Tag: drejtorin

  • Ekskluzive/ Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

    Ekskluzive/ Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë thërret mbledhje sot në orën 12:00, për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sot mbledhja e thirrur është në dhomë këshillimi dhe me dyer të mbyllura dhe veç anëtarëve janë njoftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit amerikanë të Opdate.
    Sot nuk do ketë vendim për emrin e shefit të Bkh por diskutim mbas qëndrimeve mbi renditjen dhe sugjerimin e SPAK që i nisi javën e kaluar KLP emrin e Jon Ketës për drejtor të ri.
    Por pavarësisht se tre prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja me votë kundër Behar Dibrën kanë propozuar Jon Ketën për drejtorin e ri të BKH anëtarët përpara se të votojnë do shqyrtojnë pikët qe kanë marrë gjatë garës edhe të tjerët si dhe kushtet formale.
    Anëtarët e KLP sot pritet qe të vendosin datën se kur do të votojnë për drejtorin e ri dhe po ashtu do të diskutojnë mbi pikët dhe kushtet formale.

    Top Channel

  • Linjë direkte Katar-Tiranë? Kryeministri Rama bisedime me drejtorin e “Qatar Airways”

    Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Katar ka takuar drejtorin e përgjithshëm të linjës “Qatar Airways” me te cilin ka biseduar rreth mundësive që kjo linjë të nisë fluturimet edhe në Tiranë.
    “Me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe inshallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë,” shkroi në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama.
    Një ditë më parë kryeministri Rama takoi kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Katarit me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

  • Vizita në Doha, Rama takohet me drejtorin e “Qatar Airways”: Ishallah nisin së shpejti fluturimet nga Tirana

    Vizita në Doha, Rama takohet me drejtorin e “Qatar Airways”: Ishallah nisin së shpejti fluturimet nga Tirana

    rama ne katar

    KATAR- Gjatë vizitës së tij në Doha, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer.
    Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamje nga takimi, kryeministri Rama bën me dije se së bashku me Mohammed Al-Meer kanë biseduar për futjen e kësaj kompanie në Shqipëri për realizimin së shpejti të fluturimeve të Qatar Airëays për Tiranë.
    “Kryeministri Edi Rama Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë”, shkruan Kryeministri Rama.
    Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Katar, ku fillimisht u prit nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
    Zaho Rama, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij Linda Rama morën pjesë gjithashtu në Ceremoninë e Çmimeve Fashion Trust Arabia 2025 më 22 nëntor 2025 në Doha të Katarit.

    rama dhe familja e tij

    Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. /ZËRI 

  • SPAK merr nën hetim ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismailin

    SPAK merr nën hetim ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismailin

    SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin për tentativën e hakerimit të SPAK.
    Ismaili u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, prej të cilave doli vetëm pak momente më parë.

    SPAK mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

    Sipas tyre, falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbeti i pacënuar.

  • Juve emëron drejtorin e ri sportiv, ikën Skanavino vjen Komoli

    Juve emëron drejtorin e ri sportiv, ikën Skanavino vjen Komoli

    Damien Komoli është drejtori i ri ekzekutiv i Juventusit. Këtë mëngjes, më 11 nëntor, Bordi i Drejtorëve të Juventusit, i udhëhequr nga Presidenti Xhanluka Ferrero, u mblodh dhe emëroi ish-presidentin e Tuluzë (Ligue 1) si drejtorin e ri ekzekutiv, duke eliminuar kështu pozicionin e mëparshëm të Drejtorit të Përgjithshëm.

    “Bordi i Drejtorëve ka emëruar Damien Comolli si Drejtor Ekzekutiv, duke i dhënë njëkohësisht fund rolit të tij të mëparshëm si Drejtor i Përgjithshëm, duke i dhënë atij kompetenca administrative në thelb në vazhdimësi me strukturën e mëparshme”, thuhet në deklaratë. Komoli zëvendëson Mauricio Skanavino, mandati i të cilit përfundoi më 7 nëntor.

    Vazhdo leximin

  • Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin i ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja tha se DPSHTRR, falë investimeve dhe inovacionit, është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.

    “DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Tashmë kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale.

    Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjellë këtë institucion në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike”, tha Balluku.

    Bajraktari më parë ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha Balluku, do të marrë një detyrë të re.

  • Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi

    Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi

    TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ((DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja Balluku tha se DPSHTRR falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.
    Belinda Balluku: DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike.

    Kreshnik Bajraktari tha se është i  vetëdijshëm për peshën që ka detyra, por shprehu bindjen se në bashkëpunim me stafin e DPSHTRR do të arrijnë të ofrojnë shërbime cilësore dhe transparente.
    Kreshnik Bajraktari: Jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj detyre, por në bashkëpunim me gjithë stafin do arrijmë ta çojmë përpara institucionin për të ofruar shërbime cilësore, të shpejta, efikase dhe me transparencë të plotë. Shpreh dëshirën dhe pasionin për të punuar me përkushtim, për të shpërblyer këtë besim.
    Kreshnik Bajraktari zëvendëson në këtë detyrë Endri Haxhiun./vizionplus.tv

  • SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit

    SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit

    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
    Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
    Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

  • Shoqërohet në polici Leonard Nikolli, kërcënoi drejtorin e IKMT

    Shoqërohet në polici Leonard Nikolli, kërcënoi drejtorin e IKMT

    Leonard Nikolli është shoqëruar mesditën e sotme në komisariat nga policia e Tiranës.

    Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Top Channel se Nikolli është shoqëruar për shkak të një konflikti, ku ka kërcënuar drejtorin e IKMT, Klajdi Meçi.
    IKMT ka bërë kallëzim dhe policia po verifikon rastin

    Top Channel