Tag: drejtuesit

  • Skandali në Miss Universe 2025/Drejtuesi ofendon meksikanen, konkurrentet lënë garën

    Skandali në Miss Universe 2025/Drejtuesi ofendon meksikanen, konkurrentet lënë garën

    Konkursi i Miss Universe 2025, që zhvillohet këtë vit në Bangkok, është përfshirë nga një skandal i madh pas një përplasjeje të hapur midis drejtuesit tajlandez të garës, dhe Miss Meksika.
    Ajo që pritej të ishte një festë bukurie dhe fuqizimi për gratë u kthye në një moment tensioni dhe polemikash. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie shpërndarjeje çmimesh, e transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të konkursit në Facebook.
    Drejtuesi tajlandez e pyeti Miss Meksikën për mungesën e saj në një xhirim sponsori më herët gjatë ditës dhe, pasi ajo nuk dha menjëherë përgjigje, e quajti “budallaqe” përpara të gjithëve.
    Bosch refuzoi të poshtërohej dhe ruajti dinjitetin e saj duke u larguar nga ceremonia në heshtje.
    Momente më vonë, disa konkurrente të tjera, përfshirë edhe fituesen actual të Miss Universe, e ndoqën atë në shenjë solidariteti, duke e bërë këtë akt simbol të fuqizimit dhe respektit ndaj grave. 
    “Të mbrosh veten nuk është gjithmonë e lehtë. Por është një nga aktet më të rëndësishme të vetërespektit dhe forcës që mund të tregosh. Mjaft më, zërat tanë do të dëgjohen fort dhe qartë”- shkroi ajo në Instagram.
    Bosch, ndërsa fliste me gazetarët, theksoi respektin e saj për Tajlandën dhe Miss Universe, por e bëri të qartë se dinjiteti personal kishte rëndësi. 
    “Ajo që bëri regjisori ishte mungesë respekti. Askush nuk do të më bëjë kurrë të ndihem e vogël.”- tha Mis Meksika. Klipet e momentit u përhapën shpejt në TikTok, Instagram dhe X, duke krijuar një valë mbështetjeje për Bosch, ndërsa fansat, ish-garuesit dhe drejtorët kombëtarë dënuan sjelljen e drejtuesit. Organizata e Miss Universe dhe Miss Universe México reaguan menjëherë, duke riafirmuar angazhimin e tyre për respekt, siguri dhe bashkëpunim, dhe duke dërguar një delegacion të nivelit të lartë drejt Tajlandës për të siguruar një mjedis profesional për të gjithë pjesëmarrësit.
    Si pasojë e incidentit, pjesëmarrja e drejtuesit tajlandez në aktivitetet e këtij viti është e kufizuar ose e ndaluar plotësisht. Ai më pas kërkoi falje përmes një transmetimi në TikTok dhe Instagram, duke pranuar se mund të kishte pasur keqkuptime lidhur me pritshmëritë e komunikimit.

  • Aksident/ Plagosen drejtuesit e dy automjeteve

    Aksident/ Plagosen drejtuesit e dy automjeteve

    Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Koplik–Bajzë”, në Malësi të Madhe.
    Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. V., 55 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga A. Gj., 20 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

    Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

    Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:40 në aksin “Koplik–Bajzë”, në Malësi të Madhe.

    Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. V., 55 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga A. Gj., 20 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

    Top Channel

  • Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

    Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

    Prefektja e Qarkut Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë – takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë
     
    Ditën e sotme, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka zhvilluar një vizitë prezantuese në qytetin e Sarandës, ku ka mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve vendore dhe drejtues të shërbimeve publike.
     

     
    Gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve shtetërore, prefektja theksoi rëndësinë e monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të programit të qeverisë, duke kërkuar më shumë angazhim, bashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e politikave publike, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
     
    Një prej ndalesave të saj ishte në Shërbimin Zjarrfikës të Sarandës, ku prefektja Allushi u njoh nga afër me kushtet e punës dhe mjetet e ndërhyrjes që disponon ky sektor. Ajo bashkëbisedoi me punonjësit zjarrfikës për nevojat, vështirësitë dhe kërkesat që kanë në përballjen me emergjencat, sidomos gjatë sezonit turistik.
     
    Në përmbyllje të ditës, Prefektja zhvilloi një takim me drejtuesit e MZSH-ve dhe strukturave të emergjencave civile të bashkive Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë për situatat emergjente në të gjithë qarkun Vlorë.
     
    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Buffon “bekon” Spallettin te Juventusi: Zgjedhja më e mirë, Tudor nuk pati empati me drejtuesit

    Buffon “bekon” Spallettin te Juventusi: Zgjedhja më e mirë, Tudor nuk pati empati me drejtuesit

    Gianluigi Buffon, kapiteni legjendar i Italisë dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares axurre, foli mbi të ardhmen e tij, kombëtaren dhe Serie A. Ai tha se dëshiron të bëhet drejtues sportiv i një klubi, pa përjashtuar as Juventusin dhe kombëtaren, duke theksuar se duhet të marrë parasysh çdo mundësi profesionale.
    Buffon e vlerësoi Spallettin si zgjedhjen më të mirë për Juventusin, pas shkarkimit të Tudor: “Zgjedhja e Luciano mund të sjellë rezultatet që tifozët dhe klubi presin. Më vjen keq që nuk e pamë nga fillimi i sezonit, me përgatitjen dhe zgjedhjet e lojtarëve”.
    Për shkarkimin e Tudor, tha: “Me të duket se ka pasur një problem empatie me drejtuesit. Duke lexuar gazetat, kjo është ajo që ka dalë, por të vërtetën e di vetëm ai që është brenda. Flas për empatinë me drejtuesit. Duke parë 2-3 intervistat e fundit që ka dhënë, mendoj për atë pas ndeshjes me Como”.
    Për Gattuson te kombëtarja: “Zgjedhje spontane, funksionale për grupin”. Për sfidën ndaj Norvegjisë: “Vlen për autoritetin tonë në mars”. Buffon theksoi rëndësinë e trajnerëve të përshtatshëm për një klub dhe periudhë historike, duke vlerësuar gjithashtu Massimiliano Allegrin te Milani dhe rolin e tij në funksionimin e grupit. Ai nënvizoi se fazat e vështira, pas periudhave me fitore, kërkojnë kohë dhe drejtues të duhur.

  • Tuneli i Llogarasë/ SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH dhe drejtuesit të KESH

    Tuneli i Llogarasë/ SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH dhe drejtuesit të KESH

    Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuza ndaj ish-kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtuesit të KESH, Erald Elezit, si dhe dy shtetasve të tjerë. Të katërt janë të përfshirë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në procedura tenderimi në lidhje me Tunelin e Llogarasë.
    SPAK njofton se hetimet ndaj tyre kanë të bëjnë me verifikimin e procesit të tenderimit dhe respektimin e ligjit në dhënien e kontratave publike. Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli u paraqit sot në SPAK në orën 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderi. Mësohet se i është komunikuar akuza e ‘shkeljes së barazisë’ për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

  • Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen si drejtues politik i Vlorës: Për një PD më të fortë duhet një…

    Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen si drejtues politik i Vlorës: Për një PD më të fortë duhet një…

    Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, bën po ashtu me dije se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
    “Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncimit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati”, shkruan Leskaj.
    Në vijim ai shprehet se për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj.
    “Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja. Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë”, nënvizon ai.

  • I doli kundër Berishës/ Deputeti Bujar Leskaj, jep dorëheqjen nga drejtimi i PD në Vlorë

    I doli kundër Berishës/ Deputeti Bujar Leskaj, jep dorëheqjen nga drejtimi i PD në Vlorë

    Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Vlorës për PD, Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi politik në këtë qark.
    Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Leskaj shprehet se PD ka nevojë të nisë “një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjmë për të konsoliduar besimin tek qytetarët”.
    “PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjmë për të konsoliduar besimin tek qytetarët.
    Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.
    Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalist si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen”, shprehet Leskaj.
    Ju rikujtojmë se pas përplasjeve për Primaret, Leskaj ka sfiduar urdhërat e partisë duke marrë pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
    Gjatë protestës, Leskaj u shpreh për gazetarët: “Kush po e rruan për urdhërat”, duke i larguar më pas mikrofonin një prej tyre.
    Ky veprim vjen në një kohë kur PD po kërkon të mbajë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje, por Leskaj ka zgjedhur të shfaqë hapur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, pavarësisht urdhrave të partisë.
    Reagimi i plotë:

  • Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH-së dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

    Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH-së dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

    Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ka dhënë detaje sot mbi afatet e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të drejtësisë, Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
    Nga Kuvendi Bogdani bëri me dije se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa ai për drejtuesin e SPAK-ut është planifikuar të mbyllet në fillim të dhjetorit.
    “Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH, në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor pritet të finalizohet procesi,” u shpreh Bogdani.Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, kryetarja e KLP-së theksoi se synohet që përzgjedhja të bëhet përpara mbarimit të mandatit të aktualit, në mënyrë që tranzicioni të zhvillohet normalisht.
    “Për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta në fillim të dhjetorit do të përfundojë procesi, në mënyrë që drejtuesi i ri të marrë detyrën në mënyrë sa më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 dhjetor, kur mbaron mandati i tij,” shtoi Bogdani.
    Mirela Bogdani: Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët besohet se rreth 10 nëntor të finalizohet procesi. Ndërsa për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta fillimi i dhjetorit por jemi duke e diskutuar me anëtarët e këshillit, besoj se do të përfundojë procesi nga fillimi i muajit dhjetor që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës në mënyrë më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 kur mbaron mandati i drejtuesit aktual.

  • “Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

    “Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

    30 Tetor 2025

    17:14

    Telesport

    Santiago Gimenez mund të largohet vetëm pas një viti nga Milan. Sulmuesi meksikan u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së janarit në fillim të këtij viti për 35 milionë euro, por deri tani nuk ka bindur aspak te kuqezinjtë.
    “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Santiago Gimenez ka në dispozicion dy muaj, ose më saktë tetë ndeshje, për të bindur drejtuesit e klubit kuqezi që të mos e largojnë gjatë merkatos së janarit.
    Gjatë merkatos së verës, meksikani u përfol për një shkëmbim kokë më kokë me sulmuesin e Romës, Artem Dovbyk, por në fund marrëveshja mes palëve nuk u realizua dot.
    Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2029, Gimenez mund të largohet që në merkaton e janarit në rast se nuk bind drejtuesit në 8 ndeshjet e mbetura deri atëherë.