Tag: drejtuar

  • Sherri për “karrigen” e deputetit, Lapaj bën hapa pas, fton Shabanin të vijojnë punën për zgjedhjet e ardhshme

    Sherri për “karrigen” e deputetit, Lapaj bën hapa pas, fton Shabanin të vijojnë punën për zgjedhjet e ardhshme

    “Lëvizja Shqipëria Bashkë” e drejtuar nga Adriatik lapaj, me anë të një reagimi në rrjetet sociale kërkon të ulë tensionin brenda koalicionit me partinë e drejtuar nga Endrit Shabani dhe Panajot Soko.

    Në reagim Lëvizja Shqipëria Bëhet ju bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve që të ndalojnë gjuhën e urrejtjes ndaj pjesës tjetër të koalicionit, pas përplasjes që patën ditët e fundit për madatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 11 majit, se kush do të ulet në Kuvend në shtator.
    Shqipëria Bashkë i bën thirrje palës tjetër të drejtuar nga Shabani dhe Soko që të reflektojnë dhe të ulen për zgjidhjen e situatës, dhe të nisin punën për përgatijen e zgjedhjeve lokale.

    Reagimi i plotë:
    Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.
    Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.
    Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:
    Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.
    Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.
    Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.
    Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.
    Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.
    Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
    Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.
    Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!
    Kujtojmë që situata u agravua në momentin që Zeqir Kordhoni daja i Endrit Shabanit iu drejtua KQZ-së dhe i kërkonte amndatin nëse do t’i vinte radha.
    Pas këtij momenti pati një sërë reagimesh dhe kundër reagimesh nga ana e Lapajt dhe Shabanit, ku nuk munguan as akuzat ndaj njëri-tjetrit.

  • E BUJSHME! Como e drejtuar nga Cesc Fabregas e “tepron” me objektivin e madh që ka në merkato

    E BUJSHME! Como e drejtuar nga Cesc Fabregas e “tepron” me objektivin e madh që ka në merkato

    16 Korrik 2025

    9:53

    Telesport

    Pasi siguroi qëndrimin në elitë në Serie A sezonin e kaluar, ku tregoi një futboll shumë të bukur dhe cilësor, Como e drejtuar nga Cesc Fabregas këtë vit ka synimë të tjera. Klub lombard synon të kualifikohet në Kupat e Europës dhe për ta arritur këtë gjë, po bën një merkato mjaft cilësore.
    “Calciomercato” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit drejtuesit e Como po punojnë për të rikthyer në Serie A, Cristiano Ronaldo-n. Portugezi rinovoi vetëm pak ditë më parë me Al-Nassr, ku përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimarrjet e klubit.
    Pavarësisht rinovimit me Al-Nassr, te Como besojnë se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, për shkak se projekti i tyre i ri është tejet ambicioz. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e portugezit apo edhe e klubit të Al-Nassr për këtë lajm.

  • ‘Tokë e xanun’ përballë Hotel ETER në Golem/ Banori denoncon: S’dal dot në ballkon, lokali më ka ardhur te dritarja

    ‘Tokë e xanun’ përballë Hotel ETER në Golem/ Banori denoncon: S’dal dot në ballkon, lokali më ka ardhur te dritarja

    Pamje nga Golemi

    GOLEM- Një banor i kompleksit të banimit “Erges”, përballë hotel “Eter” në zonën e Pishave të Buta në Golem, ka denoncuar në redaksinë e Lexo.al zaptimin e hapësirës publike nga një subjekt privat që ushtron aktivitet si bar-piceri në ambientet ngjitur me pallatin. Banori ngre shqetësimin se vendosja e lokalit në oborrin e kompleksit ka sjellë një sërë problemesh për jetesën e tij dhe të familjes. Ai thotë se aktiviteti është zhvilluar pa transparencë dhe pa marrë miratimin e banorëve.
    “Unë kam një banesë në katin e parë të njërit prej pallateve dhe shqetësimi im është se aty është një bar piceri që ka zaptuar një pjesë të oborrit të kompleksit. Mua më ka ardhur ngjitur me ballkonin.”
    Ai shton se për shkak të kësaj situate nuk mund të përdorë as ambientin e ballkonit, pasi klientët e lokalit krijojnë zhurmë dhe shqetësime të përditshme:
    “Nuk dal dot në ballkonin tim sepse aty janë lloj-lloj klientësh që hanë dhe pinë dhe na shqetësojnë. Plus muzika e lokalit është problem më vete.”
    Një tjetër shqetësim serioz që ai nënvizon është vendosja e disa bombulave të mëdha gazi në muret e pallatit, të cilat, sipas tij, përbëjnë rrezik real për jetën e banorëve:
    “Kanë vendosur disa bombula të mëdha gazi në faqet e murit të pallatit dhe ky është një problem shumë i madh, sepse kemi frikë se mos plasin. Ne nuk dimë si janë instaluar dhe kemi frikë nga ndonjë eksplozion.”
    Përveç rrezikut, ai thekson edhe dëmtimin e strukturës së kompleksit, që ka sjellë përmbytje në banesë gjatë shirave të dimrit:
    “Të zotët e lokalit kanë prishur dhe strukturën e ambientit. Në dimër, kur bien shirat, na mbushen shtëpitë me ujë. Jam detyruar të bëj një shpenzim shumë të madh për këtë gjë, por kjo nuk mund të vazhdojë më.”
    Sipas tij, këto ndërhyrje bëhen në dimër, kur shumica e banorëve nuk janë të pranishëm, ndërsa në verë, gjithçka gjendet e përfunduar:
    “Të gjitha këto punë bëhen në periudhën që është dimër dhe në kompleks nuk ka banorë. Kur vijmë në verë, i gjejmë të mbaruar.”
    Ai shprehet i zhgënjyer nga mungesa e reagimit të institucioneve vendore, si Komuna e Golemit dhe Bashkia e Kavajës, të cilave u është drejtuar me shkresa zyrtare, por nuk ka marrë përgjigje:
    “I jam drejtuar Komunës së Golemit disa herë dhe më thonë që ‘e dimë rastin dhe do të vijmë për ta zgjidhur’, por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë interesim. I jam drejtuar edhe me shkresë zyrtare, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk dua të aludoj për ndonjë mirëkuptim të pronarës me persona të komunës, por kjo situatë është e papranueshme.”
    Edhe ndaj Bashkisë së Kavajës është bërë ankim zyrtar, por pa rezultat: I jam drejtuar me shkresë zyrtare Bashkisë së Kavajës, por as këta nuk më kthejnë përgjigje, edhe pse e kanë detyrim ligjor.
    Banorët e tjerë të pallatit, sipas denoncuesit, kanë shprehur të njëjtat shqetësime dhe kanë firmosur një ankesë të përbashkët, duke kërkuar prishjen e ndërtimit dhe kthimin e hapësirës publike në gjendjen e mëparshme. Lexo.al do të ndjekë nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme./Lexo.al

  • Humb jetën në Velipojë 73- vjeçari nga Prishtina, dyshimet e para të policisë për ngjarjen e rëndë…

    Humb jetën në Velipojë 73- vjeçari nga Prishtina, dyshimet e para të policisë për ngjarjen e rëndë…

    Ditën e djeshme, në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi T. D., 73 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetasin K. W., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dy minorenë kapen duke drejtuar motomjete, njëri shkakton aksident, procedohen nga Policia e Shkodrës

    Dy minorenë kapen duke drejtuar motomjete, njëri shkakton aksident, procedohen nga Policia e Shkodrës

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur:
    -një 17-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Pukë-Qelëz”, motomjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 52 vjeç, banues në fshatin Qelëz;
    -një 16-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. S., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 16-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Fier – Arrestime për dhunë, kanosje me armë dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor

    Fier – Arrestime për dhunë, kanosje me armë dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka vënë në pranga disa shtetas, në kuadër të hetimeve për krime ndaj personit dhe sigurisë rrugore.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Dhunë dhe kanosje me armë në qytetin e FieritReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me një 25-vjeçar dhe e ka goditur atë me një levë, si dhe e ka kanosur me një armë sportive. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma sportive dhe leva.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gjithashtu, u arrestua shtetasi Z. B., 68 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Aksident dhe shkelje të rënda në qarkullimin rrugorReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë disa drejtues mjetesh për shkelje të rënda të Kodit Rrugor.

    Në fshatin Ferras, automjeti i drejtuar nga shtetasi G. E., 43 vjeç, banues në Berat, i cili rezultoi në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet bujqësor të drejtuar nga shtetasi R. N., 45 vjeç, pa leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një 65-vjeçar, pasagjer në mjetin bujqësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

    Në vijim të kontrolleve, u arrestuan edhe shtetasit:

    R. D., 26 vjeç, banues në Durrës – duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

    N. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë – në gjendje të dehur;

    P. H., 46 vjeç, banues në Mallakastër – në gjendje të dehur me motomjet;

    K. M., 42 vjeç, banues në Levan – pa leje drejtimi;

    F. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë – duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

    Materialet procedurale për të gjithë rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Policia e Fierit thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit.

  • Shqipëri U-21 shkëlqen në Hungari, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fitojnë në transfertë

    Shqipëri U-21 shkëlqen në Hungari, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fitojnë në transfertë

    Shqipëria U-21 triumfoi me rezultatin 1-2 në miqësoren e parë të muajit qershor ndaj Hungarisë, e zhvilluar pasditen e sotme në transfertë.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Kevin Dodaj dhe Enes Osmani.
    Formacioni titullar i zgjedhur nga trajneri Bushi ishte: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma.
    Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bushi aktivizoi Kevin Dodajn, i cili e shpërbleu menjëherë besimin duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Hungaria barazoi në minutën e 74-t, por vetëm dy minuta më pas, Enes Osmani riktheu epërsinë për kuqezinjtë.
    Gjatë pjesës së dytë, tekniku Bushi realizoi disa zëvendësime, duke provuar elementë të ndryshëm të skuadrës.
    Takimi u mbyll me suksesin 1-2 për Shqipërinë U-21. Më 8 qershor, Shpresat do të luajnë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Turqisë në Stamboll.

  • Kosova mirëpret “Defender Europe 2025”/ Stërvitja më e madhe shumëkombëshe e drejtuar nga SHBA

    Kosova mirëpret “Defender Europe 2025”/ Stërvitja më e madhe shumëkombëshe e drejtuar nga SHBA

    Kosova do të jetë mirëpresë stërvitjen ushtarake ndërkombëtare më të madhe të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë  “Defender Europe 2025”, për të tretën herë që nga viti 2021.
    Stërvitja, e cila zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, do të përfshijë rreth 25 mijë trupa nga 29 shtete anëtare dhe partnere të NATO-s, duke e bërë atë operacionin më të madh shumëkombësh të këtij lloji të drejtuar nga SHBA.
    Përmes këtij ushtrimi, Forca e Sigurisë së Kosovës do të demonstrojë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë për ndërveprim ushtarak me forcat partnere të rajonit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
    Nga sot e deri më 9 qershor, në kuadër të realizimit të “Defender Europe 25”, do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga bazat e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
    Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për mirëkuptim nga qytetarët gjatë kësaj periudhe, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ushtarake në terren.

  • Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

    Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

    Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u shit në ankand për 18,17 milionë dollarë (pothuajse 16 milionë euro), duke vendosur një rekord të ri për një makinë të drejtuar nga piloti legjendar gjerman, i cili u zhduk nga skena publike pas aksidentit me ski në dhjetor 2013.
    Shitja u zhvillua në një ankand të organizuar nga RM Sotheby’s përpara provave zyrtare për Çmimin e Madh të Monte Karlos, në Formula 1.
    Makina Ferrari F2001 u bë makina e katërt më e shtrenjtë e Formula 1. Në krye të listës është Mercedes W196 R Stromlinienwagen, i vitit 1955, e drejtuar nga Juan Manuel Fangio dhe Stirling Moss, e cila u shit më parë këtë vit për 54 milionë dollarë (47.5 milionë euro).

  • Izraeli vret 9 fëmijët e një doktoreshe në Gaza, 70 viktima në 24 orë

    Izraeli vret 9 fëmijët e një doktoreshe në Gaza, 70 viktima në 24 orë

    Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser në Kan Junis ku ajo punonte. Një nga fëmijët dhe bashkëshorti i saj u plagosën, por mbijetuan.
    Një video e ndarë nga drejtori i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi dhe e verifikuar nga BBC, shfaqi panoramën makabre që la pas sulmi me trupa të fëmijëve të djegur që po nxirreshin nga rrënojat. Ndërkohë, në sulme të tjera, ushtria Izraeli ka vrarë 70 persona të tjerë, shumica civilë, gra dhe fëmijë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza. Të afërmit e mjekes kërkojnë që ushtria izraelite të ketë mëshirë dhe i luten botës që t’i ndihmojnë. “Jemi të lodhur nga vrasjet dhe uria. Mjaft ju lutem. Na ndihmoni”, ishte apeli i tyre.
    Izraeli pretendon se gjatë të premtes në Gaza janë futur 83 kamionë me ndihma humanitare, ndërsa kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon që të bëhet më shumë për të shmangur vdekjet nga uria. “E gjithë ndihma e autorizuar deri më tani arrin në një lugë çaji, kur kërkohet një vërshim ndihmash. Nevojat janë masive dhe pengesat janë marramendëse. Kuota të rrepta po vendosen për mallrat që shpërndajmë së bashku me procedura të panevojshme vonese. Gjëra të tjera thelbësore, duke përfshirë karburantin, strehimin, gazin për gatim dhe furnizimet për pastrimin e ujit, janë të ndaluara”, tha Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB.
    Shefi i OKB-së bëri thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm në Gaza midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe akses të plotë humanitar. Më shumë se 53,800 njerëz janë vrarë në enklavën palestineze nga bombardimet dhe fushata tokësore e Izraelit që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.