Tag: droga

  • Droga me valixhe nga Tajlanda, i arrestuari pranon se ishte pjesë e skemës, refuzon të tregojë bashkëpunëtorët

    Droga me valixhe nga Tajlanda, i arrestuari pranon se ishte pjesë e skemës, refuzon të tregojë bashkëpunëtorët

    Dhimitër Shehu, 39-vjeçari i arrestuar nga Njësia Antidrogë e Tiranës pasi tentoi të trafikonte një valixhe me kanabis sativa me përmbajtje të lartë THC nga Tajlanda drejt Shqipërisë ka rrëfyer përpara hetuesve skemën kriminale.
    Shehu ka pranuar para agjentëve skemën por ka refuzuar të zbulojë emrat e personave që e angazhuan për transportin e lëndës narkotike. Ai deklaroi se ishte pajtuar për një pagesë prej 2 milionë lekësh të vjetra për të sjellë valixhen në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts
    Referuar dëshmisë së tij, droga i ishte dorëzuar në një hotel në Tajlandë nga një shtetas i huaj. Më pas ai udhëtoi drejt Dubait, ku kaloi pa probleme nga autoritetet vendase. Shehu mbërriti në aeroportin e Rinasit, ku u ndalua menjëherë nga policia.

    Gjatë kontrollit, u konstatua se valixhja me drogë nuk kishte mbërritur në Shqipëri, pasi ishte ndaluar në Dubai. Fillimisht, ndaj 39-vjeçarit u ngrit akuza për trafikim narkotikësh në tentativë, por pas konfirmimit të mbërritjes së valixhes me drogë në vend, akuza u rikualifikua në trafik të lëndëve narkotike.
    Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

    /vizionplus.tv

  • 24 raste në 1 vit/ “Importi” i kanabisit kthehet në fenomen në Shqipëri, droga u soll me postë ose valixhe

    24 raste në 1 vit/ “Importi” i kanabisit kthehet në fenomen në Shqipëri, droga u soll me postë ose valixhe

    Trafiku i kanabisit nga jashtë, është kthyer në një fenomen shqetësues për policinë, e cila krahas luftës me kultivimin brenda Shqipërisë, tashmë po përballet dhe me importin e hashashit.
    Kryesisht kjo lloj drogë vlera e së cilës në treg arrin në 30 Euro grami trafikohet nga vende si SHBA, Kanadaja apo Tajlanda.
    Çmimi që ajo shitet në vendin tonë, është shumë herë më shumë se kanabisi tradicional që kultivohet në Shqipëri, për shkak të përmbajtjes së lartë të THC që droga e trafikuar ka.
    Vetëm në 1 vit, nga policia e Tiranës janë goditur 24 raste të trafikimit të kësaj droge.
    Në 21 raste ky lloj kanabisi ka mbërritur në vendin tonë përmes postës, ndërsa në 3 raste është transportuar me valixhe dore përmes aeroportit.
    I tillë ishte dhe rasti i 39-vjeçarit, Dhimitër Shehu që shihni në këtë foto, i cili u kap nga agjentët e antidrogës në kryeqyetet sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit nga Tajlanda me 19.4 kg kanabis.
    Droga siç mund të shihet dhe në video ishte e presuar dhe future në valixhen që ai udhëtonte dhe vlera e saj në treg kap vlerën e rreth 550 mijë Eurove.

  • “Kulla” me para dhe drogë “Audi, Paris dhe Leon”/ SKEMA-Si trafikohej droga nga Ekuadori në Europë

    “Kulla” me para dhe drogë “Audi, Paris dhe Leon”/ SKEMA-Si trafikohej droga nga Ekuadori në Europë

    Pamje nga aksioni

    TIRANË- Një tjetër video është zbuluar me planet e operacionit “Ura”, të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Nga pamjet e publikuara nga mjetet italianë, zbulohet sesi paratë dhe droga lëvizin mes dy vendeve, duke u transportuar në mënyra të ndryshme. Droga nga vendet e Amerikës Latine, kryesisht nga Ekuadori, vinte me 3 kode të printuara: Paris, Audi dhe Leon. Me shumë gjasa, këto kode i përkasin pritësve të lëndës narkotike.
    VIDEOJA E OPERACIONIT:

    Gjatë aksionit, Policia ka kapur edhe shuma të mëdha parash, të cilat ishin të lidhura dhe të futura nëpër çanta. Por për shkak të sasive të mëdha që kontrabandoheshin, trafikantët mbanin shënime në copa letrash, duke shënuar shifrat, datat dhe kode./ZËRI

  • Shtohet droga me postë. Përmbyset raporti, kanabisi i “importit” më i preferuar

    Shtohet droga me postë. Përmbyset raporti, kanabisi i “importit” më i preferuar

    Shtohen ndjeshëm rastet kur droga vjen në Shqipëri me postë. Gjatë vitit të fundit, Policia e Tiranës ka goditur 10 raste kur në vendin tonë droga ka ardhur me postë nga Amerika, Tajlanda dhe Kanadaja. Thuajse në të gjitha rastet pakot me drogë janë kamufluar si të ishin rroba, bizhuteri apo dekor shtëpiak.
    Pakot me kanabis që futen në territorin tonë janë me përqindje të lartë THC, drogë e cilësisë së lartë, shkruan A2. Për ekspertin Fatjon Softa, përdoruesit e lëndës narkotike po kërkojnë një drogë më të fortë se ajo e kultivuar në territorin shqiptar, duke bërë që edhe kërkesat për ardhjen e kanabisit me postë të jenë në rritje.
    Sipas Softës, postat publike dhe ato private duhet të kenë më shumë kontroll nga autoritetet, pasi nëpërmjet tyre, përveç drogës mund të trafikohen edhe sende të tjera të jashtëligjshme.
    Nëse pritësi i pakove me kanabis arrestohet, dënimi për këtë vepër penale kur kryhet nga një person i vetëm shkon nga 7 deri në 15 vite, e ndërsa kur janë dy ose më shumë persona, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vite heqje lirie.

  • “Bima e vetme ‘mjekësore’ për të është droga”/ Berisha ironizon Ramën: Nuk ka folur një herë për ullinjtë dhe vreshtat

    “Bima e vetme ‘mjekësore’ për të është droga”/ Berisha ironizon Ramën: Nuk ka folur një herë për ullinjtë dhe vreshtat

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në një bashkëbisedim me fermerët dhe grumbullesit e bimëve medicinale. Berisha tha se kryeministri Rama ka injoruar këtë sektor, ndërsa me ironi u shpreh se bima e vetme mjekësore për të është droga.
    Berisha: Për ju, si sektor i veçantë do subvencionojmë çdo përpjekje tuajën për kultivimin, mbledhjen, grumbullimin, përpunimin dhe eksportin. Ju garantoj se do jeni sektor me përparësi absolute. Kjo përputhet 100% me filozofinë tuaj Made in Albania. Këtë e konsiderojmë levën e Arkimedit për të rritur rrogat, për të konsoliduar ekonominë.
    Shpallim prodhimin, prodhimin dhe vetëm prodhimin si udhëheqës të ekonomisë sonë. Duam të udhëhiqemi nga prodhimi. Prodhimi po bie prej disa vitesh. Janë krijuar mangësi në krah punë. Ikni ju thoshte diktatori, që nuk ka shqiptuar një herë fjalën sherebel, por ka shqiptuar me qindra herë fjalën kanabis. I ka ngelur shpirti te droga. Paçka se droga është shkatërrim. Që kur erdhi në pushtet, nuk ka folur një herë për ullinjtë, vreshtat, për bimët mjekësore, aromatike. Bima e vetme mjekësore për të është droga.

  • Lidhje me “Ndraghetën”/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali! 30 persona në burg, mes tyre shqiptarë

    Lidhje me “Ndraghetën”/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali! 30 persona në burg, mes tyre shqiptarë

    Harta

    ITALI- Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës me qendër në Brescia, Itali, është goditur nga Policia italiane. 45 persona, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, janë me masë sigurie. Sipas mediave italiane, janë ekzekutuar 45 masa paraprake, prej tyre 30 “arrest me burg”, 12 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është zbuluar nga mediat. 
    Hetimi ka nisur në Brescia, atje ku grupi kishte bazën. Por anëtarët e grupit ishin të shpërndarë kudo dhe këtë e provojnë masat e sigurisë që janë dhënë në provincat e Brescias, Reggio Calabrias, Catanzaros, Napolit, Palermos, Romës, Milanos, Foggias, Cosenzas, Ragusas, Trapanit, Mantuas, Cremonas, Pavias, Chietit, Bolzanos dhe Biellës.
    Nga hetimet u zbuluan dy grupe të akuzuar për shoqatë kriminale që synonin trafikimin e lëndëve narkotike të importuara nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda dhe të shpërndara nga provinca e Breshias në të gjithë vendin. Njëri prej grupeve ishte i lidhur me eksponentët e ‘Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, Stidda dhe Sacra Corona Unita.
    Si funksiononte grupi?
    Droga importohej në Brescia direkt nga vendet prodhuese. Ka dyshime se është një grua që ka krujuar lidhjet për të marrë kokainën nga Kolumbia, falë ndërmjetësimit me “klanin e Gjirit”. Përveç kokainës, grupi merrte edhe hashash nga Maroku duke e kaluar tranzit në Spanjë. Pasi droga mbërrinte në Itali, persona të tjerë, përfshirë edhe të afërm të familjeve “Ndrangheta” por edhe shtetas me origjinë shqiptare, menaxhonin qendrën ku grubullohej “malli” në provincën e Brescia-s, veçanërisht në Gussago ku u krijua një seli e vërtetë. 
    Droga u gjet në shtëpi, makina, në një rast brenda një prej tankeve të një kamioni qumështi dhe në një gurore në provincën e Leçes. Kokaina e këtij grupi mbante logot “888”, “Cartier”, apo dhe një ikonë putre, si shenjë dalluese./ZËRI

  • Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime, mes tyre shqiptarë. Anëtarët e bandës lidhje me…

    Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime, mes tyre shqiptarë. Anëtarët e bandës lidhje me…

    Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës me qendër në Brescia, Itali, është goditur nga policia italiane, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia.
    Droga importohej nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda dhe grupi kishte lidhje të ngushta me grupet kriminale të  “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.
    Sipas mediave italiane, janë ekzekutuar 45 masa paraprake, prej tyre 30 “arrest me burg”, 12 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
    Të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë, rezidentë në provinca të ndryshme italiane, duke përfshirë Brescia, Reggio Calabria, Catanzaro, Napoli, Palermo, Romë, Milano, Foggia, Cosenza, Ragusa, Trapani, Mantua, Kremona, Pavia, Chieti, Bolzano dhe Biella .
    Në fokus të veprimtarisë hetimore janë grupet kriminale të specializuara në trafikun e drogës, me një sistem të strukturuar për importimin e drogës nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda. Substancat u shpërndanë më pas nga provinca e Brescias në të gjithë Italinë.

    Lidhje me krimin e organizuar
    Hetimi zbuloi se një nga dy grupet kriminale të përfshirë kishte lidhje të ngushta me anëtarë të organizatave të ndryshme mafioze, duke përfshirë “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.
    Kjo lidhje i lejoi ata të aksesonin sasi të mëdha droge dhe të menaxhonin shpërndarjen përmes kanaleve të mirëstrukturuara dhe të sigurta.
    Hetimet 
    Autoritetet theksuan se operacioni përbën një goditje të rëndë për trafikun e drogës në Itali dhe demonstron angazhimin e vazhdueshëm të forcave të rendit në luftën kundër krimit të organizuar.
    Hetimi, i cili zgjati disa muaj, kërkoi përdorimin e mjeteve të avancuara teknologjike për të monitoruar aktivitetet e paligjshme, si dhe bashkëpunimin midis forcave të ndryshme të policisë dhe magjistratëve.

    Detaje të mëtejshme mbi operacionin do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp të planifikuar për në 11:00 në selinë e policisë së Brescias.
    Autoritetet do të japin informacion më të detajuar për të arrestuarit, konfiskimet e bëra dhe mënyrën e veprimit të organizatave të shpërbëra.
    Tregu i drogës
    Se si mbërrin droga në Lombardi nuk është mister. Nga Azia, veçanërisht nga Amerika e Jugut , droga mbërrinte nga deti në portet italiane (para së gjithash në portin kalabrez të Gioia Tauro), udhëtonte përgjatë autostradave dhe në fund mbërrinte në magazinat lombarde të menaxhuara nga krimi i organizuar. Prej andej, droga shpërndahej nga mijëra tregtarë të vegjël në sheshe, parqe dhe afër shkollave.
    Lombardia është tregu i parë kombëtar për trafikun e drogës.

  • Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime, mes tyre shqiptarë. Anëtarët e bandës lidhje me “Ndraghetën” e “Camorrën”

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime, mes tyre shqiptarë. Anëtarët e bandës lidhje me “Ndraghetën” e “Camorrën”