më ngulfaste.

    “Të paça, vëlla. Do të bashkohemi i madh e i vogël, xhami, teqe e kishë, për me e luftue këtë të keqe që po na kërcënon me shfarosje…

    (Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1982)

  • Vajza vrau babanë, arrestohet nëna! Ndihmoi të bijën të fshihnte ngjarjen që të dukej aksidentale

    Vajza vrau babanë, arrestohet nëna! Ndihmoi të bijën të fshihnte ngjarjen që të dukej aksidentale

    Një ditë pas zbulimit të ngjarjes makabre në Frashër të Fierit, ku vajza vrau babain duke e mbytur me tel, policia ka vënë në pranga edhe nënën e 26-vjeçares Emanilda Rama.

    53-vjeçarja Valbona Rama ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, Anesti Rama, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.Valbona Rama akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Lexo edhe :Related Posts
    Ndërkohë, një ditë më parë policia vuri në pranga 26-vjeçaren. Krimi makabër ndodhi rreth orës 23:00 të së mërkurës, në banesën e familjes Rama, por u zbulua një ditë më pas.

    Fillimisht, e reja njoftoi policinë se i ati, Anesti Rama, kishte vdekur aksidentalisht në banesë. Por hetimet e policisë zbuluan se bëhej fjalë për një vrasje dhe se vajza, së bashku me nënën, kanë inskenuar ngjarjen si aksident.
    Emanilda Rama ka deklaruar fillimisht se babai ishte rrëzuar në tualet duke gjetur vdekjen. Mësohet se vajza, së bashku me nënën, e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë dhe në trupin e viktimës, nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.
    Gjatë deklaratës në polici, e reja tregoi dhe motivet që e çuan të ndërmerrte aktin ekstrem. Sipas saj, i ati e trajtonte me fanatizëm duke mos e lejuar të vishej siç ajo donte. Emanilda Rama u tha hetuesve se babai nuk i jepte para për t’u argëtuar.
    NJOFTIMI:
    Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
    Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
    /vizionplus.tv

  • Kujtime nga e kaluara: “Ja kështu u rritëm. Me rrobat e njëri-tjetrit e me dashurinë për njëri-tjetrin”

    Kujtime nga e kaluara: “Ja kështu u rritëm. Me rrobat e njëri-tjetrit e me dashurinë për njëri-tjetrin”

    “Motra ime quhet Mimoza. Veç një kam. Është pesë vjet më e vogël. Në çerdhe e kopsht e çonte nëna, por e merrja unë. Lija lodrat e vrap.

    E mbaja hopa, kur vetë duhej të më merrnin hopa. 6-7 vjeç unë, afër dy vjeç ajo.

    Shpirti më dilte deri tek shtëpia se qe dhe buçko. Rruga nuk ishte as 300 metër, por më dukej pafund atëherë.

    Para ca ditësh pashë ca foto. Ja, unë dhe motra. Ja dhe te kjo tjetra, te kjo, te kjo… Sytë më vajtën tek disa detaje.

    Shoh Mozën me pardesynë time, ja ajo me këpucët e vëllait, me tutat e mia, me bluzën jeshile që pata në gjimnaz…

    Asnjëherë nuk provoi diçka të re, blerë posaçërisht për të. Bile një herë veshi kostumin e babait. Pa shaka e them. Ja historia.

    Pas shumë e shumë kursimesh, më në fund ati im e qepi një kostum. Ai dukej bukur edhe i veshur me thes, thoshte nëna.

    Jo më me kostum. Vendosi ta vishte për festën e 1 Majit. Si yll dukej. U gëzuam të gjithë. Morëm ushqim me vete e piknik tek kodrat, por na zuri një rrebesh behari e kostumi na la…

    – Mos u mërzit, – tha nëna. – E ndreq unë.E thau, e hekurosi dhe u shkurtua aq sa nuk i bënte më.– Qenka kismet për Gimin, – tha babai.

    Kështu, në 8 vjeçare unë u bëra me kostum. Burrë i vockël, më thirrnin zyshat. Pas ca vjetësh u zgjata dhe… :  – “Tani ta marrë Moza”, – tha babai.

    E shqepi nëna, e rregulloi për motrën. Xhaketën e stiloi për femra dhe ajo e veshi. Por sa mbërtheu kopsën e parë, u dëgjua zhurma e shqepjes. Ranë copat në tokë.

    U habitëm pak, por qeshëm shumë. Ja kështu u rritëm.

    Me rrobat e njëri-tjetrit dhe me dashurinë për njëri tjetrin. Si njerëz të thjeshtë, të punës, të së mirës e të së drejtës. Që borxh nuk i patëm askujt. Veç prindërve tanë të mrekullueshëm.

    Ata janë mërzitur pak.

    Se unë dhe motra ikëm në Amerikë. Vëllai i kaloi 25 vite në Greqi. Ama e kemi bërë grafikun: 

    Çdo muaj njëri nga ne do shkojë patjetër në Korçë, aty te lëndina e poshtë akacjes do e vendosë një buqetë me lule te prindërit që u kujdesën si mjeshtëra bahçevanë për ne”. – Agim Xhafka (bota.al.)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ERNESTO SABATO ISHTE KRENAR PËR PREJARDHJEN E TIJ, NË PARIS E KËRKONTE GRAMATIKËN E GJUHËS SHQIPE

  • Analiza: Trump kthehet i buzëqeshur në SHBA, ndërsa NATO i jep atë që ai ka kërkuar

    Analiza: Trump kthehet i buzëqeshur në SHBA, ndërsa NATO i jep atë që ai ka kërkuar

    Donald Trump është duke u kthyer në Uashington pas një takimi të shkurtër, por miqësor me udhëheqësit e aleatëve të Amerikës në NATO.
    Nuk pati asnjë përplasje të dukshme diplomatike, deklarata kontraverse apo fyerje që kërkonin përpjekje urgjente për pastrim. Me këtë president amerikan, një udhëtim i qetë nuk është aspak i garantuar.

    Por gjithçka, nga shtrimi i qilimit të kuq te akomodimet madhështore e deri te trajtimi me respekt nga aleatët, dukej se ishte menduar për ta bërë Trumpin të ndihet i qetë.
    Pakënaqësia e Trump dukej se ishte përqendruar kryesisht te media amerikane dhe ajo që ai e quajti mbulim të padrejtë të një vlerësimi të rrjedhur të Pentagonit për sulmin ushtarak të së shtunës në mbrëmje ndaj Iranit.
    Duke qëndruar midis udhëheqësve të tjerë dhe në konferencën e tij të vetme për shtyp, Trump ishte gjithë buzëqeshje.
    Ai tha se e donte Holandën, e komplimentoi presidentin finlandez për lojën e tij të golfit dhe shprehu empati për një gazetare të Shërbimit Ukrainas të BBC-së, partnerja e së cilës po shërben në forcat e armatosura të atij vendi.
    Trump mund të jetë në një humor veçanërisht të mirë, sepse vendet e NATO-s i dhanë atë që ai kishte kërkuar.
    Me përjashtim të Spanjës – e cila mori një paralajmërim të ashpër nga presidenti – të gjitha kanë premtuar të rrisin shpenzimet ushtarake në 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto.
    Është lloji i arritjes së prekshme që Trump me siguri do ta reklamojë në ditët në vijim si provë se stili i tij diplomatik, ndonjëherë i paturpshëm, mund të japë rezultate.(BBC)

  • Franca përmbys danezët, shkon në gjysmëfinale të Euro U21

    Euro U21 në Sllovaki, luajti sot në 18:00 çerekfinalen e tretë mes Danimarkës dhe Francës. Një ndeshje në të cilën gjithçka dukej gati e përfunduar për danezët, të cilët në fund, iu desh t’i dorëzoheshin fuqisë së bluve të rinj.

    Ngjau gjithçka në këtë takim. Ishin danezët e vegjël ata që kaluan përpara në të 18′ me Bishof. Në fundin e pjesës së parë (44′) Sise barazoi për francezët të cilët në startin e së dytës e panë sërish vetën poshtë një goli. Këtë radhë Danimarka shënoi me Sorensen (49′).

    Ndërkaq kur dukej se Danimarka do t’i bashkohej Holandës dhe Anglisë në turin tjetër, vjen goditja transalpine. Në të 84′ dhe 85′ Franca U21 shënon dy herë me Merlin dhe Tel (2-3 final) duke avanacuar më tej.

    Sakaq në 21:00 çerekfinalja e fundit Gjermani- Itali. Fituesi takohet në gjysmëfinale pikërisht me Francën. Çifti tjetër, i përcaktuar dje, i takon duelit Holandë-Angli./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin