Tag: drejtuese

  • “Gara nuk është tabu”, Alimehmeti kërkon ndryshim të kupolës drejtuese në PD përpara 2026-ës: Alimehmeti:Nuk mund të..

    “Gara nuk është tabu”, Alimehmeti kërkon ndryshim të kupolës drejtuese në PD përpara 2026-ës: Alimehmeti:Nuk mund të..

    Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese.

    Në një intervistë  për një emision televiziv, Alimehmeti tha se edhe pse mandati i kupolës drejtuese përfundon në vitin 2026-të, ndryshimet nuk janë tabu edhe si të tilla, ato mund të afrohen në kohë.
    “Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme zgjedhore janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi dhe lëvizja e ideve dhe mendimeve, sidomos, duhet të heqim dorë nga mos thënia e gjërave, pasi nuk na çon përpara”, tha Alimehmeti.

    Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Sali Berishës, gara për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duket e mirëpritur për Ilir Alimehmetin.
    “Nëse dikush e ka ambicien dhe dëshiron të garojë, absolutisht çdo ditë që kalon është e humbur dhe duhet ta marrim këtë gjë parasysh. Dhe nuk mund të varet kjo vetëm nga doktor Berisha i cili garon apo në maj. Po të jetë kështu do të thotë që kemi një problem pastaj me këtë personin i cili mund të ketë ambicien drejtuese apo jo”, thotë ai.
    Edhe pse ju bashkua PD-së si prurje e re me rikthimin e Berishës në krye të saj, thotë se procesi i Rithemelimit nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë.
    “Nevojitet një hapje e gjerë, një oksigjen i gjerë sepse ka energji dhe ka njerëz me kontribut Partia Demokratike”, tha Alimehmeti.
    Ilir Alimehmeti i bën thirrje ndërgjegjes së drejtuesve të PD-së të rikthejnë sytë tek meritokracia për të vlerësuar kontributin e dhënë nga demokratët në forma të ndryshme. Sjell në referencë edhe Ervin Salianjin, i cili sikundër thotë kreu burg politik.
     
  • Alimehmeti thyen heshtjen, kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja për pozicionet drejtuese të PD

    Alimehmeti thyen heshtjen, kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja për pozicionet drejtuese të PD

    Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese.
    Në një intervistë për RTSH-në, Alimehmeti tha se edhe pse mandati i kupolës drejtuese përfundon në vitin 2026-të, ndryshimet nuk janë tabu edhe si të tilla, ato mund të afrohen në kohë.
    “Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme zgjedhore janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi dhe lëvizja e ideve dhe mendimeve, sidomos, duhet të heqim dorë nga mos thënia e gjërave, pasi nuk na çon përpara”, tha Alimehmeti.
    Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Sali Berishës, gara për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duket e mirëpritur për Ilir Alimehmetin.
    “Nëse dikush e ka ambicien dhe dëshiron të garojë, absolutisht çdo ditë që kalon është e humbur dhe duhet ta marrim këtë gjë parasysh. Dhe nuk mund të varet kjo vetëm nga doktor Berisha i cili garon apo në maj. Po të jetë kështu do të thotë që kemi një problem pastaj me këtë personin i cili mund të ketë ambicien drejtuese apo jo”, thotë ai.
    Edhe pse ju bashkua PD-së si prurje e re me rikthimin e Berishës në krye të saj, thotë se procesi i Rithemelimit nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë.
    “Nevojitet një hapje e gjerë, një oksigjen i gjerë sepse ka energji dhe ka njerëz me kontribut Partia Demokratike”, tha Alimehmeti.
    Ilir Alimehmeti i bën thirrje ndërgjegjes së drejtuesve të PD-së të rikthejnë sytë tek meritokracia për të vlerësuar kontributin e dhënë nga demokratët në forma të ndryshme. Sjell në referencë edhe Ervin Salianjin, i cili sikundër thotë kreu burg politik.

  • Lëvizjet në kupolën drejtuese të Bashkisë së Tiranës, japin dorëheqjen 4 nënkryetarët! Ja kush i zëvendëson

    Lëvizjet në kupolën drejtuese të Bashkisë së Tiranës, japin dorëheqjen 4 nënkryetarët! Ja kush i zëvendëson

    Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.

    Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
    Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ajo vijon të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.
    Në një takim që zhvilloi pak ditë më parë në këtë institucion, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kërkoi hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Ai paralajmëroi “rifreskim” në nivele drejtuese të Bashkisë Tiranë, sikurse është kërkuar edhe për disa Bashki të tjera në vend.

    Top Channel

  • Operacioni i ‘heshtur’ i Belës në Fier: Nga Veliaj te Subashi

    Operacioni i ‘heshtur’ i Belës në Fier: Nga Veliaj te Subashi

    Menjëherë pasi mori detyrën si drejtuese politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku ndërmori një operacion “fshesa” në strukturat e Partisë Socialiste në Fier dhe thuajse në gjithë qarkun.

    E ngarkuar fuqiplotë nga Rama, pasi pastroi Erion Veliajn në Tiranë dhe vazhdon të pastrojë njerëzit e tij, gjeti kohë të pastrojë edhe në vende të tjera ata që i cilëson privatisht, në biseda me miqtë, si “mbeturina të Lali Erit”, ose thënë ndryshe, mbështetës të tij.

    Armando Subashi ishte njëri prej tyre.

    Por, duke qenë se Armando është i votuar, Bela nisi punën me një sherr me kryetaren e PS-së në Fier, e cila njihet në qytet si “këshilltare” e afërt e kryetarit, përveç posteve drejtuese që ka mbajtur në bashki.

    Adela Hysenaj ishte zgjedhur në vitin 2022 me vota brenda PS-së në Fier si një nga dy bashkëkryetarët, bashkë me Ramion Kurtin.

    Shefe Bela, pasi ia shkarkoi “këshilltaren” nga partia Subashit, ky i fundit guxoi dhe nuk e largoi nga bashkia siç donte ajo, por e mbajti.

    Por karshillëku i Armandos ka pasoja; inati i Belës duket se priste një moment të dytë për të vepruar.

    Pas suksesit në masakrën elektorale në Fier me drejtorët e saj, Bela iu rikthye inatit të vjetër, duke i ndërsyer SPAK-un Adelës dhe e mbylli në shtëpi.

    Nuk dihet se çfarë pasojash do të vijnë nga mungesa e këshillave të Hysenajt dhe cili do të jetë reagimi i Subashit: nënshtrim i plotë ndaj Shefe Belës, apo vijim i luftës së ftohtë.

    Të presim e të shohim.

  • “Asnjë sportist transgjinor në garat e femrave”, Komiteti Olimpik i Amerikës zbaton vendimin e Trump

    “Asnjë sportist transgjinor në garat e femrave”, Komiteti Olimpik i Amerikës zbaton vendimin e Trump

    Sportistët transgjinorë nuk lejohen në garat për femra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u konfirmua nga Komiteti Olimpik Amerikan, i cili njoftoi Federatat e Notit, Atletikës dhe federatat e tjera sportive se ato kanë një “detyrim për t’u pajtuar” me urdhrin ekzekutiv të lëshuar së fundi nga presidenti Donald Trump.
    Politika e re, e njoftuar të hënën me një ndryshim në faqen e Komitetit Olimpik Amerikan dhe e konfirmuar në një letër drejtuar organeve kombëtare drejtuese të sportit, vjen pas një mase të ngjashme të miratuar nga NCAA në fillim të këtij viti, e cila preku notaren Lia Thomas, atleten e parë transgjinore që fitoi një kampionat të Divizionit I të NCAA.
    Ndryshimi i referohet urdhrit ekzekutiv të Trump, “Mbajtja e Burrave Larg Sporteve të Grave”, të nënshkruar në shkurt. Ky urdhër kërcënon të “shfuqizojë fondet” për organizatat që lejojnë atletët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e grave. Zyrtarët olimpikë të SHBA-së u kanë thënë organeve drejtuese kombëtare se do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
    “Si një organizatë e autorizuar federalisht, ne kemi një detyrim të përmbushim pritjet federale“, tha Sarah Hirshland, president e olimpizmit amerikan, që shtoi: “Politika jonë e rishikuar thekson rëndësinë e sigurimit të mjediseve të drejta dhe të sigurta të garës për femrat. Të gjitha organet drejtuese kombëtare janë të detyruara të përditësojnë politikat e tyre të zbatueshme në përputhje me dispozitat e reja“.

  • Kryesia e PD-së në tronditje pas 11 majit/ Kush largohet dhe kush pritet të ngjitet

    Kryesia e PD-së në tronditje pas 11 majit/ Kush largohet dhe kush pritet të ngjitet

    Shumë deputetë që nuk arritën të siguronin një vend në Kuvend ose që nuk u përfshinë në lista si zgjedhje të kryetarit, do të largohen nga organet drejtuese të Partisë Demokratike.
    Ndryshimi i grupit parlamentar do të imponojë rifreskimin e përbërjes së kryesisë së Partisë Demokratike dhe komisioneve parlamentare në nisje të sesionit të vjeshtës, duke përshtatur strukturat me realitetin e ri politik që prodhuan zgjedhjet.
    Sali Berisha i dha pushime pa afat mbi gjysmës së deputetëve të grupit parlamentar, të cilët në vjeshtë nuk do të kenë mundësi të ulen në bankën e Kuvendit e, për pasojë, do të zhvishen edhe nga pozicionet që mbanin në parti. Konfigurimi i ri i grupit kuvendor do të prodhojë një përbërje të re të një tjetër organi vendimmarrës: Kryesisë së Partisë Demokratike, ku shumë figura do të largohen për shkak se nuk do të gëzojnë më pozicionet drejtuese në komisionet parlamentare.
    Divorci politik me Sali Berishën erdhi me kosto për Ferdinand Xhaferrin, i cili u la jashtë listave nga kryetari. Ish-deputeti ishte pjesë e Kryesisë për shkak të funksionit si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por me realitetin e ri ai nuk do të jetë më pjesë e këtij organi.
    Të njëjtin fat do të ketë edhe Dhurata Çupi, e cila nuk pati një biletë të sigurt për në Kuvend, pasi u hodh në listën e hapur nga kryetari. Në karrigen e saj si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve pritet të ulet një emër i ri.
    Zheni Gjergji e kishte siguruar një vend në Kryesi për shkak të pozicionit si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, por edhe atë e kapi “fshesa” e kryetarit para zgjedhjeve.
    Edmond Spaho, të cilin Sali Berisha e hodhi në listën e hapur, njoftoi largimin nga politika pasi zgjedhjet u mbyllën, i zhgënjyer, duke vënë në pikëpyetje drejtimin në sekretariatin e Integrimit që e bëri pjesë të Kryesisë.
    I paqartë është edhe pozicioni i Helidon Bushatit si anëtar ex-officio, pasi braktisi trenin elektoral të Partisë Demokratike para zgjedhjeve.
    Në Partinë Demokratike askush nuk flet për dorëheqje si rezultat i reflektimit për disfatën elektorale, por rifreskimi i organeve drejtuese dhe riorganizimi i brendshëm është i pashmangshëm si pasojë e realitetit politik që prodhuan zgjedhjet.
    Shumë zëra pas humbjes në thellë kërkuan ndryshime të kupolës drejtuese, por Sali Berisha është investuar për momentin në faktimin e asaj që cilëson farsë, me shpresën se me kalimin e vapës dhe rinisjen e vjeshtës, mendjet e demokratëve do jenë freskuar.
     
  • “Humbësit” ikin nga kryesia! Ndryshimet që priten në organet drejtuese të PD-së me realitetin e ri që prodhuan zgjedhjet

    “Humbësit” ikin nga kryesia! Ndryshimet që priten në organet drejtuese të PD-së me realitetin e ri që prodhuan zgjedhjet

  • Furtunë në Drejtorinë e Policisë Shkodër/ Shkarkohet kupola drejtuese, vendimi pas skandalit me…

    Furtunë në Drejtorinë e Policisë Shkodër/ Shkarkohet kupola drejtuese, vendimi pas skandalit me…

    Një valë shkarkimesh ka përfshirë Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër, pas skandalit me ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka bërë publike vendimin për shkarkimin e drejtorit të policisë vendore, si dhe të një pjese të strukturës drejtuese.

    Ky zhvillim vjen pas publikimeve mediatike dhe verifikimeve në terren që zbuluan tolerimin dhe mosveprimin e autoriteteve lokale të rendit përballë ndërtimeve të paligjshme në një prej zonave më të mbrojtura dhe të frekuentuara nga turistët.

    Ndërkohë, janë paralajmëruar edhe masa të tjera disiplinore e administrative ndaj punonjësve të tjerë të përfshirë ose që kanë neglizhuar detyrën. Policia e Shtetit ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligji, veçanërisht në zona të ndjeshme si parqet kombëtare.

  • Juventusi rikthen BBC? Chiellini, gati të thërrasë Barzagli dhe Bonucci në hallkat e reja drejtuese

    Juventusi rikthen BBC? Chiellini, gati të thërrasë Barzagli dhe Bonucci në hallkat e reja drejtuese

    Juventusi mund të jetë në prag të një rikthimi simbolik dhe emocional: tridentit mbrojtës legjendar BBC (Barzagli, Bonucci dhe Chiellini). Natyrisht, jo më në fushë, por me kostum dhe kravatë, në strukturat drejtuese të klubit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Giorgio Chiellini, tashmë përgjegjës për marrëdhëniet institucionale, pritet të marrë një rol më të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër” dhe si lëvizje të parë synon të rikthejë dy ish-shokët e tij të mbrojtjes bardhezi.
    Leonardo Bonucci mund të bëhet pjesë e stafit teknik të skuadrës së parë, veçanërisht nëse kthehet në stol Antonio Conte, trajneri që krijoi dhe forcoi BBC. Andrea Barzagli, nga ana tjetër, mund të marrë drejtimin e një skuadre të sektorit të të rinjve, hap logjik për dikë që ka qenë më parë pjesë e stafit të Sarrit dhe ka “flirtuar” me pankinën e Fiorentinës U-16.
    Sipas burimeve, drejtuesit e Juventusit, me John Elkann në krye, janë të vetëdijshëm se klubi ka nevojë për më shumë “juventinitet” në zemër të strukturës. Dhe kush më mirë se kjo treshe ikonike mund të sjellë karizëm, eksperiencë e frymë fituese në një mjedis që po kërkon identitetin e tij të ri? Për momentin, gjithçka është në fazë kontaktesh, por “themelet” për një rikthim të bujshëm të BBC janë hedhur.