Tag: dronët

  • Video/ Pjesë e ‘Flotës Fantazmë’ të Rusisë, goditet anija cisternë e naftës në Detin e Zi, dronët ujorë ukrainas shkaktojnë dëme të rënda

    Video/ Pjesë e ‘Flotës Fantazmë’ të Rusisë, goditet anija cisternë e naftës në Detin e Zi, dronët ujorë ukrainas shkaktojnë dëme të rënda

    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, SBU, ka përdorur dronë detarë për të goditur një anije cisternë nafte që i përkiste “flotës në hije” të Rusisë në Detin e Zi, duke i shkaktuar dëme të rënda ndërsa ajo lundronte brenda zonës ekskluzive ekonomike të Ukrainës.

    Sipas burimeve, tankeri po shkonte me shpejtësi drejt terminalit e Novorossiysk, me sistemin automatik të identifikimit të çaktivizuar, kur u godit nga dronët ukrainas. Sulmi shkaktoi “dëme kritike”, me shpërthime që goditën rëndë pjesën e pasme të anijes.
    Pamjet video të siguruara nga burimi tregojnë momentin e shpërthimeve të fuqishme në anije. Sipas vlerësimeve paraprake, cisterna Dashan dyshohet se është nxjerrë jashtë përdorimit.
    Cisterna Dashan kushton rreth 30 milionë dollarë dhe zakonisht transporton ngarkesa nafte me vlerë deri në 60 milionë dollarë për udhëtim. BE-ja, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zvicra e kanë sanksionuar më parë anijen për transport të naftës ruse dhe për lundrim me sistemet e identifikimit të çaktivizuara.
    “SBU vazhdon veprimet aktive për të ulur të ardhurat nga nafta që futen në buxhetin rus. Në dy javët e fundit, kjo është tashmë cisterna e tretë e dëmtuar e ‘flotës në hije’ që i ka shërbyer Kremlinit për të shmangur sanksionet ndërkombëtare,” tha një burimi i SBU-së.
    Sulmi ndaj Dashan është pjesë e një fushate më të gjerë të Ukrainës kundër flotës në hije të Rusisë dhe infrastrukturës së saj të naftës. Ish-oficeri i SBU-së, Ivan Stupak, i tha “Kyiv Independent” se objektivi është të tremben pronarët e tankerëve, në mënyrë që të shmangin portet ruse të Detit të Zi. “Ata po përpiqen ta bëjnë këtë tregti shumë të rrezikshme. Edhe pse fitimet janë të mëdha, SBU synon të ulë interesin për të qenë pjesë e saj,” tha Stupak.
    Më 28 nëntor, dronët Sea Baby goditën dy tankerë të tjerë rusë, Kairos dhe Virat, pranë brigjeve të Turqisë, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Disa ditë më vonë, tankeri Midvolga-2 raportoi një sulm të ngjashëm rreth 80 milje nga bregdeti turk, ndonëse Ukraina mohoi përfshirjen dhe sugjeroi se incidenti mund të ketë qenë i inskenuar nga vetë Rusia.
    Ukraina ka goditur gjithashtu infrastrukturën portuale që mbështet eksportet e naftës ruse. Më 24 shtator, dronët detarë shënjestruan terminalet e naftës në Tuapse dhe Novorossiysk, duke “paralizuar” operacionet kryesore të eksportit, sipas një burimi të inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR).

    Footage of Ukrainian sea drones repeatedly striking the Russian dark fleet oil tanker Dashan in the Black Sea earlier today.
    The tanker was headed to pick up oil from the port of Novorossiysk. pic.twitter.com/T8ervOdOQM
    — OSINTtechnical (@Osinttechnical) December 10, 2025

    Top Channel

  • Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

    Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

    Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 09:22
    Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më tepër rastet e rrezikshme kur dronët hyjnë në trajektoret e avionëve. Sipas Shërbimit Gjerman të Sigurisë Ajrore (DFS) deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar 208 ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror të shkaktuara nga dronë. Kjo përbën një rritje të dukshme krahasuar me 149 ngjarje të tilla të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje është tejkaluar edhe rekordi vjetor prej një totali prej 161 rastesh të regjistruara në vitin 2024.
    DFS regjistron në përgjithësi vetëm rastet kur dronët u afrohen në një distancë të rrezikshme avionëve civilë ose aeroporteve. Kur në zona të ndaluara shihen dronë aeroportet kryesore pezullojë fluturimet. Në shumicën e rasteve mbetet e paqartë se kush i drejton dronët. Përveç njerëzve pa përvojë, autoritetet dyshojnë gjithnjë e më shumë se dronët që fluturojnë në afërsi të aeroporteve përdoren nga shërbimet sekrete ose terroristët.

    Shumica e dronëve në aeroportet e mëdha

    Gati tre të katërtat (74 përqind) e dronëve janë konstatuar në afërsi të aeroporteve të mëdha. Një rritje e ndjeshme u vu re në aeroportin më të madh të Gjermanisë në Frankfurt. Në njëmbëdhjetë muajt e fundit aty u regjistruan 45 raste të rrezikshme fluturimi dronësh, krahasuar me vetëm 17 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Alarme të shpeshta për dronë janë raportuan gjithashtu nga aeroportet Këln/Bon (14 raste), Hamburg (13) dhe Mynih (12). Nga aeroporti kryesor i Berlinit, ku vitin e kaluar u regjistruan një numër i lartë dronësh, këtë vit u raportuan vetëm tetë raste.
    Në Gjermani dronët nuk lejohen të fluturojnë më afër se 1.5 km nga pistat ku ngrihen ose ulen avionët. Shkelja e këtij rregulli mund të çojë në dënime me heqje lirie deri në 10 vjet./DW

  • Kievi godet “pikën nevralgjike” të Moskës, dronët shënjestrojnë “arkat” e luftës

    Kievi godet “pikën nevralgjike” të Moskës, dronët shënjestrojnë “arkat” e luftës

    Kievi po e orienton fushatën e tij të sulmeve më dronë me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus, në mënyrë të tillë që ta godasë makinerinë ruse të luftës në zemër të saj: Tek financimi.

    Dronët ukrainas kanë shënjestruar strukturat për prodhimin e naftës dhe gazit, duke i shkaktuar armikut dëmtimin e 10 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës.
    “Dhjetë për qind mund të mos duket një shifër e madhe, por mjafton për nisjen e një krize të brendshme të karburantit rus, me uljen e eksporteve të produkteve të rafinuara të naftës dhe me tensionin e përgjithshëm brenda sektorit rus të naftës”, shprehet Tatiana Mitrova nga Qendra për Politika të Energjisë Globale në Universitetin e Columbias.
    Ukraina ka investuar shumë në teknologjinë e re të të dronëve me rreze të gjatë veprimi, duke prodhuar armë si droni Lyutiy, që është i aftë të transportojë eksplozivë deri 2.000 kilometra larg nga vendi sekret nga ku lëshohet. Trupat ukrainase duket se fituar eksperiencë në manovrimin e dronëve, duke organizuar sulme që përfshijnë dhjetëra mjete të tilla fluturuese pa pilotë njëherazi. Sipas ekspertëve, avancimi teknologjik po i lejon Kievit në baza pothuajse ditore burime kyçe ruse të naftës dhe gazit.
    Kievi ka goditur gjithashtu të paktën gjysmën e 38 komplekseve kryesore të prodhimit të Rusisë dhe e ka detyruar këtë të fundit të reduktojë përpunimin e naftës nga 5.4 milionë fuçi në ditë në korrik, në vetëm 5 milionë dy muaj më vonë, çka konsiderohet një goditje jo e vogël, pavarësisht se Rusia drejton sistemin e tretë më të madh të rafinimit në botë dhe ka edhe kapacitete të konsiderueshme rezervë.

    Top Channel

  • Dronët rusë mbi Moldavi, mbyllet hapësira ajrore, Presidentja: Sulm brutal nga Moska

    Dronët rusë mbi Moldavi, mbyllet hapësira ajrore, Presidentja: Sulm brutal nga Moska

    Moldavia, e cila ndan një kufi tokësor me Ukrainën, mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore pas një ndërhyrjeje të re me dron në territorin e saj.
    Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes, me presidenten moldave që denoncoi një sulm të hapur nga Rusia.
    “Hapësira ajrore moldave u mbyll përkohësisht përafërsisht 1 orë e 10 minuta, midis orës 22:43 dhe 23:53 si një masë emergjente, pasi dy avionë pa pilot të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes.
    Në njoftim nënvizohej se droni i tipit Gerbera, një model rus, nuk u zbulua nga radarët moldavë, por se ndërhyrja e tyre u konfirmua nga autoritetet kufitare ukrainase.
    “Nuk u zbuluan objekte, mbeturina apo ndonjë gjë që mund të paraqiste rrezik për popullsinë dhe dy dronët lanë përfundimisht hapësirën ajrore kombëtare, duke u drejtuar thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.
    Dy avionë komercialë nga Parisi dhe Barcelona me destinacion Kishinaun u devijuan në një aeroport rumun si pasojë e incidentit. Një aeroplan tjetër që po përgatitej të ngrihej nga Kishinau u ndal përkohësisht.
    “Moldavia dënon ashpër këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat kanë rrezikuar sigurinë e aviacionit civil dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i quajtur shkeljet “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.
    Presidentja Maia Sandu dënoi sulmet ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës në një postim në platformën ‘X’, duke thënë se sulmi brutal 10-orësh nuk korrespondonte me “gjuhën e diplomacisë dhe as me atë të një vendi që pretendon se po negocion paqen”.
    “Në rrugën e tyre për të vrarë civilë, dronët rusë kanë shkelur përsëri hapësirën ajrore të Moldavisë. Ne i dënojmë këto sulme dhe mbështesim Ukrainën”, shtoi ai.

  • ‘Arma e ushtarit grek nuk është më pushka, por droni’, Dendias: Egjeun do ta mbyllim nga toka

    ‘Arma e ushtarit grek nuk është më pushka, por droni’, Dendias: Egjeun do ta mbyllim nga toka

    Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, prezantoi një doktrinë të re të Forcave të Armatosura helene, duke theksuar se mjedisi gjeopolitik global ka ndryshuar rrënjësisht dhe se Greqia duhet të përshtatet me realitetet e reja të kërcënimeve moderne.

    Sipas tij, vendi ndodhet në një zonë të pasigurtë, të rrethuar nga konflikte, shtete të dështuara dhe sfida teknologjike që kërkojnë përgjigje të reja mbrojtëse. Dendias theksoi se, që prej vitit 1952, Greqia gjendet në një kontradiktë të vazhdueshme brenda NATO-s, pasi kërcënimi kryesor i sigurisë vjen nga një anëtar i së njëjtës aleancë, Turqia.

    Në këtë kontekst, ai argumentoi se Athina duhet të zhvillojë një ekosistem të avancuar mbrojtës, të aftë të prodhojë teknologji të përparuar dhe të sigurojë avantazh strategjik.

    Ndryshimi i doktrinës detare: Egjeu “mbyllet” nga toka

    Një nga pikat më të theksuara të fjalimit ishte doktrina e re detare. Dendias deklaroi se Flota nuk do të ketë më si detyrë kryesore mbrojtjen e Egjeut, pasi mjedisi i ngushtë detar e bën atë të cenueshme nga mjetet e reja të luftës, veçanërisht dronët. Sipas tij, fregatat, ndonëse të teknologjisë së lartë dhe me kosto të lartë, mund të neutralizohen nga mjete shumë më të lira.

    Në vend të kësaj, mbrojtja e Egjeut do të realizohet nga toka, me artileri raketore të shpërndarë në ishujt e Arkipelagut. Qindra, madje mijëra pozicione tokësore do të krijojnë një “mbyllje” të plotë të hapësirës detare, duke e lënë Flotën Detare greke të lirë të veprojë në Mesdheun e gjerë, jo të kufizuar në Egje.

    “Ne e kemi ndryshuar plotësisht doktrinën. Egjeu nuk do të mbrohet më vetëm nga Flota. Ai do të mbrohet kryesisht nga artileria raketore, e cila do të jetë e shpërndarë dhe e lëvizshme nëpër qindra – nëse jo mijëra – ishuj të Arkipelagut. Ne do ta mbyllim Egjeun nga toka. Flota do të jetë e lirë të veprojë, por jo e lidhur në detin e ngushtë”, theksoi ai.

    Ai konfirmoi gjithashtu se fregatat e reja franceze dhe italiane do të pajisen me raketa strategjike me rreze mbi 1.500 km, duke krijuar një kapacitet të fortë parandalues në Mesdheun Lindor.

    Forca ajrore dhe “Mburoja e Akilit”

    Dendias shpjegoi se lufta moderne nuk varet më nga avionët luftarakë si mjeti kryesor i mbrojtjes ajrore. Duke marrë shembuj nga luftërat Izrael–Gaza dhe agresioni rus kundër Ukrainës, ai argumentoi se mbrojtja efektive realizohet nga sistemi anti-ajror tokësor që ndalon avionët të operojnë lirshëm.

    Për këtë arsye, doktrina e re e quajtur “Mburoja e Akilit” që qeveria Micotaqis po përgatit synon krijimin e një sistemi të integruar tokë-det-ajër, duke kombinuar sisteme raketore dhe teknologji të reja anti-dronë.

    Fokusi tek dronët: “Arma e re e luftëtarit”

    Dendias njoftoi një transformim rrënjësor në Ushtrinë Tokësore, duke thënë se “arma” e re e ushtarit nuk është më pushka, por dronët FPV. Ai nënvizoi se Greqia po përgatit trajnimin e të gjithë trupës për përdorimin e dronëve, ndërsa po krijon edhe një rezervë aktive prej 150.000 vullnetarësh, me synimin për një forcë totale prej 250.000 rezervistësh të trajnuar.

    “Ajo që ne e quajmë armë është droni. Droni. Kjo është ajo me të cilën ai lufton. Kjo është si arma ashtu edhe plumbi. Dhe është e përdorshme. Ushtria greke duhet, pra, dhe po e bëjmë shumë shpejt që të lërë epokën e armëve dhe të shkojë në epokën e dronit. Që do të thotë se çdo ushtar duhet të trajnohet në përdorimin e dronëve”, u shpreh Dendias.

    Dendias prezantoi gjithashtu sistemin e ri grek anti-dron “Kentaurus”, i testuar në Detin e Kuq, i cili do të vendoset në të gjitha fregatat dhe në një sërë variantësh tokësorë (“Orion” dhe “Telemachos”) për mbrojtje të gjerë kundër dronëve, veçanërisht të rëndësishme, pasi vendi që përbën kërcënimin kryesor për Greqinë, sipas tij Turqia, po prodhon dhe disponon mbi një milion dronë.

    Dendias përmbylli se qasja e re mbrojtëse është holistike dhe e orientuar drejt teknologjisë së avancuar, duke synuar mbylljen e hapësirës greke në ajër, det dhe nën det.

    Përballë një mjedisi të paparashikueshëm, Greqia sipas ministrit të saj të Mbrojtjes po ndërton një sistem mbrojtës të shekullit të 21-të, ku dronët, raketat dhe kapacitetet tokësore kanë rolin qendror. 

  • Fshati rumun, “pjesë e luftës” për shkak të dronëve rusë

    Fshati rumun, “pjesë e luftës” për shkak të dronëve rusë

    FOTO ILUSTRUESE

    RUMANI-Aeroplanët luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër më 25 nëntor për të gjurmuar incidentin më të fundit në një seri inkursionesh të dronëve në hapësirën ajrore të Rumanisë, teksa Rusia vazhdon të sulmojë objektiva përtej lumit Danub, në Ukrainën fqinje.
    Dy dronë hynë në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të NATO-s dhe gjashtë u raportuan në Moldavi, ku një ra në çatinë e një ndërtese, por nuk shpërtheu. Këto vijnë pas incidentit të javës së kaluar kur një dron rus goditi një cisternë turke me gaz të lëngshëm natyror që ishte duke lundruar në pjesën ukrainase të lumit.
    “Ne disi e shohim veten si pjesë të luftës”, tha për Shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë, Tudor Cernega, kryetar i fshatit Çeatalkioi. “Nëse do të shpërthente anija, i gjithë fshati do të zhdukej”.
    Banorët e fshatit dhe vendbanimit të afërt Plauru, i cili gjithashtu bie nën administrimin e tij, u evakuuan përkohësisht pas shpërthimit dhe zjarrit që pasoi.
    “Njerëzit nuk po vijnë më të vizitojnë të afërmit e tyre. Janë shumë të frikësuar. Ata e kanë kuptuar rrezikun: sikur një dron të kishte rënë mbi një shtëpi – Zoti na ruajt – do të kishte vrarë një ose dy persona”, tha Cernega.
    Koha për evakuim?
    Një banore tha se familja e saj po e shqyrton mundësinë që të zhvendoset përgjithmonë që aty nëse situata përkeqësohet.
    “Nëse bombardimet përshkallëzohen, besoj se ne mund të largohemi”, tha Daniela Tanase, 48-vjeçare.
    “Ka pasur bomba këtu, para shtëpisë sonë”.
    Tanase tha se situata është më së keqi natën, duke përshkruar se sheh projektorë ukrainase që kontrollojnë qiellin për dronë gjatë natës kur lëshohen alarmet për sulme.
    Një tjetër banor, mekaniku i pensionuar 73-vjeçar Gheorghe Puflea, tha se nuk mund të fle pasi zgjohet nga dronët.
    “Mund të largohem në çdo moment, por çfarë të bëj me kafshët? T’i lë këtu?”, pyeti ai, teksa po u ushqente pulat e tij. Ai po ashtu ka derra, një kalë, një ka dhe një qen.
    “Në fund të fundit, kafshët janë mësuar me dronët”, shtoi ai, duke theksuar se fillimisht kafshët e tij ishin frikësuar nga shpërthimet në Ukrainë.
    Për vete, ai tha se nuk frikësohet.
    “Ne jemi mirë për momentin. Ende kemi ushtrinë e NATO-s këtu që na mbron”.
    Plauru ndodhet vetëm 300 metra matanë lumit nga porti ukrainas i Izmailit, ku u sulmua cisterna turke. Në vitin 2023, Ushtria rumune ndërtoi strehimore kundër sulmeve ajrore në fshat.
    Vetëm gjatë javës së fundit, tre herë ka pasur shkelje të hapësirës ajrore nga dronët. Më 25 nëntor, banorëve u është kërkuar të strehohen, pasi lufta rrezikonte – sërish – të përhapej në territorin e NATO-s.
    Rumania ka legjislacion që i mundëson të rrëzojë dronë edhe në kohë paqeje nëse janë në rrezik jeta apo prona, por shteti ende nuk e ka përdorur atë. Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha më 25 nëntor se edhe pilotëve gjermanë u ishte dhënë leja për të hapur zjarr.
    “Me shumë gjasë, duke analizuar dëmet potenciale kolaterale që mund të shkaktonin duke përdorur armë mbi territorin rumun, ata zgjodhën të mos angazhoheshin. Ky është supozimi im”, shtoi ai.
    Në Moldavi, policia publikoi një fotografi të dronit që ra mbi çatinë e një ndërtese. Droni i ngjan modelit Shahed, i cili përdoret gjerësisht nga Rusia dhe mban shkronjën “Z” – një simbol që shpesh përdoret nga ushtria ruse gjatë pothuajse katër vjetëve të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës – të lyer në bisht.
    Policia tha se nuk ishte e qartë nëse droni bartte eksplozivë dhe kishte evakuuar banorët lokalë. Ministria e Jashtme e Moldavisë njoftoi se do të thërrasë ambasadorin rus për shpjegime.
    Më vonë u raportua se një copëz e dronit ra në oborrin e një ndërtese banimi në Puiesti, një qytet në lindje të Rumanisë, më shumë se 100 kilometra larg Ukrainës. Nuk u raportua për të lënduar dhe Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë tha se droni nuk po bartte eksplozivë.
    Shkeljet e hapësirës ajrore nga dronët rusë të Rumanisë dhe Polonisë, së bashku me hyrjet e avionëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, kanë bërë që NATO të nisë iniciativën “Roja Lindore” për forcimin e mbrojtjes ajrore.
    Ndërkaq, muajin e kaluar Komisioni Evropian ka miratuar një udhëzues pesëvjeçar të mbrojtjes që parasheh plane për një “mburojë për dronët” e cila pritet të jetë funksionale deri në fund të vitit 2027./REL

  • Dronë mbi bazën ajrore, ushtria holandeze hap zjarr

    Dronë mbi bazën ajrore, ushtria holandeze hap zjarr

     

    Ushtria e Holandës bën me dije se ka hapur zjarr mbi disa dronë që kanë fluturuar mbi një bazë ajrore në juglindje të vendit mbrëmjen e kaluar.

    Sipas ministrisë së mbrojtjes, personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i pikasi dronët rreth orës 19:00 dhe 21:00.

     ‘Personeli i forcave ajrore përdori armë për të rrëzuar dronët. Dronët u larguan dhe nuk u gjetën’, shkruhet në reagim, teksa një hetim për ngjarjen ka nisur.

     

  • Ushtria holandeze hap zjarr ndaj dronëve që fluturojnë mbi bazën e Forcave Ajrore

    Ushtria holandeze hap zjarr ndaj dronëve që fluturojnë mbi bazën e Forcave Ajrore

    Ushtria holandeze përdori armë kundër dronëve që u vunë re mbi një bazë ajrore në Holandën juglindore mbrëmë, tha ministria e mbrojtjes e vendit.

    Personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i vuri re dronët rreth orës 7:00 dhe 9:00 sipas orës lokale, tha ministria.
    “Personeli i forcave ajrore përdori armë nga toka për të rrëzuar dronët”, shtoi deklarata. ” Dronët u larguan dhe nuk u gjetën.” Ministria holandeze e mbrojtjes tha se nuk ishte e qartë pse dronët po fluturonin në zona ku nuk lejoheshin.
    Policia ushtarake tha se kishte nisur një hetim.

    Top Channel

  • Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

    Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

    Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. Drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit.
    Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel.
    Tre dronë mbi termocentralin bërthamor
    Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit. Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen.
    Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermanee Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve. Belgjika ka kërkuar më parë mbështetje.
    Londra dërgon personel për të luftuar dronët
    Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka ardhur në ndihmë Belgjikës. Londra tani po dërgon pajisje dhe personel për të luftuar dronët, tha një zëdhënës ushtarak britanik. Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se do ta mbështeste partnerin e NATO-s.
    Duke pasur parasysh kërcënimet hibride në rritje, shpjegoi ai, bëhet fjalë për mbrojtje të përbashkët dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe hapësirës ajrore.
    Kohët e fundit, dronët janë parë disa herë në Belgjikë, përfshirë në bazën ushtarake Kleine-Brogel të përdorur nga NATO. Sipas raporteve të pakonfirmuara, baza ajrore është një nga vendet në Evropë ku ruhen armët bërthamore amerikane.
    Belgjika është gjithashtu selia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kompania financiare belge Euroclear mban gjithashtu një pjesë të madhe të aseteve që Perëndimi ka ngrirë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shumë vende të BE-së synojnë të përdorin pjesë të këtyre aseteve si kredi për Ukrainën, gjë që autoritetet belge deri më tani kanë kundërshtuar./DW

  • Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

    Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

    Dronët me origjinë të panjohur kanë shkaktuar përsëri incidente në Belgjikë. Ata janë parë mbi një aeroport dhe një central bërthamor. Pas Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar tani po ndihmon Belgjikën të mbrohet nga dronët.

    Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. E drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit.

    Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel.

    Tre dronë mbi termocentralin bërthamor
    Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit. Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen.

    Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermanee Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve. Belgjika ka kërkuar më parë mbështetje.

    Londra dërgon personel për të luftuar dronët
    Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka ardhur në ndihmë Belgjikës. Londra tani po dërgon pajisje dhe personel për të luftuar dronët, tha një zëdhënës ushtarak britanik. Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se do ta mbështeste partnerin e NATO-s.

    Duke pasur parasysh kërcënimet hibride në rritje, shpjegoi ai, bëhet fjalë për mbrojtje të përbashkët dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe hapësirës ajrore.

    Kohët e fundit, dronët janë parë disa herë në Belgjikë, përfshirë në bazën ushtarake Kleine-Brogel të përdorur nga NATO. Sipas raporteve të pakonfirmuara, baza ajrore është një nga vendet në Evropë ku ruhen armët bërthamore amerikane.

    Belgjika është gjithashtu selia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kompania financiare belge Euroclear mban gjithashtu një pjesë të madhe të aseteve që Perëndimi ka ngrirë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shumë vende të BE-së synojnë të përdorin pjesë të këtyre aseteve si kredi për Ukrainën, gjë që autoritetet belge deri më tani kanë kundërshtuar./DW