Ndërkohë që IKMT po vijon aksionin për heqjen e objekteve të vendosura pa leje në Theth, një nga banorët, i cili është person me aftësi të kufizuara, është shtrirë në mes të rrugës përpara fadromës, duke kërkuar ndihmë urgjente nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që të mos i prishen objektet prej druri.
Ai tha se më mirë të futet poshtë fadromës dhe të vdesë, sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.
“Nuk ka beton fare,” tha ai. “Unë jam i vdekur nëse mi prishin. Jam 200 milion lekë borxh. Ju lutem shumë, Edi Rama dhe Benet Beci, më ndihmoni.”
“I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.
Më pas foli edhe motra e tij. Ajo tha se kanë ndërtuar këto pesë shtëpi prej druri me kredi, dhe se nuk do e lëshojnë këtë vend, sepse është toka e babës dhe gjyshit të tyre.
“Kulla e ngujimit është e gjyshit tonë. Jemi ‘dem baba dem’ prej Thethi. As e kemi zaptuar, as e kemi marrë padrejtësisht. Na kanë thënë të ndërtojmë pa beton – s’ka beton, janë vetëm dërrasa dhe llamarina. Shikojeni vëllain tim – pa këmbë, pa dorë, e ka vra zoti. Tani po e vret dhe shteti. Na kanë stresuar dhe na kanë mërzitur. Ç’na duhet kjo jetë – për të përfunduar në spitale? Pasha të madhin Zot, do vdes nën fadromë. Një herë kam lindur, një herë kam për të vdekur.” – tha motra e personit me aftësi të kufizuara.
Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë në Theth po vijon aksioni i IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje nga banorët e zonës.
Tag: druri
-

“Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth
-

“Më mirë të vdes”, banori i Thethit shtrihet para gomave të fadromës: Ku të mbytem, kam 200 milionë borxh
Bekim Koçeku
THETH-IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Fadromat do të rrafshojnë një disa bujtina të ndërtuara pa leje pranë Kullës së Ngujimit në Theth, në pronësi të familjes Koçeku. Një prej anëtarëve Bekim Koçeku, me aftësi të kufizuara u fut në mes të fadromës së IKMT dhe u shpreh se më mirë do të vdesë sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.
“I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.
Banori më herët u shpreh se po humbin investimet e bëra nga kursimet e jetës. Ai tha se ka ngritur vetëm 5 shtëpi prej druri, dhe nuk ka asnjë pëllëmbë beton.
Protesta e sotme ishte e paralajmëruar që dje në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, të cilët edhe sot kanë shkuar në terren për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën turistike të fshatit. Dje, banorët kërkuan negociata dhe dialog me instancat dhe Bashkinë e Shkodrës, por duket se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh. Aksioni, i inciuar nga kryeministri Edi Rama, do të vijojë pasi në total do të prishen 40 objekte të ngritura në këtë Park Kombëtar. Por banorët janë kundër./ZËRI -

Nuk zgjat qetësia në Theth/ Sërish përplasje mes banorëve dhe policisë
Nuk ka zgjatur shumë qetësia në Theth. Pas mbërritjes në zonë të Drejtorit të zbatimit të vendimeve në IKMT situata ka agravuar sërish.
Fatmir Mete, drejtor i zbatimit të vendimeve në IKMT ka deklaruar se do vijojë me zbatimin e ligjit ku në total janë rreth 70 objekte për tu rrafshuar. I pyetur përse ky vendim në kulmin e sezonit turistik, sipas tij sezon ka në 4 stinët e vitit
“Ne do të zbatojmë ligjin, do të prishim objektet që janë me bazë ligjore për tu prishur. Janë rreth 70-80 objekte.Sipas ligjit ne kemi bërë njoftim me ditë të tëra,na është premtuar që do i ç’montojmë. Kjo është hera e tretë që vijmë këtu. Sipas ligjit afati për ti hequr vetë është 5-ditor por kanë kaluar 15 ditë nga njoftimi. 70 objektet janë ndërtime të reja dhe këtu po bëhët një baterdi.Banorët duhet të jenë të shqetësuar për ta mbrojtur këtë zonë. Nuk themi që jemi në sezon turistik sepse këtu ka turizëm në cdo stinë“, tha Mete.
Bekim Koçeku është njëri prej banorëve të cilit do i prishën 5 shtepiza druri. Me aftësi të kufizuar ai dhe familjarët e tij me lot në sy kërkojnë ndihmë.
“Të gjitha janë druri e duan të mi prishin. Unë jam në kredi. Më mirë futëm nën rrota të vdes edhe unë”, tha Koçeku.
“Unë jam motra e Bekim Koçekut që kemi ndërtuar 5 shtëpiza druri. Bekimi ka hy në kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar e ndihnuar familjen e vet.Edhe nese vdesim këtu ne nuk e lëshojmë këtë vend sepse është toka r babes dhe gjyshit.Vëllain e ka vra zoti boll se është pa dur pa këmb e tani me e vra dhe shteti. Shihi familjen, fëmijët si rrinë nuk e matrin veten nga kjo traumë”, u shpreh motra e Bekim Koçekut.
Banorët thonë se herë pas herë kanë paguar rryshfete tek titullaret e institucioneve të cilët i kanë gënjyer se askush nuk do i prishë banesat.
Ata kërkojnë shtytje të afateve pasi në një pjesë të këtyre banesave po qëndrojnë turistë. Por mbërritja e IKMT nga qendra ka risjellë agravim të situatës në Theth -

Shembjet në Theth, banori me aftësi të kufizuara mes lotësh: Nuk ka asnjë pëllëmbë beton, vetëm dru
Aksioni i Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, është pritur me protesta nga banorët e këtij fshati.
Një banor me aftësi të kufizuara ka folur mes lotësh për mediat ku ka treguar se toka është e tij dhe jo e blerë. Po ashtu, tregon se ka aplikuar për leje ndërtimi, por nuk iu eshte dhënë.
“Kemi hedh shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyre në borxh, e tani po i prishin. Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time. Kemi aplikuar për leje, por nuk na e japin, me prit pas 20 vjetëve leje. Toka është e imja, jo e blerë, trashëgimi”, u shpreh ai.
Banori thotë se është investuar sipas udhëzimeve që kanë marrë, pa beton, vetëm strukturë druri, ndërsa bërti thirrje që shteti të vijë të verifikojë.
“Unë kam investu ashtu siç kanë kërkuar, jo beton, nuk ka asnjë lloj betoni, vetëm dru. Të vijnë e ta shohin, nuk ka asnjë pëllëmbë beton”, tha ai i përlotur.“Kemi hedh shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyre në borxh, e tani po i prishin. Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time. Kemi aplikuar për leje, por nuk na e japin, me prit pas 20 vjetëve leje. Toka është e imja, jo e blerë, trashëgimi. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, se dalim në rrugë të madhe. E vetmja mënyrë kjo është, vetëm me vdek na ka ngel. Familja çfarë të jetoj, çfarë të bëj këtu. Të gjitha lekët këtu janë derdhur, me borxh, pension, të gjitha bashkë.”, tha banori. -

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Qeveria i është “vërshuar” subjekteve private në vend, për të liruar hapësirat publike, pas zaptimeve jo të drejta.
E njëjta gjë ndodh edhe në Theth, ku këtë të mërkurë, 8 korrik 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet lokale, bënë aksion për largimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.
Nga kjo situatë, janë prekur disa banorë, të cilët kanë ngritur bizneset e tyre familjare, për të favorizuar ekonomitë e tyre, por gjithashtu të shërbejnë dhe për sektorin e turizmit aty.
Një prej banoreve të zonës, e cila ka dhe godinat private të drurit, ankohet se nuk ka marrë zgjidhje lidhur me situatën, e se turistët janë larguar. Ajo bën thirrje se brenda disa orësh nuk mund të transferojnë në vend tjetër pushuesit që ndodhën në këto struktura druri.
Pronarja e vë theksin tek thirrja e qeverisë për të kultivuar sa më shumë turizmin në vend, teksa shprehet se “Thonë bëni turizëm, s’lënë të bësh turizëm”.
“I kemi ndërtuar këtu e katër muaj. Kemi thënë që duam të ngrejmë një biznes. Na kanë thënë që nuk lejohet beton. Me beton s’kemi ndërtuar gjë. I kemi struktura druri.
Thonë bëni turizëm, po bëjmë turizëm, spo na lënë të punojmë. S’dimë ku të kërkojmë të drejtat tona. Njerëit janë brenda, për dy orë ku ti çojë? Thonë ke dy orë afat. Ne duam një zgjidhje, jemi familjarë, duke rrit fëmijët. I kemi me gjak trupi, të na japin një zgjidhje se çfarë të bëjmë. Hiqi thotë, ku t’i çoj?
Ku t’i çojmë? Zot na ruaj, na jep durim! Bëni turizëm, s’lënë të bësh turizëm. S’dimë ku të shkojmë as ne. Këto janë tokat tona. S’kemi konflikt me askënd. Unë s’di gjë. Ku të kërkojmë ne? Nuk e di. Turistëve çfarë t’u themi? Janë duke hyrë brenda. Kanë ikur ata që ishin. Vjen tjetri. Ata duan të vijnë, ku t’i çojmë ne për dy orë?
Nuk ua kemi shpjeguar. As ne nuk dimë si t’ua shpjegojmë. Për dy orë, s’ka bërë vaki në gjithë botën. Për dy orë t’i thuash turistit se nuk mundem të të lë brenda. Të paktën të njoftonin kohë më parë, por për dy orë ku t’i çojmë?”, tha pronarja e shtëpizave prej druri.
Një djalë i ri, i cili ka gjithashtu shtëpiza druri për pushuesit, së bashku me familjen e tij, shprehet se autoritetet duhej të kishin njoftuar më parë për këto levizje.
Sipas tij, nuk i ka mbetur më gjë tjetër përveçse emigrimit pas këtij aksioni.
“Gjendje katastrofë këtu. Kemi ndërtuar me babin, kemi marrë borxhe, kemi pasur shumë probleme. Kemi tokën tonë, që e kemi të trashëguar brez pas brezi. Ne mburremi me kohën e ngujimit, se në kohën e ngujimit janë pajtuar shumë xhaqe. Nga kërkesat e larta që kishim, pse mos ta bëjmë një gjë të bukur?
Kjo nuk është strukturë. Nuk ka asnjë pikë betoni në të. Nuk k apse të prishet. Shteti që është shtet, vjen e të lajmëron. Ke një muaj afat kohë, ke tre ditë afat kohë… mua dhe familjes time, me të gjitha këto harxhime, me të gjitha këto gjëra që na bënë, me gjithë këto borxhe, nuk kemi rrugë tjetër përveçse të marrim valixhet e të ikim nga ky vend”, tha i riu.
Kujtojmë se IKMT ka ndërhyrë në rreth 20 objekte dhe struktura të ngritura në kundërshtim me ligjin.
Rasti u denoncua nga kryeministri Edi Rama që kërkoi largimin e zaptuesve të hapësirave publike dhe marrjen e masave për një prokurore që nuk kishte filluar hetimet duk lejuar vijimin e ndërtimit.
Prokurorja e kishte justifikuar mos fillimin e hetimit penal me argumentin se këto janë vetëm konteniere pa themele dhe nuk konsiderohet ndërtim pa leje.
Nga prishja, konstatohet se është përdorur një sasi e madhe betoni për ngritjen e sheshit dhe bazamenteve të tyre./tvklan -

Si t’i lani siç duhet lugët prej druri pa kimikate
Lugët prej druri janë një element bazë në kuzhinën tonë për të gjitha arsyet e duhura. Ato mund t’i rezistojnë temperaturave të larta, janë bërë nga një material natyral dhe nuk reagojnë me ushqime acidike, ndryshe nga materiale si bakri dhe alumini. Plus, ato nuk do t’i gërvishtin tiganët dhe tenxheret tona.
Megjithatë, për shkak se ato thithin të gjitha llojet e yndyrës dhe aromave, është e rëndësishme të jeni të qëndrueshëm me rutinën tuaj të pastrimit nëse doni që këto enë të zgjasin.
Pra, pas çdo përdorimi, shpëlajeni me sapun dhe ujë për t’u siguruar që nuk ka mbetje ushqimi ose njolla të dukshme.Megjithatë, vajrat dhe aromat mund të mbeten në lugë, pavarësisht larjes me sapun të butë dhe ujë.
Si mund ta pastroni thellë pa përdorur detergjentë të ashpër?
Thjesht duke i zhytur në ujë të valuar. Procesi është i thjeshtë. Ziejeni ujin në tenxheren tuaj dhe vendosni lugët brenda. Lërini për 20 minuta. Pastaj do të shihni yndyrat të mbeten në muret e tenxheres.
E njëjta gjë mund të bëhet nëse i vendosni lugët në një gotë dhe hidhni ujë të nxehtë sipër. Lërini përsëri për 20 minuta dhe do të shihni lugët tuaja të pastra në thellësi.
Pastaj shpëlajeni me ujë të pastër dhe sapun për enët për të hequr të gjitha mbetjet. Fshijeni mirë për të hequr çdo mbetje uji dhe ruajeni. -

Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump
Takimi dypalësh midis Kryeministres Giorgia Meloni dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në margjinat e G7, u zhvillua në një stol druri në Pomeroy Kananaskis Mountain Lodge, vendi i samitit.
Takimi u përjetësua në imazhet e publikuara nga Palazzo Chigi, në të cilat Meloni shihet e përkulur përpara teksa diskuton me presidentin amerikan, i cili mori pjesë në darkën që mbylli ditën e parë të samitit para se të kthehej në Uashington.
Takimi i lejoi dy udhëheqësve të diskutonin situatën në Iran, duke riafirmuar mundësinë për të rihapur rrugën drejt negociatave.
Gjatë bisedës, Giorgia Meloni përsëriti gjithashtu nevojën, në këtë kohë, për të punuar drejt arritjes së një armëpushimi në Gaza. -

I mblodhi nga vendet që vizitoi, mësuesi ekspozon në shtëpinë e tij qindra skulptura prej druri
Hakan Evciman, një mësues vallesh popullore që jeton në Yalova të Turqisë, ekspozon në shtëpinë e koleksionit që ka krijuar skulpturat prej druri që ka mbledhur si hobi nga gati 70 vende që ka vizituar.
I pensionuar pasi dha mësim mbi vallet popullore në Universitetin e Yalovës dhe Bashkinë e Yalovës, 52-vjeçari Hakan Evciman vazhdon profesionin e tij në një institucion privat.
Evciman, i cili shërbeu edhe si President i Bordit të Arsimit të Federatës Turke të Vallëzimit Popullor, mori pjesë me ekipet e tij në festivale ndërkombëtare të vallëzimit popullor të mbajtura në shumë vende.
Pasi udhëtoi në afërsisht 70 vende, përfshirë Gjermaninë, Francën, Rusinë, Kinën, Japoninë, Indonezinë, Tajlandën, Korenë, Kubën, vendet afrikane, republikat turke dhe vendet e Ballkanit, ai filloi të mbledhë punime prej druri si hobi, të cilat i tërhoqën vëmendjen me punimet artizanale në vendet që vizitoi.
Evciman, i cili mblodhi skulptura druri, figurina dhe piktura të gdhendura specifike për vendet që vizitoi, donte të ekspozonte rreth 1.300 vepra të tij.
Për këtë qëllim, Evciman krijoi një shtëpi koleksioni me sipërfaqe të hapura dhe të mbyllura prej afërsisht 200 metrash katrorë në autostradën Yalova-Bursa, dhe ekspozon këtu skulpturat prej druri për të cilat kujdeset shumë.
– “Nuk kam parë një shembull të kësaj në vendet që kam vizituar”
Hakan Evciman për Anadolu tha se jeton në Yalova për 45 vjet dhe për shkak të punës së tij ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të vallëzimit popullor.
Ai theksoi se hobin e tij me gota çaji prej druri e filloi në vendet që vizitoi dhe më vonë shtoi në pasionin e tij edhe skulpturën.
“Fillova të blija produkte në këtë stil në vendet që shkoja. Duke planifikuar 3-5 copë bleva rreth 1.300 produkte. Bleva edhe produkte nga Turqia. U bë si një sëmundje, një pasion. Prandaj, e solla deri në këtë nivel”, tha Evciman.
Evciman shpjegoi se kishte krijuar një shtëpi koleksioni në mënyrë që të gjithë të mund të shihnin produktet që ai mblidhte.
“Këto janë produkte që i kam mbledhur posaçërisht dhe i kam blerë me shumë kujdes. Doja që dashamirësit e artit që vijnë në Yalova ta shohin këtë. Dua që ata të dinë se ekziston një art i tillë i gdhendjes së drurit dhe se kjo punë është shumë e përhapur jashtë vendit. Ende kam shumë produkte që nuk munda t’i sjell këtu. Nëse gjej një vend më të përshtatshëm, do t’i vendos atje. Kam punuar shumë këtu. E ndërtova këtë vend tërësisht me përpjekjet e mia. Kam realizuar një ëndërr. Nuk kam parë një shembull të kësaj në vendet që kam vizituar jashtë shtetit”, tha Evciman./ AA.
-

Ndërhyrje mirëmbajtjeje në kishën e Shën Marisë, Sinjë
Kisha e Shën Marisë në Sinjë, monument kulture i kategorisë së parë, ku janë kryer ndërhyrje mirëmbajtëse. Specialistët e mirëmbajtjes së DRTK Berat kanë ndërhyrë, duke bëre zbërthimin e kangjellave metalike të vendosura në dritare. Sipas DRTK Berat në vend të tyre u vendosën kapakët tradicional prej druri. Kapakët u trajtuan me vaj lini për mbrojtje ndaj kushteve atmosferike dhe për të ruajtur pamjen natyrale të drurit. “Ndërhyrja e kryer ka si qellim ruajtjen e autenticitetit dhe kthimin e elementeve origjinal të objektit monument kulture”, thuhet nga DRTK Berat. Siç shihet edhe nga gjendja e sotme, arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje. Struktura e mureve është e ndërtuar vetëm në tri krahë të planimetrisë së kishës; përkatësisht në fasadën perëndimore e cila është edhe fasada kryesore ballore, në atë veriore me shtrirje shumë të vogël dhe në fasadën jugore ku nga gjurmët kuptohet se fillimisht është përdorur si hyrje për në kishë nëpërmjet shtegut që formon shkëmbi natyror pranë.
Ndërsa ana lindore kufizohet direkt me pjesën e shkëmbit natyror. Duke pasur vetëm një fasadë ballore edhe hapësirat e dritës ndodhen në këtë anë; tre dritare gjatësore prej druri me hapje horizontale nga brenda me arkitra druri sipër, edhe hyrja kryesore ndodhet në anën lindore një flegërshe me hapje nga brenda po prej druri duke u paraprirë nga një derë prej hekuri. Në anën jugore ndodhet një portë dy flegërsh e bllokuar nga brenda me një mur dhe jo më funksionale. Nga konfigurimi i terrenit pranë kuptohet se fillimisht kjo ka qenë hyrja kryesore për në kishë, duke kaluar nëpër shtegun e ngushtë pranë shkëmbit. Hapësira e brendshme e kishës është e vogël dhe e përshtatur me terrenin shkëmbor. Kisha e Sinjës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Kulturës në vitin 2015. -

Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut! Mbahet ceremonia mortore, arkivoli prej druri vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit
Funerali i Papa Françeskut ka nisur dhe arkivoli me trupin e tij është transportuar nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit.
Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.
91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal.Mesha e varrimit të Papa Françeskut nisi me antifonin e hyrjes – një përzgjedhje vargjesh psalmesh ose pjesësh të shkrimeve të shenjta që këndohen ose recitohen tradicionalisht.
Urdhri i shërbimit prej 88 faqesh është publikuar në faqen e internetit të Vatikanit dhe përmban shërbimin në anglisht, italisht dhe latinisht.
Antifoni i hyrjes:
“Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.
Lëvdimi të takon në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim zotimet tona në Jeruzalem.
Ju që e dëgjoni lutjen tonë. Te ju do të vijë çdo mish.
Veprat tona të këqija janë shumë të rënda për ne, por vetëm ju mund t’i falni shkeljet tona.
Lum ai që ju zgjidhni dhe thërrisni të banojë në oborret tuaja.
Jemi mbushur me të mirat e shtëpisë sate, të tempullit tënd të shenjtë.
Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.
Paqja qoftë me ju.
Dhe me shpirtin tuaj”.Papa Françesku do të prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe në vend që të varrosej në tre arkivole, ai kishte kërkuar që të varrosej vetëm në një.
Këto dëshira të fundit më modeste pasqyrojnë gjithashtu se kush ishte ai si udhëheqës i Kishës Katolike.
Gjatë gjithë mandatit të tij, ai mbështeste refugjatët dhe kërkoi dhembshuri për njerëzit që iknin nga shtëpitë e tyre.
“Ndonjëherë njerëzit e huaj janë të padukshëm,” më tha Cedric Musau Kasongo. Ai është një refugjat nga Republika Demokratike e Kongos që u takua me Papën në vitin 2023.
“Të jem përballë Papës, ta përshëndes, t’i kapë dorën, për mua ishte një gjest i madh. U ndjeva edhe më i mirëpritur, i parë dhe i dëgjuar.”Top Channel