Tag: duartrokitje

  • Lot e duartrokitje/ Momenti emoocionues kur Beethoven e paraqiti para publikut Simfoninë e Nëntë!

    Lot e duartrokitje/ Momenti emoocionues kur Beethoven e paraqiti para publikut Simfoninë e Nëntë!

    Kur Ludwig van Beethoven premtoi Simfoninë e Nëntë në Vjenë, më 7 maj 1824, qyteti po mbante frymën.Pas viteve të tëra izolimi, një izolim i diktuar nga shurdhimi gjithnjë e më i rënduar, Beethoven u rikthye në skenë me një vepër që sfidonte çdo rregull të muzikës së kohës. Simfonia e Nëntë ishte një akt guximi artistik: monumentale, revolucionare dhe e paprecedentë, duke bashkuar madhështinë orkestrale me zërat koralë në lëvizjen e fundit, aty ku ai i vuri muzikë poezisë së përjetshme të Friedrich Schillerit, “Odë Gëzimit”.Megjithëse jetonte pothuajse në heshtje, imagjinata e Beethovenit vazhdonte të buçiste. Ai drejtoi premierën duke ndjekur partiturën me një përqendrim të hekurt, duke udhëhequr tinguj që nuk i dëgjonte më, por që i zotëronte ende me një qartësi të magjishme.Kur akordet e fundit u shuan në sallë, publiku shpërtheu. Duartrokitje të furishme, brohoritje, lot. E megjithatë, Beethoven rrinte i kthyer nga orkestra, i pavetëdijshëm për reagimin që kishte ngjallur. Ai nuk u kthye, nuk reagoi; thjesht vazhdoi të ndiqte linjat e simfonisë së tij, i përhumbur në ritmin e heshtur të krijimit.Në atë çast, Caroline Unger, një nga solistet, iu afrua ngadalë. Me një gjest të butë, plot delikatesë, ajo i preku krahun e kompozitorit dhe e ktheu drejt publikut.Para tij u shfaq një det njerëzish në këmbë: duart që përplaseshin pa pushim, shami që valëviteshin, fytyra të mbushura me emocion. Shumë prej tyre qanin, të vetëdijshëm se po dëshmonin jo vetëm një triumf të artit, por një triumf të njeriut mbi fatin.Beethoven u përkul thellë. Sytë e tij reflektonin mirënjohje dhe trishtim. Ai nuk mund t’i dëgjonte duartrokitjet, por mund t’i ndiente./ bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR U SHURDHUA BEETHOVEN: “BËJ NJË JETË MJERANE. E TMERRSHME!”

  • Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

    Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

    Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.
    Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.
    Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.
    Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit. Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë.

  • Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Di apo s’di! E bën apo s’e bën, kisha frikë se do lëmë nam

    Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Di apo s’di! E bën apo s’e bën, kisha frikë se do lëmë nam

    Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga prapaskenat gjatë rrugëtimit për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij, Rama thekson se në momentin që do të hapeshin negociatat, kishte frikë se çfarë do të bënim më pas. Por siç theksoi Rama administrata e vendit mori duartrokitje nga Brukseli.
    “Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret. Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe nevojat e atij sistemi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por ku nuk duhet të na interesojë çfarë është bërë, por çfarë do bëjmë dhe mundësitë janë që të bëjmë shumë dhe më mirë. Ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë, por janë edhe më të mëdha sot.
    Suksesi ynë varet shumë nga kontributi i secilit prej jush. Negociatat për anëtarësimin, neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh as të mundëson që të bësh makijazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve të përballeshin me procesin e skanimit të situatës dhe të çonin në çeljen e negociatave duke marrë duartrokitje nga Brukseli kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat se do lëmë nam.
    Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Të dilte me duartrokitje, kjo është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë. Të gjithë ata që morën pjesë ishte një provim sfidues. Këtë lloj sfidimi të fortë duhet t’ja bëjmë vetes çdo ditë”, tha Rama.

  • “Kisha frikë se do linim nam”/ Rama: Krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE

    “Kisha frikë se do linim nam”/ Rama: Krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, në fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë.
    Kreu i qeverisë theksoi se puna e administratës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe kjo punë mori duartrokitje e vlerësime.
    Rama pranoi se nuk ishte i sigurt nëse fluksi i punës do të përballohej nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave.
    “Negociatat për anëtarësimin neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh dhe as të mundëson që të bësh makiazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën!
    Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve u përballën me procesin e skanimit të situatës dhe duhet të çonin në çeljen e negociatave. Ata morën duartrokitje nga Brukseli dhe kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat sepse do lëmë nam”, tha Rama.
    “Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Fakti që mori duartrokitje është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë”, shtoi kryeministri.

  • Filmi për vrasjen e vogëlushes në Gaza merr duartrokitje rekord në Venecia

    Filmi për vrasjen e vogëlushes në Gaza merr duartrokitje rekord në Venecia

    “The Voice of Hind Rajab”, me regji nga Kaouther Ben Hania, mori një duartrokitje historike prej 23 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, duke tejkaluar duartrokitjet që dikur i ishin dhënë filmit “Pan’s Labyrinth”.

    Filmi riinterpreton historinë e 6-vjeçares Hind Rajab, e vrarë në Gaza së bashku me familjen e saj dhe dy ndihmësmjekë në janar 2024. Në premierë, aktori Motaz Malhees valëviti një flamur palestinez, duke nxitur brohoritjet “Palestina e Lirë”, ndërsa aktorët mbajtën lart foton e Hind.

    Yje të Hollivudit, përfshirë Joaquin Phoenix, Rooney Mara dhe Brad Pitt, janë caktuar si producentë ekzekutivë. Tunizia e ka paraqitur filmin për çmimet Oscar të vitit të ardhshëm në kategorinë e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar, ku shihet si një pretendent i fortë.

    Kritikët e kanë quajtur filmin urgjent, tërheqës dhe emocionalisht shkatërrues, megjithëse disa e kanë vënë në dyshim kornizën e tij etike. Për shumë, ai është bërë një simbol kinematografik i vuajtjeve të Gazës dhe një thirrje e fuqishme për drejtësi.

    ObserverKult

  • 355 plumba dhe zëri i vogëlushes Hind, 24 minuta duartrokitje e lot në Venecia

    355 plumba dhe zëri i vogëlushes Hind, 24 minuta duartrokitje e lot në Venecia

    Në një ditë si çdo tjetër në selinë e Kryqit të Kuq në Ramallah, një vajzë 5-vjeçare, Hind, u bë zëri i dhimbjes së pafund të civilëve të Gazës.
    Gjatë një sulmi izraelit, familja e saj u vra, dhe ajo kërkoi ndihmë nga operatorët për orë të tëra në telefon.
    Filmi i Kaouther Ben Hania, “The Voice of Hind Rajab” rikrijon këtë tmerr pa retorikë.

    Nuk tregon Gazën, nuk tregon luftën, por e ndjen përmes zërit të vajzës dhe të zhurmës së armëve që ndërprisnin komunikimin. Nga ora 14:49 deri në 19:30, operatorët përpiqen të marrin autorizime për ambulancën, ndërsa Hind lutet: Më merrni, kam frikë! Është errësirë…

    Në makinën ku ndodhej vogëlushja, u lëshuan plot 355 plumba, një tmerr që godet ndërgjegjen globale.
    Në premierën e Venecias, auditori shpërtheu në lot, pasuar me 24 minuta duartrokitje
    Shikuesit u përballën me realitetin që zakonisht mbetet jashtë ekranit, dhimbjen e një fëmije të pafajshëm dhe përgjegjësinë e të rriturve dhe qeverive për të ndërhyrë.
    Ben Hania thotë: Hind e donte detin, ndërsa liderë si Trump projektuan vila luksoze. Çfarë bote është kjo?
    Një film që mban të bashkuar realitetin dhe kinematografinë, me një fuqi të jashtëzakonshme emocionale!

  • Diddy pritet me duartrokitje në burg pas dënimit në New York

    Diddy pritet me duartrokitje në burg pas dënimit në New York

    Pas dënimit të tij javën e kaluar, reperi Sean “Diddy” Combs është pritur me duartrokitje nga të burgosurit në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.
    Sipas avokatit të tij, Marc Agnifilo, të burgosurit e kanë parë rastin e Diddy-t si një “fitore të rrallë kundër sistemit”, duke thënë: “Nuk shohim kurrë askënd që e mposht qeverinë.”
    Diddy u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual dhe komplot për shantazh.
    Megjithatë, ai u shpall fajtor për organizim transporti me qëllim prostitucioni dhe përballet me deri në 10 vite burg.
    Avokati i tij theksoi se reperi është i qëndrueshëm emocionalisht, pavarësisht presionit të lartë dhe rrethanave.

  • Kryeministri Rama feston sot ditëlindjen. Stafi në selinë e PS-së e pret me dhurata dhe duartrokitje

    Kryeministri Rama feston sot ditëlindjen. Stafi në selinë e PS-së e pret me dhurata dhe duartrokitje

    Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, feston sot 61-vjetorin e lindjes, por si zakonisht, kjo ditë e ka gjetur në krye të detyrës.
    4 korriku, që përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe data e lindjes së Kryeministrit shqiptar.

    Rama është pritur me duartrokitje në selinë rozë, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbolikë të së majtës.
    Atmosfera në seli ka qenë e përzemërt dhe e thjeshtë, në përputhje me stilin e tij të zakonshëm të të festuarit, me fokus te puna dhe angazhimi politik.

  • Me duartrokitje e trëndafila të bardhë, Artan Lame përcillet për në banesën e fundit

    Me duartrokitje e trëndafila të bardhë, Artan Lame përcillet për në banesën e fundit

    Ish-zyrtari, Artan Lame është përcjellë sot për në banesën e fundit me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë.
    Në sallën “Libri Enciklopedik”, pranë Akademisë së Shkencave u mbajtën 2 orë homazhe në kujtim të tij.
    Të pranishëm në homazhe ishin miq të tij, kolegë e figura të njohura të historisë dhe politikës.
    Kujtojmë se Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
    Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rrallë të artefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
    Karriera e tij si zyrtar nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës e më pas nga 2000-2002 nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.
    Nga 2013 e deri në largimin në 2023 drejtoi ALUIZNIN e më pas Kadastrën.

  • VIDEO/ Partizani shënon golin që e dërgon në “Final Four”, duartrokitje nga Sokol Kushta në stadium 

    VIDEO/ Partizani shënon golin që e dërgon në “Final Four”, duartrokitje nga Sokol Kushta në stadium 

    Sot është duke u zhvilluar java e fundit e Superiores, teksa pak minuta më parë janë mbyllur edhe pjesët e para. Finalja e madhe e Europës, Partizani-Elbasani është mbyllur në shifrat 1-0 për 45 minutat e para. Pas një aksioni të ndjekur shumë bukur nga Keko që fitoi i vetëm në saj të këmbënguljes së tij një goditje këndi, Preka do të realizonte bukur me kokë për t’i dhënë golin e avantazhit Partizanit që në rast se e mban këtë rezultat, shkon në Europë dhe lë Elbasanin pas vetes. 
    Ndërkohë menjëherë pas golit të shënuar nga ana e Prekës, ka pasur duartrokitje jo vetëm nga tifozët e Partizanit që gjendeshin nga shkallët e stadiumit, por edhe nga një legjendë e futbollit shqiptar si Sokol Kushta. Ky i fundit është kapur nga kamera duke duartrokitur golin e Partizanit që e afron me Europën. /Sport Ekspres/