Policia e Komos në Itali arrestoi një 18-vjeçar shqiptar që akuzohet si pjesë e një rrjeti të kokainës në vendin fqinj. Aksioni u krye ditën e djeshme, në një motel “B&B” në Albavilla. Oficerët kishin informacione për aktivitetin e dyshimtë, teksa zbuluan se adoleshenti kishte hyrë në vend para një muaji për turizëm.
Por shqiptari kishte organizuar dhe menaxhuar në mënyrë të pavarur shitjen e drogës te një klientelë shumë e përzgjedhur dhe vetëm në vende të caktuara në qytetin e Komos.
Pasi e mbajtën nën vëzhgim, ata konstatuan se 18-vjeçari shiste te njerëz të një “kategorie” specifike dhe kishte zona të caktuara biznesi si në Cernobbio, Carate Urio dhe qendra historike e Komos.
Pas kontrollit të menjëhershëm të makinës, policia gjeti 25 doza kokaine të fshehura në ndarjen e dorezave dhe 175 euro në para të gatshme.
Kontrolli i mëvonshëm i dhomës në “B&B” ku po qëndronte, zbuloi 51 gramë të tjera kokainë, të fshehur me kujdes në vende të ndryshme midis mobiljeve, së bashku me një peshore elektronike, materiale për paketimin e drogës dhe 3500 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
I riu nuk kishte precedentë dhe vetëm më 19 nëntor kishte hyrë nga aeroporti i Milanos vetëm me pasaportë në dorë. Shqiptari u mbyll në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë, informon media italiane.
Shefi i Policisë së Komos, Marco Calì, tha se oficerët po veprojnë çdo ditë me kontrolle dhe mbikëqyrje, pasi me rastin e festave të fundvitit, biznesi ilegal i drogës vjen në rritje.
Tag: drogës
-

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë
-

Video/ Snajperi i Rojes Bregdetare Amerikane qëllon me saktësi të pabesueshme një motoskaf me kokainë në Paqësor
Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi më shumë se 20,000 paund kokainë gjatë një operacioni kundër drogës në Paqësorin Lindor pranë Meksikës.
Ky ishte sekuestrimi më i madh i kokainës nga Roja Bregdetare që përfshinte motoskafe.
Sipas pamjeve video të publikuara nga Fox News Digital, operacioni përfshinte ndihmën e helikopterëve të Rojës Bregdetare dhe një snajperi të Rojës Bregdetare nga Shkolla e Trajnimit të Luftës Elektronike (HITRON) e Rojës Bregdetare, i cili hapi zjarr për të shkatërruar motorët e një motoskafi që mbante drogën.
Qëllimi ishte ta bënte anijen të papërdorshme, duke lehtësuar sekuestrimin e drogës nga forcat e Rojës Bregdetare.Operation Pacific Viper ELIMINATES narco-terrorists in the Eastern Pacific.
On Tuesday, @USCG Cutter Munro interdicted over 20,000 pounds of cocaine in a single mission – more than 7.5 million potentially lethal doses.
MAKE AMERICA SAFE AGAIN. pic.twitter.com/dqePB5ZJkk
— Homeland Security (@DHSgov) December 6, 2025Sasia e kokainës së sekuestruar në këtë operacion ishte ekuivalente me 7.5 milionë doza të rrezikshme.
Operacioni Pacific Viper, i cili filloi në gusht, është një përpjekje i përbashkët i Rojës Bregdetare dhe Marinës Amerikane për të zvogëluar fluksin e drogës së paligjshme në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e goditjes së Presidentit Trump kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine.
Snajperët e Rojës Bregdetare luajnë një rol kritik në misionet e ndalimit të drogës. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë motorët e motoskafeve, të cilat shpesh përdoren për të transportuar drogë në Karaibe.
Kjo siguron që anijet të mos mund të arratisen dhe i lejon Rojës Bregdetare të marrë kontrollin dhe të sekuestrojë drogën. Deri në tetor, Roja Bregdetare kishte sekuestruar 220,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor, me rreth 1,500 paund të sekuestruara çdo ditë. Roja Bregdetare thotë se viti 2025 ishte sekuestrimi i saj më i madh në histori, me 500,000 paund kokainë të sekuestruara për këtë vit.
Administrata Trump ka rritur masat e saj kundër drogës, duke kryer më shumë se 20 bastisje në anijet e drogës në Amerikën Latine që nga shtatori. Ndërsa disa ligjvënës kanë ngritur shqetësime në lidhje me ligjshmërinë e bastisjeve, administrata thotë se ka autoritetin për t’i kryer ato.Top Channel
-

VIDEO befasuese/ Momenti kur snajperi amerikan shkatërron motorët e narko-anijes me 9 ton kokainë
Nga Diana Stancy, FOX NEWS
Anija patrulluese e Rojës Bregdetare amerikane ‘Munro’ konfiskoi mbi 9 ton kokainë gjatë një misioni të vetëm ndërhyrjeje kundër trafikut të drogës të martën, sekuestrimi më i madh që një anije e sigurisë kombëtare ka realizuar ndonjëherë ndaj një mjeti të shpejtë (go-fast).
Pamje të reja video të siguruara nga Fox News Digital tregojnë forcat e Rojës Bregdetare, përfshirë një snajper nga Skuadra Taktike e Ndërhyrjes Ajrore (HITRON), me bazë në Jacksonville, Florida, duke përdorur zjarr neutralizues për të çaktivizuar një mjet të shpejtë, teksa përfundonin një mision ndërhyrjeje kundër drogës në kuadër të operacionit ‘Pacific Viper’.
Sipas shërbimit, sasia e kokainës së sekuestruar në këtë mision, i cili u zhvillua në Paqësorin Lindor, në jug të Meksikës, përbën më shumë se 7.5 milion doza potencialisht vdekjeprurëse.
Operacioni ‘Pacific Viper’ nisi në muajin gusht dhe është një nismë e përbashkët mes Rojës Bregdetare dhe Marinës Amerikane, e cila synon të ndalë trafikun e drogave ilegale drejt Shteteve të Bashkuara, në përputhje me përpjekjet më të gjera të Presidentit Donald Trump për të goditur kartelet e drogës në Amerikën Latine.
Deri në muajin tetor, Roja Bregdetare raportoi se kishte sekuestruar mbi 45 ton kokainë në Oqeanin Paqësor Lindor në kuadër të operacionit ‘Pacific Viper’. Kjo përkthehet në afërsisht 726 kilogramë në ditë, sipas shërbimit.
Snajperët e Skuadrës Taktike të Ndërhyrjes Ajrore të Rojës Bregdetare përdoren në misione për çaktivizimin e mjeteve që transportojnë drogë të paligjshme, duke qëlluar në motorët e tyre për t’i paralizuar. Çaktivizimi i këtyre mjeteve krijon mundësinë që njësi të tjera të Rojës Bregdetare të hipin në bord dhe të konfiskojnë drogën e fshehur në anije.
Mjetet e shpejta (go-fast) janë mjete të zakonshme që përdoren për transportimin e drogës, veçanërisht në Karaibe.
Në muajin nëntor, Roja Bregdetare raportoi se kishte sekuestruar mbi 231 ton kokainë gjatë vitit fiskal 2025 — sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në historinë e shërbimit.
Kjo sasi përkthehet në rreth 193 milion doza potencialisht vdekjeprurëse, mjaftueshëm për të vënë në rrezik më shumë se gjysmën e popullsisë së Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, kjo shifër është më shumë se trefishi i mesatares vjetore të sekuestrimeve të shërbimit, e cila është mbi 75.750 ton.
-

Berisha: Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë!
Berisha: Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë!
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar tha se, diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë!
“Mirëdita dhe u përshëndes përzemërsisht secilin prej jush, përfaqësues të forcave politike opozitare në parlament dhe jashtë parlamentit.
Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.
Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar.
Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës.
Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare.
Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin.
Ky është i gjithë thelbi i saj.
Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin.
Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë.
Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës.
Pse kjo?
Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës.
Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit.
De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.
Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine.
Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.
Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Ëashington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama.
Është Ramaduro.
Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD.
Çfarë më tregoi?
Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro.
Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë.
Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është.
Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore”, u shpreh Berisha. -

Zarf me 1000 euro dhe mesazh ‘mos voto’/ Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët më 11 maj
Zarf me 1000 euro dhe mesazh ‘mos voto’/ Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët më 11 maj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore.
Berisha deklaroi se, sipas tij, “fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve”, duke shtuar se qeveria përdor çdo formë për të siguruar fitoren.
Ai përmendi raste të pretenduara të blerjes së votave, duke thënë se një qytetar i kishte treguar se i ishin ofruar 1000 euro për votën.
“Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një familje, mbështetës të opozitës, tradicional, më tha “natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku.
Aty shkruhej mos shko nesër në zgjedhje. Dhe ishin 1 mijë euro”. Gjithë natën u rropata “të shkoj apo jo”, por nga ana tjetër edhe kërcënimi ishte brenda. Sepse lekët mi la dhe pasoja mund të ketë nëse shkoja…Si përfundim nuk shkova. Ky ishte mesazhi i një njeriu të ndershëm. Kjo është më minimalja sepse kërcënimet tjera janë më mizore”, tha ai.
Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale.
Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.
Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.
“Edi Rama kërcënoi diplomatin që vëzhgonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun e vëzhguesve dhe i tha se ku i bazon këto të dhëna që keni shkruar.
Raporti i OSBE ODIHR e thoshte se këto zgjedhje janë bërë si në kohën e partisë-shtet. Por zyrtari i huaj nuk u kërcënua. U bë përpjekje e madhe, që të ndryshohet raporti i OSBE ODIHR-it. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”, deklaroi Berisha. -

Berisha mbledh aleatët: Të kemi dakordësi të gjërë për Reformën Zgjedhore
Berisha me aleatet
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Berisha theksoi se diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë! Dhe të dyja, tha ai, mbështeten te fuqia e jashtëzakonshme e drogës.
Berisha u ndal gjerësisht te raporti i OSBE/ODIHR, duke theksuar se ai e cilëson Shqipërinë si vend me zgjedhje të kontrolluara nga “partia-shtet” dhe se qeveria ka tentuar të ushtrojë presion mbi vëzhguesit ndërkombëtarë. Ai solli shembuj të presioneve ndaj votuesve, blerjes së votës dhe përdorimit të burimeve publike gjatë fushatës, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk u ndikua nga ligji, por nga droga, krimi dhe frikësimi i qytetarëve.
Në lidhje me reformën zgjedhore, lideri demokrat, Sali Berisha tha se opozita është e bashkuar për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe se PD është e gatshme të pranojë çdo sistem zgjedhor që përcaktohet me konsensus të gjerë brenda opozitës. Berisha shtoi se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka.
Përsa i përket reformës territoriale, ai e quajti atë të vitit 2015 një “antireformë”, duke theksuar shpërndarjen disproporcionale të bashkive dhe mungesën e shërbimeve në zonat rurale. Berisha u shpreh se opozita do të propozojë një rikonceptim të hartës territoriale që synon rritjen e shërbimeve, përfaqësimit vendor dhe ripopullimin e zonave të braktisura.
FJALA E BERISHËS
Mirëdita dhe u përshëndes përzemërsisht secilin prej jush, përfaqësues të forcave politike opozitare në parlament dhe jashtë parlamentit. Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar.
Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin.
Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë. Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës.
Pse kjo? Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës. Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit.
De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit. Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine.
Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.
Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Ëashington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama.
Është Ramaduro. Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi?
Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro.
Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë.
Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është. Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore. -

Berisha: Një natë para 11 majit erdhi zarfi me euro dhe me shënimin “mos voto nesër në zgjedhje…”!
“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë! Të dyja mbështeten te fuqia e jashtëzakonshme e drogës”. Kështu deklaroi kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Berisha tha ndër të tjera se “Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare.
Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj.
Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë.
Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës.
Pse kjo?
Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës.
Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit.
De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.
Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine.
Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.
Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Washington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama.
Është Ramaduro.
Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD.
Çfarë më tregoi?
Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro.
Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë.
Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është.
Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore.
Se kërcënimet e tjera janë më mizore”- tha Berisha. -

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore.
Berisha deklaroi se, sipas tij, “fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve”, duke shtuar se qeveria përdor çdo formë për të siguruar fitoren.
Ai përmendi raste të pretenduara të blerjes së votave, duke thënë se një qytetar i kishte treguar se i ishin ofruar 1000 euro për votën.
“Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një qytetar më tha se i është dhënë 1000 euro për votën.
Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale.
Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.
Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.
“Mirëdita dhe u përshëndes përzemërsisht secilin prej jush, përfaqësues të forcave politike opozitare në parlament dhe jashtë parlamentit. Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë.
Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës. Pse kjo? Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës. Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit. De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.
Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine. Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Washington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama. Është Ramaduro. Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD.
Çfarë më tregoiNjë familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro. Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë. Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është. Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore,” tha Berisha. -

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve
Kreu i PD Sali Berisha, në takimin e mbajtur me Federatën e opozitës së Bashkuar, mbajti fjalën e tij në tryezën e përbashkët. Ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë.
“Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një qytetar më tha se i është dhënë 1000 euro për votën. Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale. Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.
Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.
“Edi Rama kërcënoi diplomatin që vëzhgonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun e vëzhguesve dhe i tha se ku i bazon këto të dhëna që keni shkruar. Raporti i OSBE ODIHR e thoshte se këto zgjedhje janë bërë si në kohën e partisë-shtet. Por zyrtari i huaj nuk u kërcënua. U bë përpjekje e madhe, që të ndryshohet raporti i OSBE ODIHR-it. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”, deklaroi Berisha. -

Burime të inteligjencës amerikane kanë zbuluar se Rama e ka kthyer Shqipërinë në bazën logjistike të mafies…
Media amerikane “Washington Examiner” ka ndezur alarmin për një skandal që tejkalon kufijtë e politikës së brendshme dhe prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të SHBA dhe të NATO-s. Në një analizë të gjatë, gazetari Tom Rogan ngre një pyetje të fortë: si ka mundësi që administrata Trump t’i shpallë luftë totale karteleve të drogës në Amerikën Latine, ndërsa mbyll sytë para një aleati të NATO-s, Shqipërisë, e cila sipas burimeve të inteligjencës amerikane është shndërruar në strehë të sigurt të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa? Sipas “Washington Examiner”, imazhi i Shqipërisë si një partner perëndimor i besueshëm është vetëm fasadë. Në prapaskenë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, vendi paraqitet si qendra kryesore e trafikut të kokainës në Europë, një bazë logjistike për mafien shqiptare dhe një portë e artë për miliarda dollarë të karteleve meksikane që riciklohen përmes ndërtimit, turizmit dhe strukturave klienteliste.
Ja artikulli i plotë
“Pse administrata Trump duket se është e qetë me idenë që kryeministri i një vendi aleat të NATO-s të veprojë si partner pastrimi parash për kartelin meksikan Sinaloa? Presidenti Donald Trump e ka bërë ndalimin e drogave të paligjshme që hyjnë në SHBA një prioritet të madh të mandatit të tij të dytë. Por ai duhet të pranojë se trafiku global i drogës përfshin jo vetëm armiq të hapur si diktatori venezuelas Nicolás Maduro, por edhe aleatë që në letër janë pro-amerikanë. Vëmendja kryesore kohët e fundit i është kushtuar presionit në rritje të Trump-it ndaj Maduros për rolin e tij në kontrabandimin masiv të drogës drejt SHBA. Dhe megjithëse do të ishte gabim që Trump ta rrëzonte me forcë ushtarake Maduron, ai ka autoritetin dhe të drejtën të përdorë ushtrinë kundër karteleve të drogës që operojnë brenda dhe jashtë Venezuelës. E megjithatë, nëse ai është vërtet serioz për t’i goditur kartelet, do t’i duhet të rrisë ndjeshëm presionin ndaj një aleati të veçantë të NATO-s, Shqipërisë. Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është sot kryeqendra e pakontestuar e trafikut të drogës në Europë. Mafia shqiptare përdor aksesin në portet më të mëdha të Europës dhe kontrollon tregje shumë fitimprurëse të drogës, si ai i Londrës. Ajo është e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, por merret edhe me trafik armësh dhe shfrytëzimin e grave të reja për prostitucion. Grupet kriminale shqiptare përdorin dhunë ekstreme për të dominuar tregjet e krimit dhe për të shmangur forcat europiane të rendit, të cilat shpesh janë të pafuqishme. Megjithatë, edhe pse Rama shfaqet i qeshur në takime me udhëheqës të NATO-s dhe BE-së, burime të shumta amerikane të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë i kanë thënë “Washington Examiner” se ai përfiton drejtpërdrejt nga aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar. Ka edhe prova publike që po shtohen për përgjegjësinë e tij. Këtu hyn në lojë Luftar Hysa. Kreu i familjes kriminale Hysa në Shqipëri, Luftar Hysa paraqitet si biznesmen i njollosur dhe si bos mafie. Realiteti, sipas burimeve të shumta të shërbimeve sekrete dhe zbatimit të ligjit që kanë folur për ‘Washington Examiner’, është se ai është një nga pastruesit kryesorë të parave të kartelit Sinaloa. Karteli Sinaloa është karteli i dytë më i fuqishëm në Meksikë, i tejkaluar vetëm së fundmi nga karteli “Jalisco New Generation”. Edhe pse i përçarë nga lufta e brendshme mes ndjekësve të Joaquín “El Chapo” Guzmán-it dhe Ismael “El Mayo” Zambada García, ky kartel mbetet tepër i fuqishëm dhe me ndikim të gjerë. Ai është përgjegjës për sasi gjigante të drogës që kontrabandohen çdo vit përtej kufirit SHBA–Meksikë.
Sinaloa
Sinaloa ruan lidhje të ngushta edhe me figura të larta të partisë Morena të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Për të pasuruar drejtuesit e tyre dhe rrjetet e korruptuara të politikës dhe sigurisë, kartelet kanë nevojë të fusin drogën në tregjet e huaja dhe të pastrojnë fitimet. Këtu hyn rëndësia e Shqipërisë. Administrata Biden praktikisht e la pas dore korrupsionin e lidhur me kartelet në Shqipëri. Por me 13 nëntor, administrata Trump njoftoi ngrirjen e aseteve të Luftar Hysës dhe katër vëllezërve të tij. Amerikanët tani ndalohen të kryejnë biznes me ta. Departamenti i Thesarit thekson se grupi kriminal Hysa ka “përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit të bizneseve të ndryshme në Meksikë, përfshirë kazino dhe restorante, për të pastruar paratë e trafikut të drogës”. Në një mesazh jo shumë të fshehur për Policinë Kanadeze, njoftimi i Thesarit përmend udhëtimet e rregullta të Luftarit në Kanada dhe përfshin dy nga bizneset e tij kanadeze në listën e sanksioneve. Më tej shpjegon se:“Grupi kriminal Hysa besohet se operon me miratimin e kartelit Sinaloa, i cili kontrollon shumë nga zonat ku ky grup zhvillon aktivitetet e tij… Luftar dhe Arben Hysa kanë përdorur një entitet me bazë në Europë për t’u pasuruar duke pastruar fonde të paligjshme të trafikut të drogës. Luftari zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga grupi kriminal Hysa.” Cili mund të jetë ky “entitet europian”? Nuk mund të jemi të sigurt, por një takim i tetorit 2020 me kryeministrin Rama jep një ide. Në tetor të vitit 2020, Rama priti në zyrën e tij në Tiranë një takim me ndihmësin e tij politik Dorian Duçka, ish-deputetin gjerman Mark Hauptmann, Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn. Kur identiteti i personave u bë publik dy vite më vonë, Rama deklaroi se takimi kishte të bënte me investime të ligjshme. Mirëpo, duket se Hysa nuk e mori “nuk mori udhëzimin për të qëndruar te i njëjti skenar”, sepse ai deklaroi se kishin diskutuar për një libër turizmi që po shkruante një mik britanik. Shumë raporte dhe foto të daljes së tyre nga zyra e Ramës janë fshirë, por linket e arkivuara ekzistojnë ende. Besnik Lulaj është i rëndësishëm në këtë pjesë. Qeveria dhe familja e Ramës i kanë dhënë Lulajt projekte të shumta ndërtimi shumë fitimprurëse. Por më e rëndësishme është Marina Bay, resorti dhe kazinoja e tij. Sipas gazetës El Universal, kjo kazino është një nga qendrat kryesore të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa në Shqipëri. Për të pastruar miliarda dollarë, kartelit i duhet diversitet gjeografik. A mund të jetë Marina Bay “entiteti europian” të cilin përmend Departamenti i Thesarit? Minimalisht, është e qartë se Rama e ka lejuar Shqipërinë të bëhet një shtet i kapur nga mafia, që ofron një strehë të sigurt për disa nga kriminelët ndërkombëtarë më të rrezikshëm dhe pasuritë e tyre të paligjshme. Në rastin më të keq, ashtu si Maduro në Venezuelë, Rama është lehtësuesi kryesor i këtij aktiviteti, duke u pasuruar ai dhe aleatët e tij në këmbim të pjesës së fitimeve. Por rreziqet e tolerimit amerikan duhet të jenë të qarta. Në Amerikën Latine, trafiku masiv i drogës ka bërë që politikanët dhe zyrtarët e sigurisë të përfitojnë vetë nga ky trafik në vend që ta luftojnë. Vetëm pak njerëz shumë të guximshëm dalin kundër karteleve. Dhe si në rastin e kryebashkiakut Carlos Manzo, ata shpesh përfundojnë të vrarë. Kartelet tregojnë se si aktorët joshtetërorë po zëvendësojnë gradualisht autoritetin e shtetit me të tyrin. Administrata Trump ka shumë mjete presioni ndaj Shqipërisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe kufizime të bashkëpunimit. Por minimalisht, SHBA-ja duhet të kërkojë menjëherë ekstradimin e familjes kriminale Hysa nga Meksika, duke i bërë të qartë presidentes Sheinbaum se kjo është një çështje me përparësi. Më pas Trump duhet t’i bëjë të ditur Ramës se, nëse nuk ndryshon kurs dhe nuk përballet me aleatët e tij të deritanishëm, pasojat nuk do t’i pëlqejnë.”