E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako ka folur hapur për Gjestin, një temë që u komentua shumë gjatë kohës së reality show-t. Egli theksoi se lidhja me Gjestin ishte më shumë shoqërore sesa diçka dashurore.
Sipas saj, Gjesti nuk e frymëzonte në mënyrë të veçantë, por e bënte për të qeshur dhe e ndihmonte të kalonte kohën më lehtë në izolimin e shtëpisë. Egli pranoi se për një moment edhe ajo ka jetuar “në deluzion”, por tani e sheh gjërat ndryshe.
E pyetur me shaka nëse e ka ende numrin e Gjestit në celular, përgjigjja e saj ishte e prerë:
“Jo. Vërtet nuk e kam.”
Deklarata e Eglit:
“Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.
Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë. Rasti që je duke folur, ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.
Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.
U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.
Tag: duhur
-

“Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin pas ‘BBVA’, Egli: Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve
-

Shteti palestinez/ Shtohet presioni ndaj kancelarit Merz, Partia e Majtë: Të kesh guxim, do të thotë të zgjedhësh anën e duhur!
E Majta e Gjermanisë i ka bërë thirrje qeverisë së Kancelarit Friedrich Merz të ndjekë shembullin e partnerëve të saj perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez.
Kryetarja e partisë së ekstremit të majtë, Ines SchWerdtner, i tha dpa-së: “Të kesh guxim në këtë orë do të thotë të zgjedhësh anën e duhur.” Hezitimi do të ishte të mos njihje urgjencën e situatës në Gaza, shtoi ajo.
Berlini ka këmbëngulur se nuk është koha e duhur për të njohur një shtet palestinez, pavarësisht presionit në rritje, ndërsa aleatët e saj ndërmarrin këtë hap në përgjigje të luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.
Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës të dielën, ndërsa Franca dhe Belgjika pritet ta bëjnë këtë të hënën në një konferencë mbi zgjidhjen me dy shtete përpara Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Përpara fluturimit të tij për në Nju Jork për të marrë pjesë në konferencë, Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul tha se “për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë gjasa të vijë në fund të procesit”.
“Por ky proces duhet të fillojë tani,” argumentoi ai.
Schwerdtner tha se qeveria e Merz po “mbyll një sy qorr” ndaj “vuajtjeve të pamatshme në Gaza”.
“Njohja e Palestinës është më shumë sesa thjesht një simbol: është një sinjal i qartë se një e ardhme paqësore në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete.”
E majta, e cila po përjeton një ringjallje në politikën gjermane, pasi fitoi 8.8% të votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, po bën thirrje për një embargo gjithëpërfshirëse armësh kundër Izraelit dhe pezullimin e marrëveshjes së asociimit të BE-së me vendin./ DPA News.
-

“Ministrit i dha vëmendjen e duhur”, Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen me sens
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash.
“Administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund ka filluar të bëjë sens. Merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por edhe e drejtoreshës që e vuri në vijë punën,” u shpreh Kryeministri.
Ai kujtoi se për vite të tëra, njësia e administrimit të pasurive funksiononte në mënyrë të gabuar: “Ua merrnin kriminelëve me 1001 përpjekje dhe pastaj ua jepnin mbrapsht me çmime të arsyeshme. Policia e Shtetit mbetej pa infrastrukturën e duhur, ndërsa ata rimerrnin pallatet dhe vilat që mund të ishin fare mirë komisariate policie.”
Kryeministri solli në vëmendje edhe gjendjen e trashëguar prej dekadash me fusha të tëra të mbushura me automjete, motorë e karroca të sekuestruara si prova, duke e cilësuar si një ndotje të rëndë mjedisore. “Pas 35 vitesh, po pastrohet Shqipëria nga disa tumore të tmerrshme. Numri i shapkave të mbledhura si prova është i lemeritshëm, aq sa mund të vishnim me to pastrueset e gjithë Ballkanit,” tha ai.
Sipas Kryeministrit, ndërhyrjet e fundit dhe ristrukturimi i AAPSK po sjellin rezultate konkrete: “U desh vetëm vëmendje dhe strukturim i punës, dhe sot po çlirohen qytetet nga këto burime kancerogjene. Shqipëria po tregon se asetet e sekuestruara nuk kthehen më mbrapsht, por i shërbejnë interesit publik.”Top Channel
-

Niko Peleshi propozohet si kryetar i Kuvendit, Balla rikthehet si kryetar i grupit të PS
Kryesocialisti Edi Rama njoftoi sot përzgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten.
Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun e propoziu për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Niko Pelshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë. Në krah të Nikos me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur.”, tha Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. -

Slot: Nuk kam arsye të ankohem për merkaton, duhet t’i shfrtyëzojmë të gjithë lojtarët
11 Shtator 2025
11:46
Telesport
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, bëri një vlerësim të çështjeve të merkatos së verës. “Si gjithmonë, ne përpiqemi të nënshkruajmë lojtarë që mund të na ndihmojnë, por pas ndeshjeve të para nuk ka arsye të ankohemi. Nëse mund ta forcojmë skuadrën, do ta bëjmë, me kusht që të kemi lojtarin e duhur me çmimin e duhur”, tha Slot
Ai diskutoi rëndësinë e moshumbjes së pikëve në këto javë të para: “Kur ndoddhesh në krye të renditjes luan më mirë. Mund të humbasësh disa pikë, por jo shumë. Nuk do të habitesha nëse asnjë ekip nuk arrin të kalojë 100 pikë, duke pasur parasysh forcën e Premier League. Gjëja më e mirë është të mos humbasësh asnjë pikë”.
“Tani rikthehemi të luajmë pas pushimit dhe do të jetë e rëndësishme të grumbullojmë pikë në kampionat dhe në Champions. Nis një periudhë e vështirë për Liverpool dhe skuadrat e tjera. Duhet të jemi gati dhe të shfrytëzojmë të gjithë lojtarët që erdhën në merkato”, tha Slot. -

Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Avokati Kara: Vendim i duhur. Mund të prishë provat
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Avokati Romeo Kara në një intervistë u shpreh se ishte vendim i duhur. Sipas tij, ish-presidenti Meta do të përpiqet që të dëmtojë çështjen nëse lirohet.
“Ishte vendim i duhur. Meta mund të prishë provat. Nëse lirohet do përpiqet që të dëmtojë çështjen”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, avokati Kara tha se mbi Metën rëndojnë shumë akuza dhe se për aferën CEZ-DIA dhe lobimin do të marrë dënim.
“Janë pasuruar ndërkohë që Shqipëria shkatërrohej. Dhe për mua e ka barazuar qeverisjen me grabitjen dhe duhet hetuar i gjithë aktiviteti i tyre”, tha ai.
Ndër të tjera bëri thirrje që SPAK të ecë përpara me çështjen dhe që sipas tij të vendoset drejtësia e merituar. -

“Bashkitë kanë dështuar në kontrollin e territorit”/ Gjikondi: Rama ka nuhatjen perfekte për të bërë show-n e duhur në kohën e duhur!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijoi intensivisht edhe gjatë verës. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ky aksion do të vazhdojnë, po ashtu në daljen e tij në konferencat me gazetarët, Rama ka bërë të ditur se uji i pijshëm do të trajtohet me seriozitet.
Analistja Brizida Gjikondi ka bërë një pasqyrë të situatës së ndodhur lidhur me aksionin për ndërtimet pa leje, duke u ndalur te prishjet pa leje në Theth, për të cilën vë theksin edhe tek “dështimi” sipas saj i bashkive në kontrollin e territorit.
“Decentralizimi do një demokratizim të shoqërisë, të pushtetit. Nuk ka funksionuar sepse vetë qeveria nuk ka ditur ta menaxhojë decentralizimin. Në lidhje me Thethin, mendoj që nuk është faji i një njësie apo popullate për të abuzuar me territorin, por mendoj që Rama këto kohë po bën opozitën. Edhe për ndërtimet pa leje, ai po bën një opozitë ndaj pushteteve që vetë i ka pasur të shpërndara…Pra gjithë struktura e bashkisë së Shkodrës që mbulojnë territorin në Theth ka lejuar që ajo masakër të ndodhë. Por Rama ka një nuhatje perfekte për të bërë gjënë e duhur me show-in e duhur…Hyrja e Shqipërisë në BE është më shumë gjeopolitike mendoj. Ndërsa më habit fakti që Rama nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për të gjithë armatën e inspektorët që kanë treguar shkelje…”, tha më tej ajo. -

“Mbrëmja mund t’ju sjellë një takim të papritur”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
Dashi
Më mirë ndalni motorët në këto 24 orë. Pas ditëve intensive keni nevojë për të rifituar energjinë! Merrni kohë për veten, kërkoni qetësinë, qoftë në natyrë apo në heshtje. Edhe një gjest i vogël mund të ndryshojë humorin e atyre që ju rrethojnë. Lërini afeksionet t’ju japin forcë.
DemiKjo e diel ju sjell qetësi dhe stabilitet. Është dita e duhur për të rregulluar shtëpinë ose për t’iu përkushtuar atyre që doni me të vërtetë. Një bisedë me një familjar mund të zgjidhë një nyjë të vogël. Në dashuri jeni të ëmbël, por kujtoni: fjalët e sinqerta vlejnë më shumë se gjestet.
Binjakët
Dilni, pranoni ftesa, lëreni veten të përfshiheni… mos rrini pa lëvizur këtë të diel! Kureshtja dhe gjallëria ju bëjnë të parezistueshëm, të tjerët tërhiqen nga energjia juaj e lehtë e gazmore. Kush është në çift duhet të ketë kujdes të mos shpërqendrohet shumë.
Gaforrja
Jeni më emocionalë se zakonisht dhe plagët e vjetra rrezikojnë të rikthehen… por mos lejoni që t’ju fundosin. Kërkoni dialog me ata që ju duan! Trupi ju kërkon vëmendje, ndaj dhuroni kujdes e relaks. Energjinë e brendshme e rigjeni vetëm duke dëgjuar veten. Ju mjafton pak për t’u ndjerë përsëri në ekuilibër.
Luani
Një e diel që ju vendos nën dritën e reflektorëve pa bërë asgjë. Karizma juaj shkëlqen dhe mund t’ju sjellë ftesa apo propozime të papritura. Në dashuri beqarët kanë mundësi të gjalla, çiftet rizbulojnë pasionin. Jeni magnetikë, njerëzit ju kërkojnë, ju vënë re, ju dëshirojnë. Shijoni këtë moment protagonizmi natyral.
Virgjëresha
Keni nevojë për qetësi dhe për të rifituar qendrën tuaj. Merruni me lexim, meditim ose me një hobi që doni! Mos këmbëngulni te gjërat që nuk i ndryshoni dot, më mirë pranoni dhe fokusohuni tek ajo që mund të bëni. Pranimi ju dhuron qetësi dhe vetëdije të re.
Peshorja
Frymëmarrja juaj është harmoni dhe ëmbëlsi. Hëna ju bën më të hapur për dialog dhe emocione të sinqerta. Është momenti i duhur për të hapur zemrën pa frikë, duke lënë mënjanë krenarinë e paranojat. Një kontakt nga e kaluara mund t’ju zgjojë kujtime të forta.
Akrepi
Jeni më të ndjeshëm dhe emocionalë se zakonisht. Mos rrini vetëm për shumë gjatë, hapuni me dikë, qoftë edhe me një shëtitje apo bisedë të thjeshtë. Në dashuri duhet më shumë sinqeritet dhe më pak kontroll.
Shigjetari
Plot energji dhe dëshirë për lëvizje! Udhëtoni, edhe vetëm me mendje, dhe hapuni për eksperienca të reja. Dashuria rikthehet e gjallë dhe ju shtyn të ndani momente të veçanta. Organizoni diçka të bukur me atë që ju bën zemrën të rrahë fort.
Bricjapi
Reflektoni për përgjegjësitë e shumta që mbani mbi supe, është koha të delegoni! Në familje ka një sqarim për t’u bërë, por bëjeni me qetësi pa i ashpërsuar tonet. Në dashuri ndjeni nevojën për siguri dhe stabilitet.
Ujori
Shikoni përpara me entuziazëm dhe dëshirë për të planifikuar. Është momenti i duhur për të hedhur projekte dhe për të dhënë formë ideve, por hapni mendjen. Në dashuri, hiqni dorë nga ngurtësitë dhe jetoni më spontanisht. Mbrëmja mund t’ju sjellë një takim të papritur.
Peshqit
Faza e rikuperimit vazhdon, e shoqëruar nga qetësia dhe krijimtaria! Kjo e diel ju nxit të shkruani, vizatoni apo të shprehni emocionet. Mos kini frikë të tregoni çfarë ndjeni me të vërtetë. Në çift kthehet dëshira për intimitet të thellë e të vërtetë. -

Milan, Nkunku: Bëra zgjedhjen e duhur, jam te një klub i madh
Sulmuesi francez Christopher Nkunku zgjodhi të bashkohej me Milanin, duke u larguar kështu nga Chelsea.
“Para së gjithash, duhet të bëj mirë me ekipin tim të ri, me shokët e mi të ekipit dhe me mjedisin e ri.Mendoj se ishte e lehtë të zgjidhja Milanin sepse është një klub i shkëlqyer, një klub historik. Projekti ishte i duhuri për mua dhe mezi pres të filloj.
Mendoj se ishte koha e duhur për t’u transferuar këtu nga Chelsea. Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time.”
