Kulti i Sali Berishës po duket se po humbet terren edhe mes mbështetësve më të zellshëm të tij. Së fundmi, Ilir Vrenozi, një nga figurat më të njohura të rrjeteve sociale në kampin demokrat, korçari i pagëzuar nga vetë Berisha si “STARI” i ASHM gjatë fushatës së 11 majit, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për reflektim.
Vrenozi u kërkon demokratëve të kuptojnë se identiteti i së djathtës nuk lidhet me adhurimin e një individi, duke theksuar se “të jesh i djathtë nuk do të thotë të duash Berishën”. Mesazhi i tij shënon një distancim domethënës nga lideri historik i PD-së dhe një thirrje për t’u rikthyer tek vlerat, jo tek personifikimet politike.
Tag: duash
-

“Vetëm të duash Berishën quhesh demokrat?”, Vrenozi shpreh keqardhjen për gjendjen e PD-së: Kemi më shumë.. (Video)
-

Simpatizanti ia thotë në sy Berishës: Ke mbajtur shumë servila rreth vetes
Nga turi i foltores në Mirditë, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, një prej të cilëve tha se kreu i PD “është rrethuar me servile”.
“Quaji si të duash, ata që u bashkuan me mua nuk përfituan ndonjë privilegj”-ishte përgjigja e Sali Berishës.
Qytetari: Mos me u largu nga Tirana pa e rrëzu atë se nuk është trim ai. Është njeriu më frikacak që kam njohur ndonjëherë. Ne në Lezhë jemi pa kryetar partie. Jepi urdhër Agronit, Gjinit, dhe Hotit të vijë te merren me njerëzit. Mos të kenë frikë Pjerinin as atë dibranin. Të merren me ne se i heqim qafe ne.
Berisha: Siç e dini ju se kjo nuk është sekret. Në një kohë kur unë isha jashtë funksioneve të drejtimit të partisë, bëja opozitë unë. Nuk mund ta konceptoj mos të mbroj interesin publik. U mor një masë kundër meje në të cilën Edi Rama mendoj se do ia mbyllim gojën. Në fakt, ata gabuan sepse unë jam njeri që dikur kam marrë një vendim. Të dal kundër regjimit të athershëm. Babai im ishte njeri me 4 klasë shkollë por fliste atë që mendonte.
Ne flisnim të kundërtën e asaj që mendonim, prandaj vendosa t’i dal kundër. Ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës sime. Për këtë të dytin e kisha të gatshëm, më lënduan dinjitetin tim dhe unë do reagoja. Kur e pashë që donin të kontrollin PD nuk mund ta pranoja kurrë dhe prandaj u riktheva. Quaji si të duash, ata që u bashkuan me mua nuk përfituan ndonjë privilegj. U bë përpjekje që ata të mos bashkoheshin. Kur unë dorëzova pushtetin nuk ishte ky sistem zgjedhor. -

Niçe: Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…
Fridrih Niçe
Nga Fridrih Niçe
“…Nëse e dashuron detin do të dashurosh dhe dallgët… Nëse do të të duan në fillim, duhet të dish të duash….Nëse dëshiron të fluturosh duhet të dish të rrëzohesh…Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…”
ObserverKult
Lexo edhe:
A MUND T’I DUASH ARMIQTË E TU, JA ÇFARË THOTË NIÇE
Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë.Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodh edhe diçka më e lartë dhe më e madhërishme: ne mësojmë të përçmojmë, të dashurojmë dhe pikërisht kur parapëlqejmë.Por e gjitha kjo është e pavetëdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë trup dhe atë fshehtësi të së mirës që pengon në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e virtytit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
KUR NIÇE JEPTE “KËSHILLA” PËR SHKRIMTARËT: JA ÇKA DUHET TË KENI PARASYSH
Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.
Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet.
Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.
Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Hesse: Mësova se të të duan nuk është asgjë, ndërsa të duash është gjithçka
“Për dashurinë”, nga Herman Hesse
Mësova se të të duan nuk është asgjë, ndërsa të duash është gjithçka. Ajo që i jep vlerë qenësisë sonë nuk është gjë tjetër veç aftësia jonë për të ndjerë. Paraja nuk është asgjë, pushteti nuk është asgjë. Kemi parë plot njerëz që kishin edhe njërën edhe tjetrën, por ishin të pakënaqur. Bukuria nuk është asgjë: pamë burra të pashëm dhe gra të bukura që ishin të palumtur, pavarësisht bukurisë së tyre. Shëndeti gjithashtu nuk ka shumë rëndësi; të gjithë kanë shëndetin që ndiejnë, ka njerëz të sëmurë plot vullnet për të jetuar, që lulëzojnë deri pak para fundit dhe po ashtu të shëndetshëm, që vyshken në ankth nga frika e vuajtjeve.Lumturia është kudo ku një njëri ka ndjenja të forta dhe jeton për to, nuk i largon, nuk i dhunon, por i kultivon dhe i shijon ato. Bukuria nuk kënaq ata që e zotërojnë, por ata që dinë ta duan dhe adhurojnë.(…) Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dojë.Në shqip nga: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE PËR DASHURINË/HESSE: DASHURIA EKZISTON PËR TË NA TREGUAR SE SA SHUMË MUND TË DUROJMË…
-

Teodor Keko: Dikush do thinjet nga dashuria
Poezi nga Teodor Keko
Gjuetari ngurosej tek shihte një fazansi karafil të madh në degë.Lepuj, dhelpra i vareshin në gjerdan,po bukuria e mpinte dhe s’shtinte asnjëherë.Muzg ishte kur më the: “Dua një fazan!”Unë nuk guxoja të belbëzoja: “Të dua!”S’ish çudi të vrisja edhe një luan,vetëm ta kuptoje ç’më mundonte mua.I thashë gjuetarit. Dhe ai u thinj.Asnjë fjalë. S’premtoi. I kërrusur shkoi.Në një pritë u ngrys, në një pritë u gdhi.Dhe fazani erdhi. Erdhi. Ai shtiu.Merre këtë fazan, dashuria ime!Unë të dua! Për dashurinë sakrifikohet, Ja, kaq!Vetëm dikush u thinj, dashuria shkakton dhe dhimbje,Por të lutem, sërish plagë mos hap!
ObserverKult
Teodor Keko
———————————————————————————–
Lexo edhe:
TEODOR KEKO: TI, MUND TË MË DUASH- POR NGA UNË MOS PRIT ASGJË…
Ti, mund të më duash sa të duash, por nga unë mos prit asgjë!…Kështu m’u përgjigj ajo femër e bukur dhjetë vjet më parë, ajo femër me kaçurrela të zeza e sy jeshilë të thellë. E ndërkallur në një xhup të madh atë acar janari, teksa prisnim në radhën e gjatë, si zakonisht, të blinim dy shishe me qumësht për fëmijët tanë të vegjël.
Pata bërë çmos t’ia fitoja zemrën dhe kohën e kisha pasur me bollëk, sepse çdo dy ditë, nga ora tre e mëngjesit deri në orën shtatë ne këtë punë kishim: hy në radhë e prit me shpresë të marrësh ndonjë shishe qumësht, mirëpo Xhina nuk ishte tunduar. Unë sillesha mirë me të.
Sa herë nuk arrinte të blinte qumësht, vezë, apo gjalpë dhe mbulohej nga trishtimi e zhgënjimi bashkë. Unë do t’i jepja diçka nga racioni i vajzës sime dhe ajo gjithmonë do të më falënderonte butësisht.
Por vetëm kaq! Me të zgjatur unë kthetrat e fjalëve propozuese për t’u takuar qoftë edhe një herë të vetme, ajo mblidhej si iriqi, duke më kujtuar atë frazën, se, kur flet, shumë-shumë, shtrembërohet buza, kurse kur e jep shtrembërohet bytha!…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
-

“Mund të bësh çfarë të duash, ama kujtohu përherë se kush je…”
Nga: Aurora Ramazzotti
Im atë thoshte një fjali që nuk e kam harruar kurrë: “Mund të bësh çfarë të duash, ama kujtohu përherë se kush je. Dhe mbi të gjitha, që duhet të studiosh”.
Nuk është e vështirë të kuptosh pse disa persona zgjedhin të ndjekin rrugën që kanë ndjekur edhe prindërit e tyre më parë. Shumë prej fëmijëve janë të frikësuar nga frika e dështimit për shkak të një trashëgimie të rëndësishme profesionale nga paraardhësit e tyre.
Ata kanë frikë se mund të mos arrijnë gjëra të mëdha në jetë, se mund të përpiqen shumë dhe të dështojnë.
Ama në këtë gjë ka diçka tepër të sigurtë: pasioni i prindërve tanë do të jetë përgjithmonë yni.
ObserverKult
Aurora Ramazzotti
Lexo edhe:
DRITËRO AGOLLI: NUSJA NGA KOSOVA
-

Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh…
Thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
– Nuk ka gjë më të përsosur në botë se dy veta që duhen./ Marc Levy
– Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë. Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë. Nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë./ Jess Lair
– Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri./ Pitagora
– Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius
– Nëse do të lexosh diçka mbi dashurinë e mbi martesën duhet të blesh dy libra të ndarë. /Alan King
– Armiku i dashurisë është kritika. Nëse dikush të kritikon do të thotë se nuk të do./ Alejandro Jodorowsky
– Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./ Zora Neale Hurston
– Sa më pak kemi aq më shumë dhurojmë. Duket absurd, por kjo është logjika e dashurisë./ Nënë Tereza
– Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh./ Jim Morrison
– Dashuria është e verbër. Shikimin ta rikthen martesa./ Georg Christoph Lichtenberg
– Flirti është peneli i dashurisë./ Paul Bourget
– Xhelozia lind gjithmonë me dashurinë, por jo gjithmonë mbaron me të./François de La Rochefoucauld.
ObserverKult
Lexo edhe:
PETER GABRIEL: TË JETOSH JETË NORMALE
=============
Lexo edhe:
PËR DASHURINË, JETË N DHE ËNDRRAT… 25 THËNIE NGA PAULO COELHO
-

‘Të uroj më së pari të duash, e duke dashur, do të të duan edhe ty’
Poezi nga Viktor Hygo
Të uroj më së pari të duashE duke dashur, do të të duan edhe tyDhe ata që s’të duan, harrojiE përtej harrimit, mëritë e vjetra kurrë mos t’i kujtosh!
Të uroj të vazhdosh të duash pa u dëshpëruarTë uroj që edhe sikur mes miqve të tuTë ketë të pasjellshëm, të pamatur e t’pamendTi, ti… qëndro gjithmonë trim e besnikPse mes tyre ka për të qenë edhe një i vetëmTek i cili ti mund të besosh padyshimPse jeta vetë është e tillë.
Të uroj gjithashtu të kesh armiqTë shumtë, a një të vetëm, aq sa ti të kuptosh.E kështu të mund të mësosh zemërgjerësinë prej tyreDhe ndër ta, të jetë qoftë edhe një i drejtë,Aq sa ti të mos ndjehesh krejt i sigurt.
Të uroj më shumë të jesh i vlefshëm, po jo i pashembulltE në çaste të vështiraKur asgjë nuk shkon si duhetVlera jote të të japë forcë e kurajo të vazhdosh.
Të uroj po ashtu të jesh zemërgjerëJo me ata që lajthisin pakSepse kjo është e lehtëPor me ata që gabojnë trashë e janë të pandreqshëmDhe duke shprehur zemërgjerësinë tëndeTi mund të shërbesh si shembull për të tjerë.
Të uroj gjithashtu që duke qenë i riTë mos rrekesh të piqesh me të shpejtëE kur rritur të jeshTë mos këmbëngulësh të hiqesh më i riE duke qenë plak, të mos pushtohesh prej dëshpërimitSepse çdo moshë ka bukurinë e dhimbjen e saj.
Nuk të uroj të jesh i trishtuar. Oh jo!Jo gjithë vitin, por ta njohësh trishtimin veç një ditë!E kështu të çmoshQë e qeshura e rigjetur është edhe më e mirëSe një e qeshur e rëndomtë, e vakët, e shpëlarë që të dëmton.
Të uroj mes tjerash të mbjellësh një farëNjë farë të vockël fareE ta shoqërosh gjithë rritjen e sajPër të zbuluar prej sa shumë jetësh është ndërtuar një pemë.
Të uroj gjithashtu të kesh edhe pak paraAq sa nevojiten e t’ia dalësh mbanëE që së paku një herë në vit të reflektoshMbi ato para e të thuash: “Janë të miat, i kam fituar vetë!”Për ta bërë të qartë e të njohur:Se kush është pronar i kujt!
Të uroj gjithashtu të mbash sa më gjatë t’jetë e mundurGjithçka që dashuronE nëse dashuritë shkojnë, të mund të qash pa u ankuarE të vuash pa u ndjerë fajtor!
Të uroj së fundmiQë nëse je një burrë, të kesh një grua të mirëE nëse je një grua, të kesh një burrë të mirë.Nesër, pasnesër e sërish të pasnesërmenEdhe sikur rraskapitur të jeniTa gjeni buzëqeshjen si në t’parën ditë dashuruartë jeni gjithnjë!
E nëse të gjitha këto ndodhin për tyAtëherë, s’do të kem më asgjë të të uroj!/ KultPlus.com
-

Bejko: Hape sa të duash PD-në, ajo është pronë e Berishës. Duhet të ribëhet!
Roland Bejko në një intervistë në “Tirana Live” foli për zhvillimet politike, duke u ndalur tek situata në Partinë Demokratike.
Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se PD fillimisht duhet ‘që të ribëhet’, duke nënkuptuar që të ndryshojnë të gjitha, pasi sipas tij aktualisht “është pronë e Berishës”.
“Berisha ka qenë aty, në vendimet e mëdha. Sa për hapjen kemi gjithë jetën që themi për hapje në PD. Ka humbur besimi…Ndaj hape sa të duash Partinë Demokratike… Edhe gjatë kësaj kohe që Berisha u kthyer për të shpëtuar PD, por ai vetëm e thelloi krizën në PD. Berisha pas zgjedhjeve të 2021 u kthye dhe mbështeti Bashën që humbi… në atë kohë po të ndërhynte dhe të tregonte se ishte koha për PD për ta shpëtuar…Por ai e ndau e përçau, u rrahën e fyen me njëri tjetrin…Duke qenë edhe me një status non grata e bëri edhe më keq. Pra e bëri më personale dhe kjo u manifestua atje ku ai tha se nuk do ta bënte më se e kishte bërë paraardhësi i tij…”, tha Bejko.
Gjithashtu gjatë intervistës, Ilir Alimehmeti bëri edhe një koment, për zbatimin e nenit “Basha” në PD…
“Nëse dikush mendon që ky statut nuk është zbatuar mund t’i drejtohet organeve ligjore. Ndaj na lejoni në forumet e brendshme të bëjmë punën e brendshme. Por ajo që na intereson rikthimi tek meritokracia…Sa më pranë bazës shkon aq më e qartë bëhet situata…A është zbatuar apo jo statuti, unë jurist nuk jam. Ka një gjykatë aty…Por nuk di të ketë çështje që të jetë çuar nga ndonjë prej anëtarëve”, tha ai.
Nga ana e tij, Bejko, shtoi se ‘Berisha është Berishizmi’, pra konfliktuazime dhe mosrespektim i rregullave.
“Brenda partisë kanë frikë nga berishizmi…Berisha duhet të bëjë një hap pas, të bëhet një proces përbashkues…të jetë i ndershëm pa delfinin e kryetarit, por edhe me Berishës sado të riformatohen këta, nuk fitojnë dot më besim. Zotëria mori vota sepse qytetarët patën besim të ky”, tha Bejko.
Bashkëngjitur bisedës në studion e “ABC News”, në analizën e tij Ilir Alimehmeti, tha se një ndër gabimet më të mëdha si këndvështrimit të tij që ka bërë PD, është bojkotimi.
“A duhet të hyjmë në parlament, mendoj se po. Unë jam shumë i qartë me të gjithë diskutimin. Në mendimin tim këto ishin votime dhe jo zgjedhje absolute… Gabimi madhor që ka bërë PD është bojkotimi…Në fund je zgjedhur përfaqësues i njerëzve për elemente të rëndësishme dhe të paktën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore duhet të jetë e pranishme. Nëse nuk kemi një census të partisë nuk bëjmë dot një organizim pune afatgjate…” -

Ndryshimi midis “Të dua” dhe “Të dashuroj”
«Të dashuroj», – i thotë princi i vogël.«Edhe unë të dua», – i thotë trëndafili.Atëherë, princi i vogël i thotë dhe shpjegon kështu:«Nuk është e njëjta gjë. ”Të duash” do të thotë të bësh tënden diçka apo dikë. Do të thotë t’u kërkosh të tjerëve atë që përmbush nevojat e tua personale, nevojë materiale, ndjesie, shoqërimi, etj. “Të duash” do të thotë ta shtiesh në dorë atë që nuk të përket ty, do të thotë të zotërosh ose të dëshirosh diçka që të mungon… “Të duash” do të thotë të pasionohesh apo të jepesh pas gjërave dhe njerëzve nga nevoja. Në këtë rast, nuk ka marrëdhënie të barabartë, ka thjeshtë një lloj vuajtjeje vetëm nga njëra palë, sepse “e mira” që duam nuk na korrespondon, dhe ne ndjehemi të zhgënjyer.
Nëse dua dikë, do të thotë që shpresoj, që pres diçka. Nëse personi tjetër nuk më jep atë që pres, unë vuaj. Problemi është se ekziston një mundësi e madhe që personi tjetër të ketë motive të tjera, pasi që të gjithë jemi shumë të ndryshëm. Çdo qenie njerëzore është një univers.
“Të duash” do të thotë të dëshirosh më të mirën për tjetrin, edhe kur ke motive shumë të ndryshme. “Të duash” do të thotë që unë dua të jesh i lumtur, edhe kur rruga jote është e ndryshme nga e imja. Ndërsa “të dashurosh” është një ndjenjë e fuqishme, është ndjenja më e bukur dhe më e mirë, që lind nga thellësia e zemrës, nga shpirti, duke i krijuar vetes një shkallë të lartë njerëzore. Dashuria nuk lind nga nevoja, as nga interesi. Në këtë kuptim, ajo nuk do të shkaktojë kurrë vuajtje, ajo mund të jetë një lloj dhimbjeje e ëmbël, e përzier me gëzim, kënaqësi, por kurrsesi vuajtje e mirëfilltë.Kur një person thotë se ka vuajtur nga dashuria, në të vërtetë ai ka vuajtur nga dëshira, jo nga dashuria.
Njeriu vuan kur i pëlqen diçka dhe do ta ketë patjetër, pra për interes. Nëse dashuron vërtet dikë, nuk mund të vuash, sepse nuk ke pret asgjë nga tjetri, në dashuri nuk ekziston interesi. Kur dashurojmë, e japim veten pa kërkuar asgjë në këmbim, ndjejmë gëzim të thjeshtë dhe të pastër për t’u dorëzuar. Por gjithashtu është e vërtetë se ky dorëzim, kjo dhënie vetëmohuese, ndodh vetëm në njohje.
Ne mund të dashurojmë vetëm atë që njohim, sepse të dashurosh do të thotë të hidhesh në boshllëk, t’ia besosh dikujt jetën dhe shpirtin tënd. Dhe shpirti nuk kompensohet. Dhe që unë të njoh veten është saktësisht të të njoh ty, gëzimet e tua, paqen tënde, por edhe zemërimin tënd, betejat e tua, gabimet e tua.Sepse dashuria e kapërcen zemërimin, betejën, gabimin dhe nuk është vetëm për momentet e gëzimit. Dashuri do të thotë besim i plotë se çfarëdo që të ndodhë nuk tërhiqesh nga sjellja, je i vendosur, jo nga ndonjë interes egoist, por nga që i je dorëzuar ndjenjës, je në një shoqëri të heshtur, të përjetshme. Të dashurosh do të thotë të jesh vetëdijshëm se nuk të ndryshon dot as, as stuhia, as dimri, asgjë. Të dashurosh do të thotë t’i japësh tjetrit një vend në zemrën tënde, qoftë si baba, si nënë, si vëlla, si bir, si njeri dhe të jesh i sigurt se edhe në zemrën e atij tjetrit ka një vend për ty. Dhënia e dashurisë nuk e shteron dashurinë, përkundrazi, ajo e shton atë.Të dashurosh do të thotë ta hapësh zemrën për të dhënë dashuri, por edhe për të marrë dashuri.»«Tani e kuptova», – i thotë trëndafili.«Dashuria nuk kuptohet, ajo jetohet», – i thotë, së fundi, princi i vogël.
(Anonime)Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
NË FERR APO PARAJSË, KU TË DËRGON DASHURIA? JA ÇFARË THONË PROVERBAT…