Tag: drejtuar

  • “A e ke pasur…”/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banal mes tyre: Do të të zhduk, pijanecët…

    “A e ke pasur…”/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banal mes tyre: Do të të zhduk, pijanecët…

    Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti, teksa dosja ka zbuluar detajet se si nisi sherri mes tyre.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar.
    Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.
    “E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.
    Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.
    Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që ke vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.

    Top Channel

  • Roma nuk e llogarit Veronën, fiton dhe i bashkohet Napolit në krye (video)

    Roma nuk e llogarit Veronën, fiton dhe i bashkohet Napolit në krye (video)

    28 Shtator 2025

    17:02

    Telesport

    Roma ka fituar 2-0 ndaj Veronës në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Verdhekuqtë gjetën golin e parë pas 6 minutash lojë, Artem Dovbyk shënon me kokë pas krosimit të Zeki Celik.
    Goli i dytë që vulosi fitoren u shënua në minutën e 78-të nga i zakonshmi Matias Soule. Argjentinasi gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
    Pas kësaj fitoreje, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini renditet në vendin e dytë me 12 pikë, njësoj sa Napoli, por ekipi i drejtuar nga Conte përballet në mbrëmje me Milanin. Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Pisa barazoi pa gola në fushën e saj ndaj Fiorentinës.
    SHIKOGOLAT

  • Ankth për profesorin italian të arrestuar në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë i shkruan presidentit të Italisë

    Ankth për profesorin italian të arrestuar në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë i shkruan presidentit të Italisë

    Një letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, është dërguar nga kryetarja e bashkisë së San Severos, Lidya Colangelo, për të kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe aktivizimin e të gjitha kanaleve institucionale për lirimin dhe kthimin në Itali të Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga San Severo.

    ‘Në cilësinë e kryetares së bashkisë së San Severos, po ju shkruaj për të shprehur gjithë shqetësimin tim lidhur me një çështje që ka prekur profesorin Michele D’Angelo, 44 vjeç, me profesion biolog dhe pedagog në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga qyteti ynë, – shkruhet në letër.- Sipas të dhënave të marra nga familjarët dhe kronikat mediatike, më 8 gusht të kaluar, D’Angelo, duke drejtuar një automjet tip Lancia Ypsilon së bashku me partneren e tij, gjithashtu pedagoge universitare, është përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit Fier, në Shqipëri.

    Automjeti i tyre është përplasur me një makinë të drejtuar nga një shtetas shqiptar që, sipas dëshmive dhe pamjeve filmike, po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ndërsa mjeti i profesor D’Angelo lëvizte me rreth 40 km/h në momentin e përplasjes’.

    Sipas letrës, profesori, i tronditur nga aksidenti, kishte dalë nga makina dhe ishte larguar nga vendngjarja, veprim që dyshohet të ketë ngritur dyshime te autoritetet lokale.

    ‘Të nesërmen, policia ka shkuar në hotelin ku po qëndronin dhe e ka shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas në burg. Që nga ajo kohë, edhe pse nuk ka pasur pasoja të rënda nga aksidenti, profesori ndodhet ende në paraburgim pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm në çështjen e tij’.

    Në përfundim të letrës, kryebashkiakja thekson se ‘e gjithë komuniteti i San Severos është thellësisht i shqetësuar dhe beson në ndërhyrjen tuaj të shpejtë dhe vendimtare që e vërteta të dalë në dritë, falë diplomacisë, përballë çdo padrejtësie apo trajtimi të njëanshëm e të padenjë në emër të drejtësisë’.

    Ndërkohë, Vanessa Castelli, bashkëshortja dhe kolegia universitare e profesor Michele D’Angelo, ka sqaruar në një deklaratë për mediat italiane se pas aksidentit, ‘ne jemi paraqitur vullnetarisht në komisariat për të dhënë dëshminë tonë, të vetëdijshëm se nuk kishim asgjë për të fshehur. Askush nuk është marrë nga hoteli’, duke hedhur poshtë kështu versionin se D’Angelo është ndaluar në mënyrë të papritur nga autoritetet.

    Çështja ka shkaktuar një valë reagimesh dhe shqetësimesh në Itali, ku kërkohet një zgjidhje diplomatike për lirimin e pedagogut italian.

  • Aksidentoi këmbësoren, policia vë në pranga 39-vjeçarin

    Aksidentoi këmbësoren, policia vë në pranga 39-vjeçarin

    Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 11:48
    Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 11.09.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren M. M., 63 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja M. M. ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksidentoi këmbësoren, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

    Aksidentoi këmbësoren, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

    Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Aktualisht 63-vjeçarja ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 11.09.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren M. M., 63 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja M. M. ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
     
     
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Një “bombë” mbi këtë ministre të gjithmonshme: s’do jetë më e tillë, por…

    Një “bombë” mbi këtë ministre të gjithmonshme: s’do jetë më e tillë, por…

    Ogerta Manstirlliu është e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës pas Erjon Veliajt.
    Ky i fundit, i mbetur në burg dhe në pritje të gjykimit për korrupsion, duhet shkarkuar nga Këshilli Bashkiak me qëllim hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në Tiranë.
    Kjo u kumtua nga vetë Rama në një takim të Asamblesë Socialiste.
    “Sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë“, tha Rama, duke befasuar më pas Ogerta Manastirlliun, krejt në padijeni për atë çfarë i kishte rezervuar eprori i saj politik.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar asaj që i ka besuar disa ministri në pothuajse të gjitha qeveritë në 12 vite. /tesheshi.com/

  • Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

    Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

    Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasën dy automjete tip “Benz”.
    Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj. Automjeti i drejtuar nga N. L. u përplas me mjetin e drejtuar nga N. S., ku ndodhej edhe pasagjeri Z. N.
    Përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
    Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen fatale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Bardhi thirrje SPAK-ut: Mos e mbro më kryeministrin më të korruptuar në Europë

    Bardhi thirrje SPAK-ut: Mos e mbro më kryeministrin më të korruptuar në Europë

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK me një shkresë për çështjen McGonigal, pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të drejtësisë.
    Postimi i plotë

    Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë!
    Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal.
    Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë.

  • Afera McGonigal/ PD i drejtohet SPAK: Zbardhni përgjegjësinë e Ramës në dosje, mos heshtni më!

    Afera McGonigal/ PD i drejtohet SPAK: Zbardhni përgjegjësinë e Ramës në dosje, mos heshtni më!

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht me një shkresë SPAK, për ta vënë në dijeni lidhur me aferën McGonigal.
    Në shkresën e publikuar dhe përcjellë zyrtarisht institucionit të organit të akuzës së Posaçme, Bardhi thekson se Rama nuk mund të jetë mbi ligjin, ndërsa i kërkon SPAK të mos heshtë edhe shumë gjatë.
    Referuar të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA për aferën McGonigal, Bardhi thotë se SPAK, duhet të provojë përgjegjësinë penale të Edi Ramës në këtë çështje.
    “Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të hesht edhe shumë gjatë!
    Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal.
    Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë“, shkruan Bardhi.
    Shkresa drejtuar SPAK:
     

     

  • ‘3 mln lekë fatura’! UKT kërkesë KQZ-së: PSD të paguajë detyrimet

    ‘3 mln lekë fatura’! UKT kërkesë KQZ-së: PSD të paguajë detyrimet

    Tom Doshi

    TIRANË-Ujësjellësi i Kanalizime Tiranë (UKT) i është drejtuar me shkresë zyrtare Partisë Socialdemokrate dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për një detyrim të papaguar financiar të këtij subjekti politik, me kryetar Tom Doshin.
    Subjekti politik PSD rezulton të jetë debitor për moslikuidimin e kamatës vonesave dhe faturave të ujit në vlerën 336,819.4 lekë të rinj. Në shkresën drejtuar KQZ theksohet se nëse ky detyrim nuk paguhet brenda 30 ditësh, UKT mund të ndërmarrë masa administrative, përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe procedura për mbledhjen e detyrimit sipas ligjit.

    SHKRESA