Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë që inspektorët të nisen me urgjencë drejt lokalit të parlamentit.
Deputetët të cilët kanë qëndruar për më shumë se 12 orë në sallë në një seancë maratonë, kanë dashur të shfrytëzojnë ambientet e lokalit për te shoqëruar kafen me një cigare, por kanë mbetur të habitur kur kanë parë aty inspektorët e Shëndetit Publik.
Ata kanë njoftuar kreun e grupit të PD Gazment Bardhi, i cili e ngriti çështjen në parlament.
“Janë disa inspektorë që kontrollojnë ambientet e punës së deputetëve. Nuk ushtron dot kontroll prokuroria pa autorizim të seancës plenare. Jeni duke shkelur rëndë kushtetutën, jeni duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me gjestin që jeni duke bërë”, tha Bardhi.
Në përgjigje të kreut te grupit ministrja Sala konfirmoi se “është inspektorati i autorizuar për të kryer kontrollet“. Por në krah të Bardhit doli kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. “Duhani nuk duhet lejuar. Forma dhe procedura e inspektimit, padyshim z.Bardhi ka të drejtë. Për momentin se nuk bëhet kiameti, inspektorët të largohen“, tha Peleshi.
Pas aksionit të djeshëm në kuvend, reagoi sot edhe Inspektorati.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) kryen inspektime për monitorimin e zbatimit të Ligjit nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar. Inspektimet zhvillohen mbi bazën e Programit Vjetor të Inspektimeve dhe planeve mujore përkatëse.
Programi i Inspektimeve parashikon monitorimin e zbatimit të ligjit nr. 9636 gjatë periudhës tetor–maj. Megjithatë, ky program nuk kufizon veprimtarinë inspektuese vetëm në këtë interval kohor. Çdo inspektim i kryer nga inspektorët e ISHSH përfshin edhe vlerësimin e respektimit të kërkesave të ligjit në subjektet e kontrolluara.
Në zbatim të ligjit nr. 92/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, trupa inspektuese vijon të sigurojë këshillimin e subjekteve për parandalimin dhe shmangien e shkeljeve, si dhe t’i informojë ato në mënyrë të qartë mbi pasojat ligjore të çdo veprimi apo mosveprimi gjatë procesit të inspektimit.
Vetëm për periudhën 1 tetor – 4 dhjetor 2025, ISHSH ka kryer 1411 inspektime dhe 954 këshillime dhe 10 paralajmërime në të gjithë vendin. Janë marrë 2 Vendime të Ndërmjetëm te subjekte të cilat tregtonin produkte të duhanit.
Inspektorati mbetet i angazhuar në zbatimin rigoroz të këtij ligji, dhe shtron nevojen e domosdoshmërisë se bashkëpunimit të të gjitha institucioneve dhe aktorëve për të siguruar një zbatim sa më efektiv.
Informacion mbi Denoncimin dhe Inspektimin pranë Parlamentit
Nisur nga telefonata e ardhur pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSh) Qendror, ku denoncohej pirja e duhanit në ambientet e Bar Kafe, e cila ndodhet brenda ambienteve të Parlamentit, trupa inspektues u angazhua për kryerjen e inspektimit.
Ky veprim u krye në zbatim të Urdhrit Nr. 20 dhe 20/1, “Për kryerjen e inspektimit në zbatim të Ligjit Nr. 9636, datë 06.11.2006, ‘Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit’, i ndryshuar”.
Inspektimi u bazua gjithashtu në kërkesat e Ligjit Nr. 99/2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Neni 33, Pika 1, germa “a”.Trupa inspektues u paraqit pranë ambienteve të Parlamentit në datën 04.12.2025 në orën 13:00 dhe po në datën 04.12.2025 në orën 21:00, ku kreu inspektimin për zbatimin e Ligjit Nr. 9636.
Tag: duhanit
-

“Alo…disa deputetë po pinë…”/ Çfarë ndodhi? Inspektorati “zbarkon” në Parlament
-

Brokoli mund të zhbëjë të gjitha dëmet që i shkakton cigarja mushkërive
Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene.
Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene.
Për të testuar fuqinë e ndërhyrjeve dietike në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, shkencëtarët studiojnë zakonisht duhanpirësit kronikë. Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan.Krahasuar me duhanpirësit që e shmangnin ngrënien e brokolit, vetëm brenda dhjetë ditësh, duhanpirësit që po e konsumonin atë, kishin 41 për qind më pak mutacione të ADN-së në gjakun e tyre.
A ndodhi kjo vetëm ngaqë brokoli rriti aktivitetin e enzimave detoksifikuese në mëlçinë e tyre, të cilat ndihmuan në pastrimin e qelizave kancerogjene përpara se këto të mbërrinin te qelizat e duhanpirësve?
Jo, edhe kur ADN-ja nxirret nga trupat e subjekteve dhe ekspozohet ndaj një kimikati që dëmton ADN-në, materiali gjenetik nga konsumatorët e brokolit tregoi dukshëm më pak dëme. Kjo tregon se ngrënia e perimeve, si brokoli, mund t’ju bëjë më të qëndrueshëm për sa i përket nivelit ndërqelizor.
Ndërkohë që përpiqeni të lini duhanin, perime, si brokoli, lakra dhe lulelakra mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të mëtejshme./living -

Zbuloni perimen që arrin të zhbëjë dëmet që i shkakton cigarja mushkërive
Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene.
Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene.
Për të testuar fuqinë e ndërhyrjeve dietike në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, shkencëtarët studiojnë zakonisht duhanpirësit kronikë. Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan.
Krahasuar me duhanpirësit që e shmangnin ngrënien e brokolit, vetëm brenda dhjetë ditësh, duhanpirësit që po e konsumonin atë, kishin 41 për qind më pak mutacione të ADN-së në gjakun e tyre.
A ndodhi kjo vetëm ngaqë brokoli rriti aktivitetin e enzimave detoksifikuese në mëlçinë e tyre, të cilat ndihmuan në pastrimin e qelizave kancerogjene përpara se këto të mbërrinin te qelizat e duhanpirësve?
Jo, edhe kur ADN-ja nxirret nga trupat e subjekteve dhe ekspozohet ndaj një kimikati që dëmton ADN-në, materiali gjenetik nga konsumatorët e brokolit tregoi dukshëm më pak dëme. Kjo tregon se ngrënia e perimeve, si brokoli, mund t’ju bëjë më të qëndrueshëm për sa i përket nivelit ndërqelizor.
Ndërkohë që përpiqeni të lini duhanin, perime, si brokoli, lakra dhe lulelakra mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të mëtejshme. -

‘Unë pi më pak se 5 cigare në ditë, a është në rregull?’, ja çfarë thotë studimi i ri
Një studim i ri nga Qendra Johns Hopkins Ciccarone tregon se edhe pirja e duhanit në sasi të vogla dëmton zemrën.
Personat që pinë vetëm disa cigare në ditë kanë ende një rrezik dukshëm më të lartë për sëmundje të zemrës dhe vdekje, krahasuar me ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.
Studiuesit, të udhëhequr nga Michael Blaha, analizuan të dhënat e mbi 300,000 të rriturve nga 22 studime afatgjata, me një periudhë ndjekjeje deri në 19.9 vjet. Gjatë kësaj periudhe u regjistruan:
125,000 vdekje
54,000 ngjarje kardiovaskulare, si atak në zemër, goditje në tru dhe dështim i zemrës
Rezultatet treguan se edhe pirja e 2 deri në 5 cigareve në ditë lidhet me:
50% rrezik më të lartë për dështim të zemrës
60% rrezik më të lartë për vdekje nga çdo shkak
Studiuesit theksojnë se lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun që në 10 vitet e para dhe përmirëson shëndetin me kalimin e kohës. Megjithatë, edhe pas 30 vjetësh, ish-duhanpirësit mund të kenë ende një rrezik pak më të lartë krahasuar me personat që nuk kanë pirë kurrë.
Sipas autorëve, ky është një nga studimet më të mëdha të realizuara ndonjëherë mbi pirjen e duhanit, dhe përfundimet janë të qarta: Edhe pak duhan është i rrezikshëm. Lënia sa më herët ofron përfitimet më të mëdha dhe mund të shpëtojë jetë. Zvogëlimi i cigareve nuk është po aq efektiv sa ndërprerja e plotë.
Parandalimi dhe veprimi i hershëm mbeten mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e zemrës nga dëmet e duhanit.
-

Edhe 5 cigare në ditë mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër
Thuaji lamtumirë pirjes së duhanit. Tani. Të pakësosh sasinë e cigareve nuk mjafton. Sepse edhe pirja e disa cigareve në ditë rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë kardiake, përveç dëmtimit të arterieve. Mendo vetëm: edhe pirja e vetëm dy deri në pesë cigareve në ditë rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë kardiake me 50%, me të gjitha problemet kronike shëndetësore që lidhen me të për shëndetin individual dhe publik. Natyrisht, rreziku llogaritet krahasuar me atë të dikujt që nuk ka pirë kurrë duhan.
Jo vetëm kaq. Duhanpirësit që vetëkufizohen duke zvogëluar numrin e cigareve që pinë, rrisin rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 60%. Kjo do të thotë që edhe pirja e disa cigareve në ditë është e rrezikshme. Kjo sipas një studimi mbi të dhënat e mbledhura nga mbi 300,000 njerëz, të koordinuar nga Michael Blaha i Qendrës Johns Hopkins Ciccarone për Parandalimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare, botuar në PLOS Medicine.
Të heqësh dorë është thelbësore
Studimi tregon edhe një herë se sa dhe si zemra është më e brishtë tek duhanpirësit. Por mbi të gjitha, ai thotë qartë se sa më herët ta lini, aq më mirë, pa marrë parasysh as një ulje të ndjeshme të numrit të cigareve të tymosura. Në fakt, vetëm disa janë të mjaftueshme për të ruajtur rrezikun për zemrën dhe më gjerë. Për më tepër, hulumtimi tregon se rreziku bie më shpejt në vitet e para pas lënies së cigareve, por gjithashtu vëren se ky rrezik mbetet më i lartë se ai i një jo-duhanpirësi edhe deri në tridhjetë vjet më vonë.
Këshilla përfundimtare: mos filloni me cigare. Dhe nëse pini duhan, hidheni paketën njëherë e mirë. Lënia e duhanit sa më shpejt të jetë e mundur është mënyra më efektive për të zvogëluar rrezikun, dhe sa më shpejt ta zgjidhni këtë rrugë, aq më mirë. Koha e kaluar që nga ndërprerja e plotë ka më shumë rëndësi sesa ekspozimi i vazhdueshëm ndaj një numri cigaresh që duket se është i parëndësishëm. Studiuesit e konfirmojnë këtë: “Ky është një nga studimet më të mëdha mbi pirjen e duhanit deri më sot, duke përdorur të dhënat me cilësinë më të lartë në literaturën e epidemiologjisë kardiovaskulare.”
Çfarë i ndodh zemrës së duhanpirësit
Pirja e duhanit ka efekte të shumta negative në zemër dhe enët e gjakut. Me kalimin e kohës, ajo rrit rrahjet e zemrës, duke shkaktuar takikardi dhe shkakton një rritje të presionit të gjakut, duke favorizuar fillimin e një gjendjeje të plotë hipertensionale. Për më tepër, sasia e gjakut që transportohet brenda arterieve zvogëlohet gradualisht, duke krijuar një kërkesë më të madhe në indet periferike. Rezultati: zemra duhet të bëjë përpjekje gjithnjë e më të mëdha, ndërsa, për fat të keq, “karburanti” – gjaku që vjen nga arteriet koronare që e furnizojnë atë – zvogëlohet. Me kalimin e kohës, ky mekanizëm kompromenton rezistencën e miokardit, indit muskulor të zemrës. Për më tepër, nikotina nxit ngushtimin arterial dhe ndryshon përbërjen normale të yndyrnave në gjak, duke rritur lipoproteinat LDL, të cilat tentojnë të mbajnë kolesterolin brenda enëve dhe kështu rrisin rrezikun e bllokimeve vaskulare. Si pasojë, rritet rreziku i atakut në zemër dhe goditjes në tru.
Rreziku i dështimit të zemrës
Siç u përmend, zemrat e duhanpirësve detyrohen të punojnë më shumë, duke u lodhur kështu më lehtë dhe duke u ndjerë më të ndjeshëm ndaj pamjaftueshmërisë kardiake. Mekanizmat që fshihen pas kësaj marrëdhënieje të rrezikshme janë të qarta dhe të demonstruara nga disa studime. Në veçanti, një studim i kohëve të fundit i kryer në Danimarkë tregoi qartë lidhjen midis pirjes së duhanit dhe pamjaftueshmërisë kardiake.
Hulumtimet kanë treguar se duhanpirësit kanë tendencë të kenë një vëllim më të vogël gjaku në dhomën e majtë të zemrës dhe, më e rëndësishmja, më pak energji për ta pompuar atë në pjesën tjetër të trupit, një gjendje që karakterizon pamjaftueshmërinë kardiake. Prandaj, miokardi nuk pompon gjak në të gjithë trupin siç duhet, zakonisht sepse është shumë i dobët ose i ngurtë. Si pasojë, trupi, së bashku me vetë zemrën, nuk merr oksigjenin dhe lëndët ushqyese që i nevojiten për të funksionuar normalisht. Ky proces vazhdon me kalimin e kohës. Dhe në fund të fundit, procesi çon në pamjaftueshmëri kardiake.
-

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që ‘shkakton’ formën agresive të sëmundjes
Kanceri i pankreasit është një nga format më agresive të sëmundjes, me mundësi të kufizuara trajtimi dhe shkallë të lartë vdekshmërie.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë se pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku, por mekanizmat e saktë mbeten të paqarta.
Një studim i ri hedh dritë mbi mënyrën se si toksinat e duhanit ndikojnë në sistemin imunitar dhe përshpejtojnë rritjen e tumorit.
Në mënyrë specifike, hulumtimi shpjegon pse duhanpirësit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer pankreatik dhe pse ata kanë rezultate më të këqija krahasuar me jo-duhanpirësit.
Studiuesit nga Qendra e Kancerit Rogel e Universitetit të Miçiganit gjatë studimit, të botuar në Cancer Discovery, identifikuan një lloj qelize specifike që i përgjigjet toksinave mjedisore, të tilla si ato që përmbahen në cigare.
Kur toksinat lidhen me këto qeliza, ato shkaktojnë lirimin e një proteine, interleukin-22 (IL-22), e cila çon në rritje agresive të tumorit tek minjtë me kancer pankreatik.
Analiza e mëtejshme zbuloi një lloj qelize imune hiper-shtypëse që e rrit këtë përgjigje, ndërsa njëkohësisht parandalon sistemin imunitar të luftojë rritjen e tumorit.
Studiuesit filluan duke administruar një kimikat të gjetur në cigare dhe toksina të tjera mjedisore te minjtë me tumore pankreatike për të studiuar efektin e tij në IL-22.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se IL-22 luan një rol në mikroambientin e tumoreve pankreatike.
Një receptor i specializuar që gjendet në qelizat që prodhojnë IL-22 lidhet me kimikate, jo me proteinat natyrale të vetë trupit, duke e bërë atë një hap të parë logjik për të shqyrtuar efektin e kancerogjenit në IL-22.
“Ndryshon në mënyrë dramatike sjelljen e tumoreve. Ato rriten ndjeshëm, metastazohen në të gjithë trupin. Ishte vërtet mbresëlënëse”, tha Dr. Timothy L. Frankel. Ekipi më pas hetoi mekanizmin që çoi në këtë rritje të përshpejtuar të tumorit. Ata konfirmuan se te minjtë pa sistem imunitar, toksinat kimike nuk shkaktuan rritje të tumorit, duke treguar se kancerogjeni vepron përmes sistemit imunitar.
Më pas, ata zbuluan se IL-22 kontribuon në prodhimin e qelizave T-rregulluese, një lloj qelize që shoqërohet me çrregullime autoimune, por që më parë nuk ishte shoqëruar me kancerin e pankreasit.
“Këto qeliza rregulluese T mund të prodhojnë IL-22 dhe të shtypin fuqishëm çdo përgjigje imune. Është një goditje e dyfishtë. Kur hoqëm të gjitha qelizat T-reg nga minjtë, aftësia e kimikatit të cigareve për të lejuar rritjen e tumorit u përmbys plotësisht”, shpjegoi Frankel.Rezultatet u konfirmuan në qelizat imune njerëzore, si dhe në qelizat e pacientëve me kancer pankreatik. Në fakt, duhanpirësit me kancer pankreatik kishin më shumë qeliza T-reg sesa jo-duhanpirësit.
Përveç kësaj, studiuesit treguan se një frenues që bllokon veprimin e kimikatit të cigareve ishte efektiv në tkurrjen e tumoreve.
Megjithatë, shkencëtarët vërejnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar potencialin e një ilaçi që pengon këtë toksinë mjedisore ose bllokon këtë rrugë sinjalizimi. Për më tepër, rezultatet sugjerojnë nevojën për trajtim të personalizuar bazuar në ekspozimin e pacientëve ndaj tymit të cigares.
“Një qasje e ndryshme mund të jetë e nevojshme për të trajtuar duhanpirësit që zhvillojnë kancer pankreatik”, tha Frankel, duke shtuar se “nuk ka një metodë të besueshme shqyrtimi, por duhanpirësit duhet të informohen për simptomat dhe të marrin në konsideratë referimin në një klinikë me rrezik të lartë”.
Ai këshillon që njerëzit me një histori familjare të kancerit të pankreasit ose sëmundjeve të tjera inflamatore të pankreasit duhet të shmangin pirjen e duhanit.
Ky studim ofron njohuri kritike mbi rolin e pirjes së duhanit në kancerin e pankreasit, duke treguar se toksinat e duhanit jo vetëm që nxisin rritjen e tumorit, por edhe shtypin përgjigjen imunitare anti-tumorale përmes qelizave T-rregulluese. Zbulimi hap rrugën për agjentë të rinj farmaceutikë dhe strategji të personalizuara parandaluese dhe trajtimi për duhanpirësit dhe pacientët me risk të lartë.
-

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë
Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për çdo person të lindur pas janarit 2007, duke u bërë vendi i vetëm në botë me një ndalim “gjeneracional” të duhanit.
Iniciativa, e nisur nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe që hyri në fuqi më 1 nëntor, synon “të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë një brez pa duhan”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas dispozitës së re, personat e lindur më 1 janar 2007 ose edhe më pas ndalohen të blejnë, përdorin ose shesin produkte duhani brenda territorit të Maldiveve,” thuhet në deklaratë. Ndalimi përfshin të gjitha format e duhanit, ndërsa shitësit me pakicë janë të detyruar të verifikojnë moshën përpara çdo shitjeje.
Masa zbatohet edhe për vizitorët në arkipelagun me 1,191 ishuj koralorë të shpërndarë në rreth 800 kilometra, i njohur për turizmin e tij luksoz. Përveç kësaj, Maldivet kanë vendosur një ndalim të plotë për importin, shitjen, shpërndarjen, posedimin dhe përdorimin e cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit, i cili vlen për të gjithë, pavarësisht nga mosha.
Shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me një gjobë prej (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të avullimit ndëshkohet me një gjobë prej rreth 320 dollarë).
Një ndalim i ngjashëm gjeneracional për duhanin është propozuar aktualisht në Britani, ndërsa Zelanda e Re — vendi i parë që miratoi një ndalim të tillë — e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pas zbatimit.Top Channel


