Tag: drejtuesit

  • Kryetarja e KLP-së zbulon datat kur do të zgjidhen drejtuesit e SPAK dhe të BKH

    Kryetarja e KLP-së zbulon datat kur do të zgjidhen drejtuesit e SPAK dhe të BKH

    Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ka dhënë detaje sot mbi afatet e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të drejtësisë, Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). 
    Nga Kuvendi Bogdani bëri me dije se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa ai për drejtuesin e SPAK-ut është planifikuar të mbyllet në fillim të dhjetorit. 
    “Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH, në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor pritet të finalizohet procesi,” u shpreh Bogdani. 
    Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, kryetarja e KLP-së theksoi se synohet që përzgjedhja të bëhet përpara mbarimit të mandatit të aktualit, në mënyrë që tranzicioni të zhvillohet normalisht. 
    “Për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta në fillim të dhjetorit do të përfundojë procesi, në mënyrë që drejtuesi i ri të marrë detyrën në mënyrë sa më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 dhjetor, kur mbaron mandati i tij,” shtoi Bogdani. 
     

  • Mjegulla pushton aksin Korçë-Maliq, kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve

    Mjegulla pushton aksin Korçë-Maliq, kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve

    Aksi rrugor nacional Korçë-Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Më e dendur ka qenë në afërsi të fshatrave Libonik, Vlocisht, Bulgarec, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit.

    Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.

    Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës dhe në rrugën e re Qukes – Qafë Pllocë ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve.

    Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor.

  • FOTOT/ “Ju të PS keni dosje, ata kanë mëkatet e tyre”, si reagojnë Dumani e Çela gjatë debatit në Kuvend për pyetjet e deputetëve

    FOTOT/ “Ju të PS keni dosje, ata kanë mëkatet e tyre”, si reagojnë Dumani e Çela gjatë debatit në Kuvend për pyetjet e deputetëve

    Drejtuesit e Institucioneve të Drejtësisë do të raportojnë sot për punën e tre, ndërsa do t’u përgjigjen edhe pyetjeve që u janë adresuar nga deputetët.

    Seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të pavarura, është parashikuar të zgjasë për gati 12 orë, që do të pasohet më pas edhe me debat.
    Por deputetët e opozitës kërkojnë që pyetjet t’i bëjnë me gojë në momentin që do të raportojnë drejtuesit, dhe jo më shkrim.
    E ndërsa vijon debati për të lejuar që pyetjet të bëhen me gojë, Altin Dumani, Adnan Xholi, Olsian Çela dhe Kloidian Braho, po ndjekin seancën nga llozha e Kuvendit.
     

    Top Channel

  • Krerët e institucioneve të drejtësisë përfshirë Dumanin raportojnë sot në kuvend, pritet përballja me Berishën

    Krerët e institucioneve të drejtësisë përfshirë Dumanin raportojnë sot në kuvend, pritet përballja me Berishën

    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe atyre të pavarura.Në seancë do të marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e institucionit që ai drejton. Kjo pritet të jetë edhe përballja e parë në sallën e Kuvendit mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut.
    Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet seanca, pasi herën e kaluar kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që deputetët të mos lexojnë pyetjet për drejtuesit e institucioneve, pasi i kanë nisur më herët me shkrim, vendim ky që tensionoi situatën dhe si rezultat PS vendosi të votojë e të mbyllë seancën.
    PD i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve.
    Përveç SPAK-ut, sot në parlament do të raportojnë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe për secilin raportim deputetët kanë 150 minuta kohë në dispozicion për diskutime.
    Por në parlament do të votohet ngritja e komisionit të reformës territoriale dhe reformës zgjedhore. Ky pritet të jetë i vetmi moment konsensual i parlamentit, pasi PS ka pranuar kërkesën e opozitës për barazi anëtarësh në të dy komisionet dhe deputetët demokratë do të votojnë pro.
     

  • Drejtësia jep ‘llogari’ në Kuvend! Dumani përballë Berishës që prej dosjes ‘Partizani’

    Drejtësia jep ‘llogari’ në Kuvend! Dumani përballë Berishës që prej dosjes ‘Partizani’

    Altin Dumani

    TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare. Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:00. Në rendin e ditë është përcaktuar ngritja e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, për Reformën Adminstrativo-Territoriale, si edhe raportimi i veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, ILD-së dhe KLGJ-së.
    Kjo seancë shënon përballjen e parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, prej momentit që Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën për korrupsion ndaj liderit të opozitës. Dumani do t’u përgjigjet në parlament pyetjeve të deputetëve për veprimtarinë e këtij institucioni.
    Ndërkohë Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ZËRI

  • IA po hyn në zyra dhe po largon punonjësit

    IA po hyn në zyra dhe po largon punonjësit

    Vetëm tre vite pas shpërthimit të gjeneratës së re të inteligjencës artificiale, drejtuesit e korporatave në SHBA po e bëjnë të qartë: revolucioni teknologjik po ndryshon rrënjësisht strukturën e punës.Nga bankat te industria e makinave dhe tregtia me pakicë, kompani si JPMorgan, Goldman Sachs, Ford, Salesforce, Walmart, Amazon apo Klarna po njoftojnë se shumë prej pozicioneve tradicionale po zëvendësohen nga sistemet me IA.Sipas Goldman Sachs, 6–7% e punonjësve amerikanë rrezikojnë humbjen e vendit të punës për shkak të automatizimit. Të dhënat e Stanford Digital Economy Lab tregojnë se punësimet fillestare në sektorët e ekspozuar ndaj IA janë ulur me 13%, kryesisht në zhvillimin e softuerëve, shërbimet ndaj klientit dhe punët administrative.“Jemi në fillimin e një procesi shumëvjeçar që do të ketë ndikim të madh në tregun e punës”, paralajmëron Gad Levanon nga Burning Glass Institute.Automatizimi nuk është risi: historia njeh shtypshkronjën, bankomatët apo kasat vetëshërbyese që kanë zëvendësuar punën njerëzore. Por ritmi i sotëm është shumë më i shpejtë.World Economic Forum llogarit se deri në vitin 2030, IA, robotika dhe automatizimi do të zhvendosin 92 milionë vende pune, por do të krijojnë 170 milionë të reja në kërkim, zhvillim dhe siguri teknologjike.Në praktikë, ndryshimet tashmë kanë nisur. CEO i Salesforce, Marc Benioff, tha se IA tashmë kryen deri në 50% të ngarkesës së punës në kompani.Ford parashikon që teknologjia do të “zëvendësojë gjysmën e punonjësve të zyrave”. Në Walmart, Doug McMillon beson se “IA do të ndryshojë çdo punë”.Në bankat e mëdha, drejtuesit po urdhërojnë ndalimin e punësimeve të reja, ndërsa sistemet e inteligjencës po përdoren për vendimmarrje dhe menaxhim produktiviteti.Edhe gjigantët e teknologjisë po ndjekin të njëjtën rrugë. Amazon pranon se do të ketë një ulje të stafit korporativ për shkak të IA, ndërsa Palantir synon të rrisë të ardhurat dhjetëfish, duke reduktuar stafin me 12%.Klarna ka shkurtuar 40% të punonjësve, ndërsa Shopify u kërkon ekipeve të justifikojnë çdo kërkesë për personel të ri nëse IA nuk mund ta kryejë më shpejt detyrën.Në sektorin e automobilëve, drejtuesit shohin një të ardhme ku IA do të shesë makina pa ndërhyrje njerëzore.Një sondazh i 500 tregtarëve amerikanë nga Phyron tregon se gjysma beson se deri në vitin 2027, sistemet e inteligjencës do të merren vetë me marketingun, pyetjet e blerësve, negociatat dhe shitjen finale.Ndërkohë, në tregun e punës, ndikimi ende nuk reflektohet plotësisht në shifra.Pavarësisht rritjes së ngadaltë ekonomike, papunësia në SHBA mbeti 4.3% në shtator, sipas Chicago Fed. Studime nga Yale dhe New York Fed e quajnë ndikimin aktual “të kufizuar dhe të përqendruar”, por pritet që efektet të thellohen me kalimin e viteve.Ekspertët e punësimit si Erik Brynjolfsson nga Stanford theksojnë se punët fizike, infermierë, ndërtues, teknikë, janë më të mbrojtura për momentin.Por për punonjësit në teknologji, shërbime dhe zyrat e korporatave, sfida sapo ka nisur. “Do të ketë më shumë turbullira në të dyja drejtimet,” thotë Brynjolfsson. “Duhet të përgatisim fuqinë punëtore për epokën e re të inteligjencës artificiale.”/ CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zbulohet kërkesa e parë e Kompany pas rinovimit me Bayern, kushton 40 milionë euro

    Zbulohet kërkesa e parë e Kompany pas rinovimit me Bayern, kushton 40 milionë euro

    22 Tetor 2025

    19:57

    Telesport

    Ditën e djeshme, Bayern Munich zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me Vincent Kompany deri në vitin 2029. Për të çuar më tej projektin e tij, trajneri belg ka disa kërkese speciafike për drejtuesit e klubit bavarez në lidhje me merkaton.
    Dëshira e parë e Vincent Kompany është argjentinasi i Strasbourg, Valentin Barco. Me transferimin përfundimtar te Strasbourg, 21-vjeçari u shndërrua nga mbrojtës i majtë në mesfushor qendror dhe po shkëlqen në këtë rol dhe pozicion të ri.
    Aftësitë e tij në mesfushë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, mes tyre edhe të Bayern. Drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm të paraqesin një ofertë deri në 40 milionë euro për yllin e ri argjentinas. Bayern do të tentojë transferimin e tij në merkaton e janarit, në rast se nuk ia del, atëherë Barco do jetë objektivi kryesor i verës së ardhshme.

  • Pasi mundi Liverpool, Ruben Amorim ka një kërkesë për drejtuesit e Man. United

    Pasi mundi Liverpool, Ruben Amorim ka një kërkesë për drejtuesit e Man. United

    21 Tetor 2025

    17:29

    Telesport

    Pas fitores ndaj Liverpool, 1-2 në transfertë në “Anfield”, te Manchester United është rritur shumë optimizmi. “Daily Express” raporton se Ruben Amorim ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Ousmane Diomande, i cili konsiderohet si një element cilësor për projektin që ka në mendje trajneri portugez i “Djajve”.
    21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë luan si qendërmbrojtës me Sporting Lisbon dhe konsiderohet si një futbollist i ri me të ardhme të madhe. Ruben Amorim e sheh atë si njeriun  e duhur për t’u përfocuar në qendrën e mbrojtjes, repart ku ka pasur jo pak probleme.
    Sporting Lisbon e vlerëson Diomande 50-60 milionë euro, për të ka interes edhe nga klube të tjera të Premier League si Chelsea e Man. City.

  • KLP miraton kandidatët për kreun e SPAK, katër prokurorë në garë për të pasuar Dumanin

    KLP miraton kandidatët për kreun e SPAK, katër prokurorë në garë për të pasuar Dumanin

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot në orën 10:00 për të nisur shqyrtimin e dokumentacionit të katër kandidatëve që kanë shfaqur interes për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
    Në garë janë Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj – të gjithë prokurorë aktualë të SPAK me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe të angazhuar në çështje me ndjeshmëri të lartë.
    Pas verifikimit të kushteve ligjore dhe dokumentacionit, kandidatët do të ftohen për t’u intervistuar publikisht nga KLP.
    Gjatë këtij procesi të hapur, do të vlerësohen përvoja profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një institucion që ndodhet nën vëmendjen më të lartë publike.
    Ky proces vjen në prag të përfundimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit më 18 dhjetor, i cili ka drejtuar SPAK-un gjatë një periudhe me hetime të rëndësishme ndaj figurave të larta politike dhe grupeve kriminale në vend.
    Në fillim të mbledhjes, fjalën e mori anëtari Zeqir Hoda, i cili tha se për shkak të procedurave i duhej kohë që të shqyrtonte aktet ligjore nëse gjithçka ishte konform rregullave, para se të votonte.
    Zeqir Hoda, anëtar:
    “Sikurse është përgjegjësia ligjore dhe kushtetuese e këtij institucioni, për të marrë të dhënat e nevojshme, vlerësoj që duhet të largohem nga votimi i seancës për këtë çështje. Po qëndroj, meqë procedura nuk është hapur ende.”
    Vatë Staka, anëtar:
    “Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para tre ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAK… Nuk jam në gjendje të them nëse është në konflikt interesi apo jo, por do ta gjykojmë në një seancë të posaçme.”
    Sokol Stojani, anëtar:
    “Këshilli, me vendimin nr. 318 të vitit 2022, ka emëruar në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorin Altin Dumani për një mandat trevjeçar. Duke qenë se mandati i drejtuesit aktual mbaron më 18 dhjetor 2025, Këshilli, brenda afateve ligjore, mendoi se duhej të niste procedura për zgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.Më datë 17.09 është publikuar thirrja për konkurrim për pozicionin drejtues të Prokurorisë së Posaçme, të parashikuar në nenin 148/dh pika 3 të Kushtetutës, nenet 52 pika 5, 7 dhe 8 të ligjit nr. 96/2016, etj., për të gjithë prokurorët e kësaj strukture që plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e drejtuesit, për të aplikuar deri më datë 08.10.2025. Në përmbyllje të këtij afati, rezulton se kanë aplikuar katër kandidatë në garë, të cilët sipas tij plotësojnë kushtet. Aplikantët duhet të jenë prokurorë të SPAK dhe të mos jenë drejtues. Po ashtu, një tjetër kusht është fakti që kandidatët duhet të kenë paraqitur platformë dhe të mos kenë masë disiplinore. Ne i propozojmë Këshillit miratimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet paraprake për kandidim për vendin e drejtuesit të SPAK,” tha ai.

  • Yamal bëhet “mollë sherri” në Barcelonë, Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

    Yamal bëhet “mollë sherri” në Barcelonë, Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

    Tension në kampin blaugrana. Në Barcelonë ka shpërthyer një përplasje e brendshme mes trajnerit Hansi Flick dhe drejtuesve të klubit, me në qendër talentin e ri Lamine Yamal.
    Gjithçka nisi pas një vonese të lojtarit në stërvitje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Flick, i njohur për disiplinën e tij, kishte vendosur ta lërë jashtë formacionit titullar, por nga lart erdhi ndërhyrja: drejtuesit, me ndikimin e afërt të presidentit Laporta, i kërkuan që ta aktivizonte lojtarin nga minuta e parë.

    Trajneri gjerman nuk e priti mirë ndërhyrjen, duke e parë si një cënim të autoritetit të tij. Sipas burimeve nga brenda klubit, ai ka kërkuar që vendimet teknike t’i përkasin ekskluzivisht stafit dhe të mos ketë ndërhyrje të tilla në të ardhmen.
    Ndërkohë, klubi mundohet ta minimizojë ngjarjen, ndërsa rrethi i Yamal mohon çdo sjellje të pahijshme nga ana e lojtarit. Talenti i ri aktualisht është jashtë fushave për shkak dëmtimi, por pritet të rikthehet në kohë për sfidën ndaj Gironës, në prag të El Clasicos.
    © BalkanWeb