Tag: drejtues

  • Drejtuesi i Përgjithshëm, Proda merr pjesë në sesionin e 93-të të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Marok

    Drejtuesi i Përgjithshëm, Proda merr pjesë në sesionin e 93-të të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Marok

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.

  • Marrakesh, Marok/ Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

    Marrakesh, Marok/ Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

    Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

    pamje nga aksidenti

    TEPELENË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe dy pasagjerë të moshave 44 dhe 39-vjeç. Tre të lënduarit janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore.
    Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
    Njoftimi:
    Mallakastër/Informacion paraprak
    Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     

  • SPAK dërgon emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të BKH-së

    SPAK dërgon emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të BKH-së

    Joni Keta propozohet nga Komisioni tre anëtarësh i SPAK-ut për të qenë drejtues i BKH, ku ai është aktualisht zv/drejtor i kësaj strukture.
    Për t’u konfirmuar në krye të Byrosë Kombëtaret të Hetimit pritet votimi me shumicë votash në KLP. Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 6 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
    ”Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”,-thuhet në njoftimin e SPAK.

  • Kreu i ri i BKH? Joni Keta merr votat e Komisionit

    Kreu i ri i BKH? Joni Keta merr votat e Komisionit

    SPAK ka propozuar Joni Ketën si kandidat për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për pesë vitet e ardhshme.
    Komisioni pranë SPAK-ut i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka votuar për emrin e hetuesit Joni Keta, oficer i Byrosë Kombëtare, zëvendësdrejtor dhe aktualisht drejtues i komanduar.
    “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.”-njoftoi SPAK.
    Emërimi përfundimtar i Ketës pritet të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në datën 2 dhjetor 2025.
    Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj përkohësisht. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar. Tashmë Keta pritet të zgjidhet drejtor i BKH për një mandat 5-vjeçar.

  • “Qeveria mund të mbetet pa drejtues”, Artan Hoxha zbulon arsyen pse Rama iu drejtua Kushtetueses: Kryeministri në…

    “Qeveria mund të mbetet pa drejtues”, Artan Hoxha zbulon arsyen pse Rama iu drejtua Kushtetueses: Kryeministri në…

    Gazetari Artan Hoxha ishte sot i ftuar në një emision televiziv ku foli në lidhje me situatën e krijuar me marrjen e masave të sigurisë ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjetikës Belinda Balluku, për aferën e tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.
    “Kemi të bëjmë me një situatë jo normale.Ndryshe nga rastet e tjera ku ministrat ishin të larguar nga detyra, në rastin konktret SPAK ka bërë një veprim të drejtpërdrejtë duke kërkuar masë sigurie.Nuk ka sens që të zv kryeministrja të ishte në detyrë dhe të ishte e pandehur. Standardi i vendosur deri tani u ndryshua me rastin e Ballukut. Ka në dorë të dëmtojë provat dhe intimidojë dëshmitarët.Kryeministri u kap në befasi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese jo për masën e sigurisë, por sepse nëse Rama largohet nesër nga vendi qeveria ngelet pa drejtues.Rama për mua duhet të heqë maskën e hipokrizisë, nëse mendon që ka shkelje duhet të dalë e të thotë që ka shkelje”, tha ai.

  • “Drejtues Policie të lidhur me kr*min”, Qafoku: E tha vetë Altin Dumani në Parlament

    “Drejtues Policie të lidhur me kr*min”, Qafoku: E tha vetë Altin Dumani në Parlament

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 21:41
    Gazetari Roland Qafoku flet për shqetësimin për mos bashkëpunimin e Policisë e Shtetit me komunitetin, por edhe për mos marrjen e asnjë mase pas deklaratës së bujshme në parlament të Altin Dumanit, i cili tha që drejtues të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin. ”Ç’është kjo shkëputje e policisë me komunitetin. Nëse nuk ke bashkëpunim me komunitetin me kë të ke? Me krimin. Ajo që ka thënë drejtuesi i SPAK që drejtues të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin, e tha në parlament. Puna është a ka marrë ndonjë masë pas kësaj? As u shkarkua njeri, asgjë. Ata nuk bëjnë asnjë konferencë për shtyp, jo të vijnë në studio”.

  • Nuk kthyen në detyrë Aida Hajnajn, Gjykata Administrative pezullon garën për drejtuesit e Policisë së Shtetit

    Nuk kthyen në detyrë Aida Hajnajn, Gjykata Administrative pezullon garën për drejtuesit e Policisë së Shtetit

    Gjykata Administrative vendosi të pezullojë garën për drejtues në Policinë e Shtetit, e hapur në fillim të muajit nëntor.
    Vendimi u dha pas padisë së Aida Hajnajt, e cila iu drejtua administratives në Tiranë pasi i mbaroi mandati si drejtoreshë e BKH.
    Por ndërsa ligji thotë që ajo kthehet në detyrën e mëparshme si drejtuese, diçka e tillë nuk ndodhi.
    Në këto kushte Hajnaj kërkoi në administrative sigurim padie dhe ngrirje të garës për drejtues në Policinë e Shtetit derisa të zgjidhet kërkesa e saj për kthimin si drejtuese në Polici.
    gijotina.com/

  • Gara për drejtor policie ne disa qarqe, publikohen emrat e kandidatëve

    Gara për drejtor policie ne disa qarqe, publikohen emrat e kandidatëve

    Gara për drejtues të rinj në disa struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit ka hyrë me disa ndryshime, ndërsa Euronews Albania ka zbardhur emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionet vakante. 

    Sipas burimeve, për postet e drejtorëve të policisë në qarqet Elbasan, Shkodër dhe Korçë kanë kandiduar: 

    Drejtues i Parë Ardian Çipa 

    Drejtues i Parë Alban Cela 

    Drejtues Ulian Shpataraku 

    Drejtues Islor Islami 

    Drejtues Loard Sallaku 

    Drejtues Dritan Lena 

    Ndërkohë, për pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, kandidojnë: 

    Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi 

    Drejtues i Parë Saimir Muçaj 

    Drejtues i Parë Ferdinand Mara 

  • Kandidati i pavarur në Vlorë/ Sota: Nuk pati barazi zgjedhore, kjo është rruga për te dyert e SPAK-ut

    Kandidati i pavarur në Vlorë/ Sota: Nuk pati barazi zgjedhore, kjo është rruga për te dyert e SPAK-ut

    Kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita në garën për bashkinë e Vlorës, Dionis Sota ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën një ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Sota falenderoi personat që i besuan votës.
    Ai tha më tej se fitorja e kandidates socialiste, Brunilda Mersini nuk ishte e pastër, duke thënë se patronazhistë dhe drejtues administratash në Vlorë punuan për t’i siguruar vota.
    Sota thekson se nuk pati barazi zgjedhore dhe sipas tij kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë, por është rruga për të shkuar në dyert e SPAK.
    Postimi i plotë:
    Ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që besuat tek unë dhe tek vizioni që shpalosa: Një Vlorë Evropiane për të gjithë!
    2333 zemra të sinqerta,të lira dhe plot shpresë për qytetin tonë të dashur. Ndjesë që ndoshta nuk ishte koha e nevojshme për ta shpalosur edhe më gjerë programin tek të gjithë bashkëqytetarët. Ndjesë edhe për ata të cilët nuk arrita ti bindja për pastërtinë,sinqeritetin dhe dashamirësinë e vërtetë që kam për Vlorën.
    Gjithashtu u drejtohem të gjithë vlonjatëve:
    Më 9 Nëntor ra miti i kështjellave, doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë pa përjashtim me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë më të madhe,duke më telefonuar edhe mua,kandidatin rival. I telefonuar 2 herë nga shtabi socialist pa e ditur aspak se kë po telefononin! Drejtues administratash që organizuan takime elektorale vetëm për kandidatin e PS. Të verbuar dhe totalisht në mosrespektim të barazizë zgjedhore duke deklaruar hapur si drejtues institucional se punon e lufton për PS. Kjo nuk është të punosh për popullin,kjo është të mbash peng popullin.
    Nuk është kjo rruga për të hyrë në Evropë dhe për tu kthyer në Evropianë, kjo është rruga për të emigruar në Evropë dhe është rruga më e sigurtë për të shkuar drejt dyerve të SPAK.
    Unë e dua Vlorën me shpirt sepse kur linda u frymova me këtë ajër dhe energji,u rrita mes miqsh e shokësh me vlera të vërteta besnikërie e korrektësie. U rrita nga një familje e devotshme me parime të pathyeshme dhe këto parime,këtë energji dhe këtë karakter do të vazhdoj ti çoj përpara dhe sa të mundem ti trashëgoj brezave që vijnë!
    Ky është vetëm fillimi!
    Zoti e bekoftë Vlorën dhe vlonjatët.