Tag: dropull

  • Vjedhje parash dhe bizhuterish në Dropull, hajduti shpallet në kërkim

    Vjedhje parash dhe bizhuterish në Dropull, hajduti shpallet në kërkim

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit P. N., një shumë parash dhe disa bizhuteri.
    Punohet për kapjen e 48-vjeçarit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Ura e Glinës shembet nga reshjet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara

    Ura e Glinës shembet nga reshjet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara

    Prej tre ditësh, ura e fshatit Glinë në Bashkinë Dropull është dëmtuar rëndë nga intensiteti i reshjeve dhe tejfryrja e lumit Drino.

    Dëmtimet serioze në kolonat e betonit e kanë bërë urën të paqëndrueshme, duke ndërprerë lidhjen e pesë fshatrave të Njësisë Administrative të Dropullit të Sipërm me zonën e poshtme.Në terren ndodhen punonjës të emergjencave civile, të cilët po vlerësojnë shkallën e dëmeve, ndërsa banorët e Radatit, Glinës, Vrahogoranxit, Peshkëpisë së Sipërme dhe Peshkëpisë së Poshtme kanë mbetur të izoluar.Banorët shprehen se dëmtimi i urës i ka penalizuar rëndë, pasi rruga provizore që po hap bashkia nuk plotëson asnjë nga parametrat e një aksi të sigurt dhe terreni është i vështirëSituata mbetet e rënduar, veçanërisht në këto fshatra ku pjesa dërrmuese e banorëve janë të moshuar dhe të varur nga një lidhje e sigurt rrugore për nevojat bazë.

    Top Channel

  • Ura e Glinës shembet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara

    Ura e Glinës shembet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara

    Prej tre ditësh, ura e fshatit Glinë në Bashkinë Dropull është dëmtuar rëndë nga intensiteti i reshjeve dhe tejfryrja e lumit Drino.
    Dëmtimet serioze në kolonat e betonit e kanë bërë urën të paqëndrueshme, duke ndërprerë lidhjen e pesë fshatrave të Njësisë Administrative të Dropullit të Sipërm me zonën e poshtme.
    Në terren ndodhen punonjës të emergjencave civile, të cilët po vlerësojnë shkallën e dëmeve, ndërsa banorët e Radatit, Glinës, Vrahogoranxit, Peshkëpisë së Sipërme dhe Peshkëpisë së Poshtme kanë mbetur të izoluar.
    Banorët shprehen se dëmtimi i urës i ka penalizuar rëndë, pasi rruga provizore që po hap bashkia nuk plotëson asnjë nga parametrat e një aksi të sigurt dhe terreni është i vështirë. Situata mbetet e rënduar, veçanërisht në këto fshatra ku pjesa dërrmuese e banorëve janë të moshuar dhe të varur nga një lidhje e sigurt rrugore për nevojat bazë.

  • Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar

    Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar

    Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtimin e këmbës së një ure në Glinë të Dropullit, duke bllokuar qarkullimin.

    Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve. Një nga këmbët mbajtëse të urës është dëmtuar, duke e bërë kalimin të pasigurt për qarkullim.
    Në pamjet e siguruara nga TCH, shihet se këmba e urës është dëmtuar, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë.
    Bashkia Dropull po shqyrton hapjen e një rruge dytësore të përkohshme për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me produkte të nevojshme.

    Top Channel

  • Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës

    Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës

    Pesë fshatra të zonës së Rrëzës në Bashkinë Dropull kanë mbetur të izoluar që prej paradites, pasi ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës.

    Rreth 200 banorë shprehin shqetësimin për mungesën e shërbimeve bazë, ndërsa probleme janë regjistruar edhe në aksin Vrisera–Likomil, ku qarkullimi është vështirësuar.
    Ndërkohë, shtatë fshatrat e Pogonit vijojnë të jenë të izoluar për tri ditësh.

    Top Channel

  • Ura e shembur lë pesë fshatra në Dropull pa rrugë dhe shërbime bazë

    Ura e shembur lë pesë fshatra në Dropull pa rrugë dhe shërbime bazë

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 14:18
    Pesë fshatra në zonën e Rrëzës, Bashkia Dropull, kanë mbetur të izoluar që nga paradita e sotme, pasi ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës, e cila lidh komunitetet me rrugët kryesore të qarkut.
    Rreth 200 banorë shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e shërbimeve bazë, duke përfshirë furnizimin me ushqime, ilaçe dhe shërbime mjekësore. Problem është regjistruar edhe në aksin Vrisera–Likomil, ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonave fqinje.

    Situata e rënduar vjen pas reshjeve të shumta të ditëve të fundit, që kanë sjellë rritje të prurjeve të lumenjve dhe përmbytje në zona të ulëta. Përveç urës së Glinës, disa segmente rrugore kanë pësuar dëmtime, duke krijuar rrezik për banorët dhe automjetet që kalojnë aty.

    Ndërkohë, situata në Pogon vazhdon të jetë e vështirë, ku shtatë fshatra janë izoluar për tre ditë radhazi, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe komunikimin e komuniteteve me qendrat administrative.

    Ekipet emergjente të bashkisë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve, rivendosjen e shërbimeve dhe nisjen e punimeve për riparimin e urës së shembur. Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe shmangien e lëvizjes në zonat e rrezikuara deri në stabilizimin e situatës.
    Banorët shprehin shqetësim për qëndrimin pa shërbime bazë, ndërsa institucionet lokale po bashkëpunojnë me autoritetet qendrore për të siguruar furnizime emergjente dhe mbështetje për komunitetet e prekur.

  • Dropull, polici aksidenton për vdekje një grua

    Dropull, polici aksidenton për vdekje një grua

    Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, në vendin e quajtur Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
    Policia thotë se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
    “Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thueht në njoftimin e policisë.

  • Dropull, zjarr në një magazinë në Dervician

    Dropull, zjarr në një magazinë në Dervician

    Zjarri përfshin një godinë në fshatin Dervician, në Bashkinë Dropull.
    Zjarri ka përfshirë godinën që shërbente si magazinë-garazh.
    Fatmirësisht nga flakët janë regjistruar vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton.

  • Ndezi zjarr në Dropull, nën hetim 38-vjeçari nga Delvina

    Ndezi zjarr në Dropull, nën hetim 38-vjeçari nga Delvina

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, pasi dje, mbi fshatin Goranxi, në vendin e quajtur “Ravenja”, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe me bimësi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Linjën e ujit të fshatit Frashtan e devijoi për vaditjen e parcelës, nën hetim një person në Dropull

    Linjën e ujit të fshatit Frashtan e devijoi për vaditjen e parcelës, nën hetim një person në Dropull

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. F., banues në fshatin Frashtan, pasi dyshohet se ka shmangur për ujitje, një linjë uji, nga linja e ujit të pijshëm të fshatit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.