Ne prangat e Policisë së Fierit ka rënë një 28 vjeçar pasi në fshatin Çermë e Sipërme ka goditur me automjetin e tij një tjetër automjet. Si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur pasagjeri në mjetin e 28 vjeçarit.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi ditën e djeshme, në fshatin Çermë e Sipërme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi E. J., 23 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi Q. M., shtetasi G. A., 48 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Tag: drejtonte
-

Përplasi një automjet tjetër/ Bie në prangat e policisë 28-vjeçari në Fier
-

Përplasi për vdekje një grua me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Korçë
Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.
Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. -

Aksidentoi për vdekje gruan në Korçë dhe u largua, arrestohet pas disa orësh shoferi 27-vjeçar
Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.
Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.
Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
-

DETAJE TË REJA nga ngjarja në Durrës, i mituri mori makinën me qera nga kushëriri
Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.
Mësohet se adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në ujë. Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke aksidentuar peshkatarin amator dhe përfunduar në ligatinë. Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami.
Mësohet se ai ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. 16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Aksident në Durrës/ Drejtonte makinën pa patentë, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin
FOTO ILUSTRUESE
DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë Durrës. Sipas Policisë, një 16-vjeçar, i cili po drejtonte një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar në aksin rrugor Fllakë-Bisht. I mituri, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa makina që po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami, i cili po peshkonte në ligatinën e Fllakës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë nëse ka edhe të lënduar të tjerë nga ky aksident.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia./ZËRI -

Aksident në Gjirokastër, makina përplaset me motorin, një i plagosur
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi F. Ll., banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., pasi e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.