Tag: drejtues

  • Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit në Dagestan që vrau 4 drejtues të industrisë së mbrojtjes ruse

    Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit në Dagestan që vrau 4 drejtues të industrisë së mbrojtjes ruse

    Pesë persona, përfshirë katër drejtues të lartë të prodhuesit rus të pajisjeve ushtarake Kizlyar Electromechanical Plant (KEMZ), u vranë të premten e kaluar kur helikopteri në të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në Dagestan.

    Sipas mediave ruse dhe ukrainase, aksidenti ndodhi pranë një fshati në brigjet e Detit Kaspik. Helikopteri Ka-226 që mbante drejtues të KEMZ – një kompani në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian – u rrëzua në një zonë banimi, duke vrarë gjithsej pesë persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale, piloti i helikopterit u përpoq të ulej në një plazh, por pa sukses. Bishti i tij goditi tokën, duke i thyer një pjesë të saj. Piloti u përpoq të rifitonte kontrollin dhe të ngrihej përsëri, por helikopteri filloi të rrotullohej pa kontroll dhe u rrëzua disa sekonda më vonë në një shtëpi pranë fshatit Atsi-Shu.

    A Ka-226 helicopter crashed in Achi-Su, Dagestan, killing five people. pic.twitter.com/IeRqeqnfXc
    — Clash Report (@clashreport) November 8, 2025

    Një video tjetër tregon zjarrfikësit duke luftuar me flakët që shkatërruan plotësisht shtëpinë në plazh. Pamjet e tjera tregojnë momentin e përplasjes, kur helikopteri shpon çatinë e ndërtesës dhe menjëherë shpërthen në flakë.

    A Russian Ka-226 helicopter has crashed in Dagestan. Early media reports inform that seven people were on board. Among the passengers was Akhmat Akhmatov, an executive at the company and the son of the general director of JSC “Kizlyar Electromechanical Plant” pic.twitter.com/J2DwzCcNyy
    — Tatarigami_UA (@Tatarigami_UA) November 7, 2025

    Victims of Dagestan helicopter crash were defense industry workers
    The four people killed in the Ka-226 crash in Achi-Su were employees of the Kizlyar Electromechanical Plant, a Russian military enterprise producing missile suspension and launch systems. The helicopter,… pic.twitter.com/GpV7yPAuAP
    — Euromaidan Press (@EuromaidanPress) November 7, 2025

    Sipas Nexta, përplasja u shkaktua nga një “defekt teknik”.
    Fabrika Elektromekanike Kizlyar, me seli në Republikën e Dagestanit, një subjekt federal i Rusisë, prodhon pajisje për avionë dhe sisteme kontrolli të përdorura nga ushtria ruse. Në vitin 2024, Këshilli Evropian vendosi sanksione ndaj kompanisë, duke e quajtur atë “përgjegjëse për mbështetjen materiale për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.
    Midis të vdekurve ishte Atsalo Magomedov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për ndërtimin dhe mbështetjen logjistike, njoftoi fabrika në kanalin e saj Telegram. Tre drejtues të tjerë të lartë të kompanisë dhe inxhinieri i fluturimit të helikopterit u vranë gjithashtu.
    Përplasja, e cila është përshkruar si një “incident serioz aviacioni” nga autoritetet ruse, ka nxitur mobilizim intensiv nga Administrata Federale e Aviacionit të Rusisë (Rosaviatsia), e cila po heton shkaqet.

    Top Channel

  • Aksident fatal në Lezhë- Milot, humbin jetën dy persona nga shoferi i dehur në timon….

    Aksident fatal në Lezhë- Milot, humbin jetën dy persona nga shoferi i dehur në timon….

    Lezhë / Informacion paraprak
    Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
    Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.
    Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.
    33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident i rëndë/ Në aksin Lezhë–Milot, vdes shoferi dhe pasagjeri

    Aksident i rëndë/ Në aksin Lezhë–Milot, vdes shoferi dhe pasagjeri

    Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
    LEZHË – Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
    Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.
    Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

  • Pas Vlorës dhe Sarandës, ndryshime në Kadastrën e Shtetit, largohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit

    Pas Vlorës dhe Sarandës, ndryshime në Kadastrën e Shtetit, largohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Largime dhe emërime ka patuar edhe në Kadastrën e Shtetit, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur për lirimin nga detyra të Ermal Nufit, i cili deri më tani ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi. Nga detyra është larguar Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke i lënë vendin Dritan Palnikaj.
    Vendimi i Këshillit të Ministrave:
    LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Kujtojmë se një ditë më parë (4 nëntor) Genc Deromemaj dha nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë. Edhe në Sarandë, pas vetëm pesë muajsh në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), drejtori Ilir Çibuku u shkarkua nga detyra./ZËRI

  • Surprizë në Kadastrë/ Emërohen 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues

    Surprizë në Kadastrë/ Emërohen 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues

    Një sërë ndryshimesh janë bërë këtë të mërkurë në disa nga institucionet e vendit.
    Po ashtu, janë emëruar në detyrë dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    Sot u emëruan: Viola Haxhiademi, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Këta dy anëtarë të rinj u emëruan pas lirimit nga detyra të dy anëtarëve: Ermal Nufi dhe Alban Mësonjësi.
    “Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”,-thuhet në njoftimin nga VKM.

  • Qeveria emëron 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (EMRAT)

    Qeveria emëron 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (EMRAT)

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka miruaruar lirimin dhe emërimin e 2 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.  

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I:

    -Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    -Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

  • Bilanci/ Policia e rrugore e Elbasanit: Gjatë muajit tetor arrestuam 22 shtetas…

    Bilanci/ Policia e rrugore e Elbasanit: Gjatë muajit tetor arrestuam 22 shtetas…

    Policia rrugore e Elbasanit ka bërë bilanxin e muajit tetor.

    Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 22 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

    Njoftimi:

    Policia Rrugore e Elbasanit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

    Gjatë muajit tetor, janë intensifikuar kontrollet, duke u fokusuar tek drejtuesit që përdorin automjetet në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në lejen e qarkullimit (nga përdorim vetjak në transport pasagjerësh), si edhe tek ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

    Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 22 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

    Po ashtu, gjatë muajit tetor janë ndëshkuar administrativisht:

    357 drejtues mjetesh për drejtim pas përdorimit të pijeve alkoolike;

    1363 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

    1365 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

    445 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;

    1426 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

    728 drejtues mjetesh për përdorim të celularit;

    639 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

    1152 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

    Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

    Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

  • Berisha nuk heq drejtuesit politikë që humbën: Pranova dorëheqjen e Leskajt në Vlorë, por…

    Berisha nuk heq drejtuesit politikë që humbën: Pranova dorëheqjen e Leskajt në Vlorë, por…

    I pyetur për dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues i qarkut politik të Vlorës, Berisha u shpreh se e pranoi këtë.

    Ai u shpreh se Leskaj gjithsesi do të vazhdojë të japë kontributin e tij, por jo më si drejtues politik i qarkut.
    “Është e vërtetë. Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen dhe unë ja pranoj dorëheqjen. Nuk kam koment për sa kohë ai e ka bërë publike. Unë e pranoj dorëheqjen Sugjerimi i tij është sugjerimi i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do japë kontributin e tij, natyrisht jo si drejtues qarku”, tha Berisha.

  • Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik i qarkut të Vlorës

    Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik i qarkut të Vlorës

    “Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës”. Është kjo përgjigjja që kreu i Partisë Demokratike Bujar Leskaj u dha gazetarëve, një ditë pasi deputeti demokrat deklaroi përmes një statusi në Facebook se i kishte paraqitur dorëheqjen kryedemokratit. Në deklaratën për mediat Berisha tha se Leskaj do të japë kontributin në PD, por jo si drejtues qarku.

    “Tani, e vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka dhënë dorëheqjen si drejtues qarku. Nuk kam ndonjë koment tjetër gjersa ai e ka bërë publike dhe unë e vlerësoj dorëheqjen e tij dhe kaq mund të them. Sugjerimi i tij është sugjerim i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku”, ushpreh Berisha.
    Një ditë më parë deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bëri një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, njoftoi se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
    Leskaj po ashtu sqaroi se do të largohet edhe nga jeta parlamentare në të ardhmen e afërt duke lënë mandatin e deputetit.

  • Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen si drejtues politik i Vlorës: Për një PD më të fortë duhet një…

    Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen si drejtues politik i Vlorës: Për një PD më të fortë duhet një…

    Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, bën po ashtu me dije se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
    “Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncimit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati”, shkruan Leskaj.
    Në vijim ai shprehet se për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj.
    “Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja. Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë”, nënvizon ai.