Tag: drejtoria

  • Aksion në Vlorë, policia kontrollon disa banesa

    Aksion në Vlorë, policia kontrollon disa banesa

    Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, sektori i Krimeve të Rënda.
    Një aksion me fokus kontrollin e disa banesave është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
    Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, sektori i Krimeve të Rënda.
    Ndërkohë, forcat e FNSH-së dhe ato operacionale kanë kryer kontrolle në disa pika të ndryshme të qytetit.

  • Rritje alarmante e testimeve teknike në 2025, ja cilat mjete dominojnë qarkullimin

    Rritje alarmante e testimeve teknike në 2025, ja cilat mjete dominojnë qarkullimin

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- nëntor 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë 11-mujorit të vitit 2025 janë kryer 297 mijë e 973 testime teknike të mjeteve, një shifër që përfaqëson një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2023, duke treguar rritje të ndërgjegjësimit dhe rigorozitetit në kontrollin teknik.
    Sipas të dhënave nga Drejtoria ë Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpërndarja e mjeteve të testuara tregon dominimin e automjeteve personale me 86.3%, ndërsa pasojnë kamionët me 6.3%, motomjetet me 4.7% dhe autobusët me 1.7%. Rimorkiot dhe mjetet e punës përbëjnë përkatësisht 0.5% dhe 0.4% të totalit të kontrolleve. Ky diversitet i mjeteve të verifikuara për të gjitha kategoritë që qarkullojnë në rrugët e vendit është me synim për të shtuar sigurinë.
    Përmes monitorimit të vazhdueshëm të gjendjes teknike të mjeteve, DPSHTRR synon të ulë rreziqet dhe të parandalojë aksidentet që mund të vijnë si pasojë e problemeve mekanike.
    Rritja e numrit të kontrolleve teknike përkthehet drejtpërdrejt në rritje të sigurisë për përdoruesit e rrugës. DPSHTRR gjithashtu thekson se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, modifikimet konstruktive dhe çdo manipulim tjetër, pasi këto praktika janë një kërcënim për sigurinë rrugore. Rezervimet për kontroll teknik qytetarët mund t’i kryejnë përmes portalit e-Albania.

  • Drejtoria Teknike e FSHF zgjedh trajnerin më të mirë të muajit nëntor, ja cili është

    Drejtoria Teknike e FSHF zgjedh trajnerin më të mirë të muajit nëntor, ja cili është

    Ivan Gvozdenovic është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF.
    Tekniku i Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime ndaj Partizanit dhe Dinamo City.
    Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenovic para nisjes së ndeshjes Teuta–Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.
    Për Ivan Gvozdenovic, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.

  • Abissnet Superiore/ Ivan Gvozdenoviç shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor

    Abissnet Superiore/ Ivan Gvozdenoviç shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor

    Ivan Gvozdenovi? është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF.
    Tekniku i AF Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime ndaj Partizanit dhe Dinamo City.
    Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenovi? para nisjes së ndeshjes Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.
    Për Ivan Gvozdenovi?, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.

  • Tatimet publikojnë pagat orientuese: Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit!

    Tatimet publikojnë pagat orientuese: Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit!

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sot, 1 dhjetor, pagat indikative (orientuese) për sektorin e ndërtimit.
    Përmes një postimi në faqen zyrtare, u bëhet apel tatimpaguesve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.
    “Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në: Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pages”, bën me dije Drejtoria, krahas një tabele ku radhiten profesionet në këtë sektor paralelisht me pagën që duhet të marrin.

    Ajo që vihet re në këtë tabelë është se nuk ka pagë poshtë 80 mijë lekëve në këtë sektor.
    “Çdo deklarim nën pagën indikative, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk”, paralajmëron Drejtoria e Tatimeve.
    Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit. Deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar rreth 63 mijë persona, ku peshën më të madhe për numrin e tyre e mban Tirana.

  • EMRAT/ Prokuroria zbulon skemën korruptive të AZHBR në Korçë, si u merrnin nga 500 mijë lekë inspektorët fermerëve për t’i kualifikuar në subvencione

    EMRAT/ Prokuroria zbulon skemën korruptive të AZHBR në Korçë, si u merrnin nga 500 mijë lekë inspektorët fermerëve për t’i kualifikuar në subvencione

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm.

    Kësaj here 9 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë  caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” për të 9 punonjësit e bujqësisë.
    Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet. Top Channel mëson se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që duhet të  bëjnë verifikime në ferma. Gjatë hetimeve u dokumentua se disa nga inspektorët nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin  nga 10-50 mijë lekë të reja për çdo aplikim, me qellim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.
    Konkretisht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëhesh likuidimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.
    Top Channel mëson një tjetër detaj që përveç këtyre 9 emrave është edhe një tjetër inspektor i AZHBR-së i përfshirë në skemën e korrupsionit, shtetasit me iniciale A.B një ditë më parë nuk i është komunikuar masa pasi ky  fundit fiku telefonin sapo mësoi fatin e kolegëve të tij. Por ky veprim nuk e zhbën veprimin e inspektorit abuzues.
    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:

    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec,
    Ermal Ibri,
    Dritan Cela,
    Përparim Rustemi,
    Bruno Berberi,
    Endrit Ferati,
    Fatos Ibi.

    Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.

    Top Channel

  • Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (Emrat)

    Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (Emrat)

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që janë në funksionin të fermerëve të ndershëm.
    Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet.
    Mësohet se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma.
    Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.
    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:
    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.
    Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.

  • Manipulonin numrin e matrikujve për përfitime personale, Gjykata e Korçës pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR-së

    Manipulonin numrin e matrikujve për përfitime personale, Gjykata e Korçës pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR-së

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm.

    Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet.
    Top Channel mëson se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma.
    Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.
    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:
    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.

    Top Channel

  • Gjykata pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR, për përfitime personale manipulonin numrin e matrikujve

    Gjykata pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR, për përfitime personale manipulonin numrin e matrikujve

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm. 

    Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet. 

    Top Channel mëson se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma. 

    Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin. 

    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit: 

    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.
    Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit. 

  • Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

    Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

    Policia e Shtetit ka godetur një rast të përhapjes së materialeve pornografike me të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “STREAM” 
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në luftën kundër krimit kibernetik, duke arrestuar një 29-vjeçar në Tiranë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. 
    Operacioni u zhvillua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. 
    Pas informacioneve të siguruara nga autoritetet policore gjermane dhe EUROPOL-i, strukturat shqiptare kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. 
    Njoftimi i policisë: 
    Policia e Shtetit/ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur. 
    Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur. 
    Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it. 
    Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z