Tag: duhur

  • Xabi Alonso lëvdon Garcia: Fantastik, gjendet në vendin e duhur dhe momentin e duhur

    Xabi Alonso lëvdon Garcia: Fantastik, gjendet në vendin e duhur dhe momentin e duhur

    Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, foli për mediat pas fitores 1-0 kundër Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube, e zhvilluar në SHBA. Në prononcimin e tij për DAZN, Alonso u shpreh i kënaqur me fitoren dhe kalimin e turit:
    “Jemi shumë të kënaqur me rezultatin, me paraqitjen dhe me faktin që arritëm të kalojmë turin. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, e dinim që Juventusi do të na vendoste në vështirësi dhe ashtu ndodhi në 15 minutat e para, kur na u desh të përshtateshim dhe të merrnim masat. E pashë që na mungonte kompaktësia në mesfushë dhe i kërkova skuadrës të qëndronte më e bashkuar në qendër dhe të kërkonte hapësira në krahë, aty ku mund t’i bënim keq Juventusit. Jam i lumtur që djemtë e zbatuan mirë planin taktik dhe arritëm ta menaxhonim avantazhin”.

    Për Gonzalo Garcia, autorin e golit vendimtar: “Fantastik. Ka instinktin e vërtetë të një sulmuesi. Ishte aty ku duhej të ishte, në vendin e duhur në momentin e duhur. Nuk është vetëm çështje fati, është diçka që e ka brenda, një ndjesi e veçantë për të parashikuar ku do të shkojë topi. Ka merita të mëdha për fitoren tonë sonte”.
    Për gjendjen e Kylian Mbappé: “Nuk ishte në formën e tij më të mirë sonte, nuk ishte 100%. Vendosëm të mos e rrezikonim më shumë sesa duhej. Kylian e di sa i rëndësishëm është për ne dhe jam i bindur që do të rikuperohet plotësisht për ndeshjet e ardhshme. Na pret një përballje e fortë në çerekfinale, do të kemi nevojë për të në formën më të mirë”.
    Alonso përfundoi duke falënderuar tifozët madrilenë që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën në SHBA dhe theksoi se skuadra e tij ka potencial të madh për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

  • “Dashuria dhe emocionet janë në horizont”, si parashikohet Horoskopi për sot

    “Dashuria dhe emocionet janë në horizont”, si parashikohet Horoskopi për sot

    DASHI – Hapet një periudhë shumë e favorshme për të filluar ndërtimin e diçkaje tuajën. Lërini mënjanë pasiguritë dhe përpiquni të merrni disa rreziqe më shumë. Një ndjenjë ankthi dhe shqetësimi ju pushton; keni përshtypjen se dikush nuk po ju thotë të vërtetën.

    DEMI – Dashuria dhe emocionet janë në horizont. Ke kohë që je përpjekur ta fshehësh dhe ta shtypësh atë që ndjen. Në ditët në vijim, mund të kesh mundësinë e duhur për ta kompensuar këtë.
    BINJAKËT – Nuk mund të relaksoheni, pavarësisht qetësisë së sheshtë të këtij fillimjave. Një ndjenjë ankthi dhe shqetësimi ju pushton; keni përshtypjen se dikush nuk po ju thotë të vërtetën.

    GAFORRJA – Jeni i ngopur me monotoninë e përditshme. Dëshironi ta shfrytëzosh sa më shumë verën për të eksploruar vende të reja dhe për të jetuar përvoja të paharrueshme. Lëri mënjanë përgjegjësitë për një kohë dhe përkushtoju vetes ushqyerjes së shpirtit tënd me kujtime të mrekullueshme.
    LUANI – Ju presin shumë pengesa të pakëndshme që do të kishit preferuar t’i shmangnit. Qëllimi juaj ju jep vullnetin e nevojshëm për të përveshur mëngët dhe për t’u përballur me këto sfida drejtpërdrejt.
    VIRGJËRESHA – Premtimet e mëdha për të ardhura ju shtyjnë të festoni dhe të kënaqeni me ndonjë tekë, ndonjë dëshirë që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Këshillohet të jeni të kujdesshëm përpara se të hidheni në shpenzime të çmendura.
    PESHORJA – Keni nevojë për pak hapësirë ​​për të marrë frymë, por ke shumë përgjegjësi që të rëndojnë. Nëse nuk mund të ndalesh, ki guximin të kërkosh mbështetje nga ata përreth teje.
    AKREPI – Takime të veçanta po vijnë. Dashuria është gati t’ju godasë kur më pak e prisni. Zemra juaj mund të fillojë të rrahë përsëri për një person të rëndësishëm, një dashuri të vjetër ose një pasion të ri.
    SHIGJETARI – Ndiheni të fortë, të pandalshëm, gati për t’u zhytur në të panjohurën. Në punë nuk keni frikë të merrni rreziqe, të provoni diçka të re për të përmirësuar situatën. Në dashuri jeni shumë aventureskë…
    BRICJAPI – Të dashur Bricjapë, konkretësi dhe vendime të reja. Nuk keni kohë për ata që hezitojnë dhe përpiqen t’i shmangin pyetjet tuaja, keni nevojë për një përgjigje të saktë dhe të menjëhershme.
    UJORI – Ndiqni intuitën tuaj të duhur dhe do të jeni në gjendje të siguroni të ardhura të reja e të konsiderueshme. Ata që janë afër jush përpiqen t’ju kuptojnë, por kohët e fundit keni qenë shumë të turpshëm dhe mosbesues: përpiquni të bëni vetë hapin e parë.
    PESHQIT – Jeni gati të hiqni pluhurin nga vetja dhe të riktheheni në rrugën e duhur. Yjet ju japin energji dhe vetëbesim të tepërt. Ndiqni intuitën tuaj të duhur dhe do të jeni në gjendje të siguroni të ardhura të reja dhe të konsiderueshme. Njerëzit pranë jush përpiqen t’ju kuptojnë, por kohët e fundit keni qenë shumë të turpshëm dhe mosbesues: përpiquni të bëni vetë hapin e parë.

  • Milan, dëgjoje Dzemailin për Jasharin: Lojtar i madh, e patë si e neutralizoi Edersonin

    Milan, dëgjoje Dzemailin për Jasharin: Lojtar i madh, e patë si e neutralizoi Edersonin

    Ish-mesfushori Blerim Dzemaili foli për mikrofonat e “Sky Sport” për dy bashkëkombësit e tij, që janë në shënjestrën e Milanit. Duke nisur nga Ardon Jashari: “E kam parë të luajë 3-4 vite më parë me Lucernën, është lojtar me të vërtetë i rëndësishëm, një lider që kur ishte më i ri. Nuk fshihet kurrë, i pëlqen të prekë topin”.
    Më pas shtoi për rolin e tij: “I pëlqen të luajë para mbrojtjes. Në ndeshjen e fundit me kombëtaren luajti pranë Xhakës, e bëri mirë edhe atë rol. Mund të mbulojë disa role, është rritur shumë te Brugge këto vitet e fundit. Të gjithë e dinim se kishte talent, por nuk mendonim se do të bënte kaq mirë menjëherë”.
    I pyetur nëse do t’ia rekomandonte Milanit të zgjidhte Jasharin, apo shokun e tij të kombëtares, Granit Xhaka, Dzemaili tha: “Jashari ka shumë të ardhme përpara, mund të punosh me të për 5-8 vitet e ardhshme. Xhaka është tashmë në top-nivel, Jashari duhet të rritet për të mbërritur atje. Të dy janë shumë të fortë dhe do të bënin shumë mirë te Milani, por kampionati italian nuk është i lehtë. Në përballjen direkte kundër Edersonit, në Champions, tregoi se është i fortë. E eliminoi Edersonin, e neutralizoi, më befasoi shumë në atë ndeshje. Dëshmoi se ka bërë hapa përpara”.
    Për merkaton e Milanit: “Mendoj se ka marrë një dyshe perfekte. Igli Tare është një drejtor sportiv shumë i fortë, Allegri është një mjeshtër. E di se çfarë lojtarësh i duhen për lojën e tij, do të përqendrohen te lojtarët e duhur, mesfusha është pjesa më e rëndësishme e skuadrës. Aty po përqendrohen dhe është e drejtë. Modric? Vlen njësoj si De Bruyne, me motivimet e duhura është një vlerë e shtuar për Milanin dhe Serie A. Duhet të jetë i zoti Allegri ta vendosë në vendin e duhur, me hapësirën e duhur. Nëse mund të marrësh një si Modric, i bën mirë skuadrës. Do ta doja gjithmonë në skuadrën time, edhe pse ka rreziqe pas tij”.
    Për Napolin dhe Interin: “Goditja e De Bruyne ishte vërtet e rëndësishme, e çon edhe më lart nivelin e Napolit. Është e qartë që Conte ka nevojë për lojtarë të tjerë, tashmë ka bërë një mrekulli këtë sezon. Është e rëndësishme të kesh një skuadër të plotë kur merr pjesë në disa kompeticione. Më pëlqen shumë Lucca, do të shkoja më shumë tek ai. Tjetër goditje e madhe është ajo e Bonny tek Interi, më pëlqen shumë ky transferim”.

  • Candela është i bindur: Dyshja Gasperini-Ranieri, garancia e duhur për Romën

    Candela është i bindur: Dyshja Gasperini-Ranieri, garancia e duhur për Romën

    Në një intervistë për edicionin roman të “Corriere della Sera”, ish-mbrojtësi i Romës, Vincent Candela, ka folur për projektin e ri të verdhekuqve: “Më pëlqen, më entuziazmon. Ndjehet dëshira për të ndërtuar diçka serioze. Stadiumi është gjithmonë plot, tifozeria nuk mungon kurrë.
    Sinjali i vërtetë i forcës erdhi me zgjedhjen e njerëzve të tillë: Gasperini në pankinë, Massara në drejtim, Ranieri si garant. Është një treshe që jep garanci, një bërthamë solide mbi të cilën mund të ndërtohet një projekt i vërtetë”.
    A është Gasperini, trajneri i duhur?Absolutisht po. Të gjithë e njohim, është një njeri që punon fort, që kërkon shumë, që ka karakter. Bëri gjëra të mëdha në Bergamo, por Roma është një ambient ndryshe. Kërkohet personalitet dhe ai e ka me shumicë.
    Po Massara?Me gjithë respektin për ata që ishin më parë, Massara është ‘top’ në rolin e tij. Ka 20 vite që punon në futbollin italian, i njeh mirë mekanizmat, di si të lëvizë. Me Gasperinin do të ndërtojë një skuadër konkurruese, jam i sigurt.
    Po Ranieri?Ranieri është një garanci shtesë. Ka bërë mrekulli kudo ku ka shkuar, edhe ajo që bëri sezonin e kaluar ishte ndoshta më e bukura. Përvoja dhe romanizmi i tij do të jenë thelbësore për të sjellë ekuilibër, për ta mbrojtur ambientin. Është një figurë referuese për futbollin italian dhe Romën në veçanti.

  • Sulmi amerikan në Iran/ Demiraj: Ishte në kohën e duhur, ekzekutimi i operacionit ishte fantastik, por objektivat nuk janë arritur

    Sulmi amerikan në Iran/ Demiraj: Ishte në kohën e duhur, ekzekutimi i operacionit ishte fantastik, por objektivat nuk janë arritur

    Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj, ka komentuar operacionin ajror të fundit kundër objektivave në Iran, duke vlerësuar planifikimin dhe ekzekutimin e tij, por duke vënë në dyshim arritjen e objektivave strategjike të shpallura nga udhëheqësit amerikanë.
    I ftuar në emisionin “Log.” , Demiraj u shpreh se për të verifikuar suksesin e operacionit dhe për të siguruar goditjen përfundimtare të objektivit, është e nevojshme ndërhyrja me forca speciale në terren.
    Ai vlerësoi operacionin si një ndër më të mirëplanifikuarit dhe të ekzekutuarit, por theksoi se pa një komponent tokësor, nuk mund të flitet për një sukses të plotë strategjik.
    “Unë mendoj se sulmi ishte një vendim i duhur në kohën e duhur, por nuk besoj se ka arritur objektivat strategjike. Jam i sigurt se ato objektivat që u deklaruan nga presidenti dhe zv presidenti nuk janë realizuar. Këtë e them me siguri të plotë sepse e kam shumë të qartë aftësinë dhe kapacitetin e GBU-57 AB sesa aftësi dhe kapacitete kanë pavarësisht faktit që janë përdorur 14 dhe janë përdorur në nyejt kryesore. Së dyti, duke patur parasysh thellësinë në të cilat ndodhen ato tunelet nën tokësore. Unë kam thënë se edhe në rast se bombardohen nuk besoj. Unë e kam thënë që objektivi nuk arrihet me një bombardim të vetëm. Të gjitha këto operacione që janë strategjike të nivelit të lartë, planifikimi, ekzekutimi i këtij operacioni ishte fantastik. Me qëllim përfundimin e këtij operacioni dhe verifikimin e rezultatit të arritur, nëse është arritur objektivi apo jo, të gjitha këto sulme kombinohen me futjen e forcave speciale në terren”, tha Demiraj.

  • Mundësi pozitive dhe kreativitet, ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

    Mundësi pozitive dhe kreativitet, ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

    DashiSot mund të jeni të shpërqendruar dhe të rrezikoni të bëni ndonjë gabim. Është e rëndësishme të tregoheni më të matur dhe të shmangni veprimet impulsive. Nga ana sentimentale, dita do të jetë mjaft interesante dhe mund të sjellë emocione të veçanta.
    DemiGjërat mund të mos shkojnë sipas dëshirës tuaj, ndaj mund të ndiheni të tensionuar. Ndryshimet në jetën personale dhe profesionale do të ndikojnë tek ju. Mos dyshoni në aftësitë tuaja, pasi do të dini të përballeni me çdo sfidë.
    BinjakëtNë punë mund të ndiheni të pakënaqur dhe të gatshëm për ndryshim, por mos u nxitoni. Tregoni durim, sepse momentalisht nuk është koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme.
    GaforrjaDita sjell mundësi pozitive në të gjitha drejtimet. Jeni në një periudhë që mund të arrini shumë nëse dini të vlerësoni personat e duhur. Lidhjet e reja dhe mundësitë profesionale mund të jenë shumë premtuese.
    LuaniKëshillohet të ruani qetësinë dhe të pranoni që ndonjëherë është më mirë të bëni një hap pas për të ecur më përpara. Mos lejoni që krenaria t’ju pengojë të shihni mundësitë që ju ofrohen.
    VirgjëreshaTregohuni të kujdesshëm me ato që thoni dhe bëni. Mos u ndiko nga mendimet e të tjerëve dhe mos merrni vendime të nxituara, sidomos për çështje financiare. Reflektoni mirë para se të veproni.
    PeshorjaFinancat mund t’ju shqetësojnë sot dhe do të ndiheni të pavendosur për një blerje apo investim. Këshillohet të mos veproni me nxitim. Merrni kohën e duhur për të analizuar situatën.
    AkrepiHëna ju favorizon dhe do të ndiheni më energjikë dhe kreativë. Mund të keni ide të reja si në punë, ashtu edhe në marrëdhëniet personale. Bashkëpunimet do të jenë shumë të frytshme.
    ShigjetariEdhe pse mund të ndiheni të lodhur, mos hezitoni të kërkoni ndihmë ose këshillë nga njerëzit pranë jush. Sot mund të mësoni diçka të vlefshme që do t’ju ndihmojë për të ecur përpara.
    BricjapiNjë fazë e rikuperimit sapo ka nisur për ju. Përgjigjet që prisni nuk do të vonojnë dhe mund të arrini një sukses të rëndësishëm. Në dashuri, do të keni dëshirë të përjetoni më shumë emocione.
    UjoriKeni kaluar ndryshime të rëndësishme së fundmi dhe tani është koha të përshtateni me situatat e reja. Në javët në vijim, puna mund t’ju kushtëzojë, ndaj do të duhet të menaxhoni me kujdes energjitë tuaja.
    PeshqitEdhe pse disa planete mund të jenë kundër jush, dita sjell edhe ndikime pozitive. Mundohuni të përqendroheni në gjërat e bukura dhe mos u nervozoni për pengesat e vogla. Marrëdhëniet sociale do të jenë të rëndësishme.

  • Di Biagio: Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Botëror, Gattuso është trajneri i duhur

    Di Biagio: Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Botëror, Gattuso është trajneri i duhur

    Për mikrofonat e “Sky Sport”, Gigi Di Biagio, ish-trajner i kombëtares A dhe asaj U-21 të Italisë, ka folur për zhvillimet e fundit rreth grupit axurr: “Të gjithë po mbështesim kombëtaren U-21. Kam punuar për shumë vite me Nunziata dhe e di që është i qetë, i sigurt. Me Gjermaninë do të jetë e vështirë, por edhe për ta, sepse ne po luajmë një futboll të mirë.
    Gattuso në pankinën e Italisë…I uroj shumë fat, mund të jetë personi i duhur. Jemi lodhur duke mos e parë Italinë në Kupën e Botës. Spalletti pati vështirësi, por unë kam bindjen që Gattuso mund ta ngrejë kombëtaren. E meritojmë si vend të jemi në Botërorin 2026.
    Si e prisni Romën e re me Gasperinin në stol?Do të vijë një stil i ri loje, gjithçka do të jetë ndryshe nga vitet e fundit. Kam pak dyshime për karakteristikat e disa lojtarëve, por mendoj që Gasperini ka përvojën e duhur për të ndërtuar një skuadër të re edhe nëpërmjet merkatos.
    Federico Chiesa, ku mund të përshtatet më mirë?Mendoj që, nëse Federico është në gjendjen e duhur mendore, fizike dhe me motivimin e duhur, çdo klub do t’i shkonte për shtat. Napoli me Conten do të ishte ideal për një rilindje të tij. Ka cilësi unike, besoj se edhe për kombëtaren mund të jetë shumë i vlefshëm, sepse ka karakteristika që të tjerët nuk i kanë.

  • “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.
    Demi

    Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.
    Binjakët
    Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.
    Gaforrja
    Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.
    Luani
    Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti.
    Virgjëresha
    Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që t’i shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.
    Peshorja
    Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.
    Akrepi
    Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.
    Shigjetari
    Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejt do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.
    Bricjapi
    Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.
    Ujori
    Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni. Mundohuni që t’i jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.
    Peshqit
    Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Qershor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Qershor 2025

    Dashi
    Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.
    Demi
    Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.
    Binjakët
    Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.
    Gaforrja
    Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.
    Luani
    Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.
    Virgjëresha
    Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.
    Peshorja
    Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.
    Akrepi
    Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.
    Shigjetari
    Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.
    Bricjapi
    Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.
    Ujori
    Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni, shkruan noa.al. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.
    Peshqit
    Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

  • Ruajtja e ushqimeve të freskëta gjatë verës, ja në çfarë temperature duhet ta gradoni frigoriferin tuaj

    Ruajtja e ushqimeve të freskëta gjatë verës, ja në çfarë temperature duhet ta gradoni frigoriferin tuaj

    Në verë, temperaturat rriten dhe bashkë me to rritet edhe nevoja për ruajtjen e duhur të ushqimit. Frigoriferi ynë bëhet aleati ynë kryesor në betejën për përbërës të freskët dhe të sigurt, për sa kohë që funksionon siç duhet dhe është vendosur në temperaturën e duhur.

    Temperatura ideale për pjesën e brendshme të frigoriferit është midis 1°C dhe 4°C. Në këtë temperaturë, rritja e mikroorganizmave patogjenë ngadalësohet ndjeshëm, por pa ngrirë ushqimin.
    Ekspertët rekomandojnë një temperaturë afër 3°C, e cila siguron ekuilibrin më të mirë midis ruajtjes dhe efikasitetit të energjisë.

    Në të njëjtën kohë, për shkak se kushtet janë më të vështira gjatë muajve të verës, duhet të jemi të kujdesshëm edhe për përdorimin e shpeshtë të frigoriferit. Hapja dhe mbyllja e derës së tij ndikon në performancën e tij të brendshme, gjë që rrit rrezikun e prishjes së ushqimit.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të frigoriferit gjatë muajve të verës, duhet të:
    – Shmangni mbingarkesën: Ushqimit i duhet hapësirë ​​që të qarkullojë ajri i ftohtë.
    – Mos vendosni ushqime të nxehta brenda: Lërini të ftohen përpara se t’i ruani.
    – Mos e hapni derën shpesh: Mbajeni temperaturën brenda konstante.
    – Kontrolloni guarnicionet e derës: Nëse nuk mbyllen siç duhet, ftohja humbet.
    – Përdorni një termometër frigoriferi: Është i lirë, praktik dhe veçanërisht i dobishëm për monitorimin e temperaturës.
    Sigurimi i temperaturës së duhur në frigoriferin tonë nuk është vetëm një detaj teknik, por një parakusht për mbrojtjen e higjienës, shijes dhe vlerës ushqyese të ushqimit, veçanërisht kur zhiva është në rritje.
    Kujdesuni për frigoriferin tuaj dhe ai do të kujdeset për përbërësit tuaj.