Tag: drusore

  • Këlcyrë, kapet makina me dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme

    Këlcyrë, kapet makina me dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Përmet, i riu kapet me dru zjarri të prera pa leje, sekustrohet makina bashkë me ngarkesën

    Përmet, i riu kapet me dru zjarri të prera pa leje, sekustrohet makina bashkë me ngarkesën

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
    Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Transportonin dru pa dokumentacion, arrestohen dy persona (Emrat)

    Transportonin dru pa dokumentacion, arrestohen dy persona (Emrat)

    Dy persona janë arrestuar nga policia në aksin rrugor Maliq-Korçë, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas autoriteteve, 36-vjeçari U.B. dhe 32-vjeçari K.H., dyshohet se kishin prerë dru në kundërshtim me ligjin.
    Pas operacionit të realizuar, policia ka sekuestruar të gjithë lëndën drusore dhe ka proceduar me dorëzimin e saj në Prokurori, për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me akuzat ndaj dy personave të arrestuar.

  • Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 49-vjeçari nga Përmeti

    Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 49-vjeçari nga Përmeti

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 49 vjeç, banues në fshatin Badlonjë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
    Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjshme/ I sekuestrohet mjeti, dhe arrestohet nga policia

    Transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjshme/ I sekuestrohet mjeti, dhe arrestohet nga policia

    Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor një sasi drusore e cila dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme.
    Blutë kanë sekuestruar mjetin dhe lëndën drusore në cilësinë e provës materiale.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin:
    -E. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor (zetor), një sasi lënde drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore, së bashku me mjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 55-vjeçari nga Tepelena

    Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 55-vjeçari nga Tepelena

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

    Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

    Një zjarr raportohet se ka rënë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbin.
    Zjarri mësohet se ka rënë në fshatin Shullaz ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Përshkak të materialeve drusore zjarri është përhapur me shpejtësi.

    Nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri u fik disa orë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Gjithashtu kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
    Temperaturat e larta në vend dhe shpesh zjarrvëniet e mbetjeve nga banorët kanë sjellë që të regjistrohen zjarre të shumtë të cilat ka patur raste që kanë zgjatur me ditë.

  • Përfshihet nga flakët gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, shkaqet …

    Përfshihet nga flakët gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, shkaqet …

    KURBIN- Një zjarr raportohet se ka rënë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në Kurbini. Zjarri mësohet se ka rënë në fshatin Shullaz ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Përshkak të materialeve drusore zjarri është përhapur me shpejtësi.
    Nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri u fik disa orë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Gjithashtu kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
    Temperaturat e larta në vend dhe shpesh zjarrvëniet e mbetjeve nga banorët kanë sjellë që të regjistrohen zjarre të shumtë të cilat ka patur raste që kanë zgjatur me ditë. Ministria e Mbrojtjes në bilancin që bën çdo 24 orë thekson se mbi 20 zjarre aktivizohen në vend ndërsa 4-5 vatra mbeten aktive përshkak të vështirësive në terren për të ndërhyrë në kohë për mos përhapjen e flakëve.

  • Materialet drusore, rregulla të reja për tregtinë, etiketimin dhe shfrytëzimin e sipërfaqeve pyjore

    Materialet drusore, rregulla të reja për tregtinë, etiketimin dhe shfrytëzimin e sipërfaqeve pyjore

    Një projektvendim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, lidhur me materialet drusore dhe ato jo drusore sa i takon tregtisë apo etiketimit të tyre, vendos rregulla të reja.Konkretisht bëhet fjalë për  projektvendimin“ Për Miratimin e Rregullave për trajtimin, shfrytëzimin, shitjen, eksportin, importin, administrimin dhe transportin e materialit drusor dhe të prodhimeve jodrusore pyjore,  kategorizimin e rrugëve autopyjore, përdorimin dhe standardet teknike të tyre, si dhe kriteret për shënimin dhe etiketimin e prodhimeve drusore dhe për prerjet shfrytëzuese në sipërfaqet me filizëri të zhvilluar mbi lartësinë optimale” .Në relacionin që shoqëron këtë draft thuhet se qëllimi i tij është përcaktimi i rregullave për trajtimin, shfrytëzimin, shitjen, eksportin (rastet e lejuara), importin, administrimin dhe transportin e materialit drusor dhe të prodhimeve jodrusore pyjore, si dhe kategorizimi i rrugëve autopyjore, përdorimi dhe standardet teknike të tyre.Relacioni parashikon të paktën shtatë objektiva që synohen të arrihen përmes projektvendimit:Hartimi dhe miratimi i akteve, rregullave dhe dokumentacionit për zbatimin e ligjit 57/2020, datë 30.4.2020 “Për pyjet”, i ndryshuar;Rregullimet teknike dhe ligjore lidhur me trajtimin dhe shfrytëzimin e pyjeve për material drusor dhe prodhimeve pyjore jodrusore, bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (BMET), nisur nga zhvillimi i qëndrueshëm në sektorin e pyjeve, duke rregulluar marrëdhëniet në këtë sektor, rregullime që kanë ndikim thelbësor në cilësinë e mjedisit natyror;Krijimi i një pakete bazë (sistemi) dokumentacioni teknik e ligjore për aktivitetet në pyje, duke patur parasysh pikësëpari ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike, regjimit hidrik, etj.;Rritja e të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore ose për strukturat përgjegjëse për administrimin e fondit pyjor, duke u mundësuar atyre të ri-investojnë në mirë administrimin, rehabilitmin, rigjenerimin, shtimin dhe monitorimin e fondit pyjor;Rregullimi i procesit të administrimit dhe shfrytëzimit të pyjeve, në mënyra dhe intensitete të tilla që të ruajnë larminë e tyre biologjike, prodhimtarinë dhe kapacitetet ripërtëritëse, për të përmbushur tani dhe në të ardhmen funksionet ekologjike, ekonomike dhe shoqërore, pa shkaktuar dëme në ekosistemet e tjera.Rregullimi i procesit të prerjes, transportit, shitjes apo edhe import-eksportin e materialit drusor/pyjor jodrusor dhe BMET.Standardizimi teknik i rrugëve pyjore si infrastrukturë e domosdoshme në fondin pyjor.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.