Tag: drejtoresha

  • AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

    AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

    AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un
    Nga Boldnews.al
    Me një kostum ngjyrë mavi, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kapërceu pragun e derës së Prokurorisë Speciale SPAK, ndërsa pranë rojes së institucionit mbylli në dollapin e sendeve orën e saj, që të kalonte pa “zhurmë” pajisjen e kontrollit të “mjeteve të palejuara”. Në dukje e qetë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, me varësi direkte nga kryeministri, pritet të pyetet për të paktën 12 tendera qindra milionë euro të cilat janë dhënë prej saj apo “grupit të vlerësimit të ofertave”, po të kontrolluara prej saj.
    Abuzimi i dukshëm dhe arroganca e frikshme e Karçanit dhe kreut të qeverisë, duke i trajtuar milionë euro për AKSHI-n si gjethe vjeshte të lisave të egër tashmë së fundi ran ë sytë e SPAK. Ndonëse denocimet e shumta janë prej vitesh, Prokuroria Speciale priti që mullari të bëhej aq i madh sa kudërmimi të merrte dhenë. Sfida ndaj Spak-ut është e madhe sa tenderat e dyshimtë kanë vijuar edhe pasi një grup i agjentëve të BKH-së sekustruan dokumentacion dhe materiale të tjera elektronike në zyrat e kompanisë së drejtuar nga Beqiri.
    Mes të pyeturve është edhe Ermal Beqiri pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “oligarku” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke qenë thithësi i çdo tenderi me flamur të kuq. Një personazh kontrovers i cili duke u shitur si mjeshtër në fushën e IT-së, gjithnjë gjendej i pranishëm pas çdo sakndali të mundshëm, herë si ekspert, herë si zyrtarë dhe shumë herë si biznesmen që fiton tenderat e shumtë të AKSHI-t.
    Ish-zëvendëkryeministri në arrati, Arben Ahmetaj disa herë ka përmendur AKSHI-n si institucionin i cili po gllabëron miliona euro pas të cilit sipas tij fshihen njerëz të afërt të kryeministrit Rama. Shumë tendera janë zhvilluar në mënyrë të fshehtë , nëdras të tjerë dukshëm me fitues të paracktuar duke bërë letra fictive me kompani sa për të plotësuar numrin tre ose më shumë “subjekte të interesuar”. Çuditërisht në çdo tender të madh Beqiri del fitues, ndërsa sa për sigurinë që ofron AKSH-i, faktet vrasin shumë.
    Kur të mbathurat, (qofshin edhe ngjyrë mavi) AKSHI-t i ranë nën gju pas ndërhyrjes së hakerave, që publikuan çdo të dhënë të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë, nisi një batërdi edhe më e madhe me fondet publike si “masë për sulmet kibernetike”. Pas tyre dyshohet se fshihen njerëz të afërt të kryeministrit dhe të vetë Karçanit, një nga drejtoret më jetëgjatë në këtë post. Mes shumë arsyesh ka një arsye madhore se përse një institucion që është “bankë e të dhënave digjitale”, kthehet në kolibe që futet edhe një adoleshent duke thyer “kodet e sigurisë” së këtij institucioni, i cili tashmë me arrogancë po ha edhe SPAK-un.

  • Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

    Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

    Mirlinda Karçanaj

    TIRANË-Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ka lënë ambjentet e SPAK pas tre orësh. Në dalje nga ambjetet e Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, duke mos zbuluar detaje nga hetimi.
    Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. 

    Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro. Gjatë dy javëve të fundit mësohet se janë thirrur për të dëshmuar më shumë se 20 persona, mes tyre punonjës dhe drejtues të AKSHI-t.
    Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)./ZËRI

  • Asnjë fjalë para mediave/ Hetime për 12 tendera, Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh

    Asnjë fjalë para mediave/ Hetime për 12 tendera, Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
    Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.
    SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore.
    Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

  • Skandalet me tenderat AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

    Skandalet me tenderat AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për abuzime me tenderat e institucionit që ajo drejton.
    SPAK ka hapur një procedim penal që lidhet me 12 tendera të dyshuar për shkelje, të zhvilluar nga AKSHI, dhe Karçanaj është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi procedurat.
    Ajo ka mbërritur në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa hetimet pritet të zgjerohen edhe ndaj vartësve dhe personave të përfshirë në proceset e prokurimit.
    SPAK vijon verifikimet për të sqaruar nëse në këto procedura janë konsumuar vepra penale që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera, shpërdorimin e detyrës dhe favorizimin e operatorëve të caktuar.

  • Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

    Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
    Prania e Karçanajt ka lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton.
    Sipas informacioneve, hetimi për AKSHI-n ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme.

  • Hetimet për tenderat/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

    Hetimet për tenderat/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

    Mirlinda Karçanaj

    TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Karçanaj do të merret në pyetje lidhur me hetimet e SPAK për abuzimet me 12 tendera të AKSHI-t. Gjatë dy javëve të fundit mësohet se janë thirrur për të dëshmuar më shumë se 20 persona, mes tyre punonjës dhe drejtues të AKSHI-t.

    Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
    Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro./ZËRI 

  • Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK

    Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK

    Kronikë E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 14:35
    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt ka lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton. Hetimi për AKSHI-n ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme.

  • Drejtoresha e AKSHI-t në SPAK/ Prokuroria e Posaçme ka në hetim 12 tendera me vlerë mln euro, një prej përfituesve…

    Drejtoresha e AKSHI-t në SPAK/ Prokuroria e Posaçme ka në hetim 12 tendera me vlerë mln euro, një prej përfituesve…

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirilda Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
    SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.
    Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.
    Një prej biznesmenëve nën hetim është dhe Ermal Beqiri, i cili me kompaninë e tij “Soft & Solution”, i cili është pyetur më herët në SPAK.
    Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është një institucion në qendër të akuzave për tenderat korruptivë. Disa kohë më parë një prej ish-zyrtarëve të AKSHI-t Daniel Shima u zhduk mistershëm për të paktën 10 orë dhe familja e tij bëri denoncim në polici. Daniel Shima sapo kishte dhënë dëshminë në SPAK për tenderat korruptivë.
    PD ka denoncuar më herët një procedurë prokurimi të kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 milionë euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.
    Sipas PD, në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera.

  • Hetimet për tenderat/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

    Hetimet për tenderat/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

    Mirlinda Karçanaj

    TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Karçanaj do të merret në pyetje lidhur me hetimet e SPAK për abuzimet me 12 tendera të AKSHI-t. Gjatë dy javëve të fundit mësohet se janë thirrur për të dëshmuar më shumë se 20 persona, mes tyre punonjës dhe drejtues të AKSHI-t.

    Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
    Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro./ZËRI 

  • Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri? Drejtoresha e QKEDH: Jemi vend me rrezikshmëri të ulët

    Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri? Drejtoresha e QKEDH: Jemi vend me rrezikshmëri të ulët

    Shqipëria konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët sa i përket terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, pavarësisht disa rasteve të regjistruara vitet e fundit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) Drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
    “Rreziku i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmi që mund të çojnë në terrorizëm në vendin tonë, sot në momentet që po flasim konsiderohet një rrezik i ulët. 38 janë shtetasit që janë riatdhesuar zyrtarisht nga institucionet tona, një numër shtetasish janë rikthyer para se Kodi Penal të amendohej dhe janë ri integruar shumë mirë në shoqërinë tonë ku kanë qenë të monitoruar për një periudhë shumë të gjatë kohore dhe janë bërë pjesë e programeve të rehabilitimit. Këto qytetar rezultojnë të integruar në shkollë, në shoqëri dhe disa prej tyre janë në hapat e para të punësimit’, u shpreh Drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
    Vendi ynë nuk ka më pika të nxehta rreziku, por autoritetet kanë vëmendje të shtuar në zonat ndërkufitare për shkak të lëvizjeve të shtetasve të etnive të ndryshme. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka tashmë në fokus parandalimin e rasteve të mundshme.
    “Kemi kanale raportimi të brendshme midis institucioneve por kemi dhe kanale raportime për publikun. Jo rrallë herë na vijnë emaile në adresën e institucionit ku na përcillen përmbajtje, apo zona të caktuara ku një individ mund të shqetësoj një qytetar apo një komunitet. Pas raportimeve ne i referojmë në strukturat përkatëse. Kur flasim për sistemin para universitar dhe për të mitur sistemi ynë në nivel kombëtar është shumë i strukturuar”, tha ajo.
    Sipas të dhënave të siguruara nga RTSH, aktualisht në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ndodhen 6 persona të dënuar për vepra që lidhen me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, ndërsa një shtetas është nën masë mjekësore për shkak të sjelljes ekstremiste që kërkon trajtim të specializuar. Në paraburgim ndodhen gjithashtu Juljan Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar në Orosh të Fushë-Arrëzit.