Tag: drita

  • Egnatia nis aventurën në Champions, edhe Drita e Shkëndija në fushë

    Egnatia nis aventurën në Champions, edhe Drita e Shkëndija në fushë

    Do të startojë sot kompeticioni madhor i UEFA Champions League me turin e parë kualifikues. Egnatia, kampionia e Shqipërisë përballet në këtë duel të vajtjes me islandezët e Breidablik në ‘Arena Egnatia’ me objektivin madhor për të marrë rezultat pozitiv.

    Ndeshja luhet në orën 21:00 aty ku pritet dyndje tifozësh jo vetëm nga qyteti i Rrogozhinës por dhe nga rrethinat apo qytete gjeografikisht pranë impaintit ku luhet ndeshja. Ndërkohë po sot do të nisin aventurën në këtë kompeticion kampionia e Kosovës, Drita, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija Tetovë.

    Gjilanasit presin në “Fadil Vokrri” luksemburgasit e Diferdanzh (20:00) ndërsa Shkëndija si mike në Uells për t’u ndeshur me Nju Saints (20:00)

    Më poshtë të gjitha ndeshjet e sotme turi i parë kualifikues në Champions League 2025/26:

    17:00 KuPS- Milsami

    18:00 Noah-Buduçnost

    18:00 Iberia 99-Malmo

    18:30 Levadia Tallim-RFS (Riga Futbola skola)

    19:00 Olimpija- Kairat

    20:00 Drita-Diferdanzh

    20:00 TNS- Shkëndija

    20:00 Vikingur-Linkoln Red Imps

    21:00 SS Virtus-Zrinjski Mostar

    21:00 Egnatia- Breidablik/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • ‘Mbreti’ shqetësohet për problemet e qytetarëve! Ironia e Palokës: Ata nuk duan as ujë, as bukë dhe as drita…

    ‘Mbreti’ shqetësohet për problemet e qytetarëve! Ironia e Palokës: Ata nuk duan as ujë, as bukë dhe as drita…

    Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar takimet e fundit të Ramës nëpër bashkitë e vendit ku kërkon dorëheqjen e drejtuesve, duke pranuar dështimin e qeverisjes së tij.
    “Pas 12 vjetësh në pushtet e një muaj pas 83 mandateve “mreti” shqetësohet për problemet e qytetarëve…”, shkruan Paloka.
    “Kot shqetësohesh o ‘mret’ asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty. A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave. Vetëm mretin ta kemi mirë”, shkruan kreu i Këshillit Kombëtar të PD.

    Postimi

    Ja si mendon vetëm për popullin; as ditëlindje as pushime!
    Pas 12 vjetësh në pushtet e një muaj pas 83 mandateve “mreti” shqetësohet për problemet e qytetarëve…
    Kot shqetësohesh o “mret” asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty. A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave ;
    “Vetëm mretin ta kemi mirë”.
    Ata shqetësohen kur larg qofte ty të prishet charteri apo të japin verë të lirë për të pirë e mall të keq për të thithur!
    Ne nuk kemi policinë që duam, drejtësinë që duam, qeverinë që duam…Po ti e ke popullin që do.
    Ne 500 mijë të tjerët vetë e kemi fajin qe se ulim kokën e të bëhemi të denjë për ty.
     

  • Vjen “drita jeshile” për Interin, gati skuadra e dytë profesioniste!

    Vjen “drita jeshile” për Interin, gati skuadra e dytë profesioniste!

    19 Qershor 2025

    23:10

    Telesport

    Tani është zyrtare. Këshilli Federal vendosi sot të mos i japë licencën kombëtare SPAL-it, duke rezultuar në përjashtimin e klubit të qytetit te Ferrarës nga kampionati i Serie C 2025/26.
    Masa, e marrë pas heqjes dorë nga klubi nga apeli kundër rezultatit të hetimit të kryer nga Covisoc, kërkon një rikthim për sezonin e ardhshëm, i cili i shtohet një ripranimi të bërë të nevojshëm nga fillimi i procedurës së likuidimit gjyqësor për Lucchese-n.
    Prandaj, është dhënë drita jeshile për t’u regjistruar në Serie C për Interin Under 23 vjeç: ky do të ishte projekti i katërt i ekipit të dytë për një klub të Serie A, pas atyre të Juventusit, Atalantës dhe Milanit. Nëse regjistrohen, zikalterit do të luajnë në divizionin e tretë, ndërsa kuqeznjte bien në Serie D. Interi do të ketë kohë deri më 18 korrik për të përfunduar të gjitha hapat zyrtarë.

  • Çalhanoğlu te Galatasaray? Flet presidenti: Drita e syve tanë, kam folur në telefon me të

    Çalhanoğlu te Galatasaray? Flet presidenti: Drita e syve tanë, kam folur në telefon me të

    19 Qershor 2025

    13:15

    Alfred Lleshi

    Galatasaray mendon të bëjë goditje të mëdha në merkato, pas triumfit si kampion i Turqisë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Klubi në fjalë ka siguruar tashmë një goditje me pesë yje si Leroy Sané, i marrë me parametër zero nga Bayern Munich, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar të tjera përforcime të reja. Fiksimi më i madh mbetet padyshim Victor Osimhen, i cili me 37 gola në 41 ndeshje ka magjepsur klubin dhe tifozët.
    Lidhur me këtë, zv.presidenti i Galatasaray, Abdullah Kavukcu, foli në një konferencë shtypi për të sqaruar situatën sa i përket sulmuesit nigerian, kartoni i të cilit i përket Napolit dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro për jashtë Italisë: “Osimhen duhet të vendosë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një skuadër që mund të garojë me ekipet më të mira në botë, jo vetëm në Turqi. Duhet të jemi të durueshëm, po punojmë ditë e natë”.
    Fjalën më pas e mori presidenti i Galatasaray, Dursun Özbek, i cili komentoi zërat gjithnjë e më të fortë për një transferim të mundshëm të Hakan Çalhanoğlu nga Interi: “Hakan Çalhanoğlu është drita e syve tanë. Është një lojtar i rëndësishëm, çdo ekip do ta dëshironte. Takimi im me Hakan nuk ishte për merkaton. Një grup miqsh po flisnin në telefon me Hakan, kur më panë mua, ma dhanë telefonin. U përshëndetëm, më tha se qysh fëmijë është tifoz i Galatasaray. I urova gjithë të mirat. Është shumë e rëndësishme të sqarohet që ka ndodhur kështu”.
     

  • Egnatia shortohet me islandezët e Breidablik

    Sot në orën 14:00 u hodh shorti i turit të parë kualifikues në Champions League 2025/2026. Egnatia mësoi rivalin në këtë tur duke peshkuar Breidablik të Islandës.

    Sakaq dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, u njohën me kundërshtarët. Rivalët e tyre në këtë tur do të jenë respektivisht Diferdange (Luksemburg) dhe Nju Seints (Nells).

    Datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit. Egnatia dhe Drita i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, teksa Shkëndija e nis në transfertë.

    Ndërkaq në Nion, ishte i pranishëm edhe presidenti i Egnatias Agim Demrozi dhe drejtori Klejdi Zenelaj.

  • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali uron Papa Leone XIV: Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali uron Papa Leone XIV: Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka uruar për zgjedhjen e Papa Leo XIV. ”Habemus Papam! Kardinali Robert Francis Prévost, Papa Leone XIV, është udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike dhe i pari Papë amerikan në histori. Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti, nga zemra e Krishtit të ringjallur, qoftë me Ju, Ati i Shenjtë Papa Leone XIV, dhe me të gjithë ne, besimtarët, njerëzit, popujt e kombet në të gjithë botën”,-shkruan Spiropali.

  • Superliga e Kosovës: Titulli kthehet në Gjilan pas 5 sezonesh, Drita shpallet kampione 4 javë para fundit

    Superliga e Kosovës: Titulli kthehet në Gjilan pas 5 sezonesh, Drita shpallet kampione 4 javë para fundit

    4 Maj 2025

    17:22

    Telesport

    Drita e drejtuar nga Zekrija Ramadani është zyrtarisht kampione në Superligën e Kosovës për sezonin 2024-2025. Ky është titulli i katërt kampion në histori për Dritën, e cila sot fitoi minimalisht 1-0 ndaj Llapit, për t’u shpallur zyrtarisht kampione.
    Golin e titullit e shënoi Zulfiji në minutën e 85-të, pasi ekzekutoi një goditje perfekte dënimi. Kështu titulli rikthehet në Gjilan pas 5 vitesh. Drita kryeson me 69 pikë pas 32 javëve, vendi i dytë mbahet nga Ballkani me 12 pikë më pas.
    Kur mbeten edhe 4 javë nga fundi, tani do të luhet vetëm për vendin e tretë që të kualifikon në Conference League, pasi Ballkani i vendit të dytë e ka të sigurt. Po ashtu do të luhet edhe për vendin e 8-të, i cili të dërgon në “play-out”. Vetëm këto verdikte kanë mbetur ende në lojë.

  • “Në Vilëz s’ka as rrugë, as drita”, Këlliçi shpërthen ndaj qeverisë: Qytetarët kanë nevojë për minimum jetik, jo për…

    “Në Vilëz s’ka as rrugë, as drita”, Këlliçi shpërthen ndaj qeverisë: Qytetarët kanë nevojë për minimum jetik, jo për…

    Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte sot në një takim me banorët e fshatit Vilëz, duke u thënë se koalicioni PD-ASHM është e vetmja alternativë për një Shqipëri dinjitoze.
    Postimi i Belind Këlliçit
    “Në qendër Vilëz, aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq, rruga nuk mbaron kurrë…!
    Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash.
     

     
    Qytetarët kanë nevojë për minimumin jetik, për përcaktimin e pagës minimale, për ndihmë konkrete në infrastrukturë, për rrugë, ujë e drita.

    PD-ASHM është sot e vetmja alternativë me program të qartë, konkret dhe të realizueshëm për një Shqipëri dinjitoze, edhe në periferi.”

     

  • Të krishterët festojnë Pashkët! Besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit në kishat e Shqipërisë

    Të krishterët festojnë Pashkët! Besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit në kishat e Shqipërisë

    Besimtarët e krishterë festuan këtë të diel Festën e Pashkëve, më e rëndësishmja e besimit të Krishterë pasi simbolizon ringjalljen e Krishtit, triumfin e jetës ndaj vdekjes, dhe rikthimin e shpresës.

    Pasi kane kryer ritualet fetare besimtaret janë mbledhur pranë tryezës ku në tavolinë nuk mungon mishi i qengjit, vera dhe vezët e kuqe që simbolizojnë gjakun e Krishtit.
    Drita e Pashkës është ndezur në mesnatën e së shtunës dhe ne te dy katedralet pasi është mbajtur mesha besimtarët kanë ndezur qirinj për të marrë dritë nga drita e Krishtit për ta dërgua atë në shtëpitë tyre.
    Festa e pashkës këtë vit është festuar ne te njëjtën ditë si për besimtarët katolike dhe ortodoksë, Pashka festohet të dielën e parë pas hënës së plotë.

    Top Channel

  • ‘Pas çdo sakrifice vjen drita’, Basha uron Pashkët: Thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit

    ‘Pas çdo sakrifice vjen drita’, Basha uron Pashkët: Thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit

    Me rastin e festës së Pashkës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët e krishterë me një mesazh të ndjerë, duke theksuar mesazhin e shpresës, dashurisë dhe solidaritetit që përçon kjo festë.
    Në urimin e tij, Basha nënvizon se Pashkët janë një kujtesë e fuqishme se pas çdo sakrifice dhe vështirësie vjen drita, duke ftuar të gjithë qytetarët të besojnë në mundësinë e ndryshimit dhe në ditë më të mira për Shqipërinë.
    Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
    Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në këtë kremtim të shenjtë të Ringjalljes së Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra: Për shumë vjet Pashkët! Kjo festë e bekuar na kujton se pas çdo sakrifice vjen drita, dhe pas çdo vështirësie lind shpresa. Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
    Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë. Drita e shpresës dhe e kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!