Tag: drejtuesit

  • Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

    Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

    Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat të mirë përfundoi vetëm me dëme materiale.
    Drejtuesit e mjeteve po transportonin fëmijët në shkollë kur ndodhi incidenti, në një degëzim që të çon drejt dy shkollave të qytetit.
    Policia bën me dije se një nga drejtuesit e mjetit nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore në këtë degëzim, çka dyshohet se ka qenë shkak i aksidentit.
    Unaza Veriore është një zonë ku herë pas here ndodhin aksidente, kryesisht për shkak të degëzimeve të shumta në këtë pjesë të rrugës, që e bëjnë lëvizjen më të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes shtesë nga drejtuesit e mjeteve.

  • Xabi Alonso ka dy kushte për drejtuesit e Real Madridit, nëse duan të fitojnë trofe këtë sezon

    Xabi Alonso ka dy kushte për drejtuesit e Real Madridit, nëse duan të fitojnë trofe këtë sezon

    1 Dhjetor 2025

    18:30

    Telesport

    Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e fundit ndaj Girona, i treti rresht për madrilenët në La Liga, duke konfirmuar një krizë të dukshme.
    “Defensa Central” zbulon se Xabi Alonso ka kërkuar ndërhyrje në merkaton e janarit nga drejtuesit e klubit, nëse duan që të fitojnë trofe në fund të sezonit. Alonso ka nevojë për një sulmues të ri për të ndihmuar me presionin dhe për të prishur lojën e kundërshtarit, diçka që as Kylian Mbappé dhe as Vinicius nuk po e bëjnë aktualisht.
    Alonso gjithashtu beson se nevojitet një mesfushor që mund të diktojë ritmin dhe të kontrollojë lojën. Kjo ishte pikërisht arsyeja pse ai kërkoi ardhjen e Martín Zubimendi-t, i cili në fund u transferua tek Arsenal.

  • Bllokohet hyrja e Unazës së Pogradecit, Bashkia njofton drejtuesit e mjeteve: Shkak rënia e gurëve, po punohet

    Bllokohet hyrja e Unazës së Pogradecit, Bashkia njofton drejtuesit e mjeteve: Shkak rënia e gurëve, po punohet

    Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim. Bashkia e Pogradecit ka njoftuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të gjithë drejtuesit e automjeteve se ky vendim është marrë  për shkak të rrezikut të rënies së gurëve.
    “Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë”, njofton Bashkia e Pogradecit në faqen e saj në Facebook.

    Sipas njoftimit, punonjësit në terren do të vijojnë punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës.
    Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.

  • Inter planifikon “vjedhjen” e shekullit, ja plani i frikshëm i zikaltërve

    Inter planifikon “vjedhjen” e shekullit, ja plani i frikshëm i zikaltërve

    25 Nëntor 2025

    16:31

    Telesport

    Pas paraqitjeve të dobëta të Yann Sommer, drejtuesit e Interit kanë piketuar disa emra për të gjetur portierin e ri, pasi zvicerani do të largohet në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë.
    Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, klubi zikaltër i “fiksuar” pas transferimeve me kosto zero, po monitoron me shumë kujdes situatën e Mike Maignan te Milan. Portieri francez nuk ka rinovuar deri tani kontratën që skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas të gjitha gjasave, do të largohet falas nga kuqezinjtë.
    Në këtë situatë, Inter po planifikon “vjedhjen” e shekullit, duke dashur të përforcohet me një nga portierët më të mirë momentalisht në botë dhe padyshim transferimi i mundshëm i Mike Maignan nga rivali historik Miolan tek ziklatrit do të ishte padyshim një goditje historike. Mesa duket, drejtuesit e klubit zikaltër janë gati të plotësojnë kërkesat financiare te Maignan, gjë që po refuzohet të paktën deri tani nga drejtuesit e Milanit.

  • Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    22 Nëntor 2025

    19:32

    Telesport

    “Football Insider” raporton se drejtuesit e Interit po monitorojnë nga afër situatën e Emiliano Martinez dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
    Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thuhet se nuk është plotësisht i kënaqur me Yann Sommer, dhe ndaj ka kërkuar ndërhyrje në portë. Kontrata e portierit zviceran skadon në fund të këtij sezoni, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor.
    Në anën tjetër, Aston Villa është e gatshme ta shesë Martinez këtë dimër, megjithëse tarifa e transferimit mbetet e pazbuluar. Martinez është nën kontratë me Aston Villa deri në vitin 2029, por 33-vjeçari ashtu si edhe në merkaton e verës është në kërkim të një ekipi dhe destinacioni të ri.

  • VIDEO/ Autostrada Tiranë–Durrës në kaos, dy të rinjë sherr mes mjeteve: Ça ke që shef

    VIDEO/ Autostrada Tiranë–Durrës në kaos, dy të rinjë sherr mes mjeteve: Ça ke që shef

    Një sherr mes dy të rinjve ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar këtë të premte në autostradën Tiranë–Durrës. Ngjarja nisi pas një debati të çastit, teksa drejtuesit e makinave ndaluan automjetet paralel në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.
    Pamjet e publikuara nga “JOQ Albania” tregojnë dy të rinjtë duke u goditur me grushte dhe shkelma në krah të autostradës, ndërsa kolonat e makinave shtoheshin. Për disa minuta, trafiku në drejtim të Durrësit u rëndua ndjeshëm, sidomos në orarin e pikut.
    Fillimisht, asnjë nga drejtuesit e tjerë nuk ndërhyri, derisa një shofer që ndodhej në fund të kolonës zbriti për t’i ndarë./JOQ

  • Prokurorja e Sarandës Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

    Prokurorja e Sarandës Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

    Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administrates, si dhe u kërkua të caktohet masa vërejtje publike. Sadikaj i kundërshtoi si të pabazuara e të padrejta pretendimet dhe kërkimet e ILD-së.
    Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.
    Sipas ILD-së, Sadikaj rezulton se ka kryer veprime në kundërshtim me standartet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës. ILD parashtroi se sjellja është kryer në zyrën e drejtuesit dhe për rrjedhojë nga gjasa të ndiqet dhe nga magjistratët e tjerë të së njëjtës zyrë.
    Po ashtu, u ngritën pretendime dhe për kontrollin e kryer në kompjuterat e oficerëve të policisë gjyqësore. Gjatë seancave të mëparshme dëgjimore, u pyetën në cilësinë e dëshmitarit dhe oficerë, lidhur me mënyrën e aksesimit të kompjuterave nga prokurorja Sadikaj.
    Në seancën të mërkurën, Sadikaj parashtroi se pretendimet dhe kërkimi ILD-së bazuarohet në deklarimet e ish-drejtuesit të prokurorisë dhe dy hetuesve, që sipas saj janë subjektivë. Ajo I cilësoi deklarimet e tyre të rreme dhe fyese. Po ashtu, solli në vëmendje se kanë qenë pesë oficerë dhe se nuk e di arsyen përse nuk janë pyetur dhe tre të tjerët. “Të dy ata që janë thirrur e janë yetur, kanë keqintepretuar situatën e kompjuterave”, nënvizoi Sadikaj dhe sqaroi se kontrollin e ka ushtruar për arsye se ka pasur një defekt teknik dhe se ka mësuar që një akt që kishte hartuar ajo vetë, ishte shfaqur pa arsye në një tjetër kompjuter.
    Ajo theksoi se në deklarimet e atyre që janë pyetur ka kundërthënie, pasi njëri prej tyre njëherë ka deklaruar se ka pasur dijeni për arsyen e kontrollit të kompjuterit, ndërsa herën tjetër ka mohuar të dinte arsyen.
    Sadikaj e cilësoi të papërshtatshëm termin e inspektores së ILD-së, se ka hyrë në zyrën e ish-drejtuesit si “e paftuar”. Ajo pretendoi se nuk është konsideruar deklarimi i ish-drejtuesit i cili I ka thënë se nuk del me dosje nga zyra dhe i ka tërhequr dosjet e saj me forcë. Sadikaj pohoi se ato dosje ishin të sajat dhe mbarin emrin e saj. Në vijim, shpjegoi se në e-mailin e parë që i kishte dërguar eprorit, i kishte shënuar se duhej të mbante përgjegjësi për dhunën që kishte ushtruar ndaj saj dhe tek i dyti e kishte cilësuar komunikimin e tij fyes dhe denigrues.
    Ajo shtoi se nuk është verifikuar nga ana e ILD-së, as fakti se përse ata fashikuj që i janë marrë me forcë janë mbajtur aq gjatë në zyrën e ish-drejtuesit.
    Pretendimin e ILD-së se sjellja e Sadikajt do te ndikojë keq në edukimin e magjistratëve të rinj, u konsiderua prej saj si një shkelje flagrante e të drejtave.
    Prokurorja Besiana Sadikaj pretendoi se ILD nuk ka konsideruar ankesat dhe shpjegimet e saj dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës për caktim mase disiplinore.
    Inspektorja Ziguri vërejti se aktet dhe ankesat e dorëzuara nga subjekti nuk janë objekt i këtij hetimi disiplinor dhe prandaj nuk janë përmendur. Sipas saj, po verifikohen në kuadër të një tjetër procedure.
    Këshilli deklaroi përfundimin e seancës dëgjimore dhe u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet në një prej seancave pasardhëse.

  • Flick kërkon një përforcim “big” në mesfushë, Barcelona i vë syrin yllit të Liverpool

    Flick kërkon një përforcim “big” në mesfushë, Barcelona i vë syrin yllit të Liverpool

    11 Nëntor 2025

    20:08

    Telesport

    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një mesfushor difensiv, duke qenë se Marc Casado nuk e bind dhe me siguri spanjolli do të largohet gjatë merkatos së ardhshme. Në këtë pozicion luan edhe Mrc Bernal, por është ende i ri dhe akoma nuk mund të jetë një titullar fiks.
    Për këtë arsye, Flick ka kërkuar një përforcim me patjetër në këtë repart. Drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar Ryan Gravenberch, mesfushorin holandez të Liverpool-it.
    Së pari, Gravenberch dallohet për cilësinë teknike, së dyti mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, bën që ai të jetë një përforcim për të tashmen por edhe për të ardhmen e afërt.
    Edhe pse situata financiare e katalanasve nuk është optimale, drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe synojnë të bëjnë një ofertë afër 50 milionë eurosh për të nënshkruar me holandezin në merkaton e verës së ardhshme.

  • “Opozita nuk po shfrytëzon…”/ Pjesëmarrja e ulët në votime, analisti: PD dhe PS po braktisen nga baza

    “Opozita nuk po shfrytëzon…”/ Pjesëmarrja e ulët në votime, analisti: PD dhe PS po braktisen nga baza

    Analisti Ben Andoni, i ftuar në një studio televizive ka analizuar përqindjen e ulët të pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme vendore që po mbahen në 5 bashki të vendit. Andoni tha se ajo cka po shikohet nga shifrat e ulëta është braktisja e votimeve nga elektorati i majtë dhe i djathtë.
    Sipas analistit, dihet që këto 5 bashki janë bastione të PS dhe Andoni e lidh këtë me mënyrën sesi kryeministri ka trajtuar drejtuesit vendorë. Ndërsa sipas tij, ky është një moment që duhet të ishte shfrytëzuar nga opozita.
    “PD ka një problem shumë të madh, me njohjen e bazës së saj, njerëz që kanë interesa jo vetëm ti mbështesin. Në kohën ku jetojmë PD ka shumë kauza. Janë 61 bashki nga të cilët 60 janë personazhe ose të lidhur me bashkitë janë objekt i SPAK. Ky është një moment që mund ta kthejmë në kauzë. Mënyra si është sjellë Rama me drejtuesit lokalë janë tejet imagjinatës, por dhe nga baza e demokratëve ka mungesë besimi se këto zgjedhje do të përkthehen me më shumë shërbime për ta.
    Ben Andoni: ka një lloj dorëzimi të elektoratit në këto zgjedhje, këto dihet që janë bastione të PS, nga ana tjetër kur është parë që opozita nuk ka treguar kujdesin mjaftueshëm dhe ata kanë një lloj dorëzimi, njerëzit që kanë një kulturë për ta votuar, kanë zgjedhur ta braktisin. Por shifrat nuk janë shumë larg zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 11 maj.
    Por ka gjithnjë e më shumë refuzim pasi vota e tij nuk përkthehet me shërbimet.
    PD ka një problem shumë të madh, me njohjen e bazës së saj, njerëz që kanë interesa jo vetëm ti mbështesin. Në kohën ku jetojmë PD ka shumë kauza. Janë 61 bashki nga të cilët 60 janë personazhe ose të lidhur me bashkitë janë objekt i SPAK. Ky është një moment që mund ta kthejmë në kauzë. Opozita rrotullohet në një qerthull të vogël dhe ata e kanë braktisur bazën.
    Një pjesë e madhe e bazës dhe për PS. Mënyra si është sjellë Rama me drejtuesit lokalë janë tejet imagjinatës. Disa herë kam menduar se konstatimet e tij janë të drejta por mënyra e kritikës është jo e duhur. Pasi ata janë të zgjedhur nga populli. Gjithnjë e më shumë pjesa e më e madhe e buxheteve të bashkive shkon për rroga por jo për investime.

  • Kush do të drejtojë SPAK-un? Karamuço: Katër kandidatë me integritet, por një spikat më shumë

    Kush do të drejtojë SPAK-un? Karamuço: Katër kandidatë me integritet, por një spikat më shumë

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. Në një intervistë televizive, Karamuço tha se këtë herë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka lënë më shumë kohë për vlerësimin e kandidatëve, rreth dy javë pas përfundimit të seancës dëgjimore.
    Ai vlerësoi se të katër kandidatët për drejtimin e SPAK-ut gëzojnë integritet dhe aftësi të larta profesionale, ndërsa theksoi se procesi po ndiqet me kujdes për të garantuar paanshmërinë dhe transparencën. Sipas tij, Altin Dumani mbetet një prej figurave më të forta dhe dinamike në këtë garë, me një profil reaktiv dhe ritëm të lartë pune në hetime.
    “Kjo është një seancë normale lidhur me këto faza. Vitet më parë kemi parë që kjo seancë ka qenë 24 orë para se të votohej drejtuesi i ri. kurse tani kanë dhënë pak më shumë kohë. Mendohet që t’i lihet KLP-së 2 javë kohë nga zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK. Do të shikohet se cili kandidat plotëson më mirë kriteret nga të tjerët.
    Të katërt kandidatët gëzojnë integritet dhe aftësi shumë të mira profesionale. Ata e kanë  një vizion të qartë, që duhet të ecin përpara sipas një shembulli dhe një vazhdimësi të konsoliduar. Kemi dhe prokurorë që kanë marrë dekorata nga shtetet partnere edhe pse nuk bëhen publike. Kanë krijuar një identikit. Ata janë në merak më shumë për garantimin e këtij procesi, që të jetë i paanshëm. Di që kanë lëvizur disa gjëra brenda SPAK, ka pasur dhe një ndihmë nga jashtë.
     Altin Dumani ka një profil shumë të fortë, reaktiv, që nuk ndalet dhe ka një ritëm shumë të shpejtë të provave. Ka dhënë prova që nuk bënë dallim. Nuk mendoj se do të jetë i qetë, por sërish shumë problematik në çështjet që ka, sepse ka profilin e tillë. Do të jetë i fortë krahas të gjithë prokurorëve që bëjnë atë punë”, tha Karamuço.