Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne (14 prill), në aksin Lezhë-Laç.
Dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit. Nga përplasja e automjeteve, bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej makinave është plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll dhe mjekim.
Shkak i aksidentit dyshohet një manovër e gabuar e drejtuesit të një prej mjeteve.
Tag: drejtuesit
-

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga drejtuesit!
-

LIVE! Me daulle dhe valle/ PS hap fushatën, fjalime nga drejtuesit e qarqeve dhe Rama
Ka nisur tubimi i organizuar për çeljen e fushatës elektorale të PS, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Sakaq, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Skëndërbej’, duke përshkuar rrugën nga selia e PS-së për në vendin ku është vendosur të çelet fushata e sotme.
Rama i kombinuar në veshjen e tij me simbolet e BE-së, ka takuar një pjesë të të pranishmëve gjatë mbërritjes së tij.Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama.
Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.
Ndërkohë ditën e djeshme Rama ka mbledhur gratë socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, aktivitete që zgjati rreth 2 orë e gjysmë. Kreu i qeverisë në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që kanë për PS gratë, duke u shprehur se vota e tyre do të jetë vendimtare më 11 maj. -

Me daulle e valle/ Tubimi i 12 yjeve të Europës në sheshin ‘Skënderbej’, PS çel zyrtarisht fushatën
Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit I qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS.
Folësit në këtë tubim është menduar që të jetë vetëm një fjalë nga drejtuesit politik të qarqeve që do të prezantojnë edhe kandidatët, ndërkohë do të kulmojë edhe me fjalën e kryeministrit Rama. Fokusi i tij do të jetë mbi simbolikën e socialistëve në këtë fushatë me ‘Shqipërinë 2030 vetëm me Edin dhe PS’ që është edhe slogani i fushatës së tij. -

Detaje nga çelja e fushatës së PS/ Priten fjalime nga drejtuesit e 12 qarqeve, ‘pika kulmuese’ me kryeministrin Rama
Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më pak se një orë më pas, në mesditë, socialistët do të nisin tubimin i cili hap një muaj “betejë” drejt zgjedhjeve.
Gazetari Ergys Gjençaj ka zbuluar detaje të vogla nga organizimi. “Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama”, tha gjencaj. -

“Çështja juaj, prioritet”/ Spiropali pret drejtuesit e Shoqatës të ish të Përndjekurve: Po punohet për çështje…
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, Kryetarin Et’hem Fezollari dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Aleksandër Marku.
Spiropali diskutoi me z. Fezollari dhe z. Marku mbi disa propozime konkrete të Shoqatës për përmirësimin e legjislacionit për statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve, programeve e shërbimeve, në kuadrin e politikave sociale, kohezionin social dhe drejtësisë sociale në Shqipëri.
“Këto çështje po i trajtojmë me preokupim maksimal institucional, moral e njerëzor dhe respektin për vuajtjet dhe sakrificat e kësaj shtrese gjatë regjimit komunist. Kuvendi po punon dhe do të bashkëpunojë me Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe njëkohësisht nxit e monitoron institucionet shtetërore për të plotësuar të gjitha detyrimet për mbështetjen e ish të përndjekurve”, u shpreh Spiropali. -

Spiropali pret drejtuesit e Shoqatës të ish të Përndjekurve: Çështja juaj, prioritet
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, Kryetarin Et’hem Fezollari dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Aleksandër Marku.
Spiropali diskutoi me Fezollari dhe Marku mbi disa propozime konkrete të Shoqatës për përmirësimin e legjislacionit për statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve, programeve e shërbimeve, në kuadrin e politikave sociale, kohezionin social dhe drejtësisë sociale në Shqipëri.“Këto çështje po i trajtojmë me preokupim maksimal institucional, moral e njerëzor dhe respektin për vuajtjet dhe sakrificat e kësaj shtrese gjatë regjimit komunist. Kuvendi po punon dhe do të bashkëpunojë me Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe njëkohësisht nxit e monitoron institucionet shtetërore për të plotësuar të gjitha detyrimet për mbështetjen e ish të përndjekurve”, u shpreh Spiropali.
-

“Nuk fjeta dot për tre ditë”! Drejtuesi i Bayern tregon sesa e vështirë ishte t’i tregonte largimin nga ekipi Muller: Nuk isha fare rehat kur e takova
Mulleri mbërriti te Bayern Munchen në vitin 2000, kur iu bashkua moshave të kësaj skuadre. Por një ditë më parë, ai bëri të ditur se pas 25 vitesh duhej të ndante rrugët pasi klubi nuk i ofroi mundësinë e vazhdimit të kontratës.
Gjermani tronditi tifozët e Bayernit duke njoftuar se po largohej nga klubi në verë dhe se thjesht ishte i detyruar ta bënte këtë pasi drejtuesit e këtij gjiganti nuk donin t’i ofronin kontratë të re.
Drejtuesit e klubit të Mynihut morën kritika të ashpra për atë që i bënë Muller-it dhe u përpoqën të shpjegojnë pse e morën një vendim të tillë, por duket se vetëm sa i shkaktuan vetes më shumë dëm.
Një nga drejtuesit e Bayernit, Max Eberl, u përpoq të shpjegonte vendimin për të mos zgjatur kontratën e Muller-it dhe tha se ai vetë nuk mund të flinte për tre ditë para se lojtarit me përvojë t’i thuhej se çfarë do të ndodhte më pas.
“Ky është një vendim për të ardhmen e Bayernit. E kuptoj që Muller ishte shumë i zemëruar pas bisedës sonë, por ne duhet të mendojmë për të ardhmen e ekipit dhe të krijojmë vend për lojtarë të rinj dhe më të rinj. Nuk isha rehat as në atë takim. Nuk mund të flija për tre ditë para atij takimi”, tha Eberl. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Rikthehen reshjet e borës! Policia apel drejtuesve të mjeteve
pamje nga ngjarja
KUKËS- Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Kukësi, Dira, Puka e Shkodra janë përfshirë nga moti i keq me era, reshje shiu e dëbore si dhe ulje temperaturash.
Borëpastrueset në Shkodër e Pukë mësohet se janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht ndonëse nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.Njoftimi i policisë:
Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.Bora është rikthyer edhe në disa zona në juglindje të vendit./ZËRI
-

Rikthehen reshjet e borës! Zbardhet veriu dhe juglindja, Policia apel drejtuesve të mjeteve
pamje nga ngjarja
KUKËS- Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Kukësi, Dira, Puka e Shkodra janë përfshirë nga moti i keq me era, reshje shiu e dëbore si dhe ulje temperaturash.
Borëpastrueset në Shkodër e Pukë mësohet se janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht ndonëse nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.
Njoftimi i policisë:
Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.Bora është rikthyer edhe në disa zona në juglindje të vendit./ZËRI
-

Moti i keq, policia thirrje shoferëve: Udhëtoni me kujdes!
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit, kryesisht në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Drejtuesit e automjeteve, policia i këshillon të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Policia thekson rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të shërbimeve të saj në terren dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme, sidomos në zonat malore ku reshjet kanë qenë më intensive.
Për qytetarët që detyrohen të udhëtojnë në zonat e prekura nga dëbora, rekomandohet që automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë për të evituar aksidente dhe bllokime në rrugë. Ndërkohë, borëpastrueset dhe fadromat janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës për të përmirësuar kushtet e lëvizjes.
Njoftimi i policisë:
Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.
Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.