Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve, ku vetëm gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 169 gjoba.
Drejtuesit e gjobitur janë ata të automjeteve dhe të monopatinave kryesisht për shkeleje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna intensive e shërbimeve të Policisë Rrugore, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.
Fokusi gjatë 48 orëve të fundit: monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë vënë:
41 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal;
71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten dhe të tjerët;
57 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve me xhama të zinj, të vënë pa autorizimin përkatës.
Tag: drejtuesve
-

Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja me ‘dorë të hekurt’: 169 gjoba për drejtuesit e automjeteve dhe monopatinave
-

“Rama fle i qetë për sa kohë PD-në e drejton Berisha”, Sula shpërthen ndaj drejtuesve të PD-së:Berisha dhe njerëzit e..
Radikal ka qenë qëndrimi i Dashnor Sulës sa i takon situatës brenda PD-së sot. Në një lidhje skype për një emision televiziv, Sula tha se nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor brenda PD-së sa i takon drejtuesve, duke u zëvendësuar me emra të rinj që morën më shumë vota në zgjedhje, opozita nuk mund të vijë në pushtet edhe pas 50 vitesh.
“Është fatkeqësi në situatën që ndodhet opozita sot në këtë ditë. Është situatë e zymtë dhe e shoh të keqe. S’jam njeri që urrej apo kam gjëra personale. E kam thënë shpesh herë, do të duhet modeli që të votojnë qytetarët. Duhet të jenë të parët qytetarët dhe më pas politikani. Është parashikuar një përfundim i tillë.
E kisha parashikuar që në korrik të 2024-ës. E kam thënë që këtë që po bën PD është vetëvrasje politike, me mbylljen e listave, sistemi është i bllokuar. Zgjedhjet treguan se qytetarët votuan politikanët e nderuar, siç ishte Tabaku apo Alimehmeti, apo Dhurata Çupi. Qytetarët shqiptarë duan njerëz të nderuar në krye, jo të korruptuar. Ishte një listë pa vlera, vetëm me emërime, pa kontribute.
Qytetarët nuk janë budallenj, që të votojnë një forcë politike që e kanë partinë për interesa personale. Duhet ndarë kjo gjë. Kjo është një lojë e ndyrë politikë, nga Berisha dhe nga përfaqësues të tjerë të PD. Në kohën që Dhurata Çupi dhe tre deputetë të tjerë, kërkonim që të futeshim në grevë urie, por ata nuk donin. Ishte thjesht loja. Këta nuk kanë ndërmend të ndryshojnë asgjë.
Duhej të kishte ndryshime radikale, dhe të ishin në krye ata që kishin numrin më të lartë të votave. Po vazhduat me Albana Vokshin ju, nuk fitohet. Unë miqtë më të mirë i kam nga Veriu, nga Jugu s’kam. Por ta harrojnë miqtë e mi nga veriu dhe të tjerët, që do të vijnë në pushtet edhe pas 50 vitesh, nëse do vazhdohet me këtë mentalitet. S’dua t’i fryjë asnjë përçarje, por duhet të ketë ekuilibër partia dhe pushteti.”, tha ai.
Duke komentuar deklaratat e mëparshme të Kreshnik Çollakut sot në News24, Sula tha se padyshim që djegia e mandateve nuk është zgjidhje. Ai tha se për sa kohë në krye të PD të jetë Berisha, Rama ta bëjë gjumin e qetë.
Sula tha se nuk do të japë më kontribut për PD, nëse vijohet me këtë mentalitet, ndërsa nuk përjashtoi projektet e reja politike.
-

Mbaron afati/ Performanca e bashkiakëve, të gjithë drejtorët e dorëhequr do të largohen nga detyra, nis konkursi në…
Ndersa te pakten 5 nga 13 drejtues te njesive administrative do te vazhdojne detyren. Ka perfunduar procesi i intervistimit te drejtuesve te Bashkise se Fierit. Burime nga bashkia konfirmuan se te gjithe drejtoret e dorehequr do te largohen nga detyra.
Faza e intervistimit nga komisioni i vleresimit ne Partine Socialiste te Fierit perfundoi te merkuren. Tashme pritet qe drejtuesve te cilet do te largohen nga detyra t’u mberrijne shkresat zyrtare ku u komunikohet largimi. Ndersa drejtuesve qe do te qendrojne ne pune do tu komunikohet se nuk u eshte pranuar doreheqja.
Doreheqjet kolektive ne Bashkine e Fierit dhe drejtorite rajonale u bene pas urdherit te kryeministrit Edi Rama ne funksion te vetepastrimit te adminsitrates publike. Te enjten ka perfunduar procesi i vleresimit te drejtoreve dhe ne Bashkine e Durresit.
Ne bashki ka nisur konkursi per 85 aplikantet qe i jane pergjigjur thirrjes per tu bere pjese e ketij institucioni. Pjesa tjeter e aplikanteve do te intervistohen ditet ne vijim. -

Përfundon “vala” e shkarkimeve në Fier, priten emrat e zyrtarëve të rinj
Ka përfunduar procesi i intervistimit të zyrtarëve dhe drejtuesve të bashkisë së Fierit. Ashtu sikundër ishte bërë e ditur në fillim të valës së shkarkimeve në bashkinë e Fierit, emërimet e reja dhe konfirmimi në detyrë i drejtuesve të administratës mbyllet në fund të muajit korrik.
Burime nga bashkia e Fierit konfirmojnë se të gjithë drejtorët e dorëhequr do të largohen nga detyra. Kurse të paktën 5 nga 13 drejtues të njësive administrative do të vazhdojnë detyrën. Faza e intervistimit nga komisioni i vlerësimit në PS të Fierit përfundoi dje.
Ditën e sotme pritet që drejtuesve të cilët do të largohen t’u mbërrijnë shkresat përkatëse zyrtare ku u komunikohet largimi. Ndërsa për drejtuesit që qëndrojnë në punë, komunikohet mospranimi i dorëheqjes.
Dorëheqjet kolektive në bashkinë e Fierit dhe drejtoritë rajonale u bënë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama në funksion të vetëpastrimit të administratës publike. -

Dorëheqje masive në Berat! 5 drejtues Njësish Administrative lënë detyrën, nis ‘fshesa’ në Poliçan dhe Kuçovë
Në qarkun e Beratit kanë nisur dorëheqjet në rangun e drejtuesve të Njësive Administrative.
Kanë dhënë dorëheqjen 2 drejtuesit e Njësive Administrative Tërpan dhe Vërtop të Bashkisë Poliçan, si dhe 3 drejtuesit e Njësive Administratore; Kozare, Perondi dhe Lumas të Bashkisë Kuçovë.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë dorëheqje në Bashkitë Berat, Skrapar dhe Dimal.
Në një komunikim me kryetarin e Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, ky i ka deklaruar se nuk e sheh të arsyeshme në këto momente dorëheqjen e drejtuesve të njësive administrative apo drejtorëve, pasi i ka emëruar së fundmi në detyrë dhe duhet parë performanca e tyre.
Ndërkohë, sipas burimeve të gazetares Mimoza Sinanaj nga të katër bashkitë e tjera, konfirmohet se do ketë dorëheqje të drejtuesve të njësive administrative dhe drejtorëve në ditët në vazhdim dhe se deri tani nuk ka ndodhur pasi shumica janë me leje dhe pritet të kthehen. -

Policia e Vlorës në aksion/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar veprimet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë gabim automjetet e tyre, duke sjellë problematika në lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve të tjera, me fokus të veçantë zonat më të frekuentuara të qytetit, si: “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.
Si rezultat: Janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe rrugëkalimet për këmbësorë; Janë larguar me karrotrec dhjetëra automjete që pengonin qarkullimin në këto zona.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Apeli për drejtuesit e automjeteve:
Parkimi i dyfishtë nuk do të ndëshkohet vetëm administrativisht, por edhe penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Respektoni rregullat e qarkullimit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet dhe mjeti do të tërhiqet me karrotrec! -

Kryeministri Rama kërkon dorëheqjen e drejtuesve vendorë dhe institucionalë që nuk kanë përmbushur detyrën
Fier – Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me dyer të mbyllura në ambientet e Bashkisë Fier, burime nga brenda bëjnë me dije se Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve që varen nga bashkia, si dhe të drejtuesve lokalë të cilët, sipas tij, nuk kanë përmbushur detyrimet funksionale dhe përgjegjësitë që u janë ngarkuar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Burimet theksojnë se kreu i qeverisë ka qenë i ashpër në ton dhe kritik në drejtim të performancës së disa institucioneve vendore, duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme dhe rifreskim të strukturave drejtuese. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier
Të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarëve dhe drejtuesve të departamenteve të Bashkisë u është kërkuar dorëheqja. Burime nga brenda takimit me Kryeministrin konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të përfshijë të gjithë, pa përjashtim.Sipas të njëjtave burime, dorëheqjet do të dorëzohen në mënyrë të përbashkët, por jo të gjithë do të shkarkohen – kjo do të varet nga performanca e secilit në detyrë.
-

Takimi në Bashkinë e Durrësit, Rama u kërkon drejtuesve të japin dorëheqjen, ultimatum edhe ish-kandidatëve dhe deputetëve
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bashkinë e Durrësit këtë të martë. Në fokus të takimit ishte e njëjta tematikë, ajo e lirimit të hapësirave publike.
Vizion Plus ka mësuar se kreu i qeverisë, ashtu si në Vlorë e Fier, edhe në Durrës u ka kërkuar drejtuesve të bashkisë që të japin dorëheqjen.
Ndërkohë ish-kandidatëve dhe deputetëve u ka kërkuar që të dalin në terren, të flasin me qytetarët dhe të dëgjojnë ankesat e tyre.Kujtojmë që Rama më herët zhvilloi një takim në Bashkinë e Fierit ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve që kanë neglizhuar me detyrën, duke u bërë barrë për qytetarët.
Të njëjtën gjë ai kërkoi pak ditë më parë edhe në qytetin e Vlorës, ku një ditë pas deklaratës së tij u dorëhoqën të gjithë drejtorët.