Tag: drejtuar

  • Policia e Shkodrës arreston 3 shoferë të dehur në timon, 4 të tjerë procedohen penalisht…

    Policia e Shkodrës arreston 3 shoferë të dehur në timon, 4 të tjerë procedohen penalisht…

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
    -arrestuan shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    -arrestuan shtetasin F. Ç., banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë;
    -arrestuan shtetasin Gj. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., banues në fshatin Mali i Jushit, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 71 vjeç, banues në fshatin Dragoç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., 51 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po mjekim në Spitalin e Traumës;
    -referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Liria”, shtetasi M. Th., 49 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident mes dy makinave në aksin Vlorë-Kotë, një person i plagosur dërgohet në spital

    Aksident mes dy makinave në aksin Vlorë-Kotë, një person i plagosur dërgohet në spital

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 16:28
    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë–Kotë, ku janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e këtij aksidenti një person është plagosur.
    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë fshatit Qishbardhë, ku mjetit tip Ford, i drejtuar nga A.Hasani, dhe mjetit Volkswagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi E.Veraj janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.

    Ngjarja ka ndodhur mes mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi A.Hasani, dhe mjetit Volksëagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi E. Veraj.
    Si pasojë e përplasjes, shtetasi S.Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

    Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
    Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i motomjetit shtetasi E.L., pasi po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • ‘Skandal për qytetarët’, Rama reagon ndaj vendimit për Veliajn: Kryeqyteti duhet drejtuar…

    ‘Skandal për qytetarët’, Rama reagon ndaj vendimit për Veliajn: Kryeqyteti duhet drejtuar…

    Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit.
    E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama.

  • ‘Sulm i turpshëm’/ Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Balla reagon ashpër

    ‘Sulm i turpshëm’/ Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Balla reagon ashpër

    Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u kërkuar që të distancohen nga deklarata që Sali Berisha bërë ndaj ambasadorit të BE Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual.

    “Uroj dhe shpresoj që deri në fund të seancës dikush nga PD të distancohet nga ai sulm i turpshëm ndaj ambasadorit të BE, nuk u bën nder.
    Qesh ti qesh (i drejtohet deputetit të PD Blendi Himçi), por ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht opozitës. Kuvendi do duhet të ndalet në ditët në vijim për këtë çështje”, tha Balla.
    Më herët sot Berisha, duke iu drejtuar Gonzatos, u shpreh:
    Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.

  • Trump riemëron aleatin e Musk për të drejtuar NASA-n, dikur financoi demokratët

    Trump riemëron aleatin e Musk për të drejtuar NASA-n, dikur financoi demokratët

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar aleatin e Elon Musk për të drejtuar NASA-n.

    Trump ka rilançuar emërimin e një astronauti miliarder për të qenë shefi i ri i NASA-s dhe për të udhëhequr agjencinë hapësinore “drejt një epoke të re të guximshme”.
    Jared Isaacman, një aleat i shefit të SpaceX, Elon Musk, u nominua fillimisht nga presidenti amerikan në pranverë, por u anulua në minutën e fundit për shkak të donacioneve të tij të mëparshme për demokratët.
    Tani, në një kthesë të papritur, Trump ka vendosur që Isaacman është, në fund të fundit, personi më i mirë për këtë punë.

    Top Channel

  • U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

    U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

    Policia e Fierit ka arrestura një 21-vjeçare nga Tirana, e cila u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.
    Në një njoftim për media, policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçares iu gjetën dhe sekuestruan edhe 10 pasaporta të falsifikuara.
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

    Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 10:18
    Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për grabitjen e një makine. Në pranga është vënë shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në kryeqyteti, i cili është kapur duke drejtuar automjetin e vjedhur..
    “Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.” – thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Në timon në gjendje të dehur, Rrugorja e Vlorës arreston 5 shoferë gjatë 48 orëve

    Në timon në gjendje të dehur, Rrugorja e Vlorës arreston 5 shoferë gjatë 48 orëve

    Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar pesë drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit. Në njoftimin e bluve bëhet me dije se katër nga të arrestuarit u konstatuan të gjendje të dehur në timon. Ndërkohë shoferi i pestë ra në pranga për shkak se aksidentoi një 79-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Novoselë-Fier. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë kanë vijuar kontrollet 24/7 në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, konkretisht: I. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Panaja, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; V. D., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Damian Humariti”, Vlorë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; S. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Qishbardhë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Kotë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; B. I., 44 vjeç, banues në Delvinë, pasi në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; R. B., 49 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, pasi më datë 26.10.2025, në aksin rrugor Novoselë–Fier, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin P. S., 79 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier, i cili udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. S. ka mbetur i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

  • U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier

    U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier

    Një 63-vjeçar në fshatin Grykë të Fierit është arrestua pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur.

    Blutë bëjnë me dije se motori i drejtuar nga 63-vjeçari doli nga rruga dhe si pasojë ai mbeti i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

    Top Channel