Tag: dronë

  • Ukraina sulmon me dronë Moskën para paradës së madhe ushtarake, mbyllen aeroportet

    Ukraina sulmon me dronë Moskën para paradës së madhe ushtarake, mbyllen aeroportet

    Dronët ukrainas sulmuan Moskën për natën e dytë radhazi, thanë zyrtarët vendas, ndërsa kryeqyteti rus përgatitet të presë një paradë të madhe ushtarake vjetore, në të cilën pritet të marrin pjesë liderë botërorë, përfshirë presidentin e Kinës, Xi Jinping.
    Të katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë, por u rihapën më vonë. Kjo u bë e ditur në Telegram nga agjencia mbikëqyrëse e aviacionit të Rusisë, Rosaviatsia.
    Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas ishin shkatërruar para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”. Ai tha se disa nga mbeturinat kishin rënë në njërën nga autostradat kryesore që të çojnë në qytet, por nuk pati viktima.
    Ukraina nuk ka komentuar ende. Por kryebashkiaku i Kharkiv tha se Rusia kishte kryer gjithashtu sulme me dronë në qytet gjatë natës, si dhe në zonën e Kievit.
    Guvernatori i rajonit të Odesës në Ukrainë, Oleh Kiper, tha se një person u vra në një sulm me dron.
    Tre civilë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse dje në rajonin lindor të Ukrainës, Sumy, thanë autoritetet lokale të cituara nga mediat e Kievit.
    Është nata e dytë radhazi që Rusia ka raportuar një sulm me dronë nga Ukraina. Të hënën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte shkatërruar 26 dronë ukrainas gjatë natës.
    Raportime të pakonfirmuara nga blogerët ushtarakë rusë sugjeruan se dritaret e një apartamenti në jug të Moskës u thyen.
    Përveç Moskës, guvernatorët e qyteteve të tjera ruse, përfshirë Penzën dhe Voronezhin, thanë gjithashtu se ishin shënjestruar nga dronë gjatë natës së të martës.
    Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia më shumë se tre vjet më parë, Kievi ka nisur disa sulme me dronë ndaj Moskës. Sulmi i tij më i madh në mars vrau tre persona.

  • Ukraina sulmon Moskën me dronë, mbyllen aeroportet për disa orë

    Ukraina sulmon Moskën me dronë, mbyllen aeroportet për disa orë

    Ukraina ndërmori një sulm me dronë mbi Moskën, i cili detyroi mbylljen e tre aeroporteve kryesore të kryeqytetit rus për disa orë, thanë zyrtarët rusë.
    Të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan teksa i afroheshin Moskës, tha kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin në Telegram më 6 maj.
    Sipas informacioneve paraprake, nuk pati “dëme serioze apo të lënduar” në vendin ku ranë mbetjet pranë njërës prej autostradave kryesore që çojnë në qytet.
    Fluturimet u ndaluan në të katër aeroportet që shërbejnë Moskën — Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky — për të garantuar sigurinë ajrore, njoftoi agjencia ruse e aviacionit në Telegram. Më pas, Rosaviatsia tha se fluturimet u rifilluan në të katër aeroportet.
    Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Kievi për sulmin me dronë, por zyrtarët ukrainas më herët kanë thënë se sulme të tilla synojnë objektiva ushtarake dhe infrastrukturë që përdoret për të mbështetur përpjekjet e luftës së Moskës dhe janë një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse mbi zonat e banuara dhe infrastrukturën energjetike ukrainase.
    Guvernatori i rajonit rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën, tha më herët më 5 maj se forcat ukrainase sulmuan një nënstacion energjie në pjesën perëndimore të rajonit.
    Guvernatori i Kurskut, Alexander Khinshtein, tha se forcat ukrainase kishin goditur nënstacionin në qytetin Rylsk, rreth 50 kilometra nga kufiri. Sulmi plagosi dy adoleshentë dhe dëmtoi dy transformatorë, tha ai. Dëmtimi ndërpreu furnizimin me energji elektrike në zonë.
    “Të dashur banorë, armiku, në agoni, po vazhdon të ndërmarrë sulme ndaj territorit tonë,” shkroi Khinshtein në Telegram.
    Irina Krynina u takua me partnerin e saj në Ukrainë pasi udhëtoi nga Rusia, kur mësoi se ai ishte marrë rob. Gruaja ruse vendosi të qëndronte në Ukrainë për të ndihmuar ushtarët e tjerë rusë të kapur që të rivendosin kontaktet me familjet e tyre dhe për të ndihmuar kthimin e të burgosurve nga të dyja palët në atdhe.
    Zyrtarët ukrainas nuk komentuan situatën në Kursk, ku Ukraina kreu një inkursion surprizë në gusht 2024, duke shpresuar të ndryshonte momentumin në pushtimin e plotë të Rusisë dhe të tërhiqte forcat ruse nga zona të tjera.
    Gjenerali më i lartë i Rusisë tha muajin e kaluar se trupat ukrainase ishin dëbuar nga Kursku, por Kievi nuk e ka pranuar se trupat e tij u dëbuan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se forcat e Kievit vazhdojnë të veprojnë në Kursk dhe në rajonin fqinj rus të Belgorodit.
    Komandanti i Përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrsky, tha në Facebook më 5 maj se operacioni në Kursk “ka arritur shumicën e objektivave të vendosura” dhe se zona tampon e krijuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës “mbetet e rëndësishme”.
    Autoritetet lokale në rajonin Sumy u bënë thirrje banorëve të evakuohen nga shtëpitë e tyre në dy qytete pranë kufirit rus Belopolye dhe Vorozhba.
    Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës tha se forcat ruse kishin qëlluar me artileri mbi dy vendbanime në rajonin kufitar të Sumyt, duke vrarë tre banorë dhe plagosur katër.
    “Rajoni Sumy. Që në mëngjes, Rusia ka qenë duke goditur vendbanimet kufitare,” tha Ministria e Brendshme e Ukrainës në Telegram.
    Ushtria ukrainase tha më 5 maj se forcat e saj kishin goditur një njësi komanduese dronësh ruse pranë Tyotkino një ditë më parë.
    Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur për luftime të reja në kufi./REL

  • Rusia sulmon Ukrainën me 165 dronë: Flakë dhe shkatërrim në Kiev dhe Cherkasy

    Rusia sulmon Ukrainën me 165 dronë: Flakë dhe shkatërrim në Kiev dhe Cherkasy

    Ukraina është goditur nga një ndër sulmet më të mëdha ajrore me dronë që nga fillimi i luftës, me 165 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Rusia nga nata e së shtunës deri të dielën, sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës.

    Në kryeqytetin Kiev, sulmet shkaktuan zjarre masive në disa lagje, duke plagosur të paktën njëmbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave (SES). Lagjet Obolonskyi, Sviatoshynskyi dhe Shevchenkivskyi u prekën rëndë, ku ndërtesat banimi dhe infrastruktura pësonin dëmtime të konsiderueshme.

    Në Obolonskyi, një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi përfshiu një ndërtesë 12-katëshe. Nadiya, një nga banoret, rrëfeu momentet e frikshme kur evakuoi djalin e saj mes flakëve. “Pamë njerëz që zbrisnin shkallët për t’u evakuuar… ishim të gjithë ulur në errësirë,” tha ajo.

    Ndërkohë, në lagjen Sviatoshynskyi, sulmi goditi ndërtesa banimi, ndërsa në Shevchenkivskyi u dëmtua infrastruktura elektrike. SES mobilizoi 75 zjarrfikës për të përballuar emergjencën, dhe raportoi se flakët tashmë janë shuar.

    Në jug të vendit, rajoni i Cherkasy-t u godit gjithashtu nga bombardimet. Në qytetin Cherkasy, dëmet prekën ndërtesa shumëkatëshe, një kompani mobiljesh dhe struktura të tjera tregtare e arsimore. Vasyl Shevchenko, një banor lokal, tha se sulmi ndodhi pa paralajmërim: “Nuk kishte fishkëllimë, asnjë zhurmë, asgjë… thjesht na goditi.”

    Shërbimet e emergjencës dërguan mbi 100 ekipe dhe dhjetëra automjete në zonat e goditura. Raportet paraprake flasin për dhjetë apartamente të dëmtuara, dy prej të cilave u shkatërruan plotësisht.

    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, rajonet e Kharkiv, Donetsk dhe Dnipropetrovsk u shënjestruan gjithashtu. Nga 165 dronët e lëshuar, ushtria ukrainase thotë se rrëzoi 69, ndërsa 80 të tjerë humbën nga radarët.

    Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi pamje duke pretenduar se tregojnë sulme të suksesshme ndaj pozicioneve ushtarake ukrainase në rajonin e Khersonit, në jug të vendit.

  • Zelensky: Rusia lëshoi mbi 1 mijë dronë në Ukrainë vetëm javën e kaluar

    Zelensky: Rusia lëshoi mbi 1 mijë dronë në Ukrainë vetëm javën e kaluar

    Rusia ka përdorur mbi 1,180 dronë, 1,360 bomba dhe 10 raketa të llojeve të ndryshme në sulmet ajrore kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar.
    Kjo është bërë e ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në llogarinë e tij në Facebook.
    “Gjatë gjithë natës, ekipet e emergjencës në Kiev po luftonin me zjarret në ndërtesa apartamentesh dhe makina pas sulmeve me dronë rusë në lagjet e banimit. Fatkeqësisht, ka fëmijë dhe të rritur të plagosur. Të gjithë kanë marrë ndihmën e nevojshme. Në Cherkasy, një konvikt i zakonshëm ishte në flakë”, vuri në dukje Zelensky.

    Sipas presidentit, mbrëmë rusët sulmuan gjithashtu rajonet Kharkiv, Mykolaiv dhe Kiev me dronë Shahed. Në total, 165 dronë u lëshuan gjatë natës, shumica prej tyre Shahed të prodhuar në Iran.
    “Rusët po bëjnë thirrje për armëpushim më 9 maj, ndërsa godasin Ukrainën çdo ditë. Ky është cinizëm i nivelit të lartë: vetëm këtë javë, Rusia ka përdorur mbi 1,180 dronë, 1,360 bomba dhe 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës”, theksoi Zelensky.

  • Shi dronësh mbi Ukrainë, Zelensky: Na duhet mbrojtje më e mirë, aleatët të veprojnë shpejt

    Shi dronësh mbi Ukrainë, Zelensky: Na duhet mbrojtje më e mirë, aleatët të veprojnë shpejt

    Rusia ndërmori një sulm masiv me dron në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, ku goditi një pallat shumëkatësh. Një seri zjarresh u shkaktuan si pasojë e valës së sulmeve në orët e vona të së premtes, e të paktën 46 persona mbetën të plagosur mes të cilëve edhe një vajzë 11-vjeçare. Sipas kryebashkiakut Ihor Terekhov, 12 zona , rreth qytetit verilindor ishin vënë në shënjestër. Ndërkohë Presidenti Volodimir Zelenski denoncoi sulmet me dronë dhe tha se aleatët e Ukrainës po vepronin shumë ngadalë për të përforcuar kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Kievit.
    “Nuk kishte objektiva ushtarake atje dhe as nuk mund të kishte. Rusia godet pallatet kur ukrainasit janë në shtëpitë e tyre, kur po i vënë fëmijët në gjumë. Ndërsa bota vonon vendimet, pothuajse çdo natë në Ukrainë shndërrohet në një tmerr që rezulton në humbjen e jetëve. Ukrainës i duhet mbrojtje ajrore më e fortë. Vendime më të forta nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë partnerët tanë që kërkojnë paqe”, tha Zelensky.
    Pamje të shfaqura në rrjet treguan zjarrfikësit teksa përballeshin me flakët, fasada të shkatërruara të godinave, xhama të thyer dhe automjete në flakë. Autoritetet rajonale thanë se 4 persona mbetën gjithashtu të plagosur në një sulm rus me dronë e artileri në rajonin juglindore të Dnipropetrovks.
    Në Herson, një banor humbi jetën pas shpërthimit të një droni të rrëzuar, të cilin po përpiqej te merrte në shtëpi. Sipas autoriteteve të Ukrainës, Moska kishte lëshuar rreth 183 dronë dhe 2 raketa balistike gjatë natës. Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit port të Novorossiisk në Rusi, shpalli gjendjen e emergjencës të shtunën, pasi autoritetet lokale thanë se një sulm me dron nga Ukraina kishte dëmtuar një terminal gruri dhe disa godina banimi duke plagosur 5 persona.

  • Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë, pesë të plagosur në qytetin rus të Novorossiysk

    Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë, pesë të plagosur në qytetin rus të Novorossiysk

    Kryetari i bashkisë së Novorossiysk shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme në qytetin portual rus në Detin e Zi , pasi, siç vuri në dukje ai, një sulm ukrainas me dron shkaktoi plagosjen e të paktën 5 personave, përfshirë dy fëmijë, dhe dëme në ndërtesa banimi.

    On the evening of May 2, Russia launched 17 drone strikes on four districts of Kharkiv, injuring at least 51 civilians, including two children.
    Shahed-type drones targeted 12 different sites, damaging apartment buildings, private homes, vehicles, and starting fires.
    Residents… pic.twitter.com/xEoedJjiUo

    — MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 3, 2025

    Andrei Kravchenko sqaroi se një nga të plagosurit, një grua, është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
    Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë lajm.
    Nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi ​​183 dronë dhe dy raketa balistike kundër Ukrainës gjatë natës.
    Nga 183 mjete ajrore pa pilot të nisura kundër territorit ukrainas, forcat ajrore sqaruan se rrëzuan 87 dhe se 73 të tjera ranë pa shkaktuar dëme./vizionplus.tv

  • Sulm me dronë në një qytet në Rusi, 5 të plagosur, 2 prej tyre fëmijë

    Sulm me dronë në një qytet në Rusi, 5 të plagosur, 2 prej tyre fëmijë

    Kryetari i bashkisë së Novorossiysk shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin rus të Detit të Zi të dielën, pasi një sulm ukrainas me dronë plagosi të paktën pesë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe dëmtoi disa ndërtesa banimi.

    Andrey Kravchenko, kryetari i bashkisë së Novorossiysk, njoftoi vendimin e tij në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Telegram, në të cilin shihet duke inspektuar dëmet në ndërtesat e apartamenteve dhe duke u dhënë urdhra zyrtarëve.
    Kravchenko tha se një nga të plagosurit, një grua, ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ukraina nuk ka komentuar ende për lajmin.
    Forcat Ajrore Ukrainase njoftuan më parë se Rusia lëshoi ​​183 dronë dhe dy raketa balistike kundër Ukrainës gjatë natës. Nga 183 mjete ajrore pa pilot të lëshuara kundër territorit ukrainas, Forcat Ajrore thanë se rrëzuan 87 dhe se 73 të tjera ranë pa shkaktuar dëme.

    Top Channel

  • Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv

    Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv

    Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë.
    Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 lokacione në qytet mbrëmjen e së premtes. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve, sipas guvernatorit rajonal të Harkivit, Oleh Syniehubov.
    Pas sulmeve në Harkiv, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, bëri thirrje për mbështetje më të fuqishme dhe më vendimtare nga aleatët e shtetit të tij.
    “Përderisa bota po heziton të marrë vendime, pothuajse çdo natë Ukraina shndërrohet në ankth, duke humbur jetë njerëzish. Ukraina ka nevojë për forcim të mbrojtjes ajrore. Vendime reale dhe të forta kërkohen që të merren nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët që kërkojnë paqe”, shkroi ai në X në orët e para të së shtunës.
    Të shtunën, Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia ka sulmuar me 183 dronë gjatë natës. Nga këta dronë, 77 u rrëzuan, ndërkaq 73 të tjerë humbën nga radari, me gjasë për shkak të pajisjeve elektronike. Sipas Ukrainës, Rusia – që ka nisur pushtimin e shtetit fqinj tre vjet më parë – po ashtu ka sulmuar me dy raketa balistike.
    Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar 170 dronë ukrainas gjatë natës. Kjo ministri tha se tetë raketa lundruese dhe tri të llojeve tjera u rrëzuan po ashtu.
    Në jug të Rusisë, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me dronë gjatë natës në Novorosijsk, sipas autoriteteve lokale./rel

  • Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

    Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

    Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë.

    Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 lokacione në qytet mbrëmjen e së premtes. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve, sipas guvernatorit rajonal të Harkivit, Oleh Syniehubov.
    Pas sulmeve në Harkiv, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, bëri thirrje për mbështetje më të fuqishme dhe më vendimtare nga aleatët e shtetit të tij.
    “Përderisa bota po heziton të marrë vendime, pothuajse çdo natë Ukraina shndërrohet në ankth, duke humbur jetë njerëzish. Ukraina ka nevojë për forcim të mbrojtjes ajrore. Vendime reale dhe të forta kërkohen që të merren nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët që kërkojnë paqe”, shkroi ai në X në orët e para të së shtunës.
    Të shtunën, Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia ka sulmuar me 183 dronë gjatë natës. Nga këta dronë, 77 u rrëzuan, ndërkaq 73 të tjerë humbën nga radari, me gjasë për shkak të pajisjeve elektronike. Sipas Ukrainës, Rusia – që ka nisur pushtimin e shtetit fqinj tre vjet më parë – po ashtu ka sulmuar me dy raketa balistike.
    Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar 170 dronë ukrainas gjatë natës. Kjo ministri tha se tetë raketa lundruese dhe tri të llojeve tjera u rrëzuan po ashtu.
    Në jug të Rusisë, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me dronë gjatë natës në Novorosijsk, sipas autoriteteve lokale./Rel

    Top Channel

  • Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, forcat ukrainase pretendojnë se Rusia lëshoi 150 dronë gjatë natës

    Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, forcat ukrainase pretendojnë se Rusia lëshoi 150 dronë gjatë natës

    Forcat ajrore të Ukrainës thonë se Rusia lëshoi 150 dronë në qytetet e saj gjatë natës.

    Forcat ajrore thanë se kanë rrëzuar 64 prej tyre dhe 62 dronë të tjerë nuk i kanë arritur objektivat e tyre, me shumë mundësi për shkak të kundërmasave të luftës elektronike.
    Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 24 dronët e mbetur.
    Lajmi vjen teksa Ukraina dhe SHBA një ditë më parë nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për mineralet e rralla të tokës ukrainase, që tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve edhe pas ardhjes së Trump në detyrë.
    Në marrëveshje nuk kishte garanci sigurie për Ukrainën, por nënshkrimi i saj ka alarmuar disi Kremlinin.

    Top Channel