Tag: droga

  • Berisha: Nuk shkoj kurrë në zgjedhje me Ramën, në shesh deri në largimin e tij

    Berisha: Nuk shkoj kurrë në zgjedhje me Ramën, në shesh deri në largimin e tij

    “Në shesh deri në largimin e Edi Ramës. Kjo është beteja jonë vendimtare”. Kështu deklaroi kreu i PD Sali Berisha gjatë foltores së radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Berisha më tej, shprehu bindjen se nuk do të hyjë më në asnjë proces zgjedhor me Ramën.
    “Ky është sheshi ynë dhe dalim nga këtu, vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët nga kjo bandë.

    Arma e dytë e kësaj bande është droga. Euro përtokë, se vijnë ato të drogës. Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët. Ikin se po shkatërrohen vendet e punës.
    Ata pensionistë që jetojmë me të ardhurat e fëmijëve, 35% më pak të ardhura marrin. Ligjin e bën droga, Droga vret kudo e cilindo. Edi Rama qeveris bashkë me ta. Ne nuk do e pranojmë kurrë këtë. Parlamenti është shndërruar në vendin më të turpshme.
    Edi Rama do të diktojë Kushtetuesen, por do i paguaj shumë shtrenjtë. Nuk jemi ne ata që presim shpëtimin nga gjytarë e prokurorë. Ne jemi shumë e nuk heqim dorë deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria. Sheshin nuk e lëshojmë. Kemi hyrë në betejën vendimtare. Me Ramën nuk shkoj kurrë në zgjedhje”, tha Berisha./vizionplus.tv

  • “Lumenj” kokaine nga Amerika e Jugut në Itali, goditet klani Barbaro! Si transportohej droga me ndihmën e shqiptarëve

    “Lumenj” kokaine nga Amerika e Jugut në Itali, goditet klani Barbaro! Si transportohej droga me ndihmën e shqiptarëve

    Një “rrjet kriminal” me bazë në Lombardi, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, u godit nga autoritetet italiane.
    Grupi kriminal mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues të kokainës me origjinë shqiptarë.
    Kokaina me vlerë 27 milionë euro mbërriti nga Amerika e Jugut në Lombardi me kontejnerë.

    Gjatë operacionit u ekzekutuan 28 masa sigurie, 25 “arrest me burg” dhe 3 “arrest shtëpie”. Gjashtë prej të arrestuarve janë shqiptarë.
    Anëtarët e grupit i përkisnin një organizate kriminale të armatosur, e cila ishte e përbërë nga individë të lidhur me “’Ndranghetën e Lokridës”, konkretisht klanin Barbaro. Këta persona, me role të ndryshme dhe me mbështetjen e individëve të lidhur me qarqe kriminale shqiptare, kanë planifikuar, drejtuar, financuar, organizuar dhe kryer trafik ndërkombëtar të drogës.
    Ndër personat ndaj të cilëve është vendosur masa paraprake për veprën e pastrimit të parave është edhe një shtetas kinez. Sipas prokurorit të Milanos, Marcello Viola, ky person, duke vepruar si ndërrues parash, i mundësoi organizatës kriminale kryerjen e pagesave për dërgesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit të parave të njohur si “Fei Ch’ien”.
    Bastisja nga Guardia di Finanza
    Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”.
    Karteli i kokainës
    Hetimi i DDA-së, i zhvilluar nga GICO (Njësia e Operacioneve Speciale) e Guardia di Finanza-s, zbuloi një “trekëndësh” marrëveshjesh mes anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar në Kalabri, Lombardi dhe Kampania, i cili synonte lehtësimin e importit të sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika e Jugut.
    Gjatë hetimit u identifikua një “rrjet kriminal” me qendër në Lombardi, me shtrirje në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Ky rrjet, duke përdorur pajisje të sofistikuara për dërgimin e mesazheve të enkriptuara, shfrytëzonte kontaktet e drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës që vepronin në Amerikën e Jugut.
    Rruga detare
    Droga mbërriti me anije në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre duke përdorur të ashtuquajturën teknikë “grabitjeje”, ku droga fshihet brenda kontejnerëve të përdorur për transport të ligjshëm tregtar nga deti.

  • Sekuestrohet droga me vlerë 10 mln dollarë në kufirin SHBA-Meksikë, 500 pako metamfetaminë ishin fshehur në një ngarkesë me… sallatë jeshile

    Sekuestrohet droga me vlerë 10 mln dollarë në kufirin SHBA-Meksikë, 500 pako metamfetaminë ishin fshehur në një ngarkesë me… sallatë jeshile

    Agjentët doganorë amerikanë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge me vlerë mbi 10 milionë dollarë, e fshehur brenda një dërgese me sallatë jeshile në kufirin SHBA–Meksikë.

    Sipas “ The Guardian”, agjentët gjetën 500 pako metamfetamine të fshehura mes perimeve në një kamion që po përpiqej të kalonte Urën Rio Grande në Teksas.
    Trafikantët kanë përdorur edhe më parë dërgesa frutash dhe perimesh për të kontrabanduar droga në Shtetet e Bashkuara. Në gusht, rreth një ton metamfetamine u zbulua në një ngarkesë me selino në Xhorxhia, ndërsa gushtin e kaluar u kapën rreth 2 tonë metamfetamine kristalore, të maskuara si shalqinj, në një ngarkesë me shalqinj të vërtetë. Në raste të tjera, droga ka qenë e fshehur edhe në arka me kunguj.
    Ky zbulim vjen në një kohë kur SHBA po zhvillon një fushatë të gjerë kundër trafikantëve të drogës nga Amerika e Jugut. Më shumë se 80 persona janë vrarë gjatë operacioneve amerikane kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge, kryesisht pranë brigjeve të Venezuelës.

    Top Channel

  • Droga e fshehur në depo! Arrestohet shqiptari dhe dy grekët në Patra

    Droga e fshehur në depo! Arrestohet shqiptari dhe dy grekët në Patra

    droga e sekuestruar

    GREQI-Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua në Patra të Greqisë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në pranga u vendosën edhe dy shtetas grek. Autoritetet bastisën shtëpinë e një të afërmi të ngushtë të 37-vjeçarit, ku gjetën një sasi të madhe droge në një depo. 
    Një banor i zonës u arrestua, si pjesë e një operacioni të koordinuar policor, dje pasdite, në Patra, nga oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Patras, dhe ndaj tij u ngrit një çështje penale për trafik droge.
    Në veçanti, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Patras, duke përdorur informacion, kryen kontrolle në shtëpinë dhe magazinën e të pandehurit, gjatë të cilave gjetën dhe sekuestruan drogën”, tha policia helene.
    Gjatë aksionit u gjetën 12 kilogramë e 846 gramë kanabis, të ndarë në 20 pako të improvizuara të pabalancuara, 190 euro dhe telefon celular.

  • Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”/ Reagon Berisha: E mira për të është krimi dhe droga. E kam për nder..

    Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”/ Reagon Berisha: E mira për të është krimi dhe droga. E kam për nder..

    “Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin. 
    Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. 
    E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha. 
     
     

  • Kokaina i “ikën” policisë/ Edhe pse është droga më e përdorur në vend, nga janari u kap më pak se viti 2024

    Kokaina i “ikën” policisë/ Edhe pse është droga më e përdorur në vend, nga janari u kap më pak se viti 2024

    Nisur nga operacione të ndryshme që Polica e Shtetit ka ndërmarrë kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike rezulton se kokaina është droga më e përdorur në vend.

    Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për sasitë e sekuestruara.
    Referuar statistikave nga Janari deri në shtator është sekuestruar rreth 17 kg kokainë, numër ky sh më i ulët se një vit më parë ku gjatë 2024 u sekuestruan mbi 60 kg kokainë.
    Kokaina është një drogë e importuar në vendin tonë, çka do të thotë se ajo duhet të kalojë patjetër në kufi për të hyrë në Shqipëri, por në ndryshim nga vitet e mëparshme këtë vit kapjet në kufij janë inekzistente.
    Sasitë e sekuestruara janë kryesisht në Tiranë mes rrjeteve të shpërndarësve të cilët furnizoni grupe të caktuara me pako një ose dy kilogramësh, por mungojnë operacionet për goditjen e magazinave apo laboratorëve të kokainës.
    Episodet e fundit të sekuestrimit të kokainës në tiranë kanë qenë në muajt gusht dhe shtator në Tiranë. Në rastin e parë u sekuestrua mbi një kg kokainë që po shkëmbehej mes dy shpërndarësve në një lokal në Mysylm Shyr ku u vunë në pranga 4 persona të moshave nga 18 deri në 30 vjeç ndërsa në rastin e dytë u sekuestrua gjysmë kilogrami dhe në pranga ra një 22-vjeçar që e shpërndante kokainën në zonën e Ali Demit si edhe në Yzberisht e Kashar.

    Top Channel

  • ITALI/ Fshehu 15 kg kanabis në dollap, arrestohet 52-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

    ITALI/ Fshehu 15 kg kanabis në dollap, arrestohet 52-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

    Droga e gjetur në shtëpinë e 52- vjeçarit shqiptar

    ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar së bashku me një 22-vjeçar rumun, pas gjetjes së 15 kilogramëve hashash në banesën e tij në zonën e Villaggio Gescal të San Giusto, në Italinë veriore.
    Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrolleve u gjetën 18 pako hashashi brenda dy kutive të këpucëve të ruajtura në dollap. Ndërsa 20 pako të tjera, disa me imazhin e futbollistit Ronaldo, u gjetën në dhomën e gjumit, dhe një dozë hashashi ishte vendosur në një vazo në kuzhinë.
    Sipas prokurorit, shqiptari i ndaluar më parë për në trafik droge ishte nën masën e lirisë me kusht duket se rifilloi aktivitetin e tij kriminal gjatë ditës. Pas ndjekjes së tij, policia gjeti dy të arrestuarit e kapur dy ditë më parë në shtëpinë ku ishte fshehur droga. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha detajet e aktivitetit kriminal./ZËRI

  • Droga e ‘malësive’ të Shqipërisë në Sardenjë, gjenden 51 kg hashash të fshehura në Bari

    Droga e ‘malësive’ të Shqipërisë në Sardenjë, gjenden 51 kg hashash të fshehura në Bari

    Prokuroria Antimafia e Cagliarit ka goditur sërish rrjetet e trafikut të drogës në kuadër të operacionit ‘Termine’, duke sekuestruar mbi 51 kilogramë hashash në zonën rurale të Bari Sardo (provinca e Nuoros).

    Sipas hetimeve të udhëhequra nga Drejtoria e Distriktit Antimafia të Cagliarit dhe të zbatuara nga Karabinierët e Kompanisë së Carbonias, droga ishte fshehur me kujdes në një bidon plastik të groposur nën një lis të madh. Brenda tij, hetuesit gjetën rreth 100 pako hashashi, të mbështjella me kujdes në qese plastike për të ruajtur cilësinë dhe aromën e substancës.

    Sasia e sekuestruar, sipas vlerësimeve paraprake, ka një vlerë tregu mbi 220 mijë euro, nëse do të dilte në qarkullim në tregun e paligjshëm. Mostrat janë dërguar në laborator për të përcaktuar nivelin e pastërtisë së drogës.

    Ky zbulim vjen pas një serie arrestimesh dhe sekuestrimesh të mëparshme që kanë përfshirë armë lufte dhe lëndë narkotike, pjesë e të njëjtit operacion. Autoritetet italiane dyshojnë se pas këtij rrjeti qëndrojnë grupe kriminale me lidhje me ‘malësinë shqiptare’, të njohura për trafikun e drogës në zonën e Mesdheut.

    Hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës për ruajtjen dhe menaxhimin e drogës, ndërsa organet e drejtësisë theksojnë se të gjithë të përfshirët gëzojnë presumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

    Operacioni ‘Termine’ konsiderohet një tjetër goditje e rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe konfirmon vendosmërinë e forcave italiane të rendit për të mbrojtur territorin dhe sigurinë publike nga veprimtaritë e organizatave kriminale.

  • VIDEO / Kapen në Rinas 61 kg kanabis në 4 valixhe, arrestohen dy kinezë! Droga u nis nga Tajlanda dhe…

    VIDEO / Kapen në Rinas 61 kg kanabis në 4 valixhe, arrestohen dy kinezë! Droga u nis nga Tajlanda dhe…

    Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi tentuan të fusin në territorin shqiptar një sasi prej 61 kilogramësh kanabis, e ndarë në 120 pako në katër valixhe.
    Raportohet se lënda narkotike, e cila kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC, ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mbërritur më pas në Shqipëri.
    Autoritetet e huaja sinjalizuan palën shqiptare për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas. Pas arrestimit, rasti iu referua sektorit të Antidrogës në Tiranë për hetime të mëtejshme.
    Sipas burimeve zyrtare, droga e sekuestruar ka një vlerë të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të trafikut dhe lidhjet e dy të arrestuarve me grupet kriminale.

  • Kapen në Rinas 100 kg kanabis në 4 valixhe, arrestohen dy kinezë! Droga u nis nga Tajlanda dhe…

    Kapen në Rinas 100 kg kanabis në 4 valixhe, arrestohen dy kinezë! Droga u nis nga Tajlanda dhe…

    Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi tentuan të fusin në territorin shqiptar një sasi prej 100 kilogramësh kanabis, e ndarë në katër valixhe.
    Raportohet se lënda narkotike, e cila kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC, ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mbërritur më pas në Shqipëri.
    Autoritetet e huaja sinjalizuan palën shqiptare për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas. Pas arrestimit, rasti iu referua sektorit të Antidrogës në Tiranë për hetime të mëtejshme.
    Sipas burimeve zyrtare, droga e sekuestruar ka një vlerë të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të trafikut dhe lidhjet e dy të arrestuarve me grupet kriminale.