Tag: drejtuesit

  • Urdhri i Koçiut për ndalimin e monopative, nisin kontrollet edhe në Elbasan

    Urdhri i Koçiut për ndalimin e monopative, nisin kontrollet edhe në Elbasan

    Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur të zbatojë urdhrin për ndalimin e monopatinave në rrugët e qytetit.
    Drejtuesit e Rrugores së Elbasanit, kanë zbritur në terren për të vëzhguar planin e masave.
    Efektivët e policisë kanë paralajmëruar drejtuesit që lëviznin me monopatina.
    Vendimi  për ndalimin e tyre u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

  • “Fushatë” rinovimesh tek Interi. Nga Frattesi te Dimarco, emrat në krye të listës

    “Fushatë” rinovimesh tek Interi. Nga Frattesi te Dimarco, emrat në krye të listës

    11 Tetor 2025

    12:39

    Alfred Lleshi

    Tek Interi ka nisur “fushata” e rinovimeve. Drejtuesit po veprojnë me strategjinë e zakonshme, “blindimin” e lojtarëve kyç për projektin teknik. “Corriere dello Sport” bën përmbledhjen në këtë drejtim, prioritetet do të vendosen me kujdes dhe larg syrit të medias. Në qendër të bisedimeve të ardhshme të Marotta dhe Ausilio janë dy emra: Davide Frattesi dhe Carlos Augusto.
    Frattesi mbetet rasti më delikat. Pas një periudhe pakënaqësie në janar dhe mundësisë për t’u kthyer te Roma, mesfushori duket se nuk ka arritur kthesën e pritur këtë sezon. Përfshirja e munguar në sistemin 3-4-2-1 dhe rritja e Sucic e kanë ulur në hierarki. Kontrata deri më 2028 nuk është prioritet i menjëhershëm, por pritet një takim për diskutim.
    Carlos Augusto, nga ana tjetër, ka një situatë më të qëndrueshme. Ish-lojtari i Monza po bind me fleksibilitetin dhe besueshmërinë e tij, duke qenë alternativë e vlefshme për Dimarco dhe Bastoni. Ai pritet të kërkojë rritje page mbi 2 milionë eurot aktuale. Po ashtu, drejtuesit synojnë të mbyllin shpejt edhe rinovimin e Federico Dimarco (kontrata deri më 2027), një nga simbolet e Interit të ri.

  • Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar

    Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar

    Pagat e drejtuesve amerikanë janë rritur me 1,094% që nga viti 1978, tani fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësitTë jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë.Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton si punonjës me kohë të plotë në pozicione prodhimi apo jo-drejtues në të njëjtat sektorë ku operojnë 350 kompanitë më të mëdha.Ky raport është më i ulët se në vitin 2021, kur arrinte në 409 herë, por shumë më i lartë se 35 vite më parë, kur diferenca ishte vetëm 60 herë.Hendeku është zgjeruar kryesisht për shkak të paketave të kompensimit të bazuara në aksione, që e lidhin pagën e drejtuesve me performancën e kompanisë në tregjet publike.Për më tepër, raporti thekson se CEO-të kanë fituar më shumë fuqi për të vendosur vetë pagën e tyre, duke negociuar shpërblime gjithnjë e më të larta.Drejtuesit më të paguar të vitit 2024Raporti i qershorit nga firma e konsulencës Equilar përpiloi listën e 100 CEO-ve me pagesat më të larta në kompanitë publike amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë.Këta janë 10 drejtuesit më të paguar të vitit 2024:Rick Smith, Axon Enterprise – $164,525,721Jim Anderson, Coherent – $101,497,009Brian Niccol, Starbucks – $95,801,676Larry Culp, GE Aerospace – $87,393,875Michael Arougheti, Ares Management – $85,381,842Satya Nadella, Microsoft – $79,106,183Tim Cook, Apple – $74,609,802Greg Lehmkuhl, Lineage – $69,341,442David Gitlin, Carrier Global – $65,554,845Ted Sarandos, Netflix – $61,922,397Në krye të listës qëndron Rick Smith, drejtuesi i Axon Enterprise, kompania e armëve “Taser” dhe kamerave të policisë, me një pagesë që kaloi çdo rekord.Sipas ekonomistëve, kjo rritje e jashtëzakonshme e pagave të CEO-ve nuk është domosdoshmërisht rezultat i rritjes së produktivitetit apo fitimeve të kompanive, por një pasojë e ndryshimeve në mënyrën e kompensimit dhe në balancën e fuqisë brenda korporatave.Ndërkohë, pagat e punonjësve të zakonshëm kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për dekada, duke thelluar ndjeshëm pabarazinë ekonomike në SHBA.Në një kohë kur fitimet e korporatave janë në nivele historike, hendeku mes drejtuesve dhe punonjësve po kthehet në një tregues simbolik të mënyrës se si shpërndahet pasuria dhe vlerësohet puna në ekonominë amerikane të viteve të fundit. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Menaxhimi i mbledhjeve: Këshillat më të mira për t’i bërë ato efektive

    Menaxhimi i mbledhjeve: Këshillat më të mira për t’i bërë ato efektive

    Mbledhjet janë një nga mjetet më të përdorura në çdo organizatë, por shpesh shndërrohen në burim stresi, humbje kohe dhe pakënaqësie.Ekspertë të ndryshëm të menaxhimit sugjerojnë një sërë praktikash që ndihmojnë drejtuesit të drejtojnë takime më produktive, duke rritur angazhimin e ekipit dhe duke shmangur pasojat negative.Një nga sfidat më të mëdha për menaxherët është udhëheqja e bisedave të tensionuara.Për të mbajtur qetësinë dhe për të shmangur përshkallëzimin, rekomandohet vizualizimi i takimit përpara, mendimi pozitiv mbi rezultatet e mundshme, si dhe përcaktimi i qartë i arsyes së mbledhjes.Po aq i rëndësishëm është edhe momenti i shkurtër para dhe pas mbledhjes për t’u përqendruar dhe për të rifituar qetësinë.Pjesëmarrja. Mungesa e angazhimit në mbledhje dëmton bashkëpunimin dhe vendimmarrjen.Për ta ndryshuar këtë, drejtuesit duhet të bëjnë të qartë sjelljet që priten, të japin shembull me modelimin e tyre dhe të njohin publikisht kontributet pozitive.Mbledhjet hibride. Në kushtet e punës hibride, takimet virtuale janë bërë të zakonshme, por shpesh sjellin ulje të pjesëmarrjes.Këshillohet që kultura e mbledhjeve të shihet si pjesë e kulturës së kompanisë, të identifikohen drejtuesit më aktivë të takimeve dhe të trajnohen, si dhe të përdoren të dhënat që ofrojnë platformat online për të matur nivelin e angazhimit.Kurioziteti. Mbledhjet që dalin nga tema ose bëhen të mërzitshme mund të rregullohen duke nxitur kuriozitet.Drejtuesit duhet të kërkojnë nga pjesëmarrësit të përkufizojnë qëllimin e mbledhjes në një fjali dhe të pyesin vazhdimisht për mendimet e tyre.Përmirësimi. Edhe kur drejtuesi nuk është ai që e udhëheq takimin, pjesëmarrësit mund të ndërhyjnë me delikatesë.Para takimit mund të kërkohet një axhendë ose material përgatitor; gjatë mbledhjes mund të rikujtohet qëllimi dhe të rikthehet fokusi; pas saj mund të dërgohet një përmbledhje për të sqaruar hapat e mëtejshëm.Rishikimi. Takimet e shumta individuale shpesh krijojnë fragmentim dhe mendësi të izoluar.Rekomandohet që ato të përdoren për zhvillim, duke u mbajtur më rrallë e më gjatë, ndërsa vendimmarrja operative të zhvendoset në mbledhje mbi kapacitetet kryesore të organizatës. Kjo e lejon ekipin ekzekutiv të përqendrohet në strategjinë afatgjatë dhe prioritetet kryesore.Në thelb, udhëheqja e mbledhjeve efektive kërkon planifikim, disiplinë dhe një qasje gjithëpërfshirëse.Menaxherët që arrijnë të kultivojnë këtë aftësi jo vetëm që rrisin produktivitetin e ekipit, por edhe forcojnë kulturën e bashkëpunimit në organizatë. / HBR, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Flet eksperti i sigurisë rrugore: Monopatinat të njihen si mjete, drejtuesit të kryejnë kurs disaditor

    Flet eksperti i sigurisë rrugore: Monopatinat të njihen si mjete, drejtuesit të kryejnë kurs disaditor

    Marseda Qefalia/ Qarkullimi me monopatina në Tiranë prej disa kohësh është normalitet pasi i gjen në çdo rrugë. Shtimi i përdoruesve të këtyre mjeteve elektrike për të lëvizur, ka shtuar edhe rreziqet që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit prej drejtuesve të tyre.
    Nga një vëzhgim nëpër rrugët e kryeqytetit shihet se shumë përdorues të monopatinave nuk respektojnë korsitë e dedikuara për to dhe shpesh lëvizin në trotuar apo në korsitë e automjeteve, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

    Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) shprehet se futja në qarkullim e monopatinave vitet e fundit, ka krijuar problematika jo të vogla në sigurinë rrugore.

    “Ato kanë krijuar një qarkullim kaotik, jo normal, të pasigurtë për ata që i përdorin dhe për drejtuesit e mjeteve të tjera si dhe për këmbësorët për shkak të mosnjohjes dhe të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor”, tha Qibini.

    Në ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Rrugor në vitin 2023, monopatinat hynë në kategorinë e biçikletave dhe sipas ekspertit Qibini “akoma nuk ka një draftprojekt për mënyrën e përdorimit të monopatinave”.
    Eksperti i sigurisë rrugore sugjeron se “së pari monopatinat duhet të klasifikohen si mjete sipas përcaktimeve të nenit 47 të Kodit Rrugor, pasi ato hyjnë midis biçikletës (mjet me pedal) dhe çiklomotorit”.
    “Duhet të kenë një nr. identifikues, duhet të pajisen me librezë që të njihet se kush është pronar i monopatinës, të përcaktohet mosha e drejtuesit të monopatinës, dhe të shihet mundësia e një kursi disaditor për t’u trajnuar me rregullat e qarkullimit rrugor”, vijoi Qibini.
    Sipas ekspertit, “duke parë statistikat e përfshirjes së tyre në aksidente me dëme materiale dhe shëndetësore është e nevojshme të pajisen me TPL, kontratë (policë) sigurimi me qëllim që çfarëdo dëmi që ato shkaktojnë të mbulohet nga kompanitë e sigurimit”.
    Qibini theksoi se drejtuesit e monopatinave “duhet të qarkullojnë me kaskë mbrojtëse, dhe s’duhet të qarkullojnë dy persona në një monopatinë”.
    “Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të marrë nismën për hartimin e draftprojektit për përdorimin e monopatinave dhe skuterëve, duke tërhequr mendimin e ekspertëve të sigurisë rrugore, dhe DPSHTRR dhe të Autoritetit Rrugor”, theksoi Qibini.
    I pyetur për rregullat bazë të qarkullimit që duhet të respektojnë drejtuesit e monopatinave në qytet, Qibini shprehet se “si gjithë përdoruesit e mjeteve të tjera, duhet të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”.
    “Së pari, duhet të qarkullojnë në kufirin ekstrem të djathtë të karrexhatës, të korsisë së djathtë, të respektojnë sinjalistikën e ndritshme, semaforët, të mos qarkullojnë kundra sensit të lëvizjes, të mos qarkullojnë mbi trotuar, të respektojnë këmbësorët kur ata kalojnë mbi vijat e bardha të kalimit të këmbësorëve, pra drejtuesit e monopatinave janë përdorues mjetesh, që duhet të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor si të gjithë drejtuesit e automjeteve”, u shpreh Qibini.ATSH

  • Nga Braçe, te Klosi e Xhafaj / Fushata e Tiranës, PS cakton drejtuesit e njësive (EMRAT)

    Nga Braçe, te Klosi e Xhafaj / Fushata e Tiranës, PS cakton drejtuesit e njësive (EMRAT)

    Partia Socialiste ka vendosur se cilët do të jenë drejtuesit e njësive për fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
    Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive
    Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1
    Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
    Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
    Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
    Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
    Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
    Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
    Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
    Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
    Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Nj.10
    Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
    Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
    Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë).
    Ashtu siç ishte paralajmëruar u zhvillua këtë pasdite mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, e thirrur nga kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama. Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, të cilat përveç Tiranës përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit.
    Në mbledhje morën pjesë të gjithë drejtuesit politikë të PS, jo vetëm ata të bashkive që më 9 nëntor do të shkojnë në zgjedhje. Po ashtu ishin të pranishëm edhe ministrat, deputetët, ish-deputetët që nuk morën dot mandat në 11 maj në qarkun e Tiranës, kandidatët që ishin në listë dhe çdo drejtues i strukturës lokale të PS.
    Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe Rama ka shpërndarë të gjitha direktivat për zgjedhjet e 9 nëntorit.
    Mësohet se të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre do të angazhohen në fushatën e Tiranës. Po ashtu përveç drejtuesve politikë në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do tu caktohen zona të caktuara.

  • EMRAT/ Ja si do të ndahen zonat dhe drejtuesit për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

    EMRAT/ Ja si do të ndahen zonat dhe drejtuesit për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte me strukturat socialiste në Tiranë, ka njoftuar ndarjen e zonave sipas njësive ku do të angazhohen drejtuesit politikë të qarqeve sa i përket zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 Nëntorit.
    Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive:
    Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1

    Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
    Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
    Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
    Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
    Blendi Gonxhe, Ceno Klosi –  Nj.6
    Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
    Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
    Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
    Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Nj.10
    Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
    Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
    Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)
    Në këtë mbledhje është diskutuar vetëm për Bashkinë e Tiranës, ndërsa sa i përket bashkive të tjera si Berati, Tepelena, Cerriku, Vlora dhe Mati do të ketë një tjetër mbledhje javën e ardhshme.

  • Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    28 Shtator 2025

    18:59

    Telesport

    Gjatë merkatos së verës, Inter huazoi në ditën e fundit Manuel Akanji nga Manchester City, në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.
    Duke parë që anësori zviceran është përshtatur direkt, drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të presin fundin e sezonit, por janë të gatshëm ta blejnë atë menjëherë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano.
    Deri tani, 30-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje si titullar me ziklatrit, tre në Serie A dhe një në Champions League. Paraqitjet e tij në këto ndeshje kanë qenë të një niveli të lartë, gjë që ka bindur drejtuesit zikaltër të mendojnë blerjen përfundimtare të tij.

  • Drejtuesit e klubit u futën në dhomat e zhveshjes? Maresca: Po, por mos kujtoni se…

    Drejtuesit e klubit u futën në dhomat e zhveshjes? Maresca: Po, por mos kujtoni se…

    28 Shtator 2025

    12:45

    Telesport

    Pas humbjes 3-1 me Brighton, pronarët dhe drejtorët sportivë të Chelsea kanë zbritur në dhomat e zhveshjes. Mediat aluduan se kjo shkaktoi tension në skuadër.
    Trajneri Enzo Maresca, mendon ndryshe. Ai nuk e mohoi si ngjarje, por saktësoi se nuk ka vend për shqetësim. Italiani tha se ky veprim është rutinë, gjë që ndodh pas çdo ndeshjeje.
    “Drejtuesit kanë qenë brenda dhomës së zhveshjes, patjetër, por kjo ndodh gjithmonë. Ne kemi një zyrë aty ku ulemi dhe flasim për ndeshjen. Nuk është asgjë e re”, deklaroi Maresca.

  • Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

    Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

    Pasi shkarkoi Erjon Veliajn dhe formoi grupin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet me në krye Belinda Ballukun, Edi Rama ktheu sytë edhe nga Kuvendi.
    Rreth 90 minuta kryeministri ka diskutuar me Kryeparlamentarin Peleshi, kreun e grupi socialist dhe drejtuesit e majtë të komisioneve të përhershme.
    Mësohet se në këtë takim me dyer të mbyllur në vilën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit, janë ndarë fushat dhe përgjegjësitë e komisioneve të reja.
    Vëmendje e veçantë shkoi për mënyrën si do të funksionojë komisioni i ri i Fatmir Xhafajt, i cili pritet të jetë nismëtar i pr/ligjeve të ndryshme, si urë lidhëse mes institucioneve dhe “kontrollor” i Parlamentit.
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut që drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku pritet të rrëmbejë detyra të Ligjeve dhe jo vetëm. Ndërsa puna e parë e komisioneve parlamentare pritet të nisë me raportimin e institucioneve të pavarura që mbetën “peng” e zgjedhjeve parlamentare.
    Detyrat dhe funksionimi i Parlamentit u ndanë në Vilën qeveritare, një proces që duhej kryer nga vetë aktorët e legjislativit, përfshirë edhe pakicën. “Zbardhjen” e rezultateve të këtij takimi opozitarët do të mësojnë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të Hënën. Pas diskutimeve për kalendarin do të miratohet edhe në seancë plenare rreth mesditës të së njëjtës ditë.
    Ende nuk ka një datë se kur PS do të aktivizojë komisionet e posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale, pavarësisht se për këtë të fundit Edi Rama i ka idetë e qartë, të tkurrë numrin e bashkive në vend.