Tag: duhan

  • Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

    Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

    2 Dhjetor 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    Wojciech Szczesny ka rrëfyer për “GQ Polonia” një marrëveshje të veçantë me Hansi Flick, që i lejon të vazhdojë të pijë duhan te Barcelona. Portieri polak shpjegoi se gjithçka nisi gjatë një momenti qetësie: “Së fundmi unë dhe trajneri ishim ulur në sauna dhe e pyeta çfarë mendonte.
    Trajneri u përgjigj se e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që bëj në fushë. ‘Për sa kohë je superprofesional, mund të pish duhan edhe gjatë festës së titullit’”. Szczesny krahasoi më pas përvojën e tij të re me vitet te Juventusi, duke theksuar ndryshimin e madh të atmosferës:
    “Barcelona më jep gëzimin e pastër të të qenit futbollist. Juventusi është një rutinë e përditshme nën presion maksimal. Aty, fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Dhe këtë kam pasur mundësinë ta mësoj te Juventusi”.

  • Këlliçi i drejtohet ministres Koçiu: Shkarkuat zv.ministrin se piu duhan, nuk mbani përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit

    Këlliçi i drejtohet ministres Koçiu: Shkarkuat zv.ministrin se piu duhan, nuk mbani përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, iu drejtua ministres së Brendshme sot në Kuvend, ku sipas tij duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Nga Kuvendi, Këllici solli rastin e shkarkimit të zv.ministrit se piu duhan në zyrë, ndërsa e njëjta ministre tha deputeti, refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në krye të detyrës.
    “Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që një ministër e hoqi pse piu duhan. E njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi”-u shpreh Këlliçi.

    Top Channel

  • “Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan”/ Këlliçi akuza ndaj Koçiut: Vetë nuk mban përgjegjësi për një gjyqtar që u vra

    “Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan”/ Këlliçi akuza ndaj Koçiut: Vetë nuk mban përgjegjësi për një gjyqtar që u vra

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu që nuk mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Këllici tha se Koçiu shkarkoi zv.ministrin e brendshëm për arsye se piu duhan, dhe sipas tij, nuk mban përgjegjësi për masakrën në Apel.
    Këlliçi: Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lugë, çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që aktin e një ministri e ka pse piu duhan. Dhe e njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi.

  • Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

    Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.
    “Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.
    Modelja shtoi se, pavarësisht se e respekton vendimin e atyre që zgjedhin të futen në reality show, për veten e saj nuk e sheh të përshtatshëm: “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”
    E pyetur më tej se si do të reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të merrte pjesë në “Big Brother”, ajo u përgjigj prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

  • Nëse keni planifikuar pushime në këtë vend europian dhe jeni duhanpirës, mendojeni përsëri planin

    Nëse keni planifikuar pushime në këtë vend europian dhe jeni duhanpirës, mendojeni përsëri planin

    Në Francë, pirja e duhanit tashmë është zyrtarisht e ndaluar në plazhe, në parqe, nën një strehë autobusësh ose përpara një shkolle të mesme.

    E premtuar për fundin e vitit 2023 dhe e njoftuar në fund të majit nga Ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin, vendimi është zyrtarizuar me një dekret të botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyri në fuqi të dielën e 29 qershorit.

    Vendimi zbatohet në veçanti për plazhet “gjatë sezonit të larjes”, parqet dhe kopshtet publike dhe “zonat e rezervuara për pasagjerët në pritje” në transportin publik. Vendimi përfshin ndalimin e konsumimit të cigares në pranë bibliotekave, objekteve sportive (stadiume, pishina, etj.), shkollave ose objekteve që mirëpresin të miturit.

    Pirja e duhanit do të ndalohet “brenda një perimetri prej të paktën 10 metrash”, tha Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp. Një tekst i ri duhet do të përcaktojë zyrtarisht këtë perimetër dhe sinjalistikën e re për “zonat e reja pa duhan”. Cigaret elektronike nuk preken nga ky ndalim.

    Ndalimi, që synon mbrojtjen e të miturve, nuk zbatohet për tarracat e bareve dhe restoranteve, gjë që ka shkaktuar shumë zhgënjim tek grupet kundër pirjes së duhanit.

    Çdo shkelje “mund të ndëshkohet me një gjobë që fillon nga 135 euro, por që mund të arrijë deri në 750 euro”, specifikoi ministria, megjithëse ka premtuar një periudhë “edukimi” deri në fund të majit.

    “Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket. Një park, një plazh, një shkollë, janë vende për të luajtur, për të mësuar, për të marrë frymë. Jo për të pirë duhan”, – theksuan Vautrin dhe Yannick Neuder, ministri i deleguar për Shëndetësinë. Zgjerimi i hapësirave pa duhan ishte një nga masat e parashikuara në Programin Kombëtar të Kontrollit të Duhanit 2023-2027, me ambicien për të “marrë përsipër sfidën e një brezi pa duhan deri në vitin 2032”.

  • Franca ndalon pirjen e duhanit në ambiente të hapura, vendimi në fuqi më 1 korrik

    Franca ndalon pirjen e duhanit në ambiente të hapura, vendimi në fuqi më 1 korrik

    Në të gjitha vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët nuk do të pihet më duhan. Ky është vendimi që do të marrë Franca, ku konkretisht do të ndalojë pirjen e duhanit ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke përfshirë plazhet, parqet, kopshtet publike, stacionet e autobusëve, hapësirat pranë shkollave dhe mjediset sportive. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Familjes, Catherine Vautrin bëri të ditur lajmin  duke theksuar se ndalimi hyn në fuqi më 1 korrik
     “Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë,” u shpreh Vautrin në një intervistë për gazetën Ouest-France. Ajo shtoi se “liria për të pirë duhan ndalet aty ku fillon e drejta e fëmijëve për të thithur ajër të pastër.”
    Ndalimi do të zbatohet edhe para shkollave, për të ndaluar nxënësit që të pinë duhan në ato hapësira. Shkelësit do të përballen me gjoba deri në 135 euro.
    Megjithatë, ndalimi nuk do të zbatohet në tarracat e kafeneve franceze, një simbol i kulturës vendase. Po ashtu, cigaret elektronike nuk përfshihen në këtë masë.
    Franca ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të reduktuar përdorimin e duhanit në hapësira publike, por mbetet ndër vendet me përqindjen më të lartë të duhanpirësve në Evropë, rreth 35 për qind e popullsisë, krahasuar me 25 për qind mesatarja evropiane dhe 21 për qind globalisht, sipas të dhënave të OBSH-së.
    Çdo vit, rreth 75,000 francezë humbin jetën nga ndërlikimet që lidhen me duhanin. Programi Kombëtar Kundër Duhanit për periudhën 2023-2027 synon të arrijë një brez pa duhan deri në vitin 2032.
    Sipas një sondazhi të fundit, 62 për qind e qytetarëve mbështesin ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat publike. Ndërkohë, mbi 1,500 qytete dhe fshatra në Francë kanë vendosur tashmë ndalime lokale të duhanit.
     

  • Veprimet që nuk duhet t’i bëni nëse jeni shtatzënë

    Veprimet që nuk duhet t’i bëni nëse jeni shtatzënë

    Mos pini duhan! Pirja e duhanit rritet rreziku për abort dhe për lindje të parakohshme. Fëmijët e nënave të cilat pijnë duhan kanë peshë më të ulët dhe janë shumë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

    Nuk e dijmë saktësisht se cila sasi e alkoolit e cila e dëmton embrionin. Dihet se edhe sasia e vogël e alkoolit ndikon negativisht në rritjen e frytit dhe në zhvillimin e trurit të tij si dhe favorizon çrregullimet psikoemocionale. Mos pini alkool!

    Është normale që të shtoni peshë gjatë shtatzënisë. Mos mbani dietë me qëllim që t’i kontrolloni kilogramët e peshës trupore. Hani fruta, perime, drithëra dhe pini sa më shumë lëngje.

    Mos hani për dy veta! Gjatë shtatzënisë shpeshherë gjatë ditës keni kriza hipoglikemie dhe ndjeni nevojë që të hani më shumë. Ju nuk keni nevojë aq shumë për kalori, sa keni nevojë për vitamina e minerale. Shpeshherë shtatzënave iu imponohet të hanë më shumë, sepse çfarëdo që mbetet tepricë në tepsi ose tenxhere i qitet në pjatën e saj me arsyetimin se “është shtatzënë dhe duhet të hajë më shumë”.

    Mos luani tenis, hendboll, futboll, mos skijoni, mos e ngisni bicikletën dhe mos hipni në rroshulla ose skejtbord. Rekomandohet që të ecni, të bëni jogging dhe të notoni.

    Mos udhëtoni në vende ku mund të merrni ndonjë infeksion si për shembull malaria, hepatiti.

    Mos pini barna pa u konsultuar me mjekun! Kjo vlen edhe për barnat popullore.

    Mos shkoni në solarium! Në solarium rritet temperatura trupore dhe kjo mund të shkaktojë probleme te fryti.

     

  • Kapen 1200 kilogramë duhan të papërunuar, po futej nga Shqipëria në Kosovë

    Kapen 1200 kilogramë duhan të papërunuar, po futej nga Shqipëria në Kosovë

    Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një kombi me targa vendore i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri – Kosovë.
    Gjatë kontrollimit të personit dhe kombit janë gjetur të ngarkuara në rreth 1200 kg duhan të papërpunuar. Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit së bashku me automjetin janë sjellë në SPMK Dragash për procedura të mëtejme.
    Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti iniciohet si ‘kontrabandë me mallra dhe shmangie nga obligimet doganore’.
    Automjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • ‘Armiku i padukshëm’: Studimi, tymi i cigares qëndron në dhomë deri në 9 vjet

    ‘Armiku i padukshëm’: Studimi, tymi i cigares qëndron në dhomë deri në 9 vjet

    Konsumo duhan pa tym.  

    Koncepti i duhanpirjes është i njohur për të gjithë. Por ekzistojnë edhe forma të tjera si duhanpirja e dorës së dytë apo duhanpirja pasive, ku personi nuk pi duhan por qëndron pranë personave që e konsumojnë. Ndërsa duhanpirja e dorës së tretë (terciare) nënkupton substancat e dëmshme që mbeten në sipërfaqe, veshje, mobilje, perde pasi është konsumuar duhan në një ambient të mbyllur.  
    Ku qëndron problemi?  
    Ndryshe nga tymi që është i dukshëm, substancat e dëmshme që qëndrojnë në sipërfaqe pasi është konsumuar duhan nuk i shohim. Kjo e bën dhe me të rrezikshme sepse nuk mund ta shmangim.  
    Një studim ka zbuluar prezencë të lartë të këtyre substancave të dëmshme në shtëpinë e një personi që kishte 9 vjet që kishte lënë cigaren.  
    Universiteti i San Diegos dhe profesori George Matt, bashkëautor në këtë studim deklaron se prezenca e tymit të duhanit provon se ka mbetje të rrezikshme të duhanit në dhomë, edhe pse nuk mund të këtë aroma të pakëndshme në dhomë.  
    Studiuesi kryesor në këtë projekt, Dr Hugo Destelejs konfirmon se doza ditore e ekspozimit ndaj këtyre mbetjeve të dorës së tretë mund të jetë shumë e lartë sepse përveç thithjes së tymit, substancat mund të përthithen dhe nga lëkura. Nëpërmjet kontaktit të vazhdueshëm me lëkurën dhe gojën rriten mundësitë për një ekspozim kronik ndaj këtyre mbetjeve. Kjo është e dukshme shpeshherë dhe në pluhurin apo ngjyrën që marrin muret e dhomës.  
    Si të pastrojmë një ambient nga mbetjet e rrezikshme? 
    Për të pastruar një shtëpi, restorant, hapësirë pune apo hapësirë tjetër, nga prania e tymit terciar, Dr. Rachel Rekord thekson se është më mirë të largoni mobiljet, dekorimet, perdet, tapetat dhe të gjitha orenditë e tjera të cilave mund t’u bashkëngjitet lehtësisht tymi. Kjo masë drastike propozohet sepse ajrosja, larja dhe pastrimi i dhomës nuk i largon këto substanca.  
    Pas këtyre ndryshimeve rrënjësore, pirja e duhanit nuk duhet lejuar në dhomë në menyrë që tymi të mos preki sërish këto sipërfaqe.  
    Për shumë duhanpirës, kjo mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht nëse personi ka një rutinë mëngjesi ku dëshiron të pijë kafe dhe cigare në ambientet e brëndshme të shtëpisë. Duke pasur parasysh se duhanpirësit pinë duhan kryesisht për shkak të nikotinës, shumë prej tyre mund të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme si pajisjet pa tym që e ngrohin duhanin. Pajisje të tilla nuk prodhojnë tym duhani, por thjesht aerosol. Në këtë menyre tymi i duhanit që çlirohet nga djegia eleminohet plotësisht.. Gjithashtu, prania e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme reduktohet deri në 95% sepse këto produkte çlirojnë aerosol në vend të tymit të duhanit. Aerosoli nuk mbetet në veshje, mobilje, mure dhe zhduket shumë shpejt.