Tag: drurit

  • Sarandë/ Zjarr orët e para të mëngjesit, shkrumbohet lokali i drurit

    Sarandë/ Zjarr orët e para të mëngjesit, shkrumbohet lokali i drurit

    Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës.
    Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë nga flakët.
    Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por hetimet vijojnë.
    “Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

  • Zjarr në orët e para të mëngjesit në Sarandë, shkrumbohet lokali i drurit

    Zjarr në orët e para të mëngjesit në Sarandë, shkrumbohet lokali i drurit

    Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës.

    Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë nga flakët.
    Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por hetimet vijojnë.
    “Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

    Top Channel

  • Studim i ri: Sobat me dru nuk janë aq “të pafajshme”, çfarë po rrezikoni

    Studim i ri: Sobat me dru nuk janë aq “të pafajshme”, çfarë po rrezikoni

    Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze për ndikimin e sobave moderne me dru në shëndetin e frymëmarrjes, duke zbuluar se përshpejtojnë humbjen e funksionit të mushkërive. Studimi, i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Pneumologjisë në Amsterdam, tregoi se përdoruesit e sobave me dru kishin rënie më të shpejtë të kapacitetit të mushkërive (FEV1), edhe pse kishin mënyrë jetese më të shëndetshme se të tjerët.
    Sipas kërkuesve nga University College London, grimcat e imëta të lëshuara nga djegia e drurit dëmtojnë indet e mushkërive dhe përmbajnë substanca kancerogjene. Rreziku është më i lartë për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët kanë mushkëri më të ndjeshme.
    Në Britani, përdorimi i sobave me dru është në rritje, duke përbërë tashmë rreth 20% të ndotjes më të rrezikshme të ajrit (PM2.5) – pesëfish më shumë se emetimet nga makinat. Kjo ka çuar në rritje të rasteve të astmës dhe sëmundjeve kronike të frymëmarrjes.

    Ekspertët kërkojnë masa më të rrepta, përfshirë ndalimin e sobave të reja në zonat urbane dhe eliminimin e djegies jo të domosdoshme të drurit deri në vitin 2030. Edhe modelet e reja “eko” nuk janë plotësisht të sigurta, theksojnë ata.
    /vizionplus.tv

  • Oreksi i Italisë për dru po nxit shkatërrimin e pyjeve në Shqipëri

    Oreksi i Italisë për dru po nxit shkatërrimin e pyjeve në Shqipëri

    Shqipëria ka humbur rreth 6.5% të sipërfaqes së saj totale pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Kërkimet tregojnë se moratoriumi i vendosur nga vendi në vitin 2016 për prerjet komerciale të pyjeve nuk e ka ndalur shpyllëzimin.
    “Mos shkoni atje se ju ha arusha,” na thanë katër burra në fshatin Lekbibaj të Tropojës në Shqipërinë e veriut.
    “Këshilla” e burrave ishte qartazi një paralajmërim për ne se do të ishte më mirë të qëndronim larg.
    Rrugës për në Lekbibaj kaluam pranë shumë kamionëve të ngarkuar me trungje të mëdha. Rrugët e paasfaltuara dhe shtigjet e përdorura nga kamionët në pyll, si dhe dëshmitë e shpyllëzimit në shkallë të gjerë, janë të dukshme për këdo.
    Shkatërrimi i pyjeve shqiptare
    Pyjet shqiptare janë dëmtuar rëndë gjatë tri dekadave të fundit. Aq sa Tropoja është një nga të vetmet zona në vend ku ende mund të gjenden dru ahu, një lloj druri shumë i kërkuar në industrinë përpunuese të drurit.
    “Gjatë 20 viteve të fundit, Shqipëria ka humbur rreth 33% të biomasës së saj drusore,” thotë Abdulla Diku, një inxhinier pyjesh që ka studiuar prej vitesh situatën e pyjeve në Shqipëri.
    Në të vërtetë, raporti më i fundit i publikuar nga Global Forest Watch thotë se Shqipëria ka humbur 7.2% të sipërfaqes së përgjithshme me pemë në dy dekadat e fundit. Ekspertët e pyjeve në Shqipëri e vlerësojnë këtë shifër rreth 6.5%.
    Moratoriumi për prerjet komerciale
    Në një përpjekje për të mbrojtur pyjet e saj, Shqipëria miratoi një moratorium 10-vjeçar për prerjet komerciale në vitin 2016. Kjo do të thotë që prerja e pemëve në pyje për qëllime komerciale është e ndaluar deri në vitin 2026.
    Përjashtimi i vetëm i lejuar nga moratoriumi është prerja e pemëve për dru zjarri për familjet dhe institucionet publike si shkolla, çerdhe dhe qendra shëndetësore.
    Familjet duhet të aplikojnë pranë bashkisë për leje për të prerë dru për nevojat e tyre personale.
    Kompanitë duhet të marrin një licencë për t’u lejuar të presin dru për institucionet publike.
    Megjithatë, jo të gjitha pemët në pyjet e Shqipërisë mund të priten: një ekip i veçantë që përfshin inxhinierë pyjesh shënon pemët që janë përcaktuar për dru zjarri.
    Moratoriumi shpërfillet nga disa
    Por, pavarësisht moratoriumit, fabrika përpunimi druri (sharra) funksionojnë pothuajse në të gjithë vendin. Shumica prej tyre janë informale dhe as që regjistrohen si biznese.
    Ndërsa disa nga këto kompani janë të licencuara për të prerë dru për dru zjarri, disa prej tyre shkojnë përtej kësaj, duke prerë qëllimisht pemët më të vlefshme për përpunim dhe jo ato që janë të përcaktuara për dru zjarri.
    “Ata i mbushin kamionët me dru ahu të cilësisë më të lartë. Parcelat për të cilat kanë leje nuk preken fare, ndërsa në parcelat me dru të cilësisë më të mirë priten masivisht. Asnjë rregull nuk respektohet; presin ç’të duan,” tha për DW Ahmet Mehmeti, një inxhinier pyjesh me përvojë.
    Roli i qeverisjes vendore
    Sipas ligjit shqiptar, është përgjegjësi e autoriteteve vendore të menaxhojnë dhe të kontrollojnë aktivitetet në pyje, përfshirë shfrytëzimin komercial të tyre.
    “Ne kemi raste sporadike të prerjeve ilegale, por nuk mund të themi që është një fenomen i përhapur,” tha Pjetër Imeraj, administrator i Lekbibajt në bashkinë e Tropojës.
    Imeraj i tha DW se detyra e tij është të informojë bashkinë për sasinë e druve të nevojshme për sezonin e dimrit dhe të konfirmojë nëse sasia e kërkuar nga institucionet publike është e drejtë dhe realiste. Bashkia pastaj vendos se sa pemë duhet të priten.
    Vetëm një kompani në procesin e tenderimit
    Bashkia i tha DW-së se përmes një procesi tenderimi përcaktohet se cilat kompani mund të presin dru për dru zjarri. Ajo nuk dha detaje për kontratën e përfunduar me Alxhef shpk, kompania që fitoi tenderin, dhe u sugjerua që të konsultohej faqja e Agjencisë së Prokurimeve Publike të Shqipërisë për detaje.
    Sipas faqes së agjencisë, Alxhef shpk ishte e vetmja ofertues në këtë proces, diçka që ekspertët ekonomikë e konsiderojnë si një shenjë shqetësuese.
    “Ne kemI zbatuar gjithçka që parashikohet në kontratë dhe kemi përpunuar vetëm pemë të rrëzuara dhe të kalbura, dhe nuk kemi prerë apo transportuar dru përtej asaj që na është kontraktuar,” tha Xhafer Fiora, pronar i Alxhef shpk, për DW.
    Produkte për SHBA-në
    Alxhef shpk ka shumë vite përvojë në sektor, përfshirë prodhimin, tregtinë dhe import-eksportin e pothuajse të gjitha llojeve të drurit dhe produkteve të tij.
    Klienti kryesor i saj, të cilin e furnizon prej më shumë se 10 vitesh, është Minelli Spa. Kjo kompani është pjesë e grupit italian Minelli, që prodhon produkte druri me cilësi të lartë, si drunj për pushkë sportive dhe rekreative, doreza për furça, thika dhe fshesa, dhe komponentë për lodra druri.
    Ndërsa këto produkte shiten në Itali dhe vende të tjera, SHBA-ja është tregu më i madh.
    Italia: tregu kryesor i drurit shqiptar
    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), eksportet e drurit (kryesisht dru për qymyr) ranë pak në periudhën 2012–2023. Megjithatë, Italia mbetet vendi ku Shqipëria eksporton më shumë produkte druri dhe letre.
    Observatori i Kompleksitetit Ekonomik, një platformë online që analizon aktivitetet ekonomike, tregon se Shqipëria filloi të eksportojë dru në Itali që në vitin 1995. Sipas të dhënave të tij, 71.7% e eksporteve të drurit nga Shqipëria u dërguan në Itali në vitin 2015, një vit përpara se moratoriumi të hynte në fuqi.
    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri nuk pranoi të bëjë publike asnjë të dhënë që lidhet me importin dhe eksportin e drurit gjatë 10 viteve të fundit, përfshirë edhe kodet doganore të llojeve të drurit të eksportuar.
    Roli i EUTR-së
    Minelli thotë se nuk ishte në dijeni të akuzave për prerje ilegale të bëra nga banorët e Tropojës dy vjet më parë dhe se moratoriumi nuk ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Alxhef shpk.
    “Ne e dimë që Alxhef importon nga Mali i Zi dhe Kosova, sepse kemi dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në përputhje me EUTR 995/2010,” tha Marcello Minelli nga klienti italian i Alxhef shpk.
    Rregullorja e Bashkimit Europian për Drurin (EUTR) hyri në fuqi në vitin 2013. Qëllimi i saj ishte të luftonte prerjet ilegale të drurit dhe produkteve të tij.
    Në teori, rregullorja ndalon hyrjen në tregun e BE-së të drurit të paligjshëm dhe kërkon që çdo dërgesë të shoqërohet me dokumente që tregojnë, ndër të tjera, origjinën dhe specien e drurit.
    Moratoriumi nuk mjafton
    Ekspertët italianë të EUTR-së thonë se rregullorja ka më shumë peshë morale sesa juridike.
    Davide Pettenella, profesor i ekonomisë së pyjeve në Universitetin e Padovës dhe ish-konsulent për Ballkanin në FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara), thotë se “EUTR nuk do ta ndalonte aktivitetin ilegal nga Shqipëria, sepse sistemi është krijuar për dru të gjurmueshëm dhe të ligjshëm, por në një zinxhir korrupsioni që fillon me prerjet ilegale e vazhdon me kontrollet në doganë, matjet, shitjet dhe eksportet, është pothuajse e pamundur.”
    Burime nga policia pyjore italiane pranojnë se veprojnë kryesisht mbi bazën e kontrollit të dokumentacionit dhe bëjnë kontrolle në terren vetëm rastësisht çdo dy vjet.
    BE-ja gjithashtu ngriti shqetësime për zbatimin e moratoriumit në raportin e saj të vitit 2024 për progresin e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. “Vazhdon të ketë shqetësime për zbatimin e pamjaftueshëm të ligjeve për pyjet dhe prerjet e drurëve në Shqipëri,” thuhet në raport. “Pavarësisht moratoriumit, këto praktika vazhdojnë të ndodhin pa pengesa.” / DW

  • Oreksi i Italisë për dru nxit krizën e pyjeve në Shqipëri

    Oreksi i Italisë për dru nxit krizën e pyjeve në Shqipëri

  • Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

    Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

    Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësueseMoratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese.

    “Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është “këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre. Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit.

    “Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe nga ku shumica kanë emigruar”- nxitojnë të sqarojnë banorët.

    Rrugës për në Lekbibaj ndeshim kamionë të ngarkuar plot e përplot me trungje pemësh me diametër të gjerë, drurë që sipas inxhinierëve të pyjeve, janë më të përshtatshmit për përpunim mobiljesh apo produktesh të tjera drusore. Ndërsa në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive, nuk fshihen dot.

    Në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive të pemëve, nuk fshihen dotThuajse e njëjta situatë është edhe në juglindje të vendit. Në Polis-Guri i Zi-Valamar, pranë Pogradecit, në fshatrat përreth, si Bishnica, sa më lart të ngjitesh, aq më të zhveshura janë malet.

    Bledi Hoxha, biolog pranë organizatës mjedisore PPNEA, punon në zonë prej vitesh. “Në terren shohim kamionë që vijnë këtu për të prerë drurët e fundit me vlerë që kanë mbetur. Ka pasur raste që jemi përballur me njerëz që kryejnë aktivitetin e paligjshëm, të cilët shpesh bllokojnë edhe rrugën derisa ngarkojnë të gjitha trungjet” – thotë ai.

    Abuzime edhe nga firmat e licensuara

    Pavarësisht se Shqipëria ka miratuar me ligj moratoriumin e pyjeve që prej vitit 2016, i cili ndalon prerjen e pyjeve për qëllim biznesi deri në vitin 2026 dhe lejon vetëm shfrytëzimin e pyjeve për dru zjarri, për familjet dhe institucionet publike si shkolla dhe kopshte, në terren – në zonën e Lezhës, të Librazhdit, të Shkodrës e thuajse në të gjithë vendin, gjen kantierë të shumtë sharrash, të cilët në shumicën e rasteve nuk rezultojnë as të regjistruar si biznese dhe operojnë në informalitet të plotë.

    Por edhe ata që janë të licensuar nga institucionet për të prerë dru zjarri, abuzojnë.

    Impiant për lëndë drusore në zonën e Lezhës“Ata ngarkojnë kamionët e tyre me ahun më cilësor, atë të cilësisë së parë. Dhe gjëja më e tmerrshme është se parcelat për të cilat kanë lejen për t’i prerë, nuk preken, ndërsa parcelat me drurin më cilësor, priten masivisht. Nuk ndiqet asnjë rregull. Presin çfarë u pëlqen, atë që ju hyn në punë” – shprehet i revoltuar Ahmet Mehmeti, inxhinier pyjesh me eksperiencë, i cili pak javë para nisjes së moratoriumit, u sulmua në terren bashkë me kolegë të tjerë dhe një ekip gazetarësh, teksa po raportonin për masakrën pyjore në Stravaj të Librazhdit.

    Përgjegjësia nis nga pushteti vendor

    Në përplasjen e dy viteve më parë të banorëve së zonës së Vranës së Madhe me bashkinë Tropojë, vendasit pretendonin se në pyllin e tyre, ku kryesisht gjenden pemë ahu, pritej pa kriter, duke shfrytëzuar licensën për prerje për dru zjarri.

    Sipas ligjit shqiptar, pushteti vendor është autoriteti që menaxhon dhe kontrollon aktivitetet në fondin pyjor, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i pyjeve.

    “Kemi raste sporadike të prerjeve të paligjshme të pyjeve, por nuk mund të themi që është fenomen i përhapur” – thotë Pjetër Imeraj, administrator i komunës Lekbibaj. Ai i përgjgjet interesit tonë për të ditur më shumë se si funksionon licensimi i kompanive që kanë të drejtën për prerjen e druve të zjarrit.

    “Ne si komunë i paraqesim bashkisë së Tropojës nevojat që ka zona për dru zjarri gjatë stinës së dimrit. Nuk e përcaktojmë ne se kush vjen dhe pret” – thotë Imeraj. Pyetjes nëse kompanitë e licensuara janë të zonës apo vijnë nga Tirana, ai i përgjigjet nën zë: “nga Tirana” pa përmendur emër kompanie apo pa e zgjatur më shumë me detajet.

    Përmes një kërkese zyrtare që i drejtuam Bashkisë Tropojë në lidhje me pretendimin e banorëve, ajo u përgjigj duke thënë se “Bashkia Tropojë nuk licenson asnjë kompani për dru zjarri, por procesi bëhet përmes tenderimit”. Sipas përgjigjes zyrtare, vëllimi drusor i përdorur për periudhën 2020-2024 ka qenë 8489 m3 dhe se ahu është ndër llojet e drurëve që janë prerë.

    Tendera me vetëm një pjesëmarrës

    Në lidhje me kontratën e firmosur me kompaninë fituese të tenderit, “Alxhef shpk” bashkia rekomandoi që të bazoheshim tek kontrata e publikuar në faqen e Prokurimeve Publike. Në këtë faqe, ajo çka bie në sy është fakti se në rastet kur kompania është futur në garën për tender në Bashkinë Tropojë, nuk ka pasur kompani tjetër konkurrente në garë.

    Sipas ekspertëve të ekonomisë, tenderat me vetëm një pjesëmarrës janë gjithmonë flamur i kuq.

    “Në vitet 2022-2023 jemi përzgjedhur për të furnizuar me dru zjarri shkollat dhe institucionet në varësi të bashkisë së Tropojës. Kemi zbatuar gjihçka parashikon kontrata dhe kemi prerë vetëm pemët e rrëzuara dhe ato të thara. Deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kemi prerë apo transportuar lëndë drusore përtej asaj për të cilën jemi kontraktuar nga bashkia e Tropojës” – thotë Xhafer Fiora, pronar i kompanisë.

    Zonë e shpyllëzuar në BishnicëSipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Alxhef Shpk” vepron prej rreth 20 vitesh në treg, regjistruar si biznes për përpunimin e materialeve të drurit, import-eksportin e lëndës drusore si dhe prodhimin e mobiljeve. “Ne nuk jemi të specializuar për prodhimin e mobiljeve” – deklaron Fiora. Ai shton se para vitit 2016 nuk ka pasur kontrata për shfrytëzimin e pyjeve. Por sipas një tjetër regjistrimi në QKB, Fiora rezulton administrator i mëparshëm i kompanisë “Fjora”, e regjistruar në vitin 1995 dhe me objekt biznesi për ndërtim dhe shërbime të tjera, dhe në vitin 2009 me objekt të ndryshuar biznesi, atë të shfrytëzimit të pyjeve, tregtimin, prodhimin dhe import-eksportin e të gjitha llojeve të lëndëve të para të drurit.

    Treg europian dhe amerikan

    Klienti kryesor tek i cili “Alxhef shpk” transporton lëndë drusore për mbi 10 vite është “Minelli S.p.a”, pjesë e “Minelli Group”, kompani italiane e krijuar që nga viti 1937, e cila prodhon produkte druri të llojeve të ndryshme por është veçanërisht e njohur për kasat dhe qytat prej druri luksoze të armëve, produkte të cilat shiten në tregun europian dhe eksportohen edhe në tregun amerikan.

    Marrëdhënia e tyre tregtare ka nisur në vitin 2012, bashkëpunim i cili, sipas kompanisë “Minelli S.p.a” nisi sepse kostoja e ulët e fuqisë punëtore në Shqipëri ishte më tepër konkurruese se vendet e tjera të rajonit.

    Kompania thotë se nuk ka qenë në dijeni të akuzave të banorëve në Tropojë dy vite më parë, dhe se moratoriumi nuk i ka ndryshuar dinamikat e bashkëpunimit me “Alxhef shpk”.

    Prerje pa kriter e pyjeve në Vranë të Madhe, Lekbibaj“Ne dimë që Alxhef importon nga Mali i Zi dhe Kosova, sepse disponojmë materialet e nevojshme që na nevojiten për regjistrimin e EUTR 995/2010. Më vonë Alxhef nisi të furnizohet edhe nga Greqia” – thotë Marcello Minelli, përfaqësues i kompanisë.

    Edhe “Alxhef shpk” thotë se importon nga shtete si Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Greqia dhe se “Minelli S.p.a”-në e furnizon kryesisht me doreza furçash të përmasave të ndryshme dhe pjesën tjetër me pelete druri ahu.

    Italia destinacioni kryesor

    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave druri dhe produktet drusore janë një zë i qëndrueshëm i eksporteve shqiptare. Sipas këtyre të dhënave, që i referohen periudhës kohore 2012-2023, tendenca e drurit të eksportuar ka pësuar rënie të lehtë por kryesisht për qymyr-drurin. Ndër vite Italia ngelet shteti ku Shqipëria dërgon numrin më të madh të prodhimeve të drurit dhe letrës për eksport, sipas INSTAT.

    Sipas OEC, databazës online të aktiviteteve ekonomike që përpunon të dhëna nga e gjithë bota, Shqipëria ka një histori të vjetër eksportesh me Italinë në periudhën e pas-tranzicionit, duke nisur nga viti 1995. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015, një vit para hyrjes në fuqi të moratoriumit, Shqipëria ka eksportuar dru dhe prodhime druri me vlerë tregu rreth 21 milionë euro, ku 71.7% e të gjithë sasisë së eksportuar shkonte në Itali. Pjesën më të madhe e zinin qymyr- druri, druri për mobilje dhe druri i sharruar.

    Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më problematike përsa i përket humbjes së sipërfaqeve pyjore si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreveItalia mbetet vendi i parë i eksporteve të drurit deri në vitin 2023, ku pas hyrjes në fuqi të moratoriumit vihet re një rënie e sasisë së eksportuar të qymyr-drurit por ngelet thuajse e njëjtë sasia e drurit të sharruar dhe drurit teknik.

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk vuri në dispozicion asnjë të dhënë në lidhje me import-eksportet e 10-vjeçarit të fundit, përfshirë këtu edhe kodet doganore për llojin e drurit të eksportuar.

    Neglizhenca italiane në zbatimin e legjislacionit europian

    Rregullorja e Bashkimit Europian për lëndën drusore, EUTR, hyri në fuqi në vitin 2013 për të luftuar aktivitetin e paligjshëm të drurit dhe nënprodukteve të tij. Vendosja e EUTR në teori nënkupton ndalimin e hyrjes së drurit të paligjshëm në tregun e BE-së. Dhjetë vite më vonë, në 2023-in, BE miraton një tjetër rregullore, këtë herë të quajtur Rregullorja e BE-së për Shpyllëzimin, EUDR, e cila ka nisur zbatimin në terren.

    EUTR parashikon që çdo sasi druri, prodhuar në BE ose importuar në BE, duhet të ketë të bashkëngjitur një dokumentacion të zgjeruar, përfshirë origjinën e drurit, pra burimin dhe llojin e tij.

    Ekspertë të EUTR/EUDR në Itali thonë se rregulloret kanë më shumë forcë morale se sa ligjore.

    Davide Pettenella, profesor i ekonomisë pyjore në universitetin e Padovës dhe njëkohësisht ish-konsulent i FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) në zonën e Ballkanit, thotë se “Shqipëria përbën një rast unik, sepse është i vetmi vend nën efektin e moratoriumit dhe një pjesë e konsiderueshme e pyjeve, sidomos ato me vlerën më të madhe, janë pronë publike, tradicionalisht e menaxhuar përmes planeve të menaxhimit”. Ky kombinim, sipas tij, “favorizon përhapjen e rasteve korruptive”.

    Sipas tij, EUDR nuk do të ndalonte veprimtarinë e paligjshme në rastin e Shqipërisë, sepse sistemi funksionon kur bëhet fjalë për dru të gjurmueshëm dhe të ligjshëm, por në një rrjet korrupsioni, që nis nga prerja e paligjshme, kontrollet në pikat doganore, në matjet, shitjet dhe eksportet, është thuajse e pamundur.

    Ndërkohë, burime nga policia pyjore italiane pranojnë se veprojnë kryesisht përmes kontrollit të dokumentacioneve dhe dalin në terren për kontrolle të rastësishme çdo dy vjet.

    Një burim konfidencial, prej vitesh në sektorin e ndërtimit, thotë se “druri vjen në Itali me një dokumentacion ku origjina e drurit është e falsifikuar. “Hyn këtu me dokumente bullgare ose greke ose nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe trajtohet si mall i importuar brenda Europës. Sipas mendimet tim, në Itali nuk kanë informacion, nuk pyesin ose nuk u intereson, sepse atyre u nevojitet vetëm që të blejnë dru dhe të prodhojnë me të parkete dhe mobilje”.

    Deklarimet e dhëna nga burimi në kushtet e anonimatit nuk u provuan dot gjatë këtij hulumtimi, edhe për shkak të refuzimit të dhënies së informacioneve zyrtare nga autoritetet lokale dhe qendrore në Shqipëri dhe Itali.

    Moratoriumi shqiptar nuk mjafton

    “Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka humbur përafërsisht rreth 33% të biomasës drusore” – thotë Abdulla Diku, inxhiner pyjesh që prej vitesh studion në terren situatën në pyjet shqiptare. Sipas tij, piku i masakrës mjedisore në pyjet e vendit ka ndodhur në vitin 2011, por vijon ende.

    “Në të shkuarën kemi pasur 80 milionë metër kub vëllim pyjor ndërsa tani kemi rreth 53-54 milionë m3, si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve” – thekson inxhinier Diku, duke iu referuar të dhënave zyrtare të institucioneve.

    Edhe për “Global Forest Watch”, strukturë ndërkombëtare që monitoron pyjet anembanë botës, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më problematike përsa i përket humbjes së sipërfaqeve pyjore si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve. Në raportin e fundit të GFW evidentohet se në 20 vitet e fundit “Shqipëria ka humbur 6.5 % të sipërfaqes totale të mbuluar nga pyjet”.

    Problemet me menaxhimin e moratoriumit të pyjeve evidentohen edhe ne raportin e vitit 2024 të Bashkimit Europian për progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit.

    “Mbeten shqetësuese zbatimet e pamjaftueshme të ligjeve për prerjen e pyjeve. Pavarësisht moratoriumit të pyjeve, situata vijon të mbetet e pakontrolluar” – thuhet në njoftim.

    Vetëm për vitin e kaluar, në kuadër të fondeve që u jepen shteteve në procesin drejt anëtarësimit në BE, ky i fundit i dha Shqipërisë fondin prej 67.35 milionë eurosh për t’u përdorur në shumë fusha, si lufta kundër korrupsionit, qeverisja vendore, mbrojtja e pyjeve e shumë të tjera të cilat konsiderohen me rëndësi të veçantë.

    BE: Shqipëria, larg energjisë së rinovueshme

    Megjithatë, në Kapitullin e Mjedisit, Bashkimi Europian vijon të ketë pakënaqësi ndaj Shqipërisë. Ambicia europiane e dekarbonizimit – për të lënë pas energjinë e prodhuar nga lëndët djegëse dhe për të prodhuar vetëm energji të pastër përmes energjisë së burimeve të erës dhe diellit – duket të jetë shumë larg situatës në Shqipëri.

    Pyjet gëzojnë fuqinë natyrale për të përthithur dioksidin e karbonit përmes fotosintezës dhe depozituar atë në pemë, tokë dhe pjesë të tjera të ekosistemit, duke realizuar atë që njihet si sekuestrimi i karbonit. Shpyllëzimi nuk e ndihmon procesin.

    “Niveli i uljeve të emetimeve të planifikuara për periudhën 2021-2030 në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës nuk rezultoi i azhurnuar në vitin 2024. Ky plan mbështetet thelbësisht në sekuestrimin e karbonit nga pyjet, por ka masa dhe mjete shumë të kufizuara për të mbrojtur dhe menaxhuar pyjet” – thuhet në raport.

    /DW

  • “Uria” italiane për pyjet shqiptare

    “Uria” italiane për pyjet shqiptare

    Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin.Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese.
    “Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është “këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre.Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit.
    “Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe nga ku shumica kanë emigruar”- nxitojnë të sqarojnë banorët.
    Rrugës për në Lekbibaj ndeshim kamionë të ngarkuar plot e përplot me trungje pemësh me diametër të gjerë, drurë që sipas inxhinierëve të pyjeve, janë më të përshtatshmit për përpunim mobiljesh apo produktesh të tjera drusore.
    Ndërsa në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive, nuk fshihen dot.
    Thuajse e njëjta situatë është edhe në juglindje të vendit. Në Polis-Guri i Zi-Valamar, pranë Pogradecit, në fshatrat përreth, si Bishnica, sa më lart të ngjitesh, aq më të zhveshura janë malet.
    Bledi Hoxha, biolog pranë organizatës mjedisore PPNEA, punon në zonë prej vitesh.
    “Në terren shohim kamionë që vijnë këtu për të prerë drurët e fundit me vlerë që kanë mbetur. Ka pasur raste që jemi përballur me njerëz që kryejnë aktivitetin e paligjshëm, të cilët shpesh bllokojnë edhe rrugën derisa ngarkojnë të gjitha trungjet” – thotë ai.
    Abuzime edhe nga firmat e licensuara
    Pavarësisht se Shqipëria ka miratuar me ligj me ligj moratoriumin e pyjeve që prej vitit 2016, i cili ndalon prerjen e pyjeve për qëllim biznesi deri në vitin 2026 dhe lejon vetëm shfrytëzimin e pyjeve për dru zjarri, për familjet dhe institucionet publike si shkolla dhe kopshte, në terren – në zonën e Lezhës, të Librazhdit, të Shkodrës e thuajse në të gjithë vendin, gjen kantierë të shumtë sharrash, të cilët në shumicën e rasteve nuk rezultojnë as të regjistruar si biznese dhe operojnë në informalitet të plotë.
    Por edhe ata që janë të licensuar nga institucionet për të prerë dru zjarri, abuzojnë.
    “Ata ngarkojnë kamionët e tyre me ahun më cilësor, atë të cilësisë së parë. Dhe gjëja më e tmerrshme është se parcelat për të cilat kanë lejen për t’i prerë, nuk preken, ndërsa parcelat me drurin më cilësor, priten masivisht. Nuk ndiqet asnjë rregull. Presin çfarë u pëlqen, atë që ju hyn në punë” – shprehet i revoltuar Ahmet Mehmeti, inxhinier pyjesh me eksperiencë, i cili pak javë para nisjes së moratoriumit, u sulmua në terren bashkë me kolegë të tjerë dhe një ekip gazetarësh, teksa po raportonin për masakrën pyjore në Stravaj të Librazhdit.
    Përgjegjësia nis nga pushteti vendor
    Në përplasjen e dy viteve më parë të banorëve së zonës së Vranës së Madhe me bashkinë Tropojë, vendasit pretendonin se në pyllin e tyre, ku kryesisht gjenden pemë ahu, pritej pa kriter, duke shfrytëzuar licensën për prerje për dru zjarri.
    Sipas ligjit shqiptar, pushteti vendor është autoriteti që menaxhon dhe kontrollon aktivitetet në fondin pyjor, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i pyjeve.
    “Kemi raste sporadike të prerjeve të paligjshme të pyjeve, por nuk mund të themi që është fenomen i përhapur” – thotë Pjetër Imeraj, administrator i komunës Lekbibaj. Ai i përgjgjet interesit tonë për të ditur më shumë se si funksionon licensimi i kompanive që kanë të drejtën për prerjen e druve të zjarrit.
    “Ne si komunë i paraqesim bashkisë së Tropojës nevojat që ka zona për dru zjarri gjatë stinës së dimrit. Nuk e përcaktojmë ne se kush vjen dhe pret” – thotë Imeraj.
    Pyetjes nëse kompanitë e licensuara janë të zonës apo vijnë nga Tirana, ai i përgjigjet nën zë: “nga Tirana” pa përmendur emër kompanie apo pa e zgjatur më shumë me detajet.
    Përmes një kërkese zyrtare që i drejtuam Bashkisë Tropojë në lidhje me pretendimin e banorëve, ajo u përgjigj duke thënë se “Bashkia Tropojë nuk licenson asnjë kompani për dru zjarri, por procesi bëhet përmes tenderimit”.
    Sipas përgjigjes zyrtare, vëllimi drusor i përdorur për periudhën 2020-2024 ka qenë 8489 m3 dhe se ahu është ndër llojet e drurëve që janë prerë.
    Tendera me vetëm një pjesëmarrës
    Në lidhje me kontratën e firmosur me kompaninë fituese të tenderit, “Alxhef shpk” bashkia rekomandoi që të bazoheshim tek kontrata e publikuar në faqen e Prokurimeve Publike.
    Në këtë faqe, ajo çka bie në sy është fakti se në rastet kur kompania është futur në garën për tender në Bashkinë Tropojë, nuk ka pasur kompani tjetër konkurrente në garë.
    Sipas ekspertëve të ekonomisë, tenderat me vetëm një pjesëmarrës janë gjithmonë flamur i kuq.
    “Në vitet 2022-2023 jemi përzgjedhur për të furnizuar me dru zjarri shkollat dhe institucionet në varësi të bashkisë së Tropojës. Kemi zbatuar gjihçka parashikon kontrata dhe kemi prerë vetëm pemët e rrëzuara dhe ato të thara. Deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kemi prerë apo transportuar lëndë drusore përtej asaj për të cilën jemi kontraktuar nga bashkia e Tropojës” – thotë Xhafer Fiora, pronar i kompanisë.
    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Alxhef Shpk” vepron prej rreth 20 vitesh në treg, regjistruar si biznes për përpunimin e materialeve të drurit, import-eksportin e lëndës drusore si dhe prodhimin e mobiljeve.
    ”Ne nuk jemi të specializuar për prodhimin e mobiljeve” – deklaron Fiora. Ai shton se para vitit 2016 nuk ka pasur kontrata për shfrytëzimin e pyjeve.
    Por sipas një tjetër regjistrimi në QKB, Fiora rezulton administrator i mëparshëm i kompanisë “Fjora”, e regjistruar në vitin 1995 dhe me objekt biznesi për ndërtim dhe shërbime të tjera, dhe në vitin 2009 me objekt të ndryshuar biznesi, atë të shfrytëzimit të pyjeve, tregtimin, prodhimin dhe import-eksportin e të gjitha llojeve të lëndëve të para të drurit.
    Treg europian dhe amerikan
    Klienti kryesor tek i cili “Alxhef shpk” transporton lëndë drusore për mbi 10 vite është “Minelli S.p.a”, pjesë e “Minelli Group”, kompani italiane e krijuar që nga viti 1937, e cila prodhon produkte druri të llojeve të ndryshme por është veçanërisht e njohur për kasat dhe qytat prej druri luksoze të armëve, produkte të cilat shiten në tregun europian dhe eksportohen edhe në tregun amerikan.
    Marrëdhënia e tyre tregtare ka nisur në vitin 2012, bashkëpunim i cili, sipas kompanisë “Minelli S.p.a” nisi sepse kostoja e ulët e fuqisë punëtore në Shqipëri ishte më tepër konkurruese se vendet e tjera të rajonit.
    Kompania thotë se nuk ka qenë në dijeni të akuzave të banorëve në Tropojë dy vite më parë, dhe se moratoriumi nuk i ka ndryshuar dinamikat e bashkëpunimit me “Alxhef shpk”.
    “Ne dimë që Alxhef importon nga Mali i Zi dhe Kosova, sepse disponojmë materialet e nevojshme që na nevojiten për regjistrimin e EUTR 995/2010. Më vonë Alxhef nisi të furnizohet edhe nga Greqia” – thotë Marcello Minelli, përfaqësues i kompanisë.
    Edhe “Alxhef shpk” thotë se importon nga shtete si Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Greqia dhe se “Minelli S.p.a”-në e furnizon kryesisht me doreza furçash të përmasave të ndryshme dhe pjesën tjetër me pelete druri ahu.
    Italia destinacioni kryesor
    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave druri dhe produktet drusore janë një zë i qëndrueshëm i eksporteve shqiptare. Sipas këtyre të dhënave, që i referohen periudhës kohore 2012-2023, tendenca e drurit të eksportuar ka pësuar rënie të lehtë por kryesisht për qymyr-drurin. Ndër vite Italia ngelet shteti ku Shqipëria dërgon numrin më të madh të prodhimeve të drurit dhe letrës për eksport, sipas INSTAT.
    Sipas OEC, databazës online të aktiviteteve ekonomike që përpunon të dhëna nga e gjithë bota, Shqipëria ka një histori të vjetër eksportesh me Italinë në periudhën e pas-tranzicionit, duke nisur nga viti 1995. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015, një vit para hyrjes në fuqi të moratoriumit, Shqipëria ka eksportuar dru dhe prodhime druri me vlerë tregu rreth 21 milionë euro, ku 71.7% e të gjithë sasisë së eksportuar shkonte në Itali. Pjesën më të madhe e zinin qymyr- druri, druri për mobilje dhe druri i sharruar.
    Italia mbetet vendi i parë i eksporteve të drurit deri në vitin 2023, ku pas hyrjes në fuqi të moratoriumit vihet re një rënie e sasisë së eksportuar të qymyr-drurit por ngelet thuajse e njëjtë sasia e drurit të sharruar dhe drurit teknik.
    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk vuri në dispozicion asnjë të dhënë në lidhje me import-eksportet e 10-vjeçarit të fundit, përfshirë këtu edhe kodet doganore për llojin e drurit të eksportuar.
    Neglizhenca italiane në zbatimin e legjislacionit europian
    Rregullorja e Bashkimit Europian për lëndën drusore, EUTR, hyri në fuqi në vitin 2013 për të luftuar aktivitetin e paligjshëm të drurit dhe nënprodukteve të tij. Vendosja e EUTR në teori nënkupton ndalimin e hyrjes së drurit të paligjshëm në tregun e BE-së. Dhjetë vite më vonë, në 2023-in, BE miraton një tjetër rregullore, këtë herë të quajtur Rregullorja e BE-së për Shpyllëzimin, EUDR, e cila ka nisur zbatimin në terren.
    EUTR parashikon që çdo sasi druri, prodhuar në BE ose importuar në BE, duhet të ketë të bashkëngjitur një dokumentacion të zgjeruar, përfshirë origjinën e drurit, pra burimin dhe llojin e tij.
    Ekspertë të EUTR/EUDR në Itali thonë se rregulloret kanë më shumë forcë morale se sa ligjore.
    Davide Pettenella, profesor i ekonomisë pyjore në universitetin e Padovës dhe njëkohësisht ish-konsulent i FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) në zonën e Ballkanit, thotë se “Shqipëria përbën një rast unik, sepse është i vetmi vend nën efektin e moratoriumit dhe një pjesë e konsiderueshme e pyjeve, sidomos ato me vlerën më të madhe, janë pronë publike, tradicionalisht e menaxhuar përmes planeve të menaxhimit”. Ky kombinim, sipas tij, “favorizon përhapjen e rasteve korruptive”.
    Sipas tij, EUDR nuk do të ndalonte veprimtarinë e paligjshme në rastin e Shqipërisë, sepse sistemi funksionon kur bëhet fjalë për dru të gjurmueshëm dhe të ligjshëm, por në një rrjet korrupsioni, që nis nga prerja e paligjshme, kontrollet në pikat doganore, në matjet, shitjet dhe eksportet, është thuajse e pamundur.
    Ndërkohë, burime nga policia pyjore italiane pranojnë se veprojnë kryesisht përmes kontrollit të dokumentacioneve dhe dalin në terren për kontrolle të rastësishme çdo dy vjet.
    Një burim konfidencial, prej vitesh në sektorin e ndërtimit, thotë se “druri vjen në Itali me një dokumentacion ku origjina e drurit është e falsifikuar. “Hyn këtu me dokumente bullgare ose greke ose nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe trajtohet si mall i importuar brenda Europës.
    Sipas mendimet tim, në Itali nuk kanë informacion, nuk pyesin ose nuk u intereson, sepse atyre u nevojitet vetëm që të blejnë dru dhe të prodhojnë me të parkete dhe mobilje”.
    Deklarimet e dhëna nga burimi në kushtet e anonimatit nuk u provuan dot gjatë këtij hulumtimi, edhe për shkak të refuzimit të dhënies së informacioneve zyrtare nga autoritetet lokale dhe qendrore në Shqipëri dhe Itali.
    Moratoriumi shqiptar nuk mjafton
    “Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka humbur përafërsisht rreth 33% të biomasës drusore” – thotë Abdulla Diku, inxhiner pyjesh që prej vitesh studion në terren situatën në pyjet shqiptare. Sipas tij, piku i masakrës mjedisore në pyjet e vendit ka ndodhur në vitin 2011, por vijon ende.
    “Në të shkuarën kemi pasur 80 milionë metër kub vëllim pyjor ndërsa tani kemi rreth 53-54 milionë m3, si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve” – thekson inxhinier Diku, duke iu referuar të dhënave zyrtare të institucioneve.
    Edhe për “Global Forest Watch”, strukturë ndërkombëtare që monitoron pyjet anembanë botës, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më problematike përsa i përket humbjes së sipërfaqeve pyjore si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve. Në raportin e fundit të GFW evidentohet se në 20 vitet e fundit “Shqipëria ka humbur 6.5 % të sipërfaqes totale të mbuluar nga pyjet”.
    Problemet me menaxhimin e moratoriumit të pyjeve evidentohen edhe ne raportin e vitit 2024 të Bashkimit Europian për progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit.
    “Mbeten shqetësuese zbatimet e pamjaftueshme të ligjeve për prerjen e pyjeve. Pavarësisht moratoriumit të pyjeve, situata vijon të mbetet e pakontrolluar” – thuhet në njoftim.
    Vetëm për vitin e kaluar, në kuadër të fondeve që u jepen shteteve në procesin drejt anëtarësimit në BE, ky i fundit i dha Shqipërisë fondin prej 67.35 milionë eurosh për t’u përdorur në shumë fusha, si lufta kundër korrupsionit, qeverisja vendore, mbrojtja e pyjeve e shumë të tjera të cilat konsiderohen me rëndësi të veçantë.
    BE: Shqipëria, larg energjisë së rinovueshme
    Megjithatë, në Kapitullin e Mjedisit, Bashkimi Europian vijon të ketë pakënaqësi ndaj Shqipërisë. Ambicia europiane e dekarbonizimit – për të lënë pas energjinë e prodhuar nga lëndët djegëse dhe për të prodhuar vetëm energji të pastër përmes energjisë së burimeve të erës dhe diellit – duket të jetë shumë larg situatës në Shqipëri.
    Pyjet gëzojnë fuqinë natyrale për të përthithur dioksidin e karbonit përmes fotosintezës dhe depozituar atë në pemë, tokë dhe pjesë të tjera të ekosistemit, duke realizuar atë që njihet si sekuestrimi i karbonit. Shpyllëzimi nuk e ndihmon procesin.
    “Niveli i uljeve të emetimeve të planifikuara për periudhën 2021-2030 në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës nuk rezultoi i azhurnuar në vitin 2024. Ky plan mbështetet thelbësisht në sekuestrimin e karbonit nga pyjet, por ka masa dhe mjete shumë të kufizuara për të mbrojtur dhe menaxhuar pyjet”, thuhet në raport./DW

  • Tendera abuzivë/ DW: Shpyllëzimi, “uria” italiane për pyjet shqiptare

    Tendera abuzivë/ DW: Shpyllëzimi, “uria” italiane për pyjet shqiptare

    “Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është “këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre. Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit.
    “Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe nga ku shumica kanë emigruar”- nxitojnë të sqarojnë banorë.
    Rrugës për në Lekbibaj ndeshim kamionë të ngarkuar plot e përplot me trungje pemësh me diametër të gjerë, drurë që sipas inxhinierëve të pyjeve, janë më të përshtatshmit për përpunim mobiljesh apo produktesh të tjera drusore. Ndërsa në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive, nuk fshihen dot.
     
    Thuajse e njëjta situatë është edhe në juglindje të vendit. Në Polis-Guri i Zi-Valamar, pranë Pogradecit, në fshatrat përreth, si Bishnica, sa më lart të ngjitesh, aq më të zhveshura janë malet.
    Bledi Hoxha, biolog pranë organizatës mjedisore PPNEA, punon në zonë prej vitesh. “Në terren shohim kamionë që vijnë këtu për të prerë drurët e fundit me vlerë që kanë mbetur. Ka pasur raste që jemi përballur me njerëz që kryejnë aktivitetin e paligjshëm, të cilët shpesh bllokojnë edhe rrugën derisa ngarkojnë të gjitha trungjet” – thotë .
    Abuzime edhe nga firmat e licensuara
     
    Pavarësisht se Shqipëria ka miratuar me ligj me ligj moratoriumin e pyjeve që prej vitit 2016, i cili ndalon prerjen e pyjeve për qëllim biznesi deri në vitin 2026 dhe lejon vetëm shfrytëzimin e pyjeve për dru zjarri, për familjet dhe institucionet publike si shkolla dhe kopshte, në terren – në zonën e Lezhës, të Librazhdit, të Shkodrës e thuajse në të gjithë vendin, gjen kantierë të shumtë sharrash, të cilët në shumicën e rasteve nuk rezultojnë as të regjistruar si biznese dhe operojnë në informalitet të plotë.
     
    Por edhe ata që janë të licensuar nga institucionet për të prerë dru zjarri, abuzojnë.
     
    “Ata ngarkojnë kamionët e tyre me ahun më cilësor, atë të cilësisë së parë. Dhe gjëja më e tmerrshme është se parcelat për të cilat kanë lejen për t’i prerë, nuk preken, ndërsa parcelat me drurin më cilësor, priten masivisht. Nuk ndiqet asnjë rregull. Presin çfarë u pëlqen, atë që ju hyn në punë” – shprehet i revoltuar Ahmet Mehmeti, inxhinier pyjesh me eksperiencë, i cili pak javë para nisjes së moratoriumit, u sulmua në terren bashkë me kolegë të tjerë dhe një ekip gazetarësh, teksa po raportonin për masakrën pyjore në Stravaj të Librazhdit.
     
    Përgjegjësia nis nga pushteti vendor
    Në përplasjen e dy viteve më parë të banorëve së zonës së Vranës së Madhe me bashkinë Tropojë, vendasit pretendonin se në pyllin e tyre, ku kryesisht gjenden pemë ahu, pritej pa kriter, duke shfrytëzuar licensën për prerje për dru zjarri. Sipas ligjit shqiptar, pushteti vendor është autoriteti që menaxhon dhe kontrollon aktivitetet në fondin pyjor, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i pyjeve.
    Italia destinacioni kryesor
     
    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave druri dhe produktet drusore janë një zë i qëndrueshëm i eksporteve shqiptare. Sipas këtyre të dhënave, që i referohen periudhës kohore 2012-2023, tendenca e drurit të eksportuar ka pësuar rënie të lehtë por kryesisht për qymyr-drurin. Ndër vite Italia ngelet shteti ku Shqipëria dërgon numrin më të madh të prodhimeve të drurit dhe letrës për eksport, sipas INSTAT.
     
    Sipas OEC, databazës online të aktiviteteve ekonomike që përpunon të dhëna nga e gjithë bota, Shqipëria ka një histori të vjetër eksportesh me Italinë në periudhën e pas-tranzicionit, duke nisur nga viti 1995. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015, një vit para hyrjes në fuqi të moratoriumit, Shqipëria ka eksportuar dru dhe prodhime druri me vlerë tregu rreth 21 milionë euro, ku 71.7% e të gjithë sasisë së eksportuar shkonte në Itali. Pjesën më të madhe e zinin qymyr- druri, druri për mobilje dhe druri i sharruar.
    Italia mbetet vendi i parë i eksporteve të drurit deri në vitin 2023, ku pas hyrjes në fuqi të moratoriumit vihet re një rënie e sasisë së eksportuar të qymyr-drurit por ngelet thuajse e njëjtë sasia e drurit të sharruar dhe drurit teknik.
    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk vuri në dispozicion asnjë të dhënë në lidhje me import-eksportet e 10-vjeçarit të fundit, përfshirë këtu edhe kodet doganore për llojin e drurit të eksportuar.

  • ‘Uria’ italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

    ‘Uria’ italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

    “Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është “këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre. Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit.

    “Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe nga ku shumica kanë emigruar”- nxitojnë të sqarojnë banorët.

    Rrugës për në Lekbibaj ndeshim kamionë të ngarkuar plot e përplot me trungje pemësh me diametër të gjerë, drurë që sipas inxhinierëve të pyjeve, janë më të përshtatshmit për përpunim mobiljesh apo produktesh të tjera drusore. Ndërsa në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive, nuk fshihen dot.

    Thuajse e njëjta situatë është edhe në juglindje të vendit. Në Polis-Guri i Zi-Valamar, pranë Pogradecit, në fshatrat përreth, si Bishnica, sa më lart të ngjitesh, aq më të zhveshura janë malet.

    Bledi Hoxha, biolog pranë organizatës mjedisore PPNEA, punon në zonë prej vitesh. “Në terren shohim kamionë që vijnë këtu për të prerë drurët e fundit me vlerë që kanë mbetur. Ka pasur raste që jemi përballur me njerëz që kryejnë aktivitetin e paligjshëm, të cilët shpesh bllokojnë edhe rrugën derisa ngarkojnë të gjitha trungjet” – thotë ai.

    Abuzime edhe nga firmat e licensuara

    Pavarësisht se Shqipëria ka miratuar me ligj me ligj moratoriumin e pyjeve që prej vitit 2016, i cili ndalon prerjen e pyjeve për qëllim biznesi deri në vitin 2026 dhe lejon vetëm shfrytëzimin e pyjeve për dru zjarri, për familjet dhe institucionet publike si shkolla dhe kopshte, në terren – në zonën e Lezhës, të Librazhdit, të Shkodrës e thuajse në të gjithë vendin, gjen kantierë të shumtë sharrash, të cilët në shumicën e rasteve nuk rezultojnë as të regjistruar si biznese dhe operojnë në informalitet të plotë.

    Por edhe ata që janë të licensuar nga institucionet për të prerë dru zjarri, abuzojnë.

    “Ata ngarkojnë kamionët e tyre me ahun më cilësor, atë të cilësisë së parë. Dhe gjëja më e tmerrshme është se parcelat për të cilat kanë lejen për t’i prerë, nuk preken, ndërsa parcelat me drurin më cilësor, priten masivisht. Nuk ndiqet asnjë rregull. Presin çfarë u pëlqen, atë që ju hyn në punë” – shprehet i revoltuar Ahmet Mehmeti, inxhinier pyjesh me eksperiencë, i cili pak javë para nisjes së moratoriumit, u sulmua në terren bashkë me kolegë të tjerë dhe një ekip gazetarësh, teksa po raportonin për masakrën pyjore në Stravaj të Librazhdit.

    Përgjegjësia nis nga pushteti vendor

    Në përplasjen e dy viteve më parë të banorëve së zonës së Vranës së Madhe me bashkinë Tropojë, vendasit pretendonin se në pyllin e tyre, ku kryesisht gjenden pemë ahu, pritej pa kriter, duke shfrytëzuar licensën për prerje për dru zjarri.

    Sipas ligjit shqiptar, pushteti vendor është autoriteti që menaxhon dhe kontrollon aktivitetet në fondin pyjor, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i pyjeve.

    “Kemi raste sporadike të prerjeve të paligjshme të pyjeve, por nuk mund të themi që është fenomen i përhapur” – thotë Pjetër Imeraj, administrator i komunës Lekbibaj. Ai i përgjgjet interesit tonë për të ditur më shumë se si funksionon licensimi i kompanive që kanë të drejtën për prerjen e druve të zjarrit.

    “Ne si komunë i paraqesim bashkisë së Tropojës nevojat që ka zona për dru zjarri gjatë stinës së dimrit. Nuk e përcaktojmë ne se kush vjen dhe pret” – thotë Imeraj. Pyetjes nëse kompanitë e licensuara janë të zonës apo vijnë nga Tirana, ai i përgjigjet nën zë: “nga Tirana” pa përmendur emër kompanie apo pa e zgjatur më shumë me detajet.

    Përmes një kërkese zyrtare që i drejtuam Bashkisë Tropojë në lidhje me pretendimin e banorëve, ajo u përgjigj duke thënë se “Bashkia Tropojë nuk licenson asnjë kompani për dru zjarri, por procesi bëhet përmes tenderimit”. Sipas përgjigjes zyrtare, vëllimi drusor i përdorur për periudhën 2020-2024 ka qenë 8489 m3 dhe se ahu është ndër llojet e drurëve që janë prerë.

    Tendera me vetëm një pjesëmarrës

    Në lidhje me kontratën e firmosur me kompaninë fituese të tenderit, “Alxhef shpk” bashkia rekomandoi që të bazoheshim tek kontrata e publikuar në faqen e Prokurimeve Publike. Në këtë faqe, ajo çka bie në sy është fakti se në rastet kur kompania është futur në garën për tender në Bashkinë Tropojë, nuk ka pasur kompani tjetër konkurrente në garë.

    Sipas ekspertëve të ekonomisë, tenderat me vetëm një pjesëmarrës janë gjithmonë flamur i kuq.

    “Në vitet 2022-2023 jemi përzgjedhur për të furnizuar me dru zjarri shkollat dhe institucionet në varësi të bashkisë së Tropojës. Kemi zbatuar gjihçka parashikon kontrata dhe kemi prerë vetëm pemët e rrëzuara dhe ato të thara. Deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kemi prerë apo transportuar lëndë drusore përtej asaj për të cilën jemi kontraktuar nga bashkia e Tropojës” – thotë Xhafer Fiora, pronar i kompanisë.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Alxhef Shpk” vepron prej rreth 20 vitesh në treg, regjistruar si biznes për përpunimin e materialeve të drurit, import-eksportin e lëndës drusore si dhe prodhimin e mobiljeve. “Ne nuk jemi të specializuar për prodhimin e mobiljeve” – deklaron Fiora. Ai shton se para vitit 2016 nuk ka pasur kontrata për shfrytëzimin e pyjeve. Por sipas një tjetër regjistrimi në QKB, Fiora rezulton administrator i mëparshëm i kompanisë “Fjora”, e regjistruar në vitin 1995 dhe me objekt biznesi për ndërtim dhe shërbime të tjera, dhe në vitin 2009 me objekt të ndryshuar biznesi, atë të shfrytëzimit të pyjeve, tregtimin, prodhimin dhe import-eksportin e të gjitha llojeve të lëndëve të para të drurit.

    Treg europian dhe amerikan

    Klienti kryesor tek i cili “Alxhef shpk” transporton lëndë drusore për mbi 10 vite është “Minelli S.p.a”, pjesë e “Minelli Group”, kompani italiane e krijuar që nga viti 1937, e cila prodhon produkte druri të llojeve të ndryshme por është veçanërisht e njohur për kasat dhe qytat prej druri luksoze të armëve, produkte të cilat shiten në tregun europian dhe eksportohen edhe në tregun amerikan.

    Marrëdhënia e tyre tregtare ka nisur në vitin 2012, bashkëpunim i cili, sipas kompanisë “Minelli S.p.a” nisi sepse kostoja e ulët e fuqisë punëtore në Shqipëri ishte më tepër konkurruese se vendet e tjera të rajonit.

    Kompania thotë se nuk ka qenë në dijeni të akuzave të banorëve në Tropojë dy vite më parë, dhe se moratoriumi nuk i ka ndryshuar dinamikat e bashkëpunimit me “Alxhef shpk”.

    “Ne dimë që Alxhef importon nga Mali i Zi dhe Kosova, sepse disponojmë materialet e nevojshme që na nevojiten për regjistrimin e EUTR 995/2010. Më vonë Alxhef nisi të furnizohet edhe nga Greqia” – thotë Marcello Minelli, përfaqësues i kompanisë.

    Edhe “Alxhef shpk” thotë se importon nga shtete si Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Greqia dhe se “Minelli S.p.a”-në e furnizon kryesisht me doreza furçash të përmasave të ndryshme dhe pjesën tjetër me pelete druri ahu.

    Italia destinacioni kryesor

    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave druri dhe produktet drusore janë një zë i qëndrueshëm i eksporteve shqiptare. Sipas këtyre të dhënave, që i referohen periudhës kohore 2012-2023, tendenca e drurit të eksportuar ka pësuar rënie të lehtë por kryesisht për qymyr-drurin. Ndër vite Italia ngelet shteti ku Shqipëria dërgon numrin më të madh të prodhimeve të drurit dhe letrës për eksport, sipas INSTAT.

    Sipas OEC, databazës online të aktiviteteve ekonomike që përpunon të dhëna nga e gjithë bota, Shqipëria ka një histori të vjetër eksportesh me Italinë në periudhën e pas-tranzicionit, duke nisur nga viti 1995. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015, një vit para hyrjes në fuqi të moratoriumit, Shqipëria ka eksportuar dru dhe prodhime druri me vlerë tregu rreth 21 milionë euro, ku 71.7% e të gjithë sasisë së eksportuar shkonte në Itali. Pjesën më të madhe e zinin qymyr- druri, druri për mobilje dhe druri i sharruar.

    Italia mbetet vendi i parë i eksporteve të drurit deri në vitin 2023, ku pas hyrjes në fuqi të moratoriumit vihet re një rënie e sasisë së eksportuar të qymyr-drurit por ngelet thuajse e njëjtë sasia e drurit të sharruar dhe drurit teknik.

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk vuri në dispozicion asnjë të dhënë në lidhje me import-eksportet e 10-vjeçarit të fundit, përfshirë këtu edhe kodet doganore për llojin e drurit të eksportuar.

    Neglizhenca italiane në zbatimin e legjislacionit europian

    Rregullorja e Bashkimit Europian për lëndën drusore, EUTR, hyri në fuqi në vitin 2013 për të luftuar aktivitetin e paligjshëm të drurit dhe nënprodukteve të tij. Vendosja e EUTR në teori nënkupton ndalimin e hyrjes së drurit të paligjshëm në tregun e BE-së. Dhjetë vite më vonë, në 2023-in, BE miraton një tjetër rregullore, këtë herë të quajtur Rregullorja e BE-së për Shpyllëzimin, EUDR, e cila ka nisur zbatimin në terren.

    EUTR parashikon që çdo sasi druri, prodhuar në BE ose importuar në BE, duhet të ketë të bashkëngjitur një dokumentacion të zgjeruar, përfshirë origjinën e drurit, pra burimin dhe llojin e tij.

    Ekspertë të EUTR/EUDR në Itali thonë se rregulloret kanë më shumë forcë morale se sa ligjore.

    Davide Pettenella, profesor i ekonomisë pyjore në universitetin e Padovës dhe njëkohësisht ish-konsulent i FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) në zonën e Ballkanit, thotë se “Shqipëria përbën një rast unik, sepse është i vetmi vend nën efektin e moratoriumit dhe një pjesë e konsiderueshme e pyjeve, sidomos ato me vlerën më të madhe, janë pronë publike, tradicionalisht e menaxhuar përmes planeve të menaxhimit”. Ky kombinim, sipas tij, “favorizon përhapjen e rasteve korruptive”.

    Sipas tij, EUDR nuk do të ndalonte veprimtarinë e paligjshme në rastin e Shqipërisë, sepse sistemi funksionon kur bëhet fjalë për dru të gjurmueshëm dhe të ligjshëm, por në një rrjet korrupsioni, që nis nga prerja e paligjshme, kontrollet në pikat doganore, në matjet, shitjet dhe eksportet, është thuajse e pamundur.

    Ndërkohë, burime nga policia pyjore italiane pranojnë se veprojnë kryesisht përmes kontrollit të dokumentacioneve dhe dalin në terren për kontrolle të rastësishme çdo dy vjet.

    Një burim konfidencial, prej vitesh në sektorin e ndërtimit, thotë se “druri vjen në Itali me një dokumentacion ku origjina e drurit është e falsifikuar. “Hyn këtu me dokumente bullgare ose greke ose nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe trajtohet si mall i importuar brenda Europës. Sipas mendimet tim, në Itali nuk kanë informacion, nuk pyesin ose nuk u intereson, sepse atyre u nevojitet vetëm që të blejnë dru dhe të prodhojnë me të parkete dhe mobilje”.

    Deklarimet e dhëna nga burimi në kushtet e anonimatit nuk u provuan dot gjatë këtij hulumtimi, edhe për shkak të refuzimit të dhënies së informacioneve zyrtare nga autoritetet lokale dhe qendrore në Shqipëri dhe Itali.

    Moratoriumi shqiptar nuk mjafton

    “Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka humbur përafërsisht rreth 33% të biomasës drusore” – thotë Abdulla Diku, inxhiner pyjesh që prej vitesh studion në terren situatën në pyjet shqiptare. Sipas tij, piku i masakrës mjedisore në pyjet e vendit ka ndodhur në vitin 2011, por vijon ende.

    “Në të shkuarën kemi pasur 80 milionë metër kub vëllim pyjor ndërsa tani kemi rreth 53-54 milionë m3, si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve” – thekson inxhinier Diku, duke iu referuar të dhënave zyrtare të institucioneve.

    Edhe për “Global Forest Watch”, strukturë ndërkombëtare që monitoron pyjet anembanë botës, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më problematike përsa i përket humbjes së sipërfaqeve pyjore si pasojë e prerjeve të paligjshme dhe zjarreve. Në raportin e fundit të GFW evidentohet se në 20 vitet e fundit “Shqipëria ka humbur 6.5 % të sipërfaqes totale të mbuluar nga pyjet”.

    Problemet me menaxhimin e moratoriumit të pyjeve evidentohen edhe ne raportin e vitit 2024 të Bashkimit Europian për progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit.

    “Mbeten shqetësuese zbatimet e pamjaftueshme të ligjeve për prerjen e pyjeve. Pavarësisht moratoriumit të pyjeve, situata vijon të mbetet e pakontrolluar” – thuhet në njoftim.

    Vetëm për vitin e kaluar, në kuadër të fondeve që u jepen shteteve në procesin drejt anëtarësimit në BE, ky i fundit i dha Shqipërisë fondin prej 67.35 milionë eurosh për t’u përdorur në shumë fusha, si lufta kundër korrupsionit, qeverisja vendore, mbrojtja e pyjeve e shumë të tjera të cilat konsiderohen me rëndësi të veçantë.

    BE: Shqipëria, larg energjisë së rinovueshme

    Megjithatë, në Kapitullin e Mjedisit, Bashkimi Europian vijon të ketë pakënaqësi ndaj Shqipërisë. Ambicia europiane e dekarbonizimit – për të lënë pas energjinë e prodhuar nga lëndët djegëse dhe për të prodhuar vetëm energji të pastër përmes energjisë së burimeve të erës dhe diellit – duket të jetë shumë larg situatës në Shqipëri.

    Pyjet gëzojnë fuqinë natyrale për të përthithur dioksidin e karbonit përmes fotosintezës dhe depozituar atë në pemë, tokë dhe pjesë të tjera të ekosistemit, duke realizuar atë që njihet si sekuestrimi i karbonit. Shpyllëzimi nuk e ndihmon procesin.

    “Niveli i uljeve të emetimeve të planifikuara për periudhën 2021-2030 në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës nuk rezultoi i azhurnuar në vitin 2024. Ky plan mbështetet thelbësisht në sekuestrimin e karbonit nga pyjet, por ka masa dhe mjete shumë të kufizuara për të mbrojtur dhe menaxhuar pyjet” – thuhet në raport. /DW/