Tag: dritëro

  • Dritëro Agolli: Kujdes me fjalën!

    Dritëro Agolli: Kujdes me fjalën!

    Kujdes me fjalën, zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëriPushteti i fjalës është i veçantëGatuan male dhe kakërdhi.Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltëPikojnë çezma me helm të ziKujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!Nga fjala humbën Judë e PilatëStrategë e mbretër me mbretëriKujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!Kur fjala nxiret nga buzët jashtëSi dallëndyshja s’vjen në shtëpiKujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!Unë fjalën vetë e shtroj në kartëDhe brenda syve se ç’është e di…Kujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!

    ObserverKult

    ——————

    Lexo edhe:

    Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit: Si më vëzhgonin njerëzit e Sigurimit

    Publikohet një histori e rrallë të shkrimtarit të njohur, Dritëro Agolli, i konsideruar si “Patriarku i letrave shqipe”, i cili në vitin 1956 kur ishte gazetar i ri në “Zëri i Popullit”, shkoi me shërbim në rrethin e Pukës dhe qëndroi në Fushë-Arrëz tek miku i tij, mjeku i ri, Alfred Serreqi dhe bashkë me të udhëtuan për në fshatin Kryezi, ku jetonte familja e madhe dhe patriarkale e Mark Dodë Alisë.

    Dëshminë e rralla të Agollit lidhur me këtë vizitë në një shtëpi fshatare mjaft të njohur, ku njëri nga djemtë e kësaj shtëpie kishte bërë një hidrocentral të vogël që ndriçonte të gjitha dhomat, gjë e cila e grishi Dritëroin që kur erdhi në Tiranë, shkroi dhe botoi në “Zëri i Popullit”, reportazhin me titull:

    “Në kërkim të një ëndrre dhe një dinamoje”, shkrim i cili do t’i sillte shumë telashe dhe peripecira më pas.

    Si e thirrën Agollin në Komitetin Qëndror ku e kritikuan rëndë duke e akuzuar se kishte bërë pjesë të reportazhit të tij, mjekun Serreqi, i cili i kishte të gjithë njerëzit e familjes së tij në burgje, internime, apo dhe të pushkatuar si “armiq të popullit”, dhe atë natë që ata kishin qenë tek shtëpia e Mark Dodë Alisë, një kat më lart kishte pasur diversantë.

    Ndër shokët e miqtë e shumë që kishte në të gjithë vëndet ku shkonte shpesh me shërbime si gazetar, ishte dhe një mjek i ri me origjinë nga Shkodra, i cili shërbente në spitalin e vogël të qytezës së minatorëve e sharrëtarëve të Fushë-Arrëzit në rrethin e Pukës. Edhe pse mjeku i ri ishte pinjoll i një familje katolike shumë të njohur në regjimet e kaluara, ku pjesa më e madhe e të afërmëve të tij, duke filluar nga babai, (ish-ministër i Zogut) vuanin dënimet e gjata në burgjet politike, apo ishin pushkatuar si “armiq të popullit” që me ardhjen e komunistëve në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, gazetari i “Zëri i Popullit”, Dritëro Agolli, nuk donte t’ja dinte për këto.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

  • Ministrat venë e vinë, idiotizmi i tyre mbetet/Aforizma nga Dritëro Agolli

    Ministrat venë e vinë, idiotizmi i tyre mbetet/Aforizma nga Dritëro Agolli

    ObserverKult ua sjell disa aforizma nga Dritëro Agolli:

    Jeta dhe vdekja janë bashkudhëtare.Pa vdekje s’ka jetë.Jeta është e vështirë. Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?Pa ujë vdes, pa raki jeton.Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.Kush rron vdes, po ka edhe që nuk vdesin.Jeta është ajo që ndodh rreth nesh dhe brenda nesh.Atij që vret veten nuk ka kush i merr hak.Vdesin të tjerët që të jetosh ti, o qen bir qeni!Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

    Vend i varfër, shumë parti.

    Ministrat venë e vinë, idiotizmi i tyre mbetet.

    Leku na bën trima, skamja na bën vrima.

    Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.Ata që nuk mendojnë, janë gjithmonë dakord.Pleqtë më shpesh bisedojnë me të vdekurit, sesa me të gjallët.

    Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.Bilbili i këndon dashurisë, pa e sharë kurrë.

    Kur bën çdo gjë që të thonë është e kotë të jetosh.

    Të jetosh në shtëpi me të sëmurë, sëmuresh vetë.Në liqenin e gjumit dalin dhe zhyten ëndrrat si peshqit; pastaj humbin.

    (Shkëputur nga libri me aforizma i Dritëro Agollit ‘Nulla dies sine linea’)

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGOLLI: SHKURT, O SHOKU ENVER, ME HEROINKAT TONA POZITIVE, NUK DO TË MARTOHESHA KURRË!

    -Fjala e dramaturgut Pëllumb Kulla në veprimtarisë shkencore jubilare “Migjeni dhe Dritëroi – dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.-

    Nga Pëllumb Kulla

    Fjalën që po nis, do ta kisha edhe më të gjatë, nga sa do ta vini re, por po e le, ta kem të plotë në 100 -vjetor të Dritëroit!Është nder për mua ftesa dhe pjesëmarrja në këtë Konferencë.Falënderoj kryetarin e Akademisë, organizatorët dhe përshëndes të gjithë pjesëmarrësit.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Timo Flloko zbuloi disa “sekrete”: Si e realizova rolin e Mato Grudës, ç’më tha Dritëroi Agolli?

    Timo Flloko zbuloi disa “sekrete”: Si e realizova rolin e Mato Grudës, ç’më tha Dritëroi Agolli?

    Çdo tekst i Dritëro Agollit shquhej nga mprehtësia, humori i hollë, gjuha e pasur, gdhendja e karaktereve. Nga këta të fundit ka të tillë që janë ngulitur thellë në memorien e lexuesit apo shikuesit, kur ai ka marrë mish e gjak prej një aktori. I tillë është edhe Mato Gruda, personazhi kryesor i romanit dhe filmit “Njeriu me top”.

    Ishte aktori Timo Flloko, ende i ri në karrierën e tij asokohe, që pati fatin t’i jepte frymë Mato Grudës dhe ta kthente në batutë thënien e tij “Atë e di unë!”. Në librin me kujtime “Ky është Dritëroi im”, aktori Timo Flloko tregon për njohjen me shkrimtarin Dritëro Agolli, autorin e skenarit të filmit “Njeriu me top”, “përpëlitjet” artistike për realizimin e rolit; dëshirën për t’u takuar me të gjatë xhirimeve; takimin me të pas shfaqjes; për të vijuar me miqësinë që lindi dhe shkëmbimin e ideve për letërsinë. Për aktorin Timo Flloko, ishte një fat të jetoje në kohën e Dritëro Agollit.

    Timo Flloko: Të quash veten me fat, të kesh jetuar në kohën e Dritëroit

    Për Dritëro Agollin, fjalët, si për gjithë të mëdhenjtë, thonë pak. Unë kam luajtur dy personazhe, të shkruar nga pena e tij, në fillim të karrierës time dhe në kulmim të saj. E nisa me një djalosh, me shpirt të pasur e plot ëndrra, Martinin te “Mosha e bardhë” dhe pastaj me karakterin tashmë mitik, Mato Grudën.

    Dy natyra krejt të ndryshme … dhe u zhyta në thellësitë e tyre plot pasion krijues. Përpara xhirimit të “Njeriu me top”, kërkova ta takoja Dritëronë veçmas për Mato Grudën, por nuk ndodhi… Ishte i zënë dhe unë nuk ngulmova. Dialogoja me të në imagjinatë, me pyetje pambarim, të çuditshme shpesh dhe merrja përgjigje edhe më të habitshme, si në një ëndërr…! Ato dialogë më ndoqën sa herë edhe në ditët e xhirimeve…

    Kur munda ta takoj pas filmit dhe i tregova “pengun” tim, Dritëroi më pa një çast e tha me atë zërin e shtruar: “Më mirë që s’u pamë, ndonjëherë aktori gjen te personazhi i shkrimtarit ato që ky nuk i ka menduar dhe del për mirë…

    Ne i shkruajmë, ju i ngjallni…”. Ta ketë parë ai Maton me fytyrë e natyrë ndryshe?!”, mendova. Te shprehja proverbiale e Mato Grudës: “Atë e di unë”, gjatë bisedave të mia imagjinare, Dritëroi, si një orakull, ma kishte kthyer përgjigjen: “Atë e di ti!”. Dhe arti i aktorit mbërthehet fort në të vetmen vjegë. Në atë të të bërit, “e di ai” apo s’e di se çfarë duhet të bëjë, i mbetet ta kryejë, ta mishërojë..!

    Kisha recituar disa vjersha brilante të Dritëroit, si dhe poemën liriko-epike “Nënë Shqipëri” në televizion, veç këtyre roleve. Por s’kishim pasur rastin ta takoja e të flisnim një herë të vetme. S’ndodhi. Kur u takuam më pas për herë të parë, u përshëndetëm si dy miq të afërt, me ndjesi të mirë e simpati ndaj njëri-tjetrit. E dija nga të tjerë se ai më çmonte si artist dhe ky fakt më gëzonte.

    Dritëroi fliste mirë e i përkrahte të rinjtë. Shkoi kohë… Kur erdha nga Amerika, pas disa vitesh larg Shqipërisë, më ndodhi ta takoja në një kafe verore, përpara Galerisë së Arteve, ulur në një tryezë, nën degët e rrapit gjigant, që e prenë më pas. “Dritëroi!”, – thashë, dhe ndjeva furinë e gjakut brenda venave si zjarr…

    U afrova dhe e përqafova me mall, si të kishim qenë ndarë para ikjes sime me dhimbje… (?!) Mungesa të qe shkaku, largësia…? Shkëmbyem fjalë. Për ta ushqyer bisedën, i them: “Kam një raki të rrallë, të staxhionuar me vite”.

    Dhe vështrova nga Sadija, e cila veçse buzëqeshi, kurse Dritëroi, edhe pse nuk pinte si dikur, me atë mirësi burri që rrezatonte e që rrallëkush e kishte dhe me zërin e ngrohtë e kumbues prej aktori e mbi të gjitha me peshën e fjalëve, më thotë: “Faleminderit!”

    Heshti pak e pastaj vijoi: “Sapo mbarova një vjershë nazeqare, por reale për moshën që ikën e na lë dhe plakjen që e vë njeriun poshtë…

    E kam titulluar “Çaste ngushëllimi” … dhe e lexoi kryefund. Pastaj shënoi mbi të: “Timos… mikut tim të vjetër”…

    Teksa shkruante, dora kishte filluar t’i dridhej pak e të ngathtësohej, por bukurshkrimi binte në sy, një veçori kjo që shkonte kundër me përfytyrimin tim për natyrën e “shkujdesur” të poetit të madh, përtej rregullave e mendësive të së zakonshmes… Përjashtimi fuqizon rregullin e natyrës! U ndamë, me dëshirën për t’u parë shpejt…

    Dhe u pamë disa herë, përherë me dëshirë e dashuri njerëzore. (Kurora e bardhë e flokëve të lëshuara e të gjata, që ia hijeshonin pamjen, më sillnin përfytyrimin iluzor, se isha para një perëndie…!)

    Ato çaste takimi kemi folur shumë për poezinë, poetët e mëdhenj, Pushkinin, Lermontovin, Bodlerin, Edgar Po-në, për artin e përkthimit në poezi, për “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, për satirën e Gogolit dhe ngjashmërinë e humorit therës të Dritëroit me të; për fuqinë e shkrimtarit dhe emocionet e vërteta, për botimet e tij në gjuhë të huaja dhe, sigurisht, për fatet dhe filozofinë e jetës, temë e ndjerë e bisedave të tij.

    Kam qenë një nga ata fatlumë, që pata fatin ta njoh e të jetoj në një kohë me të. Koha e paktë e miqësisë sime me Dritëroin nuk ka qenë zbrazëti, por një kohë intensivisht e jetuar, në një përmasë më të madhe se kohështrirja… në thellësi, transmeton ‘aktoretshqiptare.info’.

    Dritëroi përmes shkrimeve epistolare

    Një tekst i beftë Elona, po mrekullohem nga “Dashuri në moshën e Krishtit..! “Lexova një sërë letrash, dhe, pastaj, në fund, ‘Sekreti i një dashurie jetëgjatë’ dhe mora emocione tronditëse për gjithë sa shprehej aty, me art e bukuri, thellë, që më preku shpirtin..! (Përgëzoje, të lus, Sadijen nga unë).

    Lexova ndërkaq dhe esenë e Sh. Sinanit, e cila është një studim serioz, plot larmi dhe elegant, që zbulon endokozmosin e poetit gjeni, botën e papërsëritshme e mahnitëse të tij në hapësitë e shpirtit e më përtej…! Letrat, pastaj, si një album sonatash e sonetesh njëherazi, nëse mund ta them kështu, me aq brishtësi humor e freski, si lojëra e dritëhije mendimesh, sa intime, aq poetike, si kujtesë e art i epërm..!

    Zot, e jetova këtë mëngjes me Dritëroin unik! Lexova, po ashtu, librin me poezi, që tingëllon aq i freskët, sa i trishtë, e i përkorë në çdo varg…! Të falënderoj për dhuratën e çmuar! Një pjesë letrash i lashë për t’i shijuar më pas. I kurseva se s’do desha të mbaronin..! Bëra edhe një përzgjedhje poezish nga më mbresëlënëset.

    Aforizmat do t’i lexoj kohë tjetër.

    Të falënderoj edhe një herë, urimet më të përzemërta…!

    Të fala Sadijes dhe të gjithëve, ju përqafoj me dashuri.

    Timo

    Nëntor, 2018

    —————-

    Lexo edhe:

    TIMO FLLOKO: MOS MË THUAJ HUMBI DASHURIA…

    ObserverKult

  • Blushi ‘përplaset’ me Zegjine Çaushin: S’pres të kesh zgjuarsinë e Dritëro Agollit! Deputetja: I dashur…Meta është tek vendi

    Blushi ‘përplaset’ me Zegjine Çaushin: S’pres të kesh zgjuarsinë e Dritëro Agollit! Deputetja: I dashur…Meta është tek vendi

    Tedi Blushi dhe Zegjine Çaushi

    TIRANË-Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi teksa diskutonte bonusin dhe rritjen për pensionistët ka debatuar edhe me deputeten e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi. Blushi me ironi komentoi deputeten për mençurinë e saj duke u shprehur se nuk per të ketë zgjuarsinë e shkrimtarit Dritëro Agolli.
    Në replikë deputetja nuk preferoi të komentonte deklaratën e Blushit, por u ‘shigjetoi’ kreun e PL Ilir Meta, duke u shprehur se vetëm atij do t’i jepte një përgjigje. Çaushi u shpreh se Meta e meriton vendin ku ndodhet, i cili prej 21 tetorit 2024 ndodhet në burg.
    Tedi Blushi: Unë nuk pres që e mençura Zegjine aspo dikush tjetër që të ketë zgjuarsinë e Dritëro Agollit. A ju vjen turp kur dilni në zonë, si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve, pagave. Dua t’ju them pensionistëve të mos mashtrohen se 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i 2fishuar pensionet.
    Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh.

  • Dritëro Agolli: Testamenti

    Dritëro Agolli: Testamenti

    Testamenti, poezi nga Dritëro Agolli

    O toka ime që të lërova e të thura këngë,Që të kam dashur plisin dhe barin,Që të kam fshirë me duar, me mëngë,Në ç’vend ma le varrin?

    Më mirë ma bëj diku në një brazdë,Apo larg mbi përrua ndofta,Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,Duke më sjellë lajme nga bota,

    Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,E kyçur dera, me lloze porta…

    ObserverKult

    ———————-

    Lexo edhe:

    TESTAMENTI I NJË TË EKZEKUTUARI NGA KOMUNISTËT: AMANET GRUAN DHE DY FËMIJËT…

  • Dritëro Agolli Oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

    Dritëro Agolli Oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

    DRITËRO AGOLLI – ORATORIA E MENDIMIT DHE KUSHTETUTA MORALE E POLITIKËS SHQIPTARE
    Nga ILIR ÇUMANI
    “10 vjet oratori dhe gazetari politike, 1990–2000” – një refleksion për librin e ri të Dritëro Agollit, i cili vjen si një manifest për etikën, kulturën dhe qytetarinë politike.
    Sapo më ra në dorë libri “10 vjet oratori dhe gazetari politike, 1990–2000”, që është një nga botimet e rralla të kësaj fushe, me autor njërin prej personaliteteve më të dashur dhe më qëndror të letrave shqipe dhe kulturës sonë kombëtare, Dritëro Agolli.
    Këtë libër ma dhuroi e bija e autorit, njëkohësisht mikesha ime e çmuar dhe e familjes, Elona.
    Pas ikjes së të atit në amëshim, gjithmonë e më shumë ajo është kujdesur dhe vazhdon të kujdeset për gjithçka ka shkruar e ka lënë pas kjo mendje e iluminuar e kombit tonë, që ato të shohin dritën e botimit, që asgjë të mos ngelet nëpër sirtarët e errët të harresës, në rrjedhën e kohës që ikën pa u vënë re.
    Botimi i këtij libri është një nismë e përbashkët dhe e lavdërueshme e Kuvendit të Shqipërisë, ku është arritur të përmblidhet në një volum mjaft domethënës e gjithë veprimtaria parlamentare e Dritëroit në vitet 1990–2000, përfshirë edhe publicistikën e tij, si analiza, intervista, epigrame dhe poezi të shkruara një pjesë prej tyre edhe në tryezën e deputetit, të gjitha këto në funksion të angazhimit të tij në politikë.

    Në vetvete, ky botim ka një peshë dhe vlerë të jashtëzakonshme nga të gjitha botimet e tjera që kanë paraardhur në këtë fushë dhe mund të konsiderohet mirëfilli pa asnjë ekuivok si një letërsi politike, falë mjeshtërisë së rrallë oratorike të Agollit.
    Çdo fjalë dhe mesazh që ai ka përcjellë në publik përmes këtyre fjalimeve, intervistave, epigrameve e poezive, merr një peshë të rëndësishme si dëshmi historike e kohës dhe të bën të mendosh gjatë, duke reflektuar njëherazi për të gjithë dinamikën e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike, transformimeve ekonomike e sociale kur ato kanë ndodhur.
    Në fakt, ka libra që nuk vijnë vetëm për të kujtuar një emër të madh, por për të na rikthyer në themel të vetëdijes sonë kombëtare e morale.
    Një i tillë është edhe ky botim, që përmbledh dekadën më të ndritshme të fjalës publike të një prej personaliteteve më të urta e poliedrike, më filozofike e më përfaqësuese të kulturës tonë kombëtare.
    Ky libër është më shumë se një përmbledhje oratorie — është një kushtetutë morale e sjelljes politike, një kod etik i mendimit dhe komunikimit publik, një manual që duhet të lexohet nga çdo parlamentar, funksionar i çdo niveli shtetëror, por edhe nga çdo qytetar që beson në forcën e fjalës së drejtë dhe të arsyes njerëzore.
    Dritëro Agolli i dha politikës shqiptare një dimension që ajo nuk e kishte njohur më parë: moralin e arsyes dhe arsyen e dashurisë për njeriun.
    Në çdo fjalim, debat apo reflektim, ai bëri të kuptohej se pushteti është për t’u shërbyer njerëzve, jo për t’u ngjitur mbi ta.
    Fjalët e tij, edhe në momentet më të nxehta të debatit parlamentar, ruanin qetësinë e urtakut dhe dritën e filozofit. Ai fliste me kulturë, respekt, maturi dhe dashuri për vendin, duke treguar se politika nuk ka pse të jetë arenë luftënxitëse e urrejtjes dhe ndasive, por mund të jetë hapësirë bashkëjetese, një auditor i gjerë i mendimit dhe mirëkuptimit.
    Në ligjërimin e Dritëroit, parlamenti nuk është thjesht një sallë debati, por tempulli i qytetarisë, ku fjala është e shenjtë dhe duhet të shërbejë për të ndërtuar urën mes politikës dhe popullit. Ai e konsideronte fjalën si përgjegjësi morale, jo si armë për të mundur kundërshtarin.
    Në këtë kuptim, Agolli mbetet një model i rrallë i përfaqësimit politik shqiptar, që përmes kulturës, humorit të hollë dhe humanizmit të tij krijoi një formë të re të komunikimit parlamentar — komunikimin që e ngre nivelin e shoqërisë dhe e nderon njeriun.
    Në një kohë kur gjuha e urrejtjes dhe e mllefit po zë gjithnjë e më shumë vend në hapësirën publike, fjalimet, intervistat dhe shkrimet e Dritëro Agollit janë një udhërrëfyes për shpëtimin moral të politikës shqiptare.
    Ai është shembulli më i gjallë se si kultura mund të humanizojë pushtetin, se si letërsia mund të bëhet busull e mendimit politik dhe se si urtësia mund të zëvendësojë agresivitetin.
    Ky libër duhet të lexohet si një kushtetutë e dytë, jo për rregulla dhe ligjet që miratohen, por për shpirtin e rregullit — për të na rikujtuar se një vend demokratik nuk mbahet vetëm nga ligjet, por edhe nga morali i atyre që i bëjnë dhe i zbatojnë ato.

    Në një Shqipëri që aspiron të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, modeli i Dritëro Agollit duhet të jetë busulla e re orientuese e politikës shqiptare. Ai na kujton se rruga drejt Evropës nuk është thjesht dhe vetëm një proces i gjatë e i vështirë negociatash e dokumentesh, me hapje kapitujsh e grupkapitujsh për t’u anëtarësuar në BE, por një rrugëtim normal kulture, qytetarie dhe sjelljeje që na mëson si të meritojmë plotësisht statusin e qytetarit evropian.
    Në fjalimet e tij, Agolli fliste shpesh për njeriun e thjeshtë — për hallet, brengat dhe shqetësimet e tij të përditshme, për ekonominë e brishtë e të çaluar nga krizat politike të ricikluara, shpeshherë të panevojshme, por gjithmonë me kosto të lartë për vendin dhe shoqërinë.
    Ai e ngriti zërin për pasigurinë që rëndonte mbi jetën e qytetarëve, për mungesën e ekuilibrit shoqëror, për padrejtësitë e vogla e të mëdha që rëndonin mbi njeriun e zakonshëm.
    Në çdo fjalim të tij ndihej nevoja e ngutshme për një paqe të qëndrueshme sociale, për një frymë bashkëjetese që t’i rikthente shoqërisë besimin, mirëkuptimin dhe shpresën — një paqe aq e domosdoshme e aq e dëshiruar nga të gjithë.
    Në qendër të fjalës së tij qëndronte gjithmonë njeriu i punës: fshatari dhe bujku që lufton me tokën, punëtori dhe minatori që përballet me vështirësitë e jetesës, studenti që endet mes ëndrrave dhe pasigurive, qytetari i zakonshëm që shpreson në një të ardhme më të mirë, më të drejtë e më të sigurt.
    Agolli e dinte më mirë se kushdo se politika e humbet kuptimin dhe qëllimin e vet kur harron njeriun, kur pushteti shndërrohet në qëllim më vete dhe jo në mjet për të përmirësuar jetën tonë të përbashkët.
    Ai besonte se demokracia e vërtetë nuk fillon me premtime, por aty ku pushteti përkulet me respekt për jetën, dinjitetin dhe dinamikën shpirtërore të çdo qytetari.
    Në këtë kuptim, Dritëroi është më shumë se një shkrimtar apo deputet; ai është një shkollë e mendimit politik dhe moral, që duhet të studiohet në çdo auditor dhe të lexohet në çdo tavolinë qeveritare e parlamentare.
    Kultura e tij ishte e rrënjosur në filozofinë e dashurisë, në besimin se njeriu i ndershëm është themeli i çdo institucioni. Ai besonte se pa kulturë, politika është veç retorikë, dhe se pa ndershmëri, ajo është një gënjeshtër kolektive.
    Prandaj, fjala e tij duhet të rezonojë në të gjitha kapilarët e kohezionit social — nga Kuvendi te familja, nga shkolla te media, si model sjelljeje dhe frymë për një shoqëri demokratike që kërkon të përparojë me dinjitet.
    Në dekadën e tij parlamentare, Dritëro Agolli solli një risi të madhe në historinë e parlamentarizmit shqiptar: rikthimin e kulturës dhe të filozofisë në politikë. Ai nuk e ngriti zërin për të dominuar, por për të shpjeguar; nuk përdori fjalën për të ndarë, por për të ndërtuar ura; nuk kërkoi të triumfonte mbi kundërshtarin, por mbi injorancën, mllefin dhe ligësinë që shpesh e deformojnë dhe e shëmtojnë debatin politik.
    Në kohën e tranzicionit, kur shumëkush humbi besimin te fjala dhe politika, Dritëroi mbeti besimtari më fanatik dhe gardiani vetmitar në forcën e fjalës morale. Ai na la një trashëgimi të çmuar, jo thjesht në publicistikë, vargje, tregime apo romane, por edhe në modelin e politikanit që di të mendojë, të dëgjojë dhe të respektojë cilindo.
    Ai ishte dhe mbetet filozofi i arsyes dhe urtaku i moralit publik, që i mësoi politikës shqiptare se etika nuk është luks, por nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare.
    Libri i ri i Agollit, përpara se të lexohet si letërsi politike, duhet të shihet si një manual për parlamentarët e së sotmes dhe të së ardhmes, një pasqyrë e identitetit moral që duhet të ketë një përfaqësues dinjitoz i popullit.
    Nëpërmjet tij, çdo deputet mund të kuptojë se politika nuk është privilegj, por përgjegjësi; se fjala publike nuk është armë, por shërbim; se të përfaqësosh popullin do të thotë të jetosh me ndërgjegje, me kulturë dhe me dashuri për njeriun.
    Dritëroi mbetet zëri i arsyes në historinë e tranzicionit shqiptar, njeriu që e shndërroi Kuvendin në shkollë të qytetarisë dhe fjalën në akt moral. Ai është dëshmia e gjallë se kultura dhe politika nuk janë botë të ndara, por dy rrugë që takohen në pikën më të lartë të njeriut — në ndërgjegjen e tij.
    Prandaj, ky libër nuk është vetëm për t’u lexuar, por edhe për t’u ndjerë, për t’u përvetësuar dhe për t’u kthyer në udhërrëfyes i një klase politike moderne që mendon me zemër dhe flet me mendje.
    I njohur gjatë jetës si “Patriarku” i të majtës, Agolli dha një kontribut të jashtëzakonshëm në reformimin e forcës së tij politike, duke e nxjerrë nga hijet e një të shkuare të dhimbshme të epokës komuniste, dhe e njëjta aureolë që e shoqëroi brenda të majtës e ndriçoi edhe përtej saj, duke i shërbyer kombit si një monument i heshtur i moralit publik, si njeriu që i dha fjalës dinjitet dhe politikës shpirt.

    Nëse Shqipëria do të ecë me dinjitet drejt Evropës, duhet të marrë me vete amanetin e urtakut të saj të madh: të ndjejë gjithmonë vetveten të varur në pemën e moralit, siç thotë poeti francez Pol Elyar.
    Aty ku fjala mban peshën si udhërrëfyese drejt përparimit dhe emancipimit shoqëror, ku njeriu të jetë në fokus, duke mbetur themeli i çdo shteti të drejtë, që e mat zhvillimin me dinjitetin dhe mirëqënien e qytetarëve të vet.
    Vetëm kështu mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë, që respekton njeriun dhe trashëgon mençurinë e të urtëve dhe të parëve të saj.

  • Fier/ Biblioteka “Dritëro Agolli” dhuron libra për Burgun e Fierit

    Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, e drejtuar nga znj. Klodjana Gjata, ka dhuruar një fond të ri librash për bibliotekën e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P) Fier.

    Ky gjest i vlerësueshëm u prit me mirënjohje nga drejtori i institucionit, z. Arben Qalliu, i cili falënderoi Bibliotekën për kontributin e çmuar në pasurimin e fondit të librave dhe në mbështetjen e edukimit të personave të privuar nga liria.

    Nisma ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, zhvillimin personal dhe reflektimin përmes librit, si një urë e dijes dhe e shpresës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Dritëro Agolli: Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti!

    Dritëro Agolli: Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti!

    Dritëro Agolli

    Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjdhura për dashurinë nga Dritëro Agolli:

    – Dashuria nuk mësohet në kurse profesionale.

    – Për mua gruaja është një krijesë me rroba të endura prej bari, uji dhe ere.

    – Dashuria dhe arti nuk bëhen me urdhër, ashtu siç nuk bëhet me urdhër teshtima.

    – Dashuria është e para laureshë, që këndon në mëngjesin e rinisë sonë.

    – Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.

    – Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

    – Ai që e ndjek dashurinë dhe nuk e pushton, nuk plaket .

    – Dashuria e bën qiellin të vërtitet në kokë si portokall.

    – Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

    – Burri është zbulues, gruaja mbrojtësja e zbulimeve.

    – Dashurinë e zmadhon fisnikëria dhe e zvogëlon meskiniteti.

    – Dashuria e parë është një provim për të hyrë në dashurinë e vërtetë.

    Përgatiti: T.K/ ObserverKult

    ——————————————-

    Lexo edhe:

    DRITËRO AGOLLI: DHE SIKUR NË BOTË TI MOS ISHE…

  • Kur Ali Podrimja i lutej Dritëro Agollit “nëse mund t’ja gjente një mjek të mirë për djalin e sëmurë”

    Kur Ali Podrimja i lutej Dritëro Agollit “nëse mund t’ja gjente një mjek të mirë për djalin e sëmurë”

    Pasardhësja e shkrimtarit të njohur, Dritëro Agollit, Elona Agolli, herë pas here zbulon korrespondencën e të atit, me të afërmit dhe miqtë e tij dhe kohë më parë, solli një letër dërguar nga Ali Podrimja, në kohën kur Lumi, i biri, ishte në një spital në Beograd.

    Në letrën e vitit 1979, Podrimja i drejtohej Dritëro Agollit me një lutje, se nëse mund t’i gjejë ndonjë mjek të mirë, për djalin. Letra vinte nga Beogradi në Tiranë.

    Më poshtë, letra e plotë e Ali Podrimjes e vitit 1979 drejtuar Dritëro Agollit:

    I dashur Dritëro,

    Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar. S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.

    I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin, të gjej ilaç për jetën e tij.

    Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit.Më fal, nuk po mundem më të shkruaj.Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.

    Me dashuri vëllazëroreAli Podrimja30.10.79 , Beograd

    P.S30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time.

    Aliu

    ObserverKult

    —————

    LEXO EDHE:

    Agolli i rrëfehet Podrimjes për raportin me Kadarenë

  • Ekspozohen dorëshkrimet e Dritëro Agollit

    Ekspozohen dorëshkrimet e Dritëro Agollit

    Pjesë të dorëshkrimit origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nga Dritëro Agolli u ekspozuan në shtëpinë muze. Shkrimtari u përkujtua në ditën e tij të lindjes përmes një aktiviteti në shtëpinë e tij muze, ku për herë të parë bëhen publike dhe pjesë të dorëshkrimit origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
    Në ekspozitë gjenden edhe blloqet e shënimeve, ku nis gjeneza e romanit, revista “Hosteni” e vitit 1972, që e botoi për herë të parë, letërkëmbime origjinale, e deri te objekte personale të shkrimtarit, që sjellin afër njeriun pas veprës. Dhurimi i këtyre dokumenteve origjinale u bë nga e bija e Dritëroit, Elona Agolli. Ekspozita që u çel më 13 tetor do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të vitit. Por edhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit zhvilloi  një aktivitet përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli, me rastin e ditës së tij të lindjes. Aktiviteti “Dritëro Agolli dhe universaliteti në veprën e tij” u zhvillua te qendra “Sotir Kolea”, ku të pranishëm ishin studiues të letërsisë, autorë të ndryshëm, etj. Dritëro Agolli ishte poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX.
    Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri. Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit dhe u nda nga jeta më 3 shkurt të vitit 2017. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit”, dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.