Tag: dronë

  • Sërish incidente me dronë, Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

    Sërish incidente me dronë, Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

    Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj, tha Ministria e Mbrojtjes më 29 nëntor.

    Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe me Rumaninë, vend anëtar të NATO-s, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

    Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media të shtunën.

    Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.

    “Nuk janë identifikuar objekte, copëza apo elemente që paraqesin rrezik për popullsinë dhe të dy dronët janë larguar nga hapësira ajrore kombëtare, duke u futur thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.

    Megjithatë, tha ajo, dy avionë që po vinin drejt Kishinievit nga Parisi dhe Barcelona gjatë mbylljes së hapësirës ajrore devijuan fluturimet drejt Rumanisë.
    Një tjetër aeroplan që po përgatitej të nisej nga Kishinievi u ndalua përkohësisht.

    “Moldavia i dënon fuqishëm këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.

    Të mërkurën, Moldavia thirri ambasadorin rus në bisedë për shkak të rrëzimit të një droni, ndërsa vendosi dronin e rrëzuar para Ministrisë së Jashtme dhe i dorëzoi atij një notë proteste./REL

  • Vijojnë sulmet në Ukrainë, një viktime dhe 7 të plagosur gjatë natës në Kiev

    Vijojnë sulmet në Ukrainë, një viktime dhe 7 të plagosur gjatë natës në Kiev

    Shpërthime të fuqishme tronditën Kievin gjatë natës së ditës së premte, ndërsa forcat ruse nisën një breshëri sulmesh me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, thanë zyrtarët vendas.

    Sipas një numri të përkohshëm të publikuar nga kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, pak pas orës 3 të mëngjesit, një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë.
    “Gjashtë persona u plagosën në kryeqytet si pasojë e sulmit armik. Tre prej tyre, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar, u dërguan në spital”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në platformën Telegram.
    Komplekset rezidenciale dhe disa automjete u dëmtuan në gjashtë vende në kryeqytetin ukrainas, tha Timur Tkachenko, i cili dënoi “përpjekjen e rusëve për të terrorizuar popullsinë civile”.
    Nga ana e tij, guvernatori rajonal Mykola Kalashnik tha nëpërmjet Telegram se dy gra u plagosën në një “sulm armiqësor me dronë dhe raketa” në periferinë Brovary, në lindje të kryeqytetit.

    Top Channel

  • Alarmi i dronëve të panjohur në Europë, Holanda blen 100 radarë për zbulimin e tyre

    Alarmi i dronëve të panjohur në Europë, Holanda blen 100 radarë për zbulimin e tyre

    Ministria Holandeze e Mbrojtjes njoftoi sot se do të sigurojë 100 radarë për të zbuluar dronë, disa ditë pasi spikatjes së disa dronëve që shkaktuan alarm në Aeroportin e Eindhovenit dhe Bazën Ajrore Volkel.

    Këto janë sisteme të teknologjisë së përparuar, të prodhuara nga kompania holandeze Robin Radar.
    “100 radarët nuk do të dorëzohen të gjithë në të njëjtën kohë”, sqaroi Ministria Holandeze e Mbrojtjes. Të parët do të dorëzohen nesër dhe pjesa tjetër do të dorëzohet gradualisht, deri në fund të vitit 2026.
    Javën e kaluar, aeroporti i Eindhovenit u mbyll për disa orë pasi u vunë re dronë në zonë. Forcat e armatosura holandeze përdorën sisteme armësh kundër dronëve që iu afruan bazës ajrore Volkel, e cila ndodhet 40 kilometra nga Eindhoven.
    Ndërhyrjet me dronë me origjinë të panjohur kanë shkaktuar trazira në disa vende evropiane në muajt e fundit. Zyrtarët europianë ia kanë atribuar këto incidente “luftës hibride” nga Rusia, e cila ka mohuar çdo përfshirje.

    Top Channel

  • Pëllumba me çip në tru në Rusi/ Testohen për herë të parë për mbikëqyrje urbane, do të quhen bio-dronë

    Pëllumba me çip në tru në Rusi/ Testohen për herë të parë për mbikëqyrje urbane, do të quhen bio-dronë

    Kompania ruse e neuro-teknologjisë “Neiry” ka kryer teste në Moskë mbi pëllumba të transformuar në bio-dronë duke përdorur mikroçipa të implantuar në tru dhe pajisje elektronike të montuara në stenda speciale.

    Sipas një njoftimi për shtyp nga kompania, tufa e parë e pëllumbave me çipa nervorë ka përfunduar fluturimet testuese nga një laborator. Kompania synon t’i përdorë këto pajisje për mbikëqyrje të infrastrukturës kritike, siç janë inspektimet industriale, operacione mjedisore dhe kërkim-shpëtimi.
    Eksperimenti përdor elektroda të implantuara në trurin e zogjve, të lidhura me një njësi kontrolli dhe stimulimi me energji diellore. Sistemi lejon që të ndikohet drejtimi i fluturimit, me navigim të bazuar në GPS. Kompania pohoi se zogjtë nuk kanë nevojë për trajnim dhe se mbijetesa pas implantimit është 100% e garantuar falë teknikave kirurgjikale stereo-taktike.
    Bio-dronët janë të pajisur me kamera, me imazhe të përpunuara duke përdorur inteligjencë artificiale për të përmbushur rregulloret e privatësisë.
    Kostoja e secilit bio-dron do të ishte e krahasueshme me atë të dronëve aktualë , por me performancë dukshëm më të lartë në aspektin e autonomisë dhe rrezes së fluturimit. Zyrtarë të kompanisë shpjeguan se sistemi mund të aplikohet edhe tek zogj të tjerë si sorrat, pulëbardhat dhe albatrosët, në varësi nga lloji i misionit.

    Top Channel

  • Dronët alarmojnë edhe Rumaninë, autoritetet ngrenë në ajër avionët luftarakë

    Dronët alarmojnë edhe Rumaninë, autoritetet ngrenë në ajër avionët luftarakë

    Paniku ka përfshirë sërish Rumaninë. Pas njoftimeve se dy dronë shkelën hapësirën e saj ajrore, ushtria ngriti menjëherë në fluturim avionët luftarakë.
    Shkelja u zbulua pranë kufirit që vendi anëtar i NATO-s ndan me Ukrainën, e cila prej kohësh tashmë ndodhet nën agresionin rus.
    Numri i ndërhyrjeve me dronë  rusë dhe shkeljet e hapësirës ajrore në vendet evropiane, anëtare të NATO-s, është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

    Duke iu referuar këtyre rasteve, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i quajti ato si një “luftë hibride”.
    Belgjika, Gjermania, Republika Çeke, Spanja, Norvegjia dhe Danimarka kanë raportuar që të gjitha ndërhyrje të dronëve të paidentifikuar  në hapësirat e tyre ajrore.

  • Rumania “në panik”, ngre në ajër bombarduesit pas afrimit të dronëve

    Rumania “në panik”, ngre në ajër bombarduesit pas afrimit të dronëve

    Paniku e ka përfshirë sërish Rumaninë, që ngriti menjëherë në ajër avionët luftarakë, pas njoftimeve se dy dronë shkelën hapësirën ajrore të saj.

    Shkelja u zbulua pranë kufirit që vendi anëtar i NATO-s ndan me Ukrainën e gjendur nën agresionin rus. Dy F-16 dhe dy Eurofighter nga misioni i policisë ajrore të Gjermanisë në Rumani u aktivizuan menjëherë, në një kohë kur për herë të fundit avionët bombardues u ngritën në ajër në Rumani, kur një dron fluturoi në hapësirën ajrore të saj më 13 shtator gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase.
    Numri i ndërhyrjeve me dronë rusë dhe shkeljeve të hapësirës ajrore në vendet evropiane të NATO-s është rritur ndjeshëm, në atë që kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cilësoi hapur si një “luftë hibride”. Belgjika, Gjermania, Republika Çeke, Spanja, Norvegjia dhe Danimarka kanë raportuar që të gjitha ndërhyrje dronësh në hapësirën e tyre ajrore.
    Rreth 20 dronë rusë hynë në qiellin e Polonisë vetëm natën e 9 shtatorit. Tre aeroplanë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta më 19 shtator, përpara se avionë luftarakë italianë t’i shoqëronin ata jashtë saj.
    Lituania njoftoi më 23 tetor se dy avionë luftarakë rusë kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore.

    Top Channel

  • Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

    Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

    Në vend të paqes, raketa dhe dronë. Rusia lëshoi një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës. Në shënjestër përfunduan disa rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Forcat ruse lëshuan “22 raketa të llojeve të ndryshme dhe mbi 460 dronë kundër Ukrainës gjatë natës”, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime.
    “Disa dronë fluturuan drejt Moldavisë dhe Rumanisë”, deklaron presidenti ukrainas Voldodymyr Zelensky në Telegram. “Objektivat kryesore ishin rrjetet energjitike dhe gjithçka që siguron jetë normale”, tha ai, duke përmendur dronët në Moldavi dhe Rumani, dhe duke theksuar: “Kjo është arsyeja pse të gjithë partnerët duhet të kujtojnë se ne duhet të shpëtojmë jetë çdo ditë. Armët dhe mbrojtja ajrore janë thelbësore. Nuk duhet të ketë ndërprerje të ndihmës”.
    Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin rus në Kiev. Këtë e konfirmoi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit. Gjithashtu janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa zona të qytetit.
    Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e njoftoi lajmin në Telegram, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore. Ndërkohë, banorët në zonën e qytetit Floresti në Moldavi janë evakuuar pasi një dron u rrëzua gjatë natës së sulmit të madh rus në Ukrainë, njofton policia moldave.
    Avionë luftarakë të NATO-s u ngritën në Rumani për të mbrojtur hapësirën ajrore të saj pasi të paktën një dron rus shkeli hapësirën ajrore rumune pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.
    Sakaq, edhe forcat e Kievit kanë lëshuar sulme me dronë në territorin e Rusisë. Të paktën 3 viktima raportohen në Rostov, ndërsa në Krasnodar pati vetëm 6 të plagosur.

  • Moska zyrtare: Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi 10 dronë që po vinin drejt kryeqytetit

    Moska zyrtare: Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi 10 dronë që po vinin drejt kryeqytetit

    Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar sot 10 dronë që po shkonin drejt Moskës, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.
    Sipas mediave të huaja, Ministria tha se nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës së Moskës (5 e mëngjesit-5 pasdite GMT), 50 dronë ukrainas u rrëzuan në rajonet e Moskës, Bryansk, Kaluga dhe Kursk, si dhe në Krime dhe mbi ujërat e Detit të Zi.
    Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendet ku kanë rënë mbeturinat e dronëve që udhëtonin drejt kryeqytetit.
    Sulmet synojnë infrastrukturën energjetike
    Gjatë disa javëve të fundit ka pasur ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike dhe ngrohjes në disa pjesë të Ukrainës si pasojë e sulmeve ruse.
    Ukraina ka goditur gjithashtu disa instalime të energjisë dhe ngrohjes në rajonet ukrainase të kontrolluara nga forcat ruse, si dhe në rajonet ruse fqinje me Ukrainën.
    Por deri më tani Ukraina nuk ka arritur të shkaktojë dëme të mëdha në stacionet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes që i shërbejnë Moskës dhe rajonit përreth.
    Të dielën, Ukraina goditi termocentralin Shatura, 120 km në lindje të Moskës, duke i detyruar autoritetet të kalojnë në energji rezervë dhe të vendosin sisteme ngrohjeje mobile në qytetin me 33,000 banorë, ku temperaturat luhateshin rreth zeros.
    Të hënën, guvernatori vendor tha se uzina kishte rifilluar punën.

  • Rusia godet me dronë Kharkivin, viktima dhe shkatërrim në zona të banuara

    Rusia godet me dronë Kharkivin, viktima dhe shkatërrim në zona të banuara

    Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:54
    Një sulm i ri rus me dronë goditi gjatë natës qytetin ukrainas të Kharkivit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme. Autoritetet lokale raportuan se katër persona humbën jetën dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimeve dhe zjarreve të shkaktuara nga sulmet.
    Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku i Kharkivit, Igor Terekhov, i cili njoftoi përmes një postimi në Telegram se dronët goditën zonat e banuara të qytetit, duke shkaktuar panik dhe dëme të rënda materiale. Ai theksoi se ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të evakuuar banorët dhe për të shuar zjarret.

    Sulmi ndodhi në një moment të rëndësishëm diplomatik, ndërsa përfaqësues amerikanë, ukrainas dhe evropianë ndodheshin në Gjenevë duke diskutuar një propozim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare në Ukrainë. Ngjarja është konsideruar si një tjetër provokim që vë në pikëpyetje perspektivat e përparimit drejt një marrëveshjeje paqeje.

    Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkivit, Oleg Synegubov, e përshkroi sulmin si “masiv”, duke sqaruar se dronët goditën dy rrethe të qytetit dhe shkaktuan shkatërrimin e disa ndërtesave civile. Sipas Shërbimit të Emergjencave, “tre ndërtesa banimi dhe një strukturë infrastrukturore u përfshinë nga flakët”, dhe ekipet e zjarrfikësve punuan për orë të tëra për të vënë situatën nën kontroll.

    Autoritetet paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi vijojnë kërkimet nën rrënoja dhe shumë banorë janë ende të zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të pasigurisë së zonës.
    Ndërkohë, reagimet ndërkombëtare pritet të intensifikohen, me gazetat ndërkombëtare që raportojnë se sulmi mund të ndikojë në ritmin dhe frymën e negociatave diplomatike.

  • Sulm masiv me dronë rusë në Kharkiv, një i vdekur

    Sulm masiv me dronë rusë në Kharkiv, një i vdekur

    Forcat ruse kryen një sulm “masiv” me dronë të dielën mbi Kharkivin, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën katër të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.
    “Kemi një sulm masiv mbi Kharkivin,” shkroi kryebashkiaku Ihor Terekhov. Ai tha se një person humbi jetën në distriktin qendror Shevchenkivskyi, pasi një dron goditi një banesë private.
    Ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje.

    Kharkivi, i cili ndodhet vetëm 30 kilometra larg kufirit rus, i rezistoi përpjekjeve të Moskës për ta pushtuar në fillim të luftës më shumë se 3 vite e gjysmë më parë, por që prej atëherë ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve.