Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur me asnjë ushtar ukrainas, por vetëm me dronë dhe robotë tokësorë. Ngjarja ndodhi më 8 ose 9 korrik në rajonin e Kharkivit dhe u organizua nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.
Pamjet filmike tregojnë sesi dronët FPV dhe dronët kamikazë tokësorë sulmuan fillimisht një bunker rus, duke krijuar panik tek trupat e fshehur brenda. Për të shmangur një sulm të dytë, ushtarët dolën jashtë duke mbajtur një tabelë kartoni me mbishkrimin “Duam të dorëzohemi”. Një dron ajror më pas i drejtoi rusët në linjat ukrainase, ku u kapën rob pa asnjë rezistencë.
Ky operacion u realizua pa asnjë shkëmbim zjarri nga ana e forcave ukrainase dhe pa asnjë viktimë në radhët e tyre. Zonë që më parë ishte e pamundur të merrej me trupa tokësore, tani u rikthye nën kontrollin ukrainas vetëm falë fuqisë teknologjike.
Kombinimi i dronëve ajrorë dhe mjeteve tokësore pa pilot po rezulton strategji gjithnjë e më efektive në luftën kundër forcave ruse. Dronët ajrorë janë të pazëvendësueshëm për zbulim dhe goditje të sakta, ndërsa robotët tokësorë mund të transportojnë sasi më të mëdha eksplozivi për të asgjësuar objektiva të fortifikuar.
Tag: dronët
-

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas
-

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.
Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.
Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.
Guvernatori i rajonit të Tulës, Dmitry Milyaev, tha në Telegram se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm ukrainas në rajon, rreth 200 kilometra në jug të Moskës.
Rusia dhe Ukraina, kanë kryer shpesh sulme ajrore ndaj objektivave larg vijës së frontit, ku luftimet kanë vazhduar për gati tri vjet e gjysmë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL -

Zyrtarët e Ukrainës: Dronët tonë goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.
Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.
Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.
“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.
Guvernatori i rajonit të Tulës, Dmitry Milyaev, tha në Telegram se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm ukrainas në rajon, rreth 200 kilometra në jug të Moskës.
Rusia dhe Ukraina, kanë kryer shpesh sulme ajrore ndaj objektivave larg vijës së frontit, ku luftimet kanë vazhduar për gati tri vjet e gjysmë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./RELTop Channel
-

Dronët e Forcës Ajrore monitorojnë zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit
Forca Ajrore ka kryer monitorimin ajror me dronë gjatë natës mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.
Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.
Këto informacione po përdoren për parandalimin e përhapjes së flakëve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në zonat me risk të lartë, si dhe injalizimin e agjencive ligjzbatuese në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara të qëllimshme.“Përmes këtij monitorimi të avancuar, Forca Ajrore po kontribuon në mënyrë vendimtare për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin”-njofton ministria e Mbrojtjes.
Top Channel
-

Dronët Bayraktar monitorojnë zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit
Forca Ajrore ka kryer monitorimin ajror me dronë gjatë natës mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.
Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.Këto informacione po përdoren për parandalimin e përhapjes së flakëve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në zonat me risk të lartë, si dhe injalizimin e agjencive ligjzbatuese në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara të qëllimshme.“Përmes këtij monitorimi të avancuar, Forca Ajrore po kontribuon në mënyrë vendimtare për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin”, -njofton ministria e Mbrojtjes. -

Dronët e kësaj kompanie teknologjike arrijnë të pastrojnë ndotjet në Everest
Një kompani teknologjike nga Nepali ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke përdorur dronë që transporton pajisje jetësore për alpinistët në Everest dhe njëkohësisht ndihmon në largimin e mbeturinave nga mali.
Si maja më e lartë në botë dhe një nga vendet më të paarritshme në Tokë, Everesti është përballur prej dekadash me ndotje serioze.
Në pjesë të ndryshme të malit gjenden tenda të grisura, mbështjellës ushqimi, bombola të zbrazëta oksigjeni dhe madje edhe jashtëqitje njerëzore, të lëna pas nga alpinistët.Kompania Airlift Technology po përpiqet të zgjidhë këtë krizë mjedisore përmes një zgjidhjeje inovative: dronëve që transportojnë furnizime dhe kthehen me mbeturina, duke e bërë më të pastër atë që shpesh quhet ‘depoja më e lartë e mbeturinave në botë’.
Gjatë periudhës mars–maj 2025, Airlift Technology raportoi se ka larguar mbi 1,000 kilogramë mbeturina nga mali.
Në bashkëpunim me gjigantin kinez të dronëve DJI, kompania përdor modelin DJI FlyCart 30, një dron që mund të mbajë deri në 15 kilogramë ngarkesë. Këta dronë transportojnë furnizime thelbësore, si bombola oksigjeni, litarë dhe shkallë, nga Kampi Bazë (5,364 metra) në Kampin 1 (6,065 metra) për vetëm tre minuta, kur kushtet e motit janë të favorshme.Për krahasim, e njëjta rrugë kërkon 6 deri në 7 orë ecje për guidat Sherpa, të cilët kalojnë përmes Akullnajës së rrezikshme Khumbu, një zonë e mbushur me çarje dhe blloqe të mëdha akulli (serac), që mund të shemben në çdo moment.
Në kthim, dronët mbajnë mbeturina poshtë, duke reduktuar nevojën që njerëzit të bëjnë rrugë të dyfishta të rrezikshme.
Megjithëse janë ndërmarrë nisma të tjera për pastrimin e Everestit, përfshirë edhe fushatën e Ushtrisë së Nepalit në vitin 2024, që mblodhi rreth 11 ton mbeturina, problemi mbetet serioz. Vlerësohet se rreth 50 ton mbeturina ende ndodhen në kampe të ndryshme të malit.Përfaqësues të Airlift Technology janë optimistë se dronët do të luajnë një rol kyç në pastrimin gradual të Everestit, duke kombinuar efikasitetin teknologjik me mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e alpinistëve. Syri.net-newsbomb.gr
-

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush nuk e di saktësisht numrin e tyre.
Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 – një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë – nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Me të u vendosën kufizime për numrin e tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë së rëndë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.
Por, sot, në këtë listë bie në sy mungesa e një arme moderne vdekjeprurëse: dronët e armatosur.
“Vetëm tri shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, i cili së fundmi mbrojti tezën e magjistraturës për këtë temë.
Rregulla të reja të lojës së luftës
Dronët ushtarakë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë.
Ata janë bërë një armë e preferuar në konfliktet e sotme – nga Ukraina, përmes Kaukazit deri në Lindjen e Mesme – dhe të gjithë duan t’i kenë në forcat e veta të armatosura.
Ballkani Perëndimor nuk bën përjashtim nga kjo.
Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.
Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend, pasi – së paku tash për tash – marrëveshja për të blerë dronë Bayraktar nga Turqia ka dështuar.Kroacia ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë.
Sipas deklaratave të zyrtarëve, me kapacitetin aktual, ky vend mund të prodhojë rreth gjysmë milioni mini-dronë në vit.
Një tjetër vend i NATO-s, Mali i Zi, është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake.
Me një buxhet të kufizuar ushtarak, ai ka blerë dronë zbulues nga Sllovenia dhe është duke investuar në blerjen e dronëve shtesë, të destinuar për mbikëqyrjen e kufijve.
Gjithashtu ka njoftuar se do të prodhojë edhe vetë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike.
Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë.
Së voni, Turqia i ka dhuruar një sistem bllokimi të dronëve dhe i ka premtuar dy dronë Bayraktar.
Kosova – ndonëse nuk është pjesë e marrëveshjes për kontrollin e armatimit – ka filluar të sigurojë dronë ushtarakë, fillimisht përmes një donacioni turk të Bayraktar-ëve.
A mund të rregullohet kjo çështje?
Analisti ushtarak nga Sarajeva, Antonio Prlenda, beson se dronët pa pilot duhet të përfshihen ose si një kategori e re, e gjashtë, ose të përfshihen në klasifikimin ekzistues të avionëve luftarakë.
“Megjithatë, këto propozime janë bllokuar, sepse, për momentin, nuk ka vullnet politik nga ana e nënshkruesve për ta bërë një gjë të tillë”, thotë Prlenda për Radion Evropa e Lirë.
Në vitin 2015, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia kanë marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila deri atëherë e ka mbikëqyrur zbatimin e saj.
“Që nga ajo kohë e këndej, presioni i drejtpërdrejtë nga faktori ndërkombëtar mbi zbatimin dhe ndryshimet e mundshme, nuk është më i mundur. Që nga ajo kohë e këndej, ajo varet vetëm nga vullneti politik i vetë nënshkruesve”, thotë Prlenda.
Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës.
Pasi Kroacia nënshkroi një kontratë për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale, për të zëvendësuar MIG-ët sovjetikë, një gjë e tillë bëri bujë në rajon. Serbia u përgjigj duke blerë të njëjtit avionë.
Edhe pse të gjitha vendet janë shumë më poshtë numrit maksimal të ushtarëve dhe armatimit të rëndë, të dakorduar rreth tridhjetë vjet më parë, balanca e forcave ka ndryshuar më së shumti në lidhje me dronët ushtarakë.
“Situata me dronët është mjaft e ndërlikuar, sepse ka një numër të madh të kategorive të ndryshme. Dronët e vegjël komercialë janë relativisht të lehtë për t’u modifikuar. Mund të flasim vetëm për ata më të mëdhenjtë, që mund të klasifikohen si avionë luftarakë”, thotë Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi.
Qielli pa kufij
Sistemi i vjetër i kontrollit të armëve në rajon duket më shumë si një relikt sesa një mbrojtje, pasi të gjitha vendet kanë futur në përdorim armë të reja dhe më moderne.
Radiq thekson faktin se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1996, Serbia ka pasur më shumë se 155 aeroplanë luftarakë.
“Serbia sot nuk është as afër atij numri. Britania e Madhe ka rreth njëqind avionë luftarakë. Vetë fryma e asaj marrëveshjeje është e lidhur me rrethanat e vjetra dhe ndryshimi i një dokumenti të tillë, mendoj unë, është jorealist. Ne kemi nevojë për një dokument të ri që do të garantonte besim, në përputhje me rrethanat moderne”, thotë Radiq për Radion Evropa e Lirë.
Vendet e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës – nga Oqeani Atlantik deri tek Uralet – nënshkruan në fund të vitit 1990 Marrëveshjen për forcat konvencionale në Evropë (CFE), por Rusia e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje në vitin 2007.
Marrëveshja nënrajonale, e nënshkruar nga të njëjtat vende që ishin nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, bazohej në atë traktat të Luftës së Ftohtë.
“Ajo i ka shërbyer qëllimit të saj. Është miratuar në kohën më kritike. Shtetet që e kanë nënshkruar, nuk kanë qenë kurrë afër përmbushjes së kuotave të përcaktuara. Nevojitet përditësim jo vetëm i kësaj marrëveshjeje, por edhe i Dokumentit të Vjenës, CFE-së dhe çështjeve të armëve bërthamore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Samarxhiq, admiral në pension i Ushtrisë së Malit të Zi.
Sa u përket dronëve ushtarakë, Samarxhiq thotë se asnjë marrëveshje për kontrollin e armëve nuk i ka përfshirë ata dhe se, tani për tani, dronët pa pilot konsiderohen më shumë si armë të rrezikshme që mund të përdoren nga grupet terroriste, sesa nga shtetet.
Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve.
Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron./ REL -

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë për të forcuar mbrojtjen ajrore kundër avionëve kërcënues pa pilot, si dhe për të promovuar taksitë ajrore elektrike dhe avionët komercialë supersonikë.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Trump nënshkroi tre urdhra të tillë.
Njëri prej tyre synon të lejojë përdorimin e dronëve përtej dukshmërisë së operatorëve të tyre – një kërkesë kyçe për dërgesat komerciale duke përdorur avionë pa pilot – dhe të zvogëlojë varësinë e SHBA-së nga kompanitë kineze që prodhojnë avionë të tillë. Gjithashtu do të fillojë testimi i avionëve elektrikë me ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL).
Trump po krijon një task forcë federale që do të sigurojë kontrollin e hapësirës ajrore, do të zgjerojë kufizimet në zonat “të ndjeshme” dhe do të përdorë teknologjinë për të gjurmuar dronët në kohë reale, duke ndihmuar gjithashtu zbatimin e ligjit shtetëror dhe lokal.
Qëllimi i administratës është të adresojë “kërcënimin në rritje të kriminelëve terroristë dhe keqpërdorimin e dronëve të huaj në hapësirën ajrore të SHBA-së”, tha Michael Kratsios, drejtori i Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë. “Ne po sigurojmë kufijtë tanë nga kërcënimet e sigurisë kombëtare, përfshirë ato në ajër, në përgatitje për ngjarje të mëdha publike si Lojërat Olimpike dhe Kupa e Botës“, shtoi ai.
Sebastian Gorka, drejtor i antiterrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përmendi përdorimin e dronëve në luftën e Ukrainës dhe kërcënimet në ngjarjet e mëdha sportive në SHBA. “Ne do të forcojmë aftësitë tona për t’u përballur me dronët”, si dhe “ligjet në fuqi për të penguar dy lloje njerëzish: kriminelët dhe budallenjtë“, tha ai.
Trump gjithashtu udhëzoi Administratën Federale të Aviacionit të hiqte një ndalim të vitit 1973 për fluturimet supersonike mbi tokë.Top Channel
-

Ukraina kryen një tjetër mision në Rusi, dronët nën ujorë sulmojnë Urën e Krimesë me 1 100 ton eksploziv
Shërbimi sekret i Ukrainës ka kryer një tjetër mision në territorin rus, me pasoja të konsiderueshme. Mediat e Kievit raportojnë se dronët nën ujorë me 1 100 ton ekspozivë kanë sulmuar Urën e Krimesë, objektin strategjik të Vladimir Putin. Ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me territorin rus.
Në pamjet e publikuara në rrjet, duket momenti kur përgatitet një nga dronët nën ujorë nga pjesëtarë të shërbimit sekret të Ukrainës.
Autoritetet ruse kanë konfirmuar shpërthime në afërsi të urës, ndërsa lëvizja e mjeteve është pezulluar përkohësisht. Ukraina nuk ka dhënë deklaratë zyrtare, por zyrtarë të inteligjencës perëndimore e kanë cilësuar sulmin si pjesë të strategjisë për të ndërprerë linjat logjistike të ushtrisë ruse në jug të vendit.
Agjencia Reuters raporton se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se kishte vendosur 1,100 kg eksplozivë nën ujë, duke dëmtuar mbështetëset e urës. “Rusia nuk e konfirmoi sulmin, por ndaloi përkohësisht trafikun mbi urë nga ora 4:00 deri në 7:00 të mëngjesit”, shkroi Reuters.
The Guardian thotë në artikull se sulmi ndodhi në orën 4:44 të mëngjesit dhe se Ukraina publikoi video të shpërthimit. “Ky është sulmi i tretë ndaj urës që nga fillimi i luftës”.
Ndërsa Euronews raporton se SBU konfirmoi se operacioni ishte planifikuar për disa muaj dhe se shpërthimi nuk shkaktoi viktima civile. “Ura është një objektiv kyç për Ukrainën për shkak të rëndësisë së saj strategjike për furnizimin e trupave ruse”, raporton Euronews.
Sky News e përshkruan urën si “krenarinë personale të Putinit” dhe theksoi se sulmi do të ketë ndikim të madh simbolik dhe strategjik, duke e cilësuar si një nga objektivat më të rëndësishëm të Ukrainës.
AP News e konsideron goditjen ukrainase si shpagim për sulmin e ushtrisë ruse në qytetin e Sumit që vrau të paktën tre persona.
