E ardhjma e Marash Kumbullës te Roma vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Sezoni i shkëlqyer në radhët e Espanjollit bëri që Gasperini t’i jepte një mundësi në fazën përgatitore. Kështu mbrojtësi shqiptar do të kishte shansin të bindte trajnerin për të mbajtur feshur fanellën verdhekuqe.
Por, sipas “La Gazzetta dello Sport”-it, një tjetër mbrojtës ka bindur Gasperinin. Ky i fundit ka mbetur mjaft i kënaqur nga Hermosoja. Spanjolli ka fituar “duelin” me Kumbullën, duke bindur Gasperinin si nga ana taktike e teknike për rreshtimin me tre mbrojtësa, ashtu edhe nga ana e dëshirës dhe përkushtimit në stërvitje. Ndërkoha ardhja e Gilardit në Romë do të zvogëlonte edhe në tepër hapësirat e Marash Kumbullës te verdhekuqtë, prandaj nuk përjashtohet mundësia e një tjetër huazimi apo e shitjes në këtë merkato vere./Sport Ekspres/
Tag: duelin
-

Kumbulla humb duelin me shokun e skuadrës, Gasperinin e bind një tjetër lojtar
-

Barazimi dramatik, Serxho Ujka i sjell fat në debutim Zulte Varegemit
Ish-futbollisti i Egnatias, Serxho Ujka, bëri debutimin ditën e djeshme me skuadrën e Zulte Varegem, në elitën e futbollit belg, në duelin ndaj Meçelen, që u mbyll me barazim dramatik 1 me 1.
26-vjeçari shqiptar u hodh në fushë në minutën e 75-të teksa skuadra e tij ishte duke u mposhtur me rezultatin 0-1. Aktivizimi i Ujkës duke se i solli fat vendasve në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa arriti të gjente baraspeshën në minutën e 90+9 falë golit të shënuar me penallti nga Vosen.Duelin e radhës në kampionat, Zulte Varegem do e luajë në transfertë ndaj Vesterlo në datën 2 gusht.
-

Deontay Wilder rikthehet te fitorja pas më shumë se dy vitesh, ish-kampioni i botës synon sërish majat
Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, rikthehet te suksesi në ring pas më shumë se dy vitesh e gjysmë. Në duelin e zhvilluar në Kansas (Amerikë) ai mundi me KO teknik në raundin e shtatë Tyrrell Anthony Herndon.
Ky është suksesi i 44-t në karrierë për boksierin 39-vjecar amerikan, që numëron edhe 4 humbje e 1 barazim. Por ajo që ka rëndësi është rikthimi i tij te suksesi, madje me KO, që ka qenë specialiteti i tij (ka 43 fitore me KO).
Wilder rikthehej në ring pas gati një viti e dy humbjesh radhazi, që për një moment la të kuptosh se ai do të tërhiqej. Por duket se amerikani shpreson ende se mund të rikthehet protagonist në ring, duke synuar sërish majën.
“The Bronze Bomber” arriti ta hedhë rivalin në tapet edhe në raundin e dytë, por ai arriti të vijojë duelin. Më pas, falë grushteve të vazhdueshme, ai e vuri në vështirësi rivalin e tij, deri sa në raundin e shtatë gjyqtari ndali duelin.
“Ndihesha shumë mirë. Qëndrova pushim për një kohë të gjatë duke u përpjekur të rikuperoja veten dhe ka qenë një rrugë e gjatë për mua. Jam thjesht i lumtur që jam rikthyer në ring, e dini. Ky është një fillim i ri për mua“, tha Wilder pas duelit. -

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet
Ashtu siç edhe pritej, Sylvinho ka lënë sërish në tribuna tre futbollistë kuqezi për duelin me Letoninë. Portieri Mario Dajsinani dhe dy mesfushorët, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, nuk do të kenë mundësi të zbresin mbrëmjen e sotme në fushën e lojës.
Referuar sfidës së shkuar me Serbinë, ai që përfiton është vetëm Adrian Bajrami, i cili federohet për shkak të pezullimit të Berat Gjimshitit. Madje, mbrojtësi mund të “gradohet” edhe titullar ndaj Letonisë, kjo duke parë edhe gjendjen e Arlind Ajetit.
31-vjeçari u stërvit i diferencuar në seancën e fundit, me Sylvinhon që do të presë deri në momentet e fundit për të parë situatën e mbrojtësit.
Kjo mund të ndryshojë planet e teknikut për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës. Në varësi të situatës, qendra e mbrojtjes do të jetë totalisht e ndryshme nga ajo e së shtunës. Ismajli dhe Kumbulla janë kandidatë për t’u aktivizuar si titullarë.
Dyshja ka qenë së bashku në fushë edhe në duelin e tetorit të shkuar kundër Republikës Çeke, përballje ku qëndruan në fushë për 90 minuta në atë humbje 2-0. Klan News -

Shqipëria niset drejt Letonisë/ Nis etapa e radhës kuqezi, për duelin e kualifikueseve të Botërorit
Sot pasdite, kuqezinjtë kanë udhëtuar me çarter nga Rinasi drejt Riga të Letonisë, ku do të ndeshen këtë të martë me ekipin vendas.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë pas krahëve barazimin pa gola ndaj Serbisë dhe ka filluar përgatitjet për duelin e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë ndaj Letonisë në transfertë.
Grupi ka qenë i plotë, me përjashtim të kapitenit Gjimshiti i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë ndaj nuk do të jetë i gatshëm për duelin në fjalë. -

FOTO / Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime, gjithmonë ka vend për…
Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.
Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
“Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit. -
Dita e Kombit, Shqipëria në duelin e historisë
Për të shkruar histori suksesi në futboll si komb. Për të ëndërruar për një vend në Botërorin 2026. Për të lënë pas fantazmat e Beogradit 2014….
Kjo është sfida me pritshmëri të madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë sot me fillim orën 20:45 në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë e vlefshme për Grupin K të kualifikuesëve të zonës UEFA.
I gjithë vendi por dhe nga Kosova, dhe kudo ka shqipfolës janë në ‘këmbë’. E duan këtë ndeshje të fituar. E do edhe vetë Silvinjo, trajneri brazilian me karta të mbyllura apo të hapura. Veçse në strategjinëe tij ai i mbivlerëson të gjithë rivalët me të cilët ndeshet. Ndoshta e bën për karikim apo ka frikë gjithnjë…
Sidoqoftë sot Tirana pritet të kthehet në një “vullkan kuqezi”. Kërkesat janë për mbi 300 mijë bileta. Paçka se në impiantin e Tiranës fatlumët do mund të jenë diku te 22000 njerëz./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Shtyhet ndarja e biletave për Serbinë, FSHF: Kontrollini email-in tuaj deri në 3 dhe 4 qershor, fluks i madh i aplikimeve
Të gjithë ata që kanë aplikuar për një biletë të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, e kanë ende edhe një mundësi për të mos e humbur sfidën e të shtunës në Arenën Kombëtare.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se është shtyrë me dy ditë të tjera, përkatësisht më 3 dhe 4 qershor, procesi i shortit elektronik nga i cili përzgjidhen fituesit e biletave për duelin kualifikues të Botërorit 2026, Shqipëri-Serbi.
“Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të federatës.Fluksi i kërkesave për biletat për duelin kualifikues të Botërorit ka qenë i jashtëzakonshëm. Megjithatë, ajo që bie në sy për këtë sfidë është se, për herë të parë pas dy dekadash, Shqipëria nuk do të ketë në krah grupin ultras “Tifozët Kuqezinj”, të cilët e kanë mbështetur kombëtaren brenda dhe jashtë vendit pa kursim. Krisja me Federatën është tashmë një realitet, pasi grupimi njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jenë të pranishëm në mënyrë të organizuar në stadium të shtunën.
“Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm”, njoftuan ata.
Në duelin kundër Serbisë pritet të jenë të pranishëm në stadium diçka më shumë se 21 mijë tifozë, nga të cilët një pjesë e vogël u shpërndahet institucioneve dhe sponsorëve. Çmimet për tifozët e thjeshtë janë rritur ndjeshëm, teksa bileta më e lirë kushton 20 mijë lekë të vjetra. Në tribunën përballë, çmimi arrin deri në 150 mijë lekë, ndërsa në tribunën qendrore shkon deri në 500 mijë lekë të vjetra./vizionplus.tv -

Kuqezinjtë e vegjël mposhten edhe nga Gjermania, paqe në duelin mes Francës dhe Portugalisë
Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës në grupin A të kampionatit EURO U17, i cili organizohet nga Shqipëria. Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë një tjetër humbje 0-4, këtë herë kundër bashkëmoshatarëve të Gjermanisë. Mensah zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7, ndërsa në të 20-tën Shtafi dyfishoi shifrat.
“Pancerat” gjetën golin e edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë të lojës, përkatësisht me anë të Majkut në minutën e 65 dhe Oteng Mensasë nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 85. Ndërkohë në duelin e tjetër mes Francës U17 dhe Portugalisë U17 skuadrat janë larguar me një barazim 0-0 nga fusha e lojës./Sport Ekspres/