Tag: duhur

  • Kandidatët “anonimë” në Parlament, Petro Koçi nuk kursehet: Do të jetë një minus për Shqipërinë

    Kandidatët “anonimë” në Parlament, Petro Koçi nuk kursehet: Do të jetë një minus për Shqipërinë

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur se me daljen ‘jashtë loje’ të deputetëve të vjetër të kësaj force politike, Parlamenti do të humbë shumë.
    Komentet Koçi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se shumë prej deputetëve të rinj që do të hyjnë në Parlament, nuk do të jenë në lartësinë e duhur dhe as të barabartë me ‘senatorët’ e vjetër.
    Ai tha gjithashtu se nuk e dinte arsyen se përse disa kandidatë të rinj, të cilët nuk janë figura të njohura politike, morën aq shumë vota në listat e hapura, por shtoi se sistemi aktual zgjedhor prodhon garë të pabarabartë.
    “Fitorja është meritë e padiskutueshme e Partisë Socialiste, një dëshmi e një besimi të ri, pse jo edhe plebishitare për këtë forcë politike. Unë mendoj që Parlamenti në radhë të parë është edhe një përvojë politike. Parlamenti do njerëz që e njohin mirë shtetin, njohin marrëdhëniet e Parlamentit me institucionet e shtetit, njohim mirë marrëdhëniet e institucioneve me njëri-tjetrin.
    Njerëz që kanë përvojë në fusha të caktuara të funksionimit të shtetit dhe parlamentit. Mendoj që vërtetë ikja e të vjetërve do të jetë një minus. Besoj se ata që kanë hyrë rishtaz në Parlament, do të ketë individë që do të jenë në lartësinë e duhur, por edhe nga ata që nuk do të jenë në lartësinë e duhur.
    Ka figura të reja si Pirro Vëngu që unë besoj se do të jenë në standardin e lartë. Aty ka shumë eksperiment që edhe mund të ishte shmangur. Unë nuk i di arsyet konkrete se përse disa kandidatë të rinj u votuan aq shumë, por di të them se për shkak të sistemit, gara ka pabarazi të jashtëzakonshme”, tha Koçi.

  • “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    Lamin Jamali është padyshim lojtari i momentit, duke magjepsur opinionin sportiv me paraqitjet e jashtëzakonshme që ka zhvilluar në një moshë kaq të re. Presidenti i Barcelonës ka deklaruar për “La Vanguardia”-n se 17-vjeçari mund të ketë sukses në cilindo ekip, po njësoj si Lionel Mesi.
    Më tej Laporta ka treguar edhe prapaskenat e merkatos për yllin argjentinas, teksa në të shkuarën Interi ishte një alternativë serioze për të ardhmen e tij. Megjithatë bashkarisht vendosën se Barcelona do të ishte projekti i duhur për të.
    “Lamini mund të ketë sukses kudo. E dimë këtë. Më ndodhi edhe me Mesin. Interi e donte dhe ne në fund vendosëm, duke përfshirë edhe babain e Leos, që Barça do të ishte projekti i duhur për të. Dhe kështu ndodhi, sepse ai u bë më i miri në histori”, ka thënë Joan Laporta./Sport Ekspres/

  • Arsenal gjen formulën e duhur që William Saliba të mos shkojë te Real Madrid

    Arsenal gjen formulën e duhur që William Saliba të mos shkojë te Real Madrid

    17 Maj 2025

    20:55

    Telesport

    Prej kohësh, William Saliba ka përfunduar në radarin e Real Madrid. Klubi madrilen e sheh francezin si përforcimin e duhur për qendrën e tyre të mbrojtjes, një repart që ka pasur mjaft probleme këtë sezon.
    Sipas raportimeve të shtypit britanik, duke parë rrezikun që i kanoset nga Real Madrid, Arsenal ka një plan për të mbajtur Saliba-n sa më gjatë në Londër. “Daily Mirror” raporton se klubi londinez po përgatit rinovimin e kontratës me mbrojtësin francez, ajo aktualja skdon në vitin 2027.
    Synimi i “Topçinjve” është të rinovojnë me francezin deri në vitin 2023. Për të arritur këtë gjë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të përmirësojnë ndjeshëm rrogën e francezit, si një mënyrë për ta binudr atë të mos largohet nga Londra. Bisedimet mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit pritet të nisin shumë shpejt.
    Qëllimi i drejtuesve të Arsenal-it nuk është vetëm të mbrohen nga ofertat e mundshme të klubeve, por edhe të dërgojnë një mesazh të qartë: Saliba është pjesë e projektit aktual dhe të ardhshëm të klubit.

  • Meloni flet për qendrën e emigrantëve në Gjadër: Pse jemi në rrugën e duhur

    Meloni flet për qendrën e emigrantëve në Gjadër: Pse jemi në rrugën e duhur

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur për kampin e emigrantëve që është ndërtuar në Gjadër të Lezhës, i cili do të presë shtetasit nga vendet e treta, që do të kthehen pas nga Italia, deri në verifikimin e dokumentacionit të tyre.
    Meloni tha nga Tirana, ku po merr pjesë në mbledhjen e Komunitetit Politik Europian, se nuk e ka vizituar kampin këto kohë, por shtoi se puna atje po vijon me shpejtësi, gjë që sipas saj tregon se ç’do gjë është në rrugën e duhur.
    Pyetje: “A keni kaluar nga qendra e Emigrantëve në Gjadër?”
    “Nuk kam pasur kohë. Puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit, duke dëshmuar ashtu si kishim premtuar, se jemi në rrugën e duhur”, shtoi Meloni më tej.
    Meloni foli edhe për situatën në Ukrainë, teksa tha se Bashkimi Europian duhet të këmbëngulë për një marrëveshje serioze paqeje, e cila do të ketë edhe garanci sigurie për Kievin, shkruan A2 CNN.
    “Mendoj që nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar. Të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqeje, që të ketë garanci sigurie për Ukrainën. Po punojmë në këtë drejtim”, tha Meloni.
    Në momentin e takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama iu ul në gjunjë Melonit, një gjest që ai e ka bërë edhe herë të tjera.

  • Tani është zyrtare, Xabi Alonso njofton largimin nga Bayer Leverkusen. Ja mesazhi prekës i tij

    Tani është zyrtare, Xabi Alonso njofton largimin nga Bayer Leverkusen. Ja mesazhi prekës i tij

    Ishte një sekret i hapur, por tani është zyrtare: këto do të jenë javët e fundit të Xabi Alonsos si trajner i Bayer Leverkusen. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, të premten, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Borussia Dortmund.
    Në këtë mënyrë, tekniku nga Tolosa i jep fund një aventure 2 vjeçare e gjysmë ëndrrash te klubi gjerman, ku mbërriti nga ekipi B i Real Sociedad. Ishte një “bast” i rrezikshëm, por përfundoi si sukses madhështor për Leverkusenin.
    “Klubi dhe unë kemi një marrëveshje. Këto do të jenë ndeshjet e mia të fundit me Bayer Leverkusen. Besuam se ishte momenti i duhur për ta bërë publike. Gjithmonë kemi pasur një komunikim të shkëlqyer. Është një moment me shumë emocione, koha e duhur që ta ndajmë këtë lajm, por jo për të folur mbi të ardhmen, – tha Alonso në një konferencë prekëse.
    – Besoj se ky është momenti më i mirë. Duhet ta shijojmë këtë periudhë. Sigurisht që është emocionuese, këtë mëngjes fola me lojtarët dhe stafin. Tani është momenti për ta ndarë si lajm, që ndeshja e së dielës të jetë e veçantë me tifozët.
    Jam mirënjohës ndaj të gjithëve. Futbolli është çështje momentesh, ky ishte më i miri për të gjithë ne. Do të përpiqemi ta shijojmë deri në fund. Jam krenar për gjithçka kemi arritur, besoj se e kemi çuar klubin në drejtimin e duhur”.
    Xabi Alonso do të largohet pas një sezoni historik me Leverkusenin: duke fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, si dhe duke mbërritur në finalen e “Europa League” sezonin e kaluar. Një nga ciklet më të lavdishme në historinë e “Aspirinave”.
    Pas këtij njoftimi, të gjitha rrugët e çojnë trajnerin iberik drejt Real Madridit. Ai shihet si pasardhësi i Carlo Ancelottit, i cili pritet të largohet më 25 maj, pas përfundimit të La Liga-s, me gjasë drejt stolit të kombëtares së Brazilit.
    Një nga misteret që mbetet për t’u zgjidhur është trajneri i “Los Blancos” për Kupën e Botës për Klube. Real Madridi mund t’i besojë menjëherë Xabi Alonsos ose të zgjedhë një kalim të përkohshëm me Santiago Solarin, për të mos e ekspozuar Alonson menjëherë në një skenë kaq të madhe dhe të panjohur.

  • Mënyra e Duhur për Pastruar Thellësisht Lavamanin e Kuzhinës

    Mënyra e Duhur për Pastruar Thellësisht Lavamanin e Kuzhinës

    Lavamani i kuzhinës është gjithë kohës i ekspozuar ndaj baktereve të ndryshme që në një periudhë afat-gjatë mund të shkaktojnë një sërë problemesh.

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se lavamani duhet pastruar rregullisht por edhe në thellësi herë pas here.

    Mënyra e Duhur Për Disinfektimin e Lavamanit të Kuzhinës

    Pastrimi ditor i lavamanit duhet bërë me sfungjer dhe me sapun (ose larës enësh) sa herë që lani enët e palara.

    Megjithatë, kjo nuk mjafton për të eliminuar plotësisht bakteret tinëzare.

    Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që ky pastrim i thellë duhet bërë me solucionin zbardhues që është efikas kundër mykut, baktereve dhe viruseve.

    Megjithatë, zbardhuesit janë të rrezikshëm nëse i përdorni në mënyrë të gabuar.

    Si fillim duhet të dini që zbardhuesi luan rolin e një disinfektanti dhe jo pastruesi të mirëfilltë.

    Për pasojë, duhet të siguroheni që të lani lavamanin me ujë të bollshëm dhe sapun.

    Sasia e duhur e zbardhuesit është një lugë gjelle zbardhues të tretur në tre litra ujë.

    Uji duhet të jetë i ftohtë. Uji i nxehtë shkatërron përbërësit aktivë tek zbardhuesi dhe e bën atë më pak efikas.

    Zbardhuesi nuk duhet përzier me solucione të tjera pastruese siç mund të jetë uthulla e mollës apo alkoli.

    Një gjë e tillë do të krijojë një reaksion toksik të dëmshëm për shëndetin.

    Pasi ta keni larë lavamanin, mbusheni atë me ujin ku keni tretur zbardhuesi dhe lëreni të mbushur për 5 minuta.

    Mbani doreza në duar, dhe me sfungjer fërkoni pjesët që nuk janë mbuluar me ujë.

    Pas pesë minutash lëreni ujin me zbardhues të kullojë dhe fërkojeni edhe njëherë.

    Lëreni të thahet vetë në mënyrë natyrale dhe kur lavamani të jetë plotësisht i tharë, duhet të përdorni uthullën e mollës të tretur në ujë.

    Lagni leckën e pastrimit me tretësirën e uthullës dhe fërkojeni lavamanin lehtë dhe do të vëreni që ai do të shkëlqejë nga pastërtia/AgroWeb.org 

  • Sondazhi i tretë nga “McLaughlin and Asociates”/ Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë?

    Sondazhi i tretë nga “McLaughlin and Asociates”/ Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë?

    52.2% e të anketuarve në sondazhin e “McLaughlin & Associates”, mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Në këtë sondazh të realizuar në periudhën 26 prill – 3 maj, ka një rritje të lehtë me sondazhin e kaluar, që përfshinte dy javët e fundit të prillit, ku 51.5% e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
    Megjithatë, ka një ulje të shifrave sa i takon zgjedhësve që mendojnë se Shqipëria është në ‘drejtim fort të duhur’. 10.7% mendojnë e cilësojnë drejtimin fort të duhur, ndryshe nga sondazhi i pari, ku kështu shpreheshin 12.6% e votuesve. Nga ana tjetër, 23.9% e shohin drejtimin si “fort të gabuar”, dhe 22.3% si “disi të gabuar”.

  • Si po punon qeveria? 52.2% e shqiptarëve: Drejtim i mirë

    Si po punon qeveria? 52.2% e shqiptarëve: Drejtim i mirë

    52.2% e të anketuarve në sondazhin e McLaughlin & Associates, mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
    Në këtë sondazh të realizuar në periudhën 26 prill-3 maj, ka një rritje të lehtë me sondazhin e kaluar, që përfshinte dy javët e fundit të prillit, ku 51.5% e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është në drejtimin e duhur.

    Megjithatë, ka një ulje të shifrave sa i takon zgjedhësve që mendojnë se Shqipëria është në “drejtim fort të duhur”.
    10.7% mendojnë e cilësojnë drejtimin fort të duhur, ndryshe nga sondazhi i pari, ku kështu shpreheshin 12.6% e votuesve.

  • Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë? Publikohet sondazhi i dytë nga “McLaughlin and Asociates”

    Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë? Publikohet sondazhi i dytë nga “McLaughlin and Asociates”

    52.2% e të anketuarve në sondazhin e McLaughlin & Associates, mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
    Në këtë sondazh të realizuar në periudhën 26 prill – 3 maj, ka një rritje të lehtë me sondazhin e kaluar, që përfshinte dy javët e fundit të prillit, ku 51.5% e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
    Megjithatë, ka një ulje të shifrave sa i takon zgjedhësve që mendojnë se Shqipëria është në ‘drejtim fort të duhur’. 10.7% mendojnë e cilësojnë drejtimin fort të duhur, ndryshe nga sondazhi i pari, ku kështu shpreheshin 12.6% e votuesve.
    Nga ana tjetër, 23.9% e shohin drejtimin si “fort të gabuar”, dhe 22.3% si “disi të gabuar”.

  • U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

    U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

    Berat Gjimshiti shqetësoi jo pak opinionin sportiv në Shqipëri, me dëmtimin që pësoi një javë më parë. Por fatmirësisht lëndimi ishte i lehtë dhe kapiteni i Kombëtares iu rikthye stërvitjes brenda pak ditëve.
    Mbrojtësi i Atalantës hyri përsëri në fushë përballë Leçes, ku tregoi se vazhdon të jetë në formën e duhur. Gjimshiti është vlerësuar me notën 8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës së 34-t të Serisë A./Sport Ekspres/