Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.
“Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu.
Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”
Tag: drejtuesve
-

Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu
-

VIDEO: Festuan 28 Nëntorin me drift në bulevard, Policia e Tiranës ndëshkon tre shoferë
Festa për Ditën e Pavarësisë në Tiranë nuk ka kaluar pa ndëshkimin e disa drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë kryer manovra të gabuara në zonën e Bulevardit të Ri, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia bën me dije se pasi krijuan situata të rrezikshme për qarkullimin, efektivët ndërhynë duke ndaluar tre shtetasit dhe duke bllokuar automjetet e tyre.
“Efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale. Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme”, sqaron policia.
Uniformat Blu më tej u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike. -

Vijojnë dorëheqjet në BBC/ Pas largimit të drejtuesve, anëtari i bordit heq dorë nga detyra
Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.
Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.Top Channel
-

Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra
Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.
Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.Top Channel
-

Vrasja e Martin Canit/ Prindërit, akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës
Vrasja e Martin Canit/ Prindërit, akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës
Një vit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, dhimbja e familjes gërshetohet sot me një tjetër plagë: heshtjen e institucionit ku adoleshenti mësonte. Për prindërit e tij, kjo heshtje është më e rëndë se çdo procedurë penale që vazhdon ende pa një epilog.
Nëna e viktimës, Florina Cani, doli para mediave në hyrje të shkollës, ku dikur shoqëronte të birin në mëngjes, duke artikuluar një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve të shkollës dhe mësueses kujdestare. Ajo thotë se në përvjetorin e parë të humbjes së Martinit, nga institucioni nuk ka ardhur asnjë shenjë solidariteti, asnjë mesazh ngushëllimi, asnjë kujtim minimal për një nxënës që humbi jetën tragjikisht sapo kishte dalë nga mësimi.
Ka humbur sensi njerëzor,” u shpreh ajo me një ton ku zhgënjimi dhe zemërimi ndërthuren natyrshëm. “Asnjë sms, asgjë. Para se të jemi mësues, jemi prindër. Është e tmerrshme që mësuesja kujdestare s’thotë dy fjalë për Martinin. Martini im s’ishte ai fëmijë që s’i meritonte dy fjalë.”
Cani thotë se është fshirë nga telefoni dhe nga grupi i prindërve, një gjest që ajo e lexon si largim të qëllimshëm dhe mungesë minimale ndjeshmërie. “Jam e aftë të përballem me të gjithë. S’kanë bërë asgjë për Martinin,” shtoi ajo, duke nënvizuar se dhimbjes së humbjes i është shtuar tani edhe indiferenca e atyre që, sipas saj, duhej të kishin mbajtur një qëndrim njerëzor e institucional.
Ndërsa familja përkujton të miturin, procedimet penale për ngjarjen mbeten ende të hapura. Drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit, ndërsa prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Mario Përlleshajn, që është autori i krimit. -

Raportimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, Këlliçi kreut të Kuvendit: Pse s’na lini t’u bëjmë pyetje? S’janë sekretarë të deputetëve ata
Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot në seancën plenare të Kuvendit se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejtën deputetëve që t’i bëjnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, që do të raportojnë sot.
“Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve.
Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha ai.
Top Channel
-

Ja kush është profesioni i vështirë që po bëhet më i mirëpaguari në tregun evropian
Tregu evropian i transportit ndodhet në një pikë kritike. Mungesa e drejtuesve profesionistë të kamionëve kërcënon të shkaktojë trazira të reja në zinxhirin e furnizimit. Problemi nuk është më vetëm funksional, por tashmë po formëson ekuilibra të rinj në tregun e punës, duke rritur ndjeshëm pagat e atyre që vazhdojnë të jenë pas timonit.
Në të gjithë Evropën, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Rrugor raporton mbi 3.6 milionë vende të lira pune për drejtues kamionësh profesionistë.Ky numër mbetet vazhdimisht i lartë, ndërkohë që mosha mesatare e drejtuesve aktivë vazhdon të rritet.
Në Gjermani, mosha mesatare ka kaluar 48 vjeç, në Francë 47, ndërsa në Greqi afrohet me 51.Kjo do të thotë se në vitet e ardhshme dhjetëra mijëra drejtues do të dalin në pension, pa pasur mjaftueshëm të rinj që të zëvendësojnë boshllëkun. Pasojat tashmë janë të dukshme në logjistikë: kostot po rriten, itineraret po vonohen dhe bizneset po hasin vështirësi në përballimin e kërkesës në rritje.
Megjithatë, kjo presion mbi tregun e punës ka sjellë një zhvillim të papritur: rritjen e ndjeshme të pagave. Në shumë vende evropiane, pagat e drejtuesve profesionistë të kamionëve janë rritur me 25% gjatë dy viteve të fundit. Në Holandë dhe Belgjikë, të ardhurat neto mujore kalojnë 3.500 euro, ndërsa në Gjermani arrijnë deri në 4.000 euro për transportet ndërkombëtare. Në vendet skandinave, ku distancat janë të mëdha dhe kushtet atmosferike më të ashpra, të ardhurat mujore afrojnë 5.000 euro. -

Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar
Pagat e drejtuesve amerikanë janë rritur me 1,094% që nga viti 1978, tani fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësitTë jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë.Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton si punonjës me kohë të plotë në pozicione prodhimi apo jo-drejtues në të njëjtat sektorë ku operojnë 350 kompanitë më të mëdha.Ky raport është më i ulët se në vitin 2021, kur arrinte në 409 herë, por shumë më i lartë se 35 vite më parë, kur diferenca ishte vetëm 60 herë.Hendeku është zgjeruar kryesisht për shkak të paketave të kompensimit të bazuara në aksione, që e lidhin pagën e drejtuesve me performancën e kompanisë në tregjet publike.Për më tepër, raporti thekson se CEO-të kanë fituar më shumë fuqi për të vendosur vetë pagën e tyre, duke negociuar shpërblime gjithnjë e më të larta.Drejtuesit më të paguar të vitit 2024Raporti i qershorit nga firma e konsulencës Equilar përpiloi listën e 100 CEO-ve me pagesat më të larta në kompanitë publike amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë.Këta janë 10 drejtuesit më të paguar të vitit 2024:Rick Smith, Axon Enterprise – $164,525,721Jim Anderson, Coherent – $101,497,009Brian Niccol, Starbucks – $95,801,676Larry Culp, GE Aerospace – $87,393,875Michael Arougheti, Ares Management – $85,381,842Satya Nadella, Microsoft – $79,106,183Tim Cook, Apple – $74,609,802Greg Lehmkuhl, Lineage – $69,341,442David Gitlin, Carrier Global – $65,554,845Ted Sarandos, Netflix – $61,922,397Në krye të listës qëndron Rick Smith, drejtuesi i Axon Enterprise, kompania e armëve “Taser” dhe kamerave të policisë, me një pagesë që kaloi çdo rekord.Sipas ekonomistëve, kjo rritje e jashtëzakonshme e pagave të CEO-ve nuk është domosdoshmërisht rezultat i rritjes së produktivitetit apo fitimeve të kompanive, por një pasojë e ndryshimeve në mënyrën e kompensimit dhe në balancën e fuqisë brenda korporatave.Ndërkohë, pagat e punonjësve të zakonshëm kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për dekada, duke thelluar ndjeshëm pabarazinë ekonomike në SHBA.Në një kohë kur fitimet e korporatave janë në nivele historike, hendeku mes drejtuesve dhe punonjësve po kthehet në një tregues simbolik të mënyrës se si shpërndahet pasuria dhe vlerësohet puna në ekonominë amerikane të viteve të fundit. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Mos mendoni se shqiptarët janë debila si ju”/ Murrizi “shpërthen” ndaj drejtuesve të PD: Nuk ju besojnë më as qentë e rrugës e jo më demokratët
Myslim Murrizi ka reaguar, për atë që ai e quan sjellje hipokrite të drejtuesve të Partisë Demokratike.
“Sot u miratuan te gjithë komisionet parlamentare.
Pra “lufta” mbaroi dhe opozita pranoi rregulloren e ndryshuar te Kuvendit vetëm me votat e rilindjes, madje paska patur “sherr” te madh ne konferencën e kryetareve se po shkelet kjo rregullore.
Mu kujtua Kushtetuta e vitit 1998 kur PD thonte nuk e njohim Kushtetutën dhe nuk morëm pjesë ne referendum e pastaj te “vritnim” dhe bënim bee për Kushtetutën.
Oooo drejtues te PD dhe ju lider imagjinar te PD dhe grupit parlamentar!!!
A do ta mbani njeherë te vetme vetem 1 muaj ate qe thoni apo mendoni se te gjithe jemi debila si soj juaj qe lepijme çfar vjellim???
Mjaft mē me “lufte” dhe “revolucione” si shurra e pules se me kete sjellje politike si dredhja e belit ne valle dhe duke lepirë pa u thare mire çfare keni peshtyre nuk ju besojnë me as qentë e rruges e jo demokratët.
Beni beteje ne Parlament duke folur ne foltore per shqiptaret me fakte e jo si servilë te peshtire qe te beni shou para kamerave.
Lereni mbrojtjen per Erion Veliajn se u bete gazi i gazit dhe nxirni nje kandidat dinjitoz per Bashkinë e Tiranes dhe per te gjitha bashkitë qe do shkojne ne zgjedhje e te mobilizohet çdo opozitar ne fushate por pa legena ordinerë si drejtues fushate se me vemje nuk fitohet kurre”, shkruan ish-deputeti demokrat.
-

120 shkollat e biznesit, mbahet në Durrës takimi i drejtuesve nga gjithë bota
Në Durrës po zhvillohet konferenca e 33-të e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Menaxhimit në Shoqëritë Dinamike, një prej forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe zhvillimin në fushën e menaxhimit.
120 dekane dhe drejtues të shkollave të biznesit nga mbarë bota janë mbledhur në Shqipëri për të diskutuar mbi “Rolin e shkollave të biznesit në një botë që po ndryshon.”
“Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme në këto vite dhe qeveria i kushton një vëmendje të veçantë arsimit profesional. Të rinjtë tanë të sapodiplomuar duhet të luajnë një rol proaktiv në zhvillimin ekonomik dhe në nxitjen e sipërmarrjes”, u shpreh Olta Manjani-zv. ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Një nga momentet më të veçanta ishte dhe prezantimi i akademikut Sean Mehan, i cili foli mbi natyrën sipërmarrëse të drejtuesve shqiptarë dhe potencialin që ofron vendi për bashkëpunime ndërkombëtare.
“Jam i befasuar nga energjia dhe qasja sipërmarrëse e liderëve shqiptarë. Kjo është një bazë e fortë për ndërtimin e partneriteteve të reja dhe për rritjen e lidhjeve me bizneset ndërkombëtare”, deklaroi Sean Mehan, IMD Zvicër.
Përveç diskutimeve akademike dhe profesionale, të ftuarit kanë mundësinë të njihen me kulturën dhe traditat shqiptare, përmes aktiviteteve dhe festave të organizuara.
Gjatë konferencës, po diskutohet dhe mbi biznesin shqiptar e rajonal, si dhe mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në botën e sipërmarrjes.Top Channel