Tag: drejtuar

  • Policia e Shkodrës arreston 59- vjeçarin, përplasi të moshuarin që lëvizte me biçikletë…

    Policia e Shkodrës arreston 59- vjeçarin, përplasi të moshuarin që lëvizte me biçikletë…

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
    -G. H., 59 vjeç, banues në fshatin Boks, pasi ditën e djeshme në rrugën Studenti, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi B. K., 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi B. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.
    -K. U., 64 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Jose Mourinho gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, portugezi është kandidati kryesor për të drejtuar pesë herë kampionët e botës

    Jose Mourinho gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, portugezi është kandidati kryesor për të drejtuar pesë herë kampionët e botës

    4 Prill 2025

    17:17

    Telesport

    Jose Mourinho mund të largohet nga Fenerbahce shumë më shpejt nga sa pritej për të bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Portugezi gjithmonë e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar dhe duket se ka ardhur moment ta bëj realitet këtë gjë.
    Mediat braziliane raportojnë se “Special One’ është një nga kandidatët e fortë në listën e gjatë të Federatës braziliane, e cila prej ditësh po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të zgjedhur trajnerin e ri të “Selecaos”.
    Dëshira e parë dhe e madhe Ednaldo Rodrigues, presidentit të Federatës braziliane, ka qenë Carlo Ancelotti, por trajneri italian duket se do të vazhdojë në krye të Real Madrid der në vitin 2026, kohë kur i mbaron kontrata.
    Aktualisht, Mourinho po përflitet shumë si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Brazilit. Mundësia për të udhëhequr një ekip të tillë si Brazili përfaqëson një sfidë të re në karrierën e suksesshme të portugezit në nivel klubesh. Edhe pse aventura e tij në Turqi nuk ka mbaruar ende, mundësia për të drejtuar një ekip me pesë Kupa Bote është shans që të vjen njëherë në jetë.
    Gjithsesi, drejtuesit e Federatës braziliane po shqyrtojnë dhe emra të tjerë dhe shumë shpejt pritet të mësohet zyrtarisht emri i trajnerit të ri të Brazilit.

  • Përplasi me makinë të moshuarin, bie në pranga 18-vjeçari

    Përplasi me makinë të moshuarin, bie në pranga 18-vjeçari

    Policia e Kukësit ka arrestuar 18-vjeçarin Sh. M., i cili duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në rrugën “EKSOD 99”, ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar, H. K. I moshuari ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, në rrugën “EKSOD 99”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka përplasur shtetasin H. K., 74 vjeç, këmbësor. Shtetasi H. K. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • PD i dërgon kërkesë SPAK/ Sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore?

    PD i dërgon kërkesë SPAK/ Sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore?

    Partia Demokratike, ka drejtuar një kërkesë në SPAK, në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.
    Në një shkresë drejtuar SPAK, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në. “Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.
    Duke vazhduar: “Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj? Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?”.
    Kërkesë për informacion
    Nga: Z. Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: [email protected]
    Baza ligjore:
    Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.
    Drejtuar:
    STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)
    Z. Dumani,
    Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:
    Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?Duke ju falenderuar,
    DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE
    Franci NURI

  • “Sa hetime keni nisur për krimet zgjedhore?”, PD  kërkesë drejtuar SPAK për 11 majin

    “Sa hetime keni nisur për krimet zgjedhore?”, PD kërkesë drejtuar SPAK për 11 majin

    PD ka nisur një kërkesë drejtuar SPAK për zgjedhjet e 11 majit.

    Në një shkresë drejtuar SPAK, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.
    “Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.
    Duke vazhduar: “Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?
    Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?”.

    Top Channel

  • Letra/ PD i kërkon Dumanit: Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore që nga janari 2025?

    Letra/ PD i kërkon Dumanit: Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore që nga janari 2025?

    Partia Demokratike, në një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ka kërkuar informacion se sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore nga ana e SPAK.
    Në një shkresë drejtuar SPAK, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.
    “Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.

    Letra e zbardhur:
    Kërkesë për informacion
    Nga:
    Z. Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: [email protected]
    Baza ligjore:
    Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.
    Drejtuar:
    STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)
    Z. Dumani,
    Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:
    Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?
    Duke ju falenderuar,
    DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE
    Franci NURI

  • Policia arreston 3 të rinj në Sarandë: 1 u kap i dehur, 2 pa leje drejtimi

    Policia arreston 3 të rinj në Sarandë: 1 u kap i dehur, 2 pa leje drejtimi

    Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
    • M.B., 28 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Idriz Alidhima” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.• O.L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.• K.G., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
    Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.