Tag: drejtuesve

  • “Më lini të kthehem në shtëpi”, zbardhet biseda mes Çalhanoglu dhe drejtuesve të Interit

    “Më lini të kthehem në shtëpi”, zbardhet biseda mes Çalhanoglu dhe drejtuesve të Interit

    Mesfushori turku Hakan Çalhanoglu i ka bërë kërkesë zyrtare Interit për ta lënë të lrië në mënyrë që ai të kthehet dhe të luajë për skaudrën e Gallatasarajit në Turqi.

    Mediat kanë zbardhur bisedën mes Çalhanoglu dhe drejtuesve të Interit, ku ai ju këkron që të mbyllin kontratën dhe të largohet nga zikaltrit ëpr të vijuar karrierën në vendlindje.
    “Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur u largova nga Milani. Bëra më të mirën për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën te Gallata dhe dua që klubi të tregojë mirënjohjen e duhur ndaj meje duke më lënë të rikthehem në shtëpi”, raportohet të ketë thënë mesfushori 31-vjeçar.

    Kontrata e Çalhanoglu me Interin përfundon në vitin 2027. Aktualisht nuk është pjesë e Botërorit të klubeve, pasi u dëmtua. Kristjan Asllani e ka zëvendësuar deri tani në mënyrën më të mirë.

  • “Nuk rri aty ku nuk më duan”, Muçi drejt largimit nga Beshiktashi

    “Nuk rri aty ku nuk më duan”, Muçi drejt largimit nga Beshiktashi

    Ernest Muçi po mendon largimin nga skuadra e Besikatas gjatë meraktos së verës. Është media turke “Hurriyet” e cila ka zbuluar prpaskenat se çkfarë po ndodh mes yllit të Shqipërisë dhe klubit të Beshiktash.

    Sipas asaj që shkruan “Hurriyet”, Muçi i ka bërë të ditur drejtuesve të Beshiktash se ai nuk mund të qendrojë në një klub ku nuk e duan.
    “Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij.

    Kujtojmë që ylli kuqezi u bë pjesë e Beshiktashit në shkurt të viti të shkaur, ku turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia.
    Pavarësisht se ai nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë.

  • “Çdo orë vlen sa një ditë”, zbulohet mesazhi i Berishës për strukturat e PD: Intensifikoni fushatën

    “Çdo orë vlen sa një ditë”, zbulohet mesazhi i Berishës për strukturat e PD: Intensifikoni fushatën

    Kreu i PD Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh të qartë dhe mobilizues drejtuesve politikë të qarqeve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe gjithë strukturave të Partisë Demokratike.
    Ai thekson rëndësinë e ditëve të ardhshme, duke i cilësuar si vendimtare për fitoren e partisë. Berisha kërkon intensifikim të punës elektorale, duke apeluar për angazhim të plotë dhe punë të pandërprerë deri në 16 orë në ditë nga të gjithë aktorët e përfshirë.
    “Këto janë ditët vendimtare! Çdo orë kushton sa një ditë!Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
    Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!“Shqipëria Mashështore”! Fitore!
    Përshëndetje, Sali Berisha”, thuhet në mesazhin e kreut të PD.

  • Hansi Flick “urdhër” drejtuesve të Barcelonës: Ky lojtar nuk duhet të largohet në verë, mos pranoni oferta

    Hansi Flick “urdhër” drejtuesve të Barcelonës: Ky lojtar nuk duhet të largohet në verë, mos pranoni oferta

    11 Prill 2025

    18:24

    Telesport

    “Mundo Deportivo” raporton se Hansi Flick iu ka dhënë urdhër drejtuesve të Barcelonës të mos mendojnë shitjen e mundshme të Fermin Lopez gjatë merkatos së verës dhe të mos pranojnë ofertat që mund të vijnë për të. Për djaloshin spanjoll kanë shprehur interes konkret Atletico madrid dhe Liverpool, po ashtu ndiqet dhe nga klubet e tjera si PSG e Aston Villa.
    Trajneri gjerman i ka kërkuar drejtpërdrejt bordit që të mos mendojnë shitjen e mesfushorit të ri, të cilin ai e konsideron një aset jetik për sistemin e tij. Pavarësisht konkurrencës së ashpër në mesfushë, për Flick, Fermín sjell energji, vertikalitet dhe përkushtim që e bëjnë atë të domosdoshëm për rotacionin e nevojshëm në këtë repart.
    Sipas raportimit në fjalë, Flick ka folur personalisht me 21-vjeçarin duke besuar se zhvillimi i tij do të jetë edhe më i madh nëse ai qëndron në klub dhe garon në nivelin më të lartë i rrethuar nga lojtarë të klasit botëror.

  • Ky është lojtari i parë që Conte do të kërkojë nëse do jetë trajneri i ri i Juventusit

    Ky është lojtari i parë që Conte do të kërkojë nëse do jetë trajneri i ri i Juventusit

    1 Prill 2025

    17:36

    Telesport

    Antonio Conte mund të jetë duke drejtuar ndeshjet e fundit si trajner i Napolit, nga Italia po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të 55-vjeçarit në krye të stolit të Juventusit.
    Bardhezinjtë shkarkuan pak ditë më parë Thiago Motta-n dhe emëruan Igor Tudor, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit është pikërisht rikthimi i Conte-s, i cili sipas mediave italiane ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”: nësë duan rikthimin e tij, duhet t’i garantojnë përforcime cilësore.
    Në listën me përforcimet që kërkon, një emër spikat mbi të tjerët: Dodi Lukebakio. Anësori i Sevilla-s ka tërhequr vëmendjen e Conte-s, tekniku italian e sheh belgun si një lojtar kyç për të forcuar sulmin e kujtdo ekipi që ai do drejtojë sezonin e ardhshëm. Shpejtësia, driblimi dhe aftësia e 27-vjeçarit për të shënuar gola e bëjnë atë profilin e duhur për skemat e Conte-s.