Tag: drita

  • Drita një hap larg historisë në garat evropiane

    Drita një hap larg historisë në garat evropiane

    Skuadra kampione e Kosovës, Drita, sot zhvillon ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës kundër ekipit nga Luksemburgu, Differdange. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

    Ky duel është i një rëndësie të veçantë për gjilanasit, të cilët kanë mundësinë të shkruajnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

    Drita e njeh mirë kundërshtarin, pasi vetëm pak javë më parë e eliminoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet, me rezultatet 1-0 dhe 3-2.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Luksemburg, ndërsa rezultati i kësaj sfide do të jetë vendimtar për ëndrrën evropiane të kampionëve të Kosovës./KultPlus.com

  • Drita “shuhet” në Ferizaj, Superliga e Kosovës ka Prishtinën e …Re

    Drita “shuhet” në Ferizaj, Superliga e Kosovës ka Prishtinën e …Re

    Startoi sot me 4 takime Superliga e Kosovës 2025/26. Befasinë më të madhe e bëri skuadra e promovuar Prishtina e Re e cila fitoi në fushën e Malishevës 0-4. Po aq befasuese ishte dhe rrëzimi i Dritës ‘europiane’ e cila ra në Ferizaj për 1-0.

    Fiton prishtina në fushën e Dukagjinit ndërsa Drenica- llapi përfundoi pa fitues 0-0.

    Superliga e Kosovës, java e parë 2025/26:

    Dukagjini 2-3 Prishtina

    Ferizaj 1-0 Drita

    Malisheva 0-4 Prishtina e Re

    Drenica 0-0 Llapi

    Vazhdo leximin

  • Drita eliminohet nga Europa League, tani ka shansin e artë për grupet e Conference!

    Drita eliminohet nga Europa League, tani ka shansin e artë për grupet e Conference!

    Drita nuk ia doli të përmbysë disavantazhin ndaj FCSB-së, duke u mposhtur 3-1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Europa League.
    Rumunët e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi në minutën e parë me Juri Cisottin, i cili shënoi me kokë pas një krosimi perfekt.
    Vetëm në minutën e 18-të, David Miculescu dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë.
    Drita pati një moment të diskutueshëm në minutën e 24-t, kur kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi.
    Në pjesën e dytë, gjilanasit u rikthyen në lojë me një gol të bukur të Veton Tushës në minutën e 52-të, pas një asistimi të saktë nga krahu, duke e dërguar topin me goditje të ulët në këndin e majtë të portës.
    Por shpresat e Dritës morën goditje të rëndë në minutën e 68-të, kur Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
    Me një lojtar më pak, Drita e pati të vështirë të mbante ritmin dhe në minutën e 86-të, Dennis Politic vulosi rezultatin 3-1 dhe eliminimin e ekipit të Kosovës.
    Drita ka mësuar kundërshtarin e play-offit për Ligën e Konferencës, një rival tashmë i njohur, pasi përballë do të ketë klubin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, me të cilin u ndesh edhe në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
    Drita kishte arritur ta mposhtë në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 1-0, pastaj edhe si mysafire me rezultat 3-2.

  • Drama në Prishtinë/ Drita eliminohet nga Europa pas humbjes 1-3 me FCSB

    Drama në Prishtinë/ Drita eliminohet nga Europa pas humbjes 1-3 me FCSB

    Drita e Kosovës është mposhtur 1-3 nga FCSB në Prishtinë, me rezultatin e përgjithshëm që shënon 3-6 për rumunët, duke i dhënë fund aventurës së ekipit nga Kosova në Ligën e Europës, teksa tashmë shansi i fundit në Europë është në Ligën e Konferencës.

    Sfida nisi mjaft keq për ekipin e drejtuar nga Zekerija Ramadani, të cilët e pësuan që në minutën e 1’, ndërsa në minutën e 18’ pësuan dhe golin e dytë.
    Një rreze shprese u ndez në minutën e 52’, kur Tusha ngushtoi diferencën, por Politic i dha fund çdo gjëje pas golit në minutën e 85’, ndërsa pak më parë kampionët e Kosovës ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Brojës.
    Tani Drita do të luajë në fazën “play off” të Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që eliminoi nga turi i parë i Champions League, Differdange.

  • Ballkani fitore minimale, Drita thuajse bëri “gjëmën” në Bukuresht

    Ballkani fitore minimale, Drita thuajse bëri “gjëmën” në Bukuresht

    Ballkani kaloi me rezultat minimal në stadiumin “Fadil Vokrri” Shamrok Rovers në kuadër të turit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës. Sunday Adetunji shënoi për Ballkanin në minutën e 56-të. Ky rezultat edhe pse i ngushtë rrit shanset e suharekasëve për të kërkuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Irlandë.

    Ndërkohë Drita në Europa League, turi i tretë vajtje, u duk se do të befasonte sërish. Në Bukuresht ekipi gjilanas u përball me FCSB (Steaua) duke u mposhtur 3-2. Sidoqoftë fillmisht ishte Drita që kaloi përpara me golin e shënuar nga Veton Tusha që në të 7′. Në fillim të së dytës, Arb manaj dyhishon për ekipin shqiptar për të lënë më pas vendasit të bëjnë lëmsh shifrat. Steaua shënoi tre herë duke mbyllur 3-2.

    Vazhdo leximin

  • Drita pëson përmbysjen e çmendur, “perla” e Bregut s’i mjafton Dinamos, Ballkani mund Shamrock 1-0 (Video)

    Drita pëson përmbysjen e çmendur, “perla” e Bregut s’i mjafton Dinamos, Ballkani mund Shamrock 1-0 (Video)

    Drita e Kosovës ka qenë shumë afër një fitoreje të jashtëzakonshmë në fushën e Steauas së Bukureshtit në takimin e parë të raundit të tretë të Europa League.
    Skuadra e Ramadanit, në fakt, ka siguruar një avantazh 2-0 në 50 minutat e para të ndeshjes falë golave të Tushës (7′) dhe Manaj (50′), por vendasit kanë përmbysur gjithçka në minutat e fundit.
    Steaua [1]-2 Drita – Daniel Birligea 64′ – Video
    Steaua 0-2 Drita – Arb Manaj 50′ – Video
    Birligea ka ngushtuar diferencat në minutën e 64-t, dërsa Graovac ka barazuar në të 72-ën. Ka qenë përsëri Birligea në minutën e 94-t që ka realizuar golin e fitores 3-2 për Steauan me një penallti.
    Steaua [2]-2 Drita – Daniel Graovac 72′ – Video
    Steaua [3]-2 Drita – Daniel Birligea penalty 90’+4′
    Buzëqesh Ballkani i orges Shehit që ka mundur 1-0 irlndezët e Shamrock në ndeshjen e parë të ruandit të tretë të Conference League.
    Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” është vendosur nga një gol i Adetunji në minutën e 56-të.
    Ballkani 1-0 Shamrock Rovers – Adetunji 56′ – Video
    Humbje me përmbysje edhe për Dinamon e Ilir Dajës që është mundur 2-1 në Kroaci nga Hajduk Split pasi ka kaluar në avantazh në minutën e 37-të me një super gol të Bregut.
    Durdov (49′) dhe Sanyang (63′) kanë shënuar golat që i kanë dhuruar fitoren ekipit të Hajdukut në takimin e parë të raundit të tretë të Conference League.
    Hajduk Split 0 – [1] Dinamo City – Dejvi Bregu 36′ – Video
    Hajduk Split [1] – 1 Dinamo City – Bruno Durdov 49′ – Video
    Hajduk Split [2] – 1 Dinamo City – Abdoulie Sanyang Bamba 63′ – Video
     

  • “Më kanë kërcënuar”! Tha se nëse i mund Drita do lënë futbollin, presidenti i Steuas: Do iki në Kosovë me 20 truproja

    “Më kanë kërcënuar”! Tha se nëse i mund Drita do lënë futbollin, presidenti i Steuas: Do iki në Kosovë me 20 truproja

    Gigi Becali njihet si presidenti më kontrovers me deklaratat e bëra në gjithë Europën. Njeriu i parë i Steauas merr gjithmonë vëmendje me deklaratat e bëra dhe një tjetër deklaratë e pazakontë erdhi pasi Shkëndija e eleminoi nga Champions League. “Tani luajmë me Dritën, po nuk fituam edhe aty, do heqim dorë nga futbolli. Do të luajmë me ekipin më të dobët, më të dobët se Drita në këto kualifikuese nuk ka”.
    Becali ka vazhduar me një tjetër deklaratë anormale teksa ka konfirmuar praninë e tij në Kosovë, por në një variant tjetër. “Do të shkoj në Prishtinë me 20 truproja. Dëgjova kërcënime të ndryshme, kështu më thanë se atje ka dhunë. Nuk dua t’i fyej, por më mirë kështu”, tha Becali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Teodor Keko: Pastaj ti ike dhe atje mbeti një varr, varr dashurie

    Teodor Keko: Pastaj ti ike dhe atje mbeti një varr, varr dashurie

    Poezi nga Teodor Keko

    Nuk kishte drita dhe ishte natëdhe dhoma ishte gjithaq e ftohtë.Veç sytë e tu mbushur me flakëdhe trupi yt tmerrësisht i ngrohtë.Një dashuri të verbërish qeasgjë nuk pashë, as gjinj, as hije.Pastaj ti ike dhe atjembeti një varr, varr dashurie.Tani që erdhën dritat prapëti s’më përfill, ti nuk më njeh.Dhe unë si mashkull gjysmë i marrënë ëndrra veç të vesh e zhvesh.

    Sot gjinj e hije shoh, por s’prek,as ngrohtësia s’më vjen në gjoks.Pa drita keq, me drita keq,diçka na ishte, që kurrë nuk ndodh.

    *Titulli i origjinalit: “Fatkeqësia”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TEODOR KEKO: Ç’KËRKON TANI PREJ MEJE…

    Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur.

    Shquhet për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim.

    Ndër librat e tij më të njohur është “Hollësira fatale”, i botuar në vitin 2000 dhe një fragment nga ky libër mund ta lexoni në vazhdim:

    Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Sic i rrinte mendja Jezusit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra- seksi e magjike.-Gjoksin e kishe pa rrudha, -ia nisi si me vete ai,-numër tre , me një thithë të plotë…Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!-Mos ke pirë?-nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pastaj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkoli, i bën, ti, dëm atij!…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • ’N’ty mendoj kur agon drita, bylbyli mallshëm kndon‘

    ’N’ty mendoj kur agon drita, bylbyli mallshëm kndon‘

    Poezi nga Gjergj Fishta

    Atdheut

    N’ty mendoj kur agon drita,Kur bylbyli mallshëm kndonN’ty mendoj kur soset ditaTerri botën kur e mblon.

    Veç se ty të shoh un n’andërr,Veç se ty çuet t’kam n’mendimNdër t’vështira ti m’je qandërr,Për ty leht m’vjen çdo ndëshkim.

    Tjera brigje, fusha, zalle,Unë kam pa larg tue ba shtek,E përgjova tjera valleN’tjera lule syu m’u rrek.

    Por nji fushë ma blerët nuk shtrohet,Por nji mal ma bukur s’rri.Ma i kulluem nji lum s’dikohet,Moj Shqypni porsi i ke ti.

    N’ty ma i bukur lulzon prilli,Jan ma t’kandshme stin e mot,N’ty bylbyli pa le DielliKndon ma ambël t’Madhit Zot.

    Pa ty lules s’mi vje era,Pa ty pema frut nuk m’bjen:Mue pa ty s’më del prandvera.Pa ty Dielli nuk m’shkëlxen.

    Dersa t’mundem me ligjrue,E sa gjall me frymë un jamKurr Shqypni s’kam me t’harrueEdhe n’vorr me t’përmend kam./KultPlus.com

  • VIDEO/ ”N’terr të jetës, ju jeni vetë drita”, Tayna prek publikun në ”Sunny Hill” për betejën e saj të heshtur

    VIDEO/ ”N’terr të jetës, ju jeni vetë drita”, Tayna prek publikun në ”Sunny Hill” për betejën e saj të heshtur

    Showbiz E Shtunë, 2 Gusht 2025 16:06
    Tayna e cila u ngjit mbrëmë në ”Sunny Hill Festival” nuk dhuroi vetëm një performancë spektakolare muzikore, ajo ndau një copë nga shpirti i saj. Për herë të parë ajo foli për një periudhë të errët të jetës së saj, një kohë kur kishte ndalur së bërë muzikë dhe nuk ishte e sigurt nëse do të kthehej ndonjëherë në skenë.
    ”Nuk e kam dit a kam me knu më, edhe nuk e kam ditë a kam me ju pa më qysh po ju shoh sot. Se po m’vjen me kajt, e s’kam kajt kurrë në publik, po sot është një natë shumë e veçantë”,-tha Tayna. Ajo ndau historinë e këngës “Si ai” që kishte shkruar gjatë asaj periudhe të vështirëc një këngë që për të ishte simbol i çlirimit shpirtëror. Por kjo këngë, tha Tayna, nuk u prit gjithmonë me dashuri.

    Fjalët e saj u shndërruan në një mesazh fuqie për të gjithë ata që përballen me sfida të padukshme: “Çfarëdo momente të këqija që jeni tu kalu, që dikush e din ose se din, gjithmonë mos mu dorëzu kurrë në veten e juaj, me vendos me besu edhe kur ska shpresë. Edhe dine që në terr të jetës ju jeni vet drita”.