Në foton e denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili e quan “banda 2B”, vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.
Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e pergjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje, e dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrise), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë ekabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka)
Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish drejtor i Albgaz)
Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari per mediat) vajza brune në krah të Serjanit Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni)
Tag: drejtoreshë
-

PD publikon foton e “Bandës 2B” të Ballukut/ Ja personazhet kryesorë të skemës kriminale (Emrat)
-

BBC drejt faljes publike për Trumpin, për të shmangur padinë 1 miliard dollarëshe
BBC po përgatitet t’i kërkojë falje drejtpërdrejt Presidentit Donald Trump për të shmangur kërcënimin e tij me një padi prej 1 miliard dollarësh.
Transmetuesi publik britanik po punon për të dërguar një kërkim-falje personale, pasi pranoi se kishte lënë përshtypjen se Trump kishte bërë një “thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme” në një episod të programit Panorama vitin e kaluar. Më vonë doli në pah se dy pjesë të fjalimit të tij, mbajtur para trazirave në Kapitol më 6 janar 2021, ishin të ndërthurura gabimisht.
Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, deklaroi të mërkurën se “BBC është një makinë propagande e majtë që, për fat të keq, financohet nga taksapaguesit britanikë”. Ajo e quajti episodin “një shembull klasik të lajmeve të rreme” dhe shtoi:“E shohim këtë në SHBA gjatë gjithë kohës dhe tani edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këshilltari ligjor i jashtëm i presidentit ka ngritur një padi kundër BBC-së. Nëse do të kërkojnë falje apo jo, kjo varet prej tyre.”
Kryetari i BBC-së, Samir Shah, i tha ministrave të hënën se “BBC-ja do të donte të kërkonte falje për atë gabim gjykimi”. Një burim pranë transmetuesit bëri të ditur se pritet që ky mesazh t’i përcillet personalisht Trumpit, i cili i ka dhënë BBC-së afat deri nesër për t’iu përgjigjur letrës ligjore që përmend “dëmin dërrmues financiar dhe të reputacionit” të shkaktuar nga programi.
Shah njoftoi gjithashtu se ka nisur një kërkim të plotë për pasardhësin e Tim Davie, drejtorit të përgjithshëm që dha dorëheqjen pas incidentit. Ai tha se bordi i BBC-së po punon “24 orë në ditë, 7 ditë në javë” për të gjetur drejtuesin e duhur që do të ndihmojë korporatën të përballojë një nga krizat më të mëdha në vitet e fundit.
Zyrtarë të lartë të BBC-së thanë se procesi i emërimit të drejtorit të ri mund të zgjasë me muaj dhe se kandidati i ri mund të fillojë punën në shtator, nëse zgjidhet dikush nga jashtë. Shah i përshkroi sfidat e postit si “të mëdha”, duke shtuar:“Pse do ta pranonte dikush me reputacion të madh këtë punë, nëse përballet me sulme të tilla? Po kërkojmë shumë nga drejtori ynë i përgjithshëm.”
Në një mbledhje të bordit të hënën, anëtarët joekzekutivë ranë dakord se zgjedhja e CEO-së së re është “vendimi më i rëndësishëm” për BBC-në. Burime të brendshme thanë se kandidatët me përvojë në gazetari do të kishin avantazh, megjithëse të tjerë theksuan se roli i drejtuesit të përgjithshëm duhet të përfshijë gjithë korporatën, jo vetëm sektorin e lajmeve.
Shumica e kandidatëve të favorizuar janë gra — dhe nëse njëra prej tyre do të zgjidhet, do të jetë gruaja e parë në 103 vjet histori të BBC-së. Ndër kandidatët përmenden Jay Hunt (ekzekutive e Apple dhe ish-redaktore e BBC News), Charlotte Moore (ish-drejtoreshë përmbajtjeje e BBC-së), Alexandra Mahon (ish-drejtoreshë e Channel 4), dhe Jane Turton (drejtoreshë ekzekutive e All3Media).Emra të tjerë të përmendur janë George Osborne, ish-kancelar dhe ish-redaktor i Evening Standard, Carolyn McCall (CEO e ITV), dhe Kevin Bakhurst, aktualisht drejtor i RTÉ në Irlandë.
Dokumente të brendshme tregojnë se BBC ka filluar planifikimin për trashëgiminë e Davie-t që në shtator 2024, por ekspertët vlerësojnë se korporata nuk ka zhvilluar një grup të fortë kandidatësh të brendshëm.Një analist mediatik komentoi: “Kur je drejtor i përgjithshëm i BBC-së, e di që çdo moment mund të ndodhë diçka që të rrëzon, prandaj duhet të ndërtosh një ekip të fortë për ta pasuar postin. Ata nuk e kanë bërë këtë.”
BBC po shqyrton gjithashtu emërimin e një zëvendësdrejtori të përgjithshëm për të ndarë ngarkesën e drejtimit. Sir Peter Bazalgette, ish-kryetar i ITV, tha se një pozicion i tillë “ndoshta do të ndihmonte”.Jonathan Munro, zëvendësdrejtor i BBC News, është ndër ata që besohet se kanë sugjeruar nevojën për një figurë të tillë në hierarki.Top Channel
-

Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni Gjergji me PS-në
Ish- deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Zheni Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja në rrjetin e saj social Facebook ku shprehet se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Por duket se përveç një vendimi profesional dhe njerëzor ish deputetes së PD-së i kanë bërë “qokën” familjarë të saj të ngushtë në radhët e deputetëve të PS-së në Elbasan.
Teksa ndarja e posteve të drejtorëve rajonalë ka marrë të gjithë vëmendjen paszgjedhore në qarqe, dhe karakterizohet nga një “luftë” e brendshme, duket se shumë e thjeshtë ishte zgjedhja e zonjës Gjergji në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Në këtë mënyrë drejtuesi politik i socialistëve në Elbasan, Arbjan Mazniku ka preferuar një doktoreshe demokrate, ndërkohë që në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, gjenden dy doktorë të cilët ende nuk janë punësuar.
Bëhet fjalë për mjeken dermatologe Desantila Tahiraj dhe mjekun Florenc Spaho. Të dy nuk mundën të dalin nga lista e hapur e Partisë Socialiste në 11 Maj.
Emërimi i zonjës Gjergji në drejtimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit është deri tani emërimi i vetëm i drejtorëve rajonalë në këtë qark teksa ende priten lëvizjet e radhës.
Posti i Drejtorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit mbeti vakant pasi Agron Gaxho u zgjodh deputet.
Po ashtu mbetet i komanduar drejtori i Kadastrës në po këtë qark, post të cilin deri para 11 majit e mbante Adi Qose i cili gjithashtu u zgjodh deputet.
Me vendimin për t’u emëruar Drejtoreshë e Spitalit, ish deputetja demokrate dhe ish- kryetare e Komisionit të Shëndetësisë ku i ka bërë oponencën ministrave socialistë, duket se nuk është menduar dy herë për ti thënë “po” ofertës për të drejtuar një tjetër institucion shëndetësor, këtë herë duke e marrë postin me firmën e socialistëve.Top Channel
-

Ish-deputetja e PD emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit: Kam qenë dhe mbetem mjeke
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
Lajmin e bëri të ditur vetë Gjergji në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se “kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor”.
“Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua”, u shpreh ajo.
Gjergji theksoi se Elbasani është vendi ku është rritur dhe ku ka ndërtuar identitetin e saj profesional.
“Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, u shpreh Gjergji.
Ndërsa falënderon për besimin, ajo siguron për angazhim çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor. -

Blerja e radhes/ Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit
Blerja e radhes/ Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.
“Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.
Zheni Bebi Gjergji
Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor. -

Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjergji thekson se vendimi për të pranuar detyrën nuk ishte një zgjidhje e lehtë politike, por një vendim profesional dhe njerëzor.“Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke”, thekson Gjergji.
“Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruan Gjergji. -

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.
“Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.
Postimi
Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.
-

Nga ish-deputete e Berishës, drejtoreshë spitali në Elbasan: Nuk ishte e lehtë, por e bëj për popullin!
Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjegji, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.
“Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.
Postimi i ish-deputetes demokrate: