Tag: dronë

  • Ukraina godet platformën naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, ndalohet prodhimi

    Ukraina godet platformën naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, ndalohet prodhimi

    Katër dronë ukrainas kanë goditur për herë të parë një platformë naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, tha një burim brenda Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës për Reuters. 

    Burimi tha se dronët e SBU-së goditën platformën e naftës Filanovsky, e cila i përket gjigantit rus të naftës Lukoil. Ai tha gjithashtu se prodhimi i naftës dhe gazit në platformën Filanovsky, është ndalur.

    Raportohet se rezervat e vendit arrijnë në 129 milionë ton naftë dhe 30 miliardë metra kub gaz.

    Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte rrëzuar të paktën 287 dronë mbi disa rajone pas një sulmi të madh nga Ukraina gjatë natës.

    Sipas ministrisë, të paktën 40 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, ndërsa 118 dronë u shkatërruan vetëm mbi rajonin kufitar të Bryanskut.

    Fluturimet u devijuan nga të gjitha aeroportet kryesore të Moskës për shkak të sulmit.

  • Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

    Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

    Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 09:22
    Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më tepër rastet e rrezikshme kur dronët hyjnë në trajektoret e avionëve. Sipas Shërbimit Gjerman të Sigurisë Ajrore (DFS) deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar 208 ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror të shkaktuara nga dronë. Kjo përbën një rritje të dukshme krahasuar me 149 ngjarje të tilla të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje është tejkaluar edhe rekordi vjetor prej një totali prej 161 rastesh të regjistruara në vitin 2024.
    DFS regjistron në përgjithësi vetëm rastet kur dronët u afrohen në një distancë të rrezikshme avionëve civilë ose aeroporteve. Kur në zona të ndaluara shihen dronë aeroportet kryesore pezullojë fluturimet. Në shumicën e rasteve mbetet e paqartë se kush i drejton dronët. Përveç njerëzve pa përvojë, autoritetet dyshojnë gjithnjë e më shumë se dronët që fluturojnë në afërsi të aeroporteve përdoren nga shërbimet sekrete ose terroristët.

    Shumica e dronëve në aeroportet e mëdha

    Gati tre të katërtat (74 përqind) e dronëve janë konstatuar në afërsi të aeroporteve të mëdha. Një rritje e ndjeshme u vu re në aeroportin më të madh të Gjermanisë në Frankfurt. Në njëmbëdhjetë muajt e fundit aty u regjistruan 45 raste të rrezikshme fluturimi dronësh, krahasuar me vetëm 17 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Alarme të shpeshta për dronë janë raportuan gjithashtu nga aeroportet Këln/Bon (14 raste), Hamburg (13) dhe Mynih (12). Nga aeroporti kryesor i Berlinit, ku vitin e kaluar u regjistruan një numër i lartë dronësh, këtë vit u raportuan vetëm tetë raste.
    Në Gjermani dronët nuk lejohen të fluturojnë më afër se 1.5 km nga pistat ku ngrihen ose ulen avionët. Shkelja e këtij rregulli mund të çojë në dënime me heqje lirie deri në 10 vjet./DW

  • Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës

    Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,383-të, ndërsa sulmet ruse në disa zona të Ukrainës vazhdojnë akoma duke sjellë shqetësime edhe për centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente

    “Ndryshimet e Donald Trump në strategjinë e sigurisë kombëtare  të cilat kritikojnë ashpër Evropën dhe paralajmërojnë për rrezikun e “fshirjes së qytetërimit”  janë “në përputhje” me vizionin e Moskës dhe mund të hapin rrugën për “punë konstruktive” me SHBA-në mbi çështjen ukrainase”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
    Ai theksoi gjithashtu se dokumenti i ri strategjik nuk e përmend Rusinë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë”, duke e quajtur këtë “një hap pozitiv”.
    Ndërkohë, Rusia po intensifikon operacionet ushtarake në disa zona të Ukrainës, duke kryer një seri sulmesh të koordinuara me dronë dhe raketa hipersonike, të cilat kanë goditur sërish kryeqytetin, Kievin.
    Shqetësime të reja kanë lindur edhe rreth centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente.

    Top Channel

  • Bisedimet për paqe në Miami nuk ndalin Rusinë, sulmon Ukrainën gjatë natës me dronë

    Bisedimet për paqe në Miami nuk ndalin Rusinë, sulmon Ukrainën gjatë natës me dronë

    Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronë dhe raketa në orët e para të së shtunës, teksa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas vazhdojnë bisedimet në Miami, për t’i dhënë fund konfliktit.

    Rusia përdori më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa gjatë natës, thanë forcat e armatosura të Ukrainës, me dronë që synuan vende në të gjithë shtetin, duke përfshirë rajonet perëndimore qindra milje nga vija e frontit.Sirena paralajmëruese u dëgjuan gjithashtu në pjesë të Polonisë lindore, afër kufirit ukrainas.Të paktën tre persona u plagosën në sulmet në rajonin e Kievit.
    Pjesa më e madhe e sulmit gjatë natës kishte në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër energjetike.Rusia ka sulmuar pa pushim kapacitetet energjetike të Ukrainës në javët e fundit, me qëllim ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, drita dhe ujë, ndërsa vendi përgatitet për një dimër të katërt konflikti në shkallë të plotë.Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar 116 dronë ukrainas mbi territorin rus, ndërsa kishte raportime të pakonfirmuara se Ukraina kishte goditur një rafineri nafte në qytetin e Ryazanit.
    Pavarësisht përpjekjeve të presidentit të SHBA, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës, deri më tani ka pasur dakortësim të dyja palët për një qëndrim të përbashkët. Bisedimet midis negociatorëve amerikanë dhe ukrainas do të vazhdojnë në Miami, pas takimit mes Vladimir Putin, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë në fillim të javës.

    Top Channel

  • Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e vendit, dëme edhe në zonat e banuara

    Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e vendit, dëme edhe në zonat e banuara

    Gjatë natës një sulm masiv rus me dronë dhe raketa ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
    Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërsa janë goditur nënstacionet, duke shkëputur një nga linjat e energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhias.
    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Moska lëshoi 653 dronë sulmues të tipit Shahed, 36 raketa kruiz dhe 17 raketa balistike në objektiva në të gjithë vendin.

    Gjatë sulmeve u raportuan shpërthime në Poltava, Lutsk, Odesa, Zaporizhzhia dhe Bila Tserkva.
    Dronët rusë goditën gjithashtu një zonë banimi si dhe infrastrukturën kritike edhe në qytetin e Çernihovit, raportuan  Shërbimet Shtetërore të Emergjencave
    Sakaq Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale për shkak të dëmeve të shkaktuara nga dronët. Ukraina për këtë e fajëson Rusinë.
    /vizionplus.tv

  • Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

    Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

    Prokurorët francezë kanë nisur hetimet pasi dyshohet se dronë kanë fluturuar mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore në bregun e Atlantikut të enjten vonë, tha të premten një prokuror përgjegjës që është përgjegjës për çështjet ushtarake në qytetin e Renit.

    Jean-Marie Blin tha se fluturimet e dronëve u raportuan nga rreth ora 19:00 të enjten deri në orën 1 të mëngjesit të së premtes.
    Ai mohoi raportimet e mediave se xhandarmëria kishin qëlluar ndaj dronëve të dyshuar, por tha se ata kishin marrë “masa paraprake”.
    Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, janë regjistruar në hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka quajtur këto shkelje të hapësirës ajrore si “luftë hibride”.
    Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse për këto inkursione.
    Baza Ile Longue në veriperëndim të Francës është vendi ku janë të dislokuara nëndetëset me energji bërthamore, sipas ueb-faqes të marinës franceze.
    Secila nëndetëse është e pajisur me 16 raketa balistike që mbajnë disa koka bërthamore.
    Blin tha se hetimi për momentin është i përqendruar në atë nëse me të vërtetë ka pasur dronë në qiell.
    “Disa nga raportimet mund të jenë plotësisht të trilluar, të tjera janë shumë më serioze”.
    Ai tha se raportimet kanë ardhur nga persona të ndryshëm që ishin në vendngjarje, përfshirë xhandarë dhe oficerë ushtarakë./REL

    Top Channel

  • Vizita e Zelenskyt në Dublin, autoritetet irlandeze ngrenë alarmin: Avioni presidentit u gjurmua nga 5 dronë të panjohur ushtarakë

    Vizita e Zelenskyt në Dublin, autoritetet irlandeze ngrenë alarmin: Avioni presidentit u gjurmua nga 5 dronë të panjohur ushtarakë

    Një anije e Marinës Irlandeze vuri re pesë dronë që gjurmonin avionin me tw cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky udhëtonte për në Dublin të hënën, sipas raportimeve në Irlandë sot.

    Sipas faqes së lajmeve The Journal, dronë të paidentifikuar “të stilit ushtarak” shkelën zonën e ndalimit të fluturimit dhe u drejtuan drejt avionit të presidentit ukrainas.
    Zbulimi i dronëve të dyshimtë ngriti një alarm sigurie midis autoriteteve irlandeze, raporton Irish Times.
    Avioni që transportonte Zelenskyn, i cili mbërriti në Dublin më herët se sa ishte planifikuar, u ul pa incidente, vëren raporti.
    Delegacioni ukrainas mbërriti në Dublin në mesditë të së hënës dhe u nis të nesërmen, si pjesë e një udhëtimi që synonte sigurimin e mbështetjes nga europianët mes pushtimit të vazhdueshëm rus.
    Fluturimet e dronëve me origjinë të panjohur kanë ndërprerë kohët e fundit trafikun ajror në pjesë të ndryshme të Europës.

    Top Channel

  • Kalon rreziku për Zelensky-n, shpëton nga një incident me dronë që ndiqnin avionin e presidentit

    Kalon rreziku për Zelensky-n, shpëton nga një incident me dronë që ndiqnin avionin e presidentit

    Disa dronë ndoqën avionin që transportonte të hënën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Dublin, sipas raportimeve të sotme në Irlandë.

    Sipas faqes informative The Journal, dronë “të tipit ushtarak” me origjinë të panjohur shkelën zonën e ndalimit të fluturimeve dhe u drejtuan drejt avionit të presidentit ukrainas.
    Zbulimi i dronëve të dyshuar shkaktoi alarm sigurie për autoritetet irlandeze, sipas raportimeve nga mediat vendase.

    Megjithatë, avioni me Zelenskyn, i cili mbërriti në Dublin më herët se ora e parashikuar, u ul pa incidente, theksohet në raport.
    Delegacioni ukrainas arriti në Dublin të hënën në mesditë dhe u largua ditën pasardhëse, në kuadër të një udhëtimi për sigurimin e mbështetjes nga liderët evropianë përballë pushtimit të vazhdueshëm rus.

    Fluturimet e dronëve me origjinë të panjohur kanë shqetësuar së fundmi trafikun ajror në pika të ndryshme të Evropës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i përshkroi këto ngjarje si shembuj të luftës hibride.

  • Robot i blinduar kundër dronëve, Ukraina befason me mjetin e ri ushtarak

    Robot i blinduar kundër dronëve, Ukraina befason me mjetin e ri ushtarak

    Ukraina ka zhvilluar robotin tokësor Contra-drone NEO, një mjet me rrota i pajisur me sistem të zgjeruar të luftës elektronike, për të mbrojtur pozicionet dhe njësitë ushtarake nga dronët.
    Sipas projektit të mbrojtjes Oboronka, roboti përmban një modul 10-kanalësh EW që neutralizon dronët FPV dhe Mavic.
    Ai ka dy antena: një në formë kupole që funksionon në të gjitha drejtimet dhe një antenë drejtuese më të fuqishme, për objektiva specifikë.

    Contra-drone NEO mbart deri në 300 kg, lëviz deri në 30 km dhe arrin shpejtësi 15 km/h.

    Ai është i pajisur me goma të pathyeshme që përballojnë shpërthimin e minave kundër personelit dhe rrotullohet 360 gradë në vend. Komandohet kryesisht përmes Starlink, ndërsa sinjali rezervë është radio me rreze 5 km, raporton “Yahho News”.

    Ka kamera ditore dhe termike, ndërsa një dron zbulues ndihmon në orientimin gjatë misioneve. Platforma e robotit mund të përdoret për furnizime ose evakuim të të plagosurve, pasi pajisjet EW hiqen sipas nevojës.
    Disa njësi të ushtrisë ukrainase e kanë blerë tashmë robotin, me çmim fillestar rreth 28,400 dollarë.

  • Lufta në Ukrainë, mbi 600 mijë persona pa energji në Kiev pas sulmeve ruse

    Lufta në Ukrainë, mbi 600 mijë persona pa energji në Kiev pas sulmeve ruse

    Më shumë se 600 mijë banorë në rajonin e Kievit kanë mbetur pa energji elektrike pas një sulmi të natës nga Rusia, njoftuan autoritetet ukrainase.

    Ministria e Energjisë tha se mbi 500 mijë prej tyre janë në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër në zonat përreth. Sipas BBC, Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike me 36 raketa dhe gati 600 drone, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
    Disa godina banimi u dëmtuan rëndë, ndërsa mes të plagosurve në Kiev është edhe një fëmijë 13-vjeçar. Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se kanë rrëzuar 558 drone dhe 19 raketa.
    Sulmet vijnë ndërsa Ukraina po përgatitet për dimër dhe për bisedime të reja me SHBA-në mbi planin e paqes, për të cilin Presidenti Trump po shtyn palët ta pranojnë. Presidenti Zelensky ka thënë se mbështet përpjekjet diplomatike, por se Ukraina duhet të ruajë sovranitetin e saj.
     
     
     

    Top Channel